ATV

Author: ATVLive

  • “Haku askujt nuk bënë t’i hahet, kështu më mëson Allahu”, pas 6 viteve ua kthen borxhin në Super Viva në Lipjan

    “Haku askujt nuk bënë t’i hahet, kështu më mëson Allahu”, pas 6 viteve ua kthen borxhin në Super Viva në Lipjan

    Një ngjarje interesante ka ndodhur në një market në Lipjan.

    Një qytetar kishte marrë gjëra në marketin Super Viva në këtë qytet dhe kishte dalë pa paguar.

    Pas 6 vitesh, ai në po të njëjtin market ua ka kthyer borxhin, duke ua lënë edhe një letër së bashku me paratë në vlerë prej 50 eurosh.

    “Para 6 viteve kam marrë diçka dhe kam dalur pa pguar dhe haku askujt nuk bënë t’i hahet. Kështu më mëson Allahi dhe i Vetëm, këto ju takojnë juve 50€”, thuhet në mesazhin e birxhliut të siguruar nga ATV. /atvlive.tv

  • Kaos në Aeroportin e Prishtinës, stërmbushet me udhëtarë pasi u anuluan disa fluturime

    Kaos në Aeroportin e Prishtinës, stërmbushet me udhëtarë pasi u anuluan disa fluturime

    Të paktën dy fluturime të njëpasnjëshme janë anuluar në destinacionin Prishtinë – Basel. Kështu thotë për ATV-në një udhëtar derisa xhiron një video me pamje nga brendësia e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

    “Mbrëmë kanë pasë me fluturu, me pas fluturimi është shtyrë për sot, prapë është anuluar” – shprehet qytetari i mllefosur.

    Ai thotë se është mbushur aeroporti plotë dhe avionat nuk janë askund dhe se krejt këto i bënë krejt “Air Prishtina”. /atvlive.tv

  • Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Në Dubravë po shkojnë njerëzit e afërt me Kurtin

    Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Në Dubravë po shkojnë njerëzit e afërt me Kurtin

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, i ka quajtur të papranueshme ndërhyrjet e pushtetit në sistemin e drejtësisë.

    Krasniqi tha se në tri vitet e fundit ka pasur shumë arrestime të njerëzve të afërt me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, duke thënë se në Burgun e Dubravës po shkojnë vetëm njerëzit e afërt me të.

    “Prej tash e tri vite sa po i bën kjo qeveri, kemi pasur shumë arrestime sa i përket njerëzve të afërm të kryeministrit Kurti. Ju e dini se nëpër fushata gjithmonë ka qenë ajo deklarata e tij se ‘Burgu i Dubravës do të rritet për disa kate’ dhe tash po shohim që po shkojnë vetëm njerëz të afërm të kryeministrit Kurti, siç është miku i tij Ridi e deri te asamblisti i VV-së në Prishtinë, i cili u arrestua me substanca narkotike”, tha Krasniqi.

    Ndërsa për sa i përket situatës në veri, ajo tha se pret që shtensionimi të bëhet me dorëheqje të kryetarëve aktualë.

    “Unë mendoj dhe do të ishte e rrugës që kryetarët aktualë të dorëhiqen, mos të bëhet peticioni, për arsye se merr kohë më shumë dhe kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejt. Të dorëhiqen kryetarët sepse e dimë se si janë zgjedhur, janë zgjedhur në mënyrë demokratike por nuk ka pasur masë të madhe të votuesve. Ata do duhej të dorëhiqen dhe të dalin të deklarohen se si janë marrë vesh në Marrëveshjen e Bratislavës”, u shpreh ajo./EO

  • Escobar e falënderon Kovachevskin për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër: Do të përfitojë i gjithë rajoni

    Escobar e falënderon Kovachevskin për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër: Do të përfitojë i gjithë rajoni

    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të premten zhvilloi vizitë zyrtare në Shkup.

    Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, emisari takoi mes tjerësh presidentin Stevo Pendarovski e kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

    Arsye kryesore e vizitës së Escobar, ishte ofrimi i përkrahjes amerikane të proceseve euro-integruese për Maqedoninë e Veriut, me fokus ndryshimet kushtetuese, njofton Klan Kosova.

    E në konferencën e përbashkët me shefin e qeverisë në Shkup, mysafiri nga Uashingtoni, foli edhe për dy vende fqinje të Maqedonisë së Veriut.

    Më 18 Mars në Ohër, Kosova e Serbia, pa nënshkruar arritën ujdi mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, të pajtuar më 27 shkurt të këtij viti. Escobar, që e quan “historike” pajtimin në fjalë, e çmon lartë rolin e Shkupit zyrtarë në këtë proces.

    “Dhe së fundmi duke na ndihmuar për të arritur një marrëveshje historike mes Serbisë e Kosovës mbi normalizimin që do të përfitojë i gjithë rajoni. Pa ju ne nuk kishim mundur ta bëjmë këtë gjë. Unë vërtet e çmoj. Dua ta përmendë se në çdo hap të sfidave tona, pra sfidave amerikane ne kemi llogaritur në Maqedoninë e Veriut”, tha zyrtari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).

    Emisari nga Uashingtoni e quan rajonin me gjashtë shtete (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, Serbia e Maqedonia e Veriut) që janë aspiruese për të hyrë në Bashkim Evropian, si pjesën më premtuese të Evropës.

    “Evropa, ka nevojë për ju, Amerika ka nevojë për ju, brenda Evropës. Kështu që është shpresa jonë që s’i partneri juaj më i ngushtë strategjik, si miku juaj më i ngushtë, si dikush që ka përfituar direkt nga ky partneritet edhe ju mund të përfitoni nga partneriteti jonë. Derisa ju duhet të bëni zgjidhje të vështira, drejt një të ardhme më të ndritur”, theksoi Escobar.

    E kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi, çmoi lartë kontributin e Shteteve të Bashkuara, për vendin e tij e gjithë rajonin, duke konsideruar procesin e nisur të amendamenteve kushtetuese, si kyç drejt hyrjes në BE.

  • Nagavci tregon se sa prindër kanë aplikuar sot për subvencionimin e librave shkollor

    Nagavci tregon se sa prindër kanë aplikuar sot për subvencionimin e librave shkollor

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka treguar se deri në orën 19, kanë aplikuar 11,800 prindër për subvencionim për librat e fëmijëve

    Ajo njoftoi se aplikimi për subvencionim do të jetë I hapur deri në fund të muajit shtator.

    “Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar prindër,

    📚🎒✏️Kemi hapur sot platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore.

    ⏰Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor.

    ❗️Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore.

    📍Nga Drejtoritë komunale të arsimit kemi kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre. Jemi të njoftuar poashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit.

    📙📘📗📕Shtëpitë botuese kanë publikuar katalogjet e teksteve mësimore me çmimet përkatëse dhe kemi marrë zotimin që çmimet nuk do të rriten e poashtu që sasia e teksteve është e mjaftueshme për numrin e nxënësve.

    🟢Institucionet edukativo-arsimore me fillimin e vitit të ri shkollor, përmes DKA-ve, do të na informojnë në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, duke evidentuar edhe rastet eventuale të nxënësve të cilët mund të mos jenë pajisur me tekste shkollore si rezultat i mos-pranimit të mjeteve nga ana e prindërve për çfarëdo arsye.

    🖇️Të gjitha rastet e adresuara nga shkollat/ DKA-të apo në emailin [email protected] do të trajtohen ashtu sikurse do të adresohet çdo shqetësim teknik apo tjetër dhe asnjë nxënës nuk do të mbetet pa përfituar mbështetjen për tekstet dhe mjetet mësimore.

    🍀Suksese!

  • Akuzat se Rusia vrau Prigozhinin, Kremlini: Gënjeshtër e pastër

    Akuzat se Rusia vrau Prigozhinin, Kremlini: Gënjeshtër e pastër

    Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sot ka mohuar se Moska është e përfshirë në rrëzimin e aeroplanit ku besohet të ketë qenë edhe Yevgeny Prigozhin.

    Ai tha se kjo është një “gënjeshtër pastër” dhe ka akuzuar Perëndimin për këtë.

    Gjatë telefonatës, Peskov i tha Will Vernon të BBC-së se kishte “shumë spekulime” rreth rrëzimit të avionit dhe “vdekjes tragjike” të pasagjerëve në bord. Ai vazhdoi:

    “Në Perëndim sigurisht që ky spekulim vjen nga një kënd i caktuar. E gjithë kjo është një gënjeshtër e pastër. Sigurisht që kur flasim për këtë çështje duhet të udhëhiqemi vetëm nga faktet. Nuk kemi shumë fakte për momentin, faktet duhet të sqarohen gjatë hetimit zyrtar që po kryhet tani.”

    Peskov u deklarua për gazetarët përmes një lidhje telefonike.

    Ai s’e ka konfirmuar nëse Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar.

    Në vend të kësaj, ai përsëriti se rezultatet e një hetimi do të publikohen sapo të jenë gati për konsum publik.

    Peskov tha gjithashtu se është e pamundur të thuhet nëse Vladmir Putin do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin, sepse presidenti ka “një agjendë shumë të ngjeshur”.

  • Zeneli largohet nga Reims, firmos për klubin e njohur turk

    Zeneli largohet nga Reims, firmos për klubin e njohur turk

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli është futbollisti i radhës shqiptarë që bëhet pjesë e futbollit të Turqisë.

    Zeneli është larguar nga skuadra franceze, Reims për të t’u transferuar tek klubi turk, Adana Demirspor, skuadër më të cilën kosovari ka firmosur kontratë trevjeçare.

    Adana Demirspor drejtohet nga legjenda holandeze Patrick Kluivert, derisa Zeneli do të luajë në sulm me portugezin Luis Nani.

  • ​Trupi gjykues refuzon pesë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e Pjetër Shalës

    ​Trupi gjykues refuzon pesë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e Pjetër Shalës

    Trupi gjykues në rastin kundër Pjetër Shalës ka refuzuar pesë dëshmitarë që mbrojtja kishte parashikuar të dhënë dëshmi në këtë çështje gjyqësore. Kjo është bërë e ditur në konferencën përgatitore për mbrojtjen që po mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Gjithashtu, trupi gjykues ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë një listë të përditësuar të dëshmitarëve deri të martën e 29 gushtit.

    “Mbrojtja ka thënë se i duhen 48.5 orë për të marrë në pyetje dëshmitarët e saj, pas heqjes nga lista e të pesë dëshmitarëve, trupi gjykues konstaton se është e përshtatshme të jepen 40.5 për mbrojtjen për paraqitjen e provave të veta. Kjo nuk cenon faktin që turpi gjykues të rishikojë kohën e dhënë”, ka thënë kryegjykatësja Mappie Veldt Foglia.

    Pjetër Shala por merr pjesë në këtë konferencë përmes videolidhjes nga qendra e paraburgimit në Hagë ku po qëndron prej marsit të vitit 2021.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./KP

  • Rritet numri i përfituesve nga skema e pensioneve në FSK

    Rritet numri i përfituesve nga skema e pensioneve në FSK

    Këtë vit, 10.6 për qind është rritur numri i përfituesve nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), krahasuar me një vit më parë.

    Në muajin korrik të këtij viti, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20 mijë e 937 familje me gjithsej 82 mijë e 621 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 25 mijë e 88 familje me gjithsej 98 mijë e 832 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 4 mijë e 151 ose 16,5%.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore 20,6%; skema për pensionet e Trepçës 18,2%; skema për pensionet familjare 8,9%; skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës 3,1%; skema e pensioneve bazike të moshës 2,0%; skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 1,7% dhe skema për veteranët e luftës 0.2%.

    Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më pare

    “Në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara 14,8%; skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 10,6%; skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik 7,6%; skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara 5,3%; skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 4,9%; skema e kompensimeve për personat e verbër 4,3%; skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) 3,4%”, thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, Korrik 2023”, të publikuara nga ASK-ja.

  • ​Dogana gjatë një kontrolli për kontrabandë, konfiskoi një pistoletë në Pejë

    ​Dogana gjatë një kontrolli për kontrabandë, konfiskoi një pistoletë në Pejë

    Dogana e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli të një biznesi në Pejë, kanë zbuluar një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishek.

    Sipas doganës, kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit.

    “Pas të dhënave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mallra të kontrabanduara, oficerët doganorë organizuan një operacion kontrolli në një biznes në qytetin e Pejës. Kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit. Megjithatë, gjatë inspektimit të hapësirës së biznesit, u zbulua: një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishek. Pas zbulimit të armës pa leje, Dogana e Kosovës në përputhje me ligjin njoftoi Policinë e Kosovës. Si rezultat, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Më tej thuhet se Dogana e Kosovës është e angazhuar në luftën kundër kontrabandës, ndërtimin e një ambienti të sigurt dhe zbatimin e plotë të ligjit.