ATV

Author: ATVLive

  • Vidhen 12 krerë viça në Prizren

    Vidhen 12 krerë viça në Prizren

    Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë, ku në Prizren disa persona kanë vjedhur 12 krerë viça.

    Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku është shtuar se rasti është duke u hetuar.

    “VJEDHJE E RËNDË – Fsh. Shpenadi, Prizren, 06.08.2023 – 08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të pa njohur, nga stalla e bagëtive i kanë vjedhur 12 krerë viça. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK’ja.

  • Studenti i Kolegjit AAB Besart Pireva fiton ndeshjen e tretë në Boksin Profesionist

    Studenti i Kolegjit AAB Besart Pireva fiton ndeshjen e tretë në Boksin Profesionist

    Studenti i Fakulteti të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB Besart Pireva fiton edhe ndeshjen e tretë me radhë në Boksin Profesionist.

    Ndeshja u zhvillua në Civitanova të Italisë kundër boksierit Alassane Traore nga Côte D’Ivoire i Bregut të Fildishtë. Ndeshjen Besarti e fitoj duke e rrëzuar kundërshtarin me nokaut teknik në minutën e dytë të raundit te parë.

    Besarti tash e sa kohë është duke boksuar në sportin profesionist në kategorinë super të mesme 78kg.

  • ​Sulmohet një polic gjatë kryerjes së detyrës

    ​Sulmohet një polic gjatë kryerjes së detyrës

    Një person është dërguar në mbajtje pasi kishte goditur një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime. Ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, derisa i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin dhe nuk i kishte zbatuar urdhrat për ndalim.

    Policia ka bërë të ditur se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe e kishte braktisur automjetin e tij.

    Ndërsa më vonë, pasi vetura ishte sekuestruar, ai është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

  • ​Hapet thirrja, qytetarët do të subvencionohen për investimet efiçiente në shtëpi

    ​Hapet thirrja, qytetarët do të subvencionohen për investimet efiçiente në shtëpi

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka lansuar thirrjen publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky projekt ka vlerë rreth 10 milionë euro dhe se përmes tij qytetarët do të subvencionohen rreth 45 për qind për investimet efiçiente në shtëpitë e tyre.

    Ajo nënvizoi prioritetin që e kanë për efiçiecën e energjisë, derisa tha se dy vitet e fundit kanë ulur kërkesën për energji për 4 për qind.

    Anëtarja e Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Nora Arifi, tha nga ky projekt do të përfitojnë 2000 familje kosovare.

    Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian, me këtë rast u përshëndet nisja e tij nga përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

  • ​Balla: Do të bëjmë çmos që gjaku i dëshmorëve të mos tradhtohet nga policia

    ​Balla: Do të bëjmë çmos që gjaku i dëshmorëve të mos tradhtohet nga policia

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kryer homazhe në nder të policëve të rënë në krye të detyrës.

    Përmes një postimi në Facebook, Balla ka përkujtuar 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të komisar Gani Malushit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në vitin 2003.

    “Sot 20 vite më parë Policia e Shtetit humbi një nga oficerët e saj më të mirë, për nga përgjegjësitë e vështira që mori mbi supe dhe standardin e ndershmërisë dhe profesionalizmit që ai vendosi me punën e tij. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Komisar Gani Malushit, Dëshmor i Atdheut, për gjithçka ai bëri për rivendosjen e shtetit dhe të ligjit në Tropojë, Berat, Librazhd, Krujë, Kukës etj”, tha Balla.

    Balla shprehu mirënjohjen ndaj tij dhe dëshmorëve të tjerë, ndërsa premton se do të bëjë gjithçka që gjaku i tyre të mos tradhtohet më kurrë nga brenda Policisë së Shtetit.

    “Po sot 14 vite më parë, po në Durrës, ranë në krye të detyrës katër dëshmorët e Atdheut: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, të cilëve jemi gjithashtu mirënjohës dhe do të bëjmë gjithçka që gjaku i tyre të mos tradhtohet më kurrë nga brenda Policisë së Shtetit”, vijoi ministri.

    Po ashtu, Balla theksoi qëndrimin e tij për të pastruar brenda Policisë së Shtetit lidhjet me krimin.

    “Prej ditës së parë në krye të Ministrisë së Brendshme kam kërkuar dhe do të bëj gjithçka të pastroj brenda Policisë së Shtetit fijet e rrjedhjes tek krimi të informacioneve sensitive të punës dhe aksioneve policore. Ky është për mua një karshillëk poshtërues për gjakun e dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Përveçse është edhe shembulli më i keq dhe më demotivues, për punonjësit e Policisë në vartësinë e drejtorëve dhe shefave, që tradhtojnë shokët dhe misionin e Policisë së Shtetit,” shkruan Balla.

  • Rama: Xhamia e Plumbit në Shkodër do të jetë një destinacion atraktiv turistik

    Rama: Xhamia e Plumbit në Shkodër do të jetë një destinacion atraktiv turistik

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është duke u renovuar Xhamia e Plumbit në Shkodër.

    Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ky objekt fetar do të jetë një destinacion turistik, me këtë gjë Rama u ka uruar të gjithëve javë të mbarë.

    “Mirëmëngjes dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

  • Sllovenia në luftë me katastrofën më të rëndë natyrore

    Sllovenia në luftë me katastrofën më të rëndë natyrore

    Pas përmbytjeve të mëdha në Slloveni ky vend ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe BE. Sllovenisë i duhen helikopterë të rëndë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5 tonë për transporte dhe 200 ushtarë për detyra të mbrojtjes nga katastrofa dhe shpëtimi. Nga BE Sllovenia kërkon 30 ekskavatorë shpëtimi dhe 30 makineri speciale për kontrollin e ujërave dhe inxhinierë.

    Ndërkohë kanë filluar evakuimet pas shkatërrimit të një dige në lumin Mur. 500 vetë duhet të largoheshin me shpejtësi nga fshati Bistricë, raportuan mediat lokale. Por edhe zona të tjera janë të rrezikuara thuhet nga autoriteti i mbrojtjes së katastrofave natyrore.

    Kjo është katastrofa më e madhe natyrore në historinë e shtetit të ri ballkanik, të pavarësuar në vitin 1991 nga ish-Jugosllavia. Kryeministri slloven, Robert Golob e vlerësoi dëmin në më shumë se 500 milionë euro. Më së shumti është dëmtuar infrastruktura e rrugëve, ajo energjitike si edhe disa qindra ndërtesa. Shumë fshatra sllovenë janë izoluar pas katastrofës. Forcat e shpëtimit dërgojnë ushqime me helikopterë. Lagështia e lartë e tokës rrit probabilitetin e rrëshqitjeve të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Sllovenisë. Edhe në Austri kërcënojnë rrëshqitje masive të dherave në shpate malore pas shirave të mëdha. Më të prekura nga moti i keq janë Kärnten dhe Steiermark./DW

  • Kina publikon dokumentar për aftësinë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin

    Kina publikon dokumentar për aftësinë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin

    Kina ka publikuar një dokumentar të ri lidhur me gatishmërinë e ushtrisë së saj për të sulmuar Tajvanin. Në këtë dokumentar janë shfaqur ushtarët duke bërë betimin për të dhënë jetën e tyre nëse është e nevojshme, përderisa Pekini vazhdon të ashpërsojë retorikën ndaj ishullit vetëqeverisës.

    “Ndjekja e ëndrrave”, një dokumentar me tetë pjesë, u transmetua nga transmetuesi shtetëror CCTV më herët gjatë kësaj jave për të shënuar 96-vjetorin e Ushtrisë Popullore Çlirimtare. Në të u shfaqën stërvitjet ushtarake dhe dëshmitë e dhjetëra ushtarëve, disa prej të cilëve shprehën vullnetin e tyre për të vdekur në një sulm të mundshëm kundër Tajvanit.

    Kina pretendon se Tajvani – një demokraci vetëqeverisëse – është pjesë e territorit të saj dhe do të pushtohet edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

    Media shtetërore dhe ushtria kineze shpesh publikojnë materiale propaganduese, duke shfaqur modernizimin e ushtrisë, por edhe stërvitjet ushtarake.

    Këto materiale përdoren për të rritur nacionalizmin kinez dhe për të shfaqur besimin e ushtrisë kundër Tajvanit, dhe në mënyrë implicite, raportet e ishullit me Shtetet e Bashkuara.

    SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin si shtet sovran, por është zotuar se do ta ndihmojë ishullin që të mbrojë veten në rast të një pushtimi.

    Muajin e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi për një paketë të ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë prej 345 milionë dollarësh. Ky vendim u kritikua nga Pekini.

    Dokumentari “Ndjekja e Ëndrrave” shfaqi, mes tjerash, stërvitjet ushtarake të quajtura “Shpata e Përbashkët”, në të cilat u simuluan goditjet precize ndaj Tajvanit. Këto stërvitje u mbajtën në prill rreth ishullit vetëqeverisës pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen, vizitoi SHBA-në.

    Në dokumentar janë shfaqur edhe tri anijembajtëse kineze duke lundruar me disa luftanije të tjera.

    Ushtria kineze muajve të fundit ka dërguar luftanije në Ngushticën e Tajvanit, që janë parë si kërcënim ndaj Tajvanit. Po ashtu, ushtria ka kaluar vijën ndarëse në këtë ngushticë dhe zonën joformale të demarkacionit mes dy shteteve, shpesh për të kundërshtuar ndërveprimet mes Tajvanit dhe SHBA-së.

  • Dënohet me gjashtë muaj burgim mërgimtari i akuzuar për kanosjen e deputetes Ganimete Musliu

    Dënohet me gjashtë muaj burgim mërgimtari i akuzuar për kanosjen e deputetes Ganimete Musliu

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Driton Maloku, duke e dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se ka kanosur deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu.

    Aktgjykmi ndaj të akuzuarit Maloku, u shpall të hënën nga gjykatësi Driton Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Gjykatësi Berisha tha se dënimi me burgim ndaj Malokut, mund të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro, me pëlqim të të akuzuarit.

    Dënimi me burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

    I akuzuari obligohet që të paguajë edhe shpenzimet procedurale aq sa do të llogariten nga gjykata, si dhe shumën prej 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 20 euro të tjera për fondin e kompensimit të viktmave të krimit.

    E dëmtuara Ganimete Musliu, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

    Palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 18 maj 2023, thuhet se më 23 dhjetor 2022 rreth orës 17:16, derisa e dëmtuara Ganimete Musliu ishte në veturën e saj në lagjen e “Spitalit” në Prishtinë, i akuzuari Driton Maloku përmes telefonit mobil e kanos të dëmtuarën Ganimete Musliu në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Kosovës me fjalë “A je ti Ganimetja, ty duhet me te zhduk” e pas disa minutash rreth orës 17:35 i dërgon një mesazh përmes telefonit mobil me tekstin “Përshëndetje Ganimete, Aje tu ma kry qat pun me shti qat personin ne pun per qka je pagu a po i kthen qato 20,000.00 euro qe mi ke mar për me kry pun”, me çka tek e dëmtuara Ganimete Musliu ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën dhe trupin e sajë.

    Me këtë, i akuzuari Maloku ngarkohej se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dënimi maksimal për këtë vepër penale parashihet pesë vite burgim.

  • Zbulohet identiteti i 19-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det pasi hyri ta shpëtojë të dashuren

    Zbulohet identiteti i 19-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det pasi hyri ta shpëtojë të dashuren

    Një 19-vjeçari ka vdekur në Itali pasi u mbyt në det.

    Ngjarja tragjike ndodhi gjatë së dieles, derisa ky vendosi që ta kalonte kohën me të dashurën e tij.

    I riu hyri në deti për ta shpëtuar, por nuk arriti të dilte nga aty.

    Mediat italiane raportuan për identitetin e shqiptarit.

    Bëhet fjalë për Anxhelo Carën.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin në Baia Verde.