ATV

Author: ATVLive

  • Saranda me tre fëmijët e saj jeton në kushte shumë të rënda, fondacioni “Golden Eagle” merr përsipër ta ndihmojë me 300 euro në muajt

    Saranda me tre fëmijët e saj jeton në kushte shumë të rënda, fondacioni “Golden Eagle” merr përsipër ta ndihmojë me 300 euro në muajt

    Saranda Hoti, një nënë vetushqyese nga Fushë Kosova që jeton vetëm me trinjakët e saj, pasi burri i kishte vdekur kohë më parë, në emisionin STUDIO A në ATV, është rrëfyer për problemet e përditshme ekonomike me të cilat përballet pothuajse çdo ditë.

    Ajo tregon se pas vdekjes së burrit, jeta për të dhe fëmijët e saj u bë shumë e vështirë.

    Saranda, problemin e vendbanimit e ka zgjidhur pas ndihmës që i kishte bërë Halil Kastrati dhe një donator, por tani përballet me problemet e jetesës, ku shpesh thotë se nuk ka as me çka t’i ushqejë fëmijët e saj.

    Në një lidhje direkte në këtë emision u inkuadrua biznesmeni Shaqir Palushi nga Fondacioni “Golden Eagle”, i cili mori përgjegjësinë për ta ndihmuar Sarandën me nga 300 euro në muaj, nga 100
    euyro për secilin fëmijë.

    Në këtë lidhje direkte, Palushi njoftoi se ky rast ka prekur edhe bashkëpunëtorin e tij Arlin Gashi, ku edhe ky i fundit zonjën Saranda e ndihmoi me 500 euro shtesë. /atvlive.tv

  • ​3 milionë euro për komunitetet joshumicë, Kurti: Mbështetje për të kontribuar në zhvillimin ekonomik

    ​3 milionë euro për komunitetet joshumicë, Kurti: Mbështetje për të kontribuar në zhvillimin ekonomik

    99 përfitues për përkrahjen e bizneseve nga komuniteti joshumicë kanë nënshkruar të martën kontratat në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre kontratave ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se pakoja prej 3 milionë euro do u ndahet përfituesve të ndryshëm, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.

    Kryeministri Kurti theksoi se nga e njëjta pako kanë përfituar më parë 57 organizata të shoqërisë civile të angazhuara në realizimin e projekteve sociale dhe kulturore, ndërsa 103 fermerë të vegjël janë mbështetur me pajisje moderne bujqësore.

    “Është nder dhe kënaqësi për mua që po bëhemi bashkë me një ceremoni kaq të rëndësishme, ku edhe pakoja prej 3 milionë euro do t’i ndahet përfituesve të ndryshëm që janë këtu për të punuar e për të kontribuar për zhvillim ekonomik, për shoqërinë civile dhe për mirëqenie për të gjithë”, u shpreh Kurti.

    Nga pakoja mbështetëse për komunitetet joshumicë, Kurti shtoi se kanë mundësuar vende të reja pune për bizneset ekzistuese, fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale.

    “Të tre shtyllat e paketës mbështetëse janë të dizajnuara për të krijuar mundësi për praktikë pune, zhvillim të aftësive, punësim, prodhim dhe në fund mirëqenie për komunitetet jo shumicë në Republikën tonë. Po ashtu, vitin e kaluar Ministria për Komunitete dhe Kthim financoi 123 projekte për biznese të vogla dhe kompani start up, për komunitetet joshumicë, prej të cilave 48 ishin për komunitetin serb në Kosovë. Komunitetet jo shumicë përbëjnë 17% të subvencioneve të Ministrisë së Ekonomisë për pajisje efikase si pjesë e masave tona të efiçiencës së energjisë, dhe 9% e praktikantëve të paguar përmes programit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Kosova Generation Unlimited vijnë nga radhët e komuniteteve joshumicë, kështu që kjo është padyshim një përqindje përfaqësuese në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë”, deklaroi ai.

    Më tej, Kurti theksoi se në buxhetin e shtetit për komunat me shumicë serbe për këtë vit janë planifikuar gjithsej 149 projekte kapitale.

    “Ndërkaq, në buxhetin e shtetit për komunat me shumicë serbe në vitin 2023 janë planifikuar gjithsej 149 projekte kapitale në vlerë prej 12.35 milionë euro. Qasja jonë është holistike, qëllimi ynë është mirëqenia për të gjithë përmes politikave që janë gjithëpërfshirëse, që do të thotë se gjithë përfshirja është qasja jonë”, përfundoi ai.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq tha se personat përfitues kanë të drejta dhe obligime.

    “Pjesa më e rëndësishme e këtij procesi është që ju si përfitues keni të drejta dhe obligime brenda objektit. Llogaritet një përgjegjësi e juaj, që duhet të jetë një përkushtim për të ardhmen. Kjo do të thotë se ne do të ju përcjellim, për çdo dy vjet kemi obligim të vlerësojmë punën tuaj dhe nëse ai vlerësim tregon që ju jeni të gatshëm dhe të aftë të pranoni më shumë mbështetje, ministria do të ofrojë mbështetje shtesë. Ky është një projekt, i cili është si partnership për të ardhmen. Kjo është një strategji afatgjatë, e cila ju siguron që gjithmonë do të keni institucionet pranë jush”, tha Rashiq.

    Më tej, ai theksoi se janë të përkushtuar që viti i ardhshëm të jetë më i rëndësishmi sa i përket stimulimit të komuniteteve në Kosovë. /KP

  • ​Inzaghi merr lajm të keq para sfidës me Real Sociedadin

    ​Inzaghi merr lajm të keq para sfidës me Real Sociedadin

    Lajme jo të mira për Simone Inzaghin para ndeshjes së nesërme të skuadrës së tij, Interit kundër Real Sociedadit.

    Interi do të jetë nesër pa shërbimet e mesfushorit, Hakan Calhanoglu në ndeshjen si mysafirë i Real Sociedadit në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

    Arsyeja e mungesës së Calhanoglut do të jetë një lëndim në kofshën e tij të majtë.

    “Hakan Calhanoglu nuk do të jetë i gatshëm për Simone Inzaghin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Sociedadit për shkak të një lodhjeje në kofshën e majtë”, shkruante në komunikatën e Interit.

    Tani Inzaghit do t’i duhet të mendojë për zgjidhjen më të mirë për ta zëvendësuar Calhanoglun. Kristjan Asllani shihet si favoriti për ta zëvendësuar ish-mesfushorin e Bayer Leverkusenit.

  • ​Ndëshkohen 22 shoferë me nga 150 euro për gara të kundërligjshme në Skënderaj

    ​Ndëshkohen 22 shoferë me nga 150 euro për gara të kundërligjshme në Skënderaj

    Policia e Kosovës mbrëmë ka ndëshkuar 22 shoferë me nga 150 euro për kundërvajtje në trafikun rrugor në Skënderaj.

    Sipas policisë, kundërvajtësit janë hasë në aksin rrugor në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, zona e fshatit Marinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

    “Ndaj kundërvajtësve (22) shoferëve u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Fundi i një epoke plot magji në Ligën e Kampionëve

    Fundi i një epoke plot magji në Ligën e Kampionëve

    Liga më prestigjioze evropiane, ajo e Ligës së Kampionëve, do t’i rikthehet sot aksionit, ku do të zhvillohen ndeshjet e para të fazës së grupeve të sezonit të ri 2023/24.

    Skuadra të shumta e nisin aventurën për titullin e madh të Ligës së Kampionëve, ndërsa për Manchester Cityn do të jetë sfida për ta mbrojtur titullin e kampionit të kësaj gare, raporton KosovaPress.

    Por, Liga e Kampionëve e këtij edicioni nuk do të jetë e njëjtë sikurse ajo e sezoneve të kaluara, pasi do të mungojë magjia e dyshes, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

    Ky do të jetë sezoni i parë i Ligës së Kampionëve pa Ronaldon dhe Messin që prej 2002/03, pas plot 20 sezoneve rresht që të paktën njëri prej tyre u paraqit në këtë garë.

  • ​Tregu valutor, forcohet euro e bie dollari

    ​Tregu valutor, forcohet euro e bie dollari

    Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor në Shqipëri, të martën monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.14 lekë ose 15 cent. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valuta euro është ngjitur me 0.03 lekë ose 0.04 në kuotën e këmbimit me 106.42 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas, ndryshe nga monedha amerikane që ra në vlerën e 99.61 lekëve.

    Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë-oferta në tregun vendas.

    Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit e të cilëve do të rritet, transmeton ATSh.

    Forcimi i euros përkon me fundin e sezonit turistik.

  • ​Ndalohen për 48 orë dy edukatore në Fushë Kosovë

    ​Ndalohen për 48 orë dy edukatore në Fushë Kosovë

    Dy edukatoret e dyshuara në rastin e dhunimit të trevjeçarit në Fushë Kosovë janë në ndalim për 48 orë. Ndalimi i atyre ka ardhur pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore.

    Kështu ka njoftuar policia që tha me rekomandimin e prokurorit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

    N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, janë dy edukatoret e ndaluara për 48 orë.

    Vendi është tronditur nga një video e publikuar në rrjete sociale ku shihet një sjellje e papërshtatshme e edukatoreve të institucionit parashkollor “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë ndaj një 3-vjeçari.

  • Shumë migrantë vazhdojnë të humbasin jetën në det

    Shumë migrantë vazhdojnë të humbasin jetën në det

    Shumë migrantë dhe refugjatë vazhdojnë të vdesin gjatë kalimit detar nga Afrika e Veriut në Evropë, tha Juan Matias Gil, shefi i misionit të anijes së shpëtimit Geo Barents të drejtuar nga Mjekët pa Kufij.

    Anija zbarkoi 471 persona në portin e Pulias të qytetit të Brindisit të martën. Të ardhurit e rinj ndjejnë “lehtësim për përfundimin e këtij kalimi të gjatë dhe për përfundimin e qëndrimit të tyre në Tunizi, i cili po bëhet shumë i vështirë”, shtoi Gil.

    Tunizia është vendi i nisjes së shumë prej emigrantëve dhe refugjatëve që nisin udhëtimin e rrezikshëm në kërkim të sigurisë dhe një jete më të mirë në Evropë.

    Gil tha gjithashtu se “shumë njerëz përdhunohen dhe kthehen në kufijtë me Algjerinë dhe Libinë, ku e gjejnë veten midis dy zjarreve pasi asnjëri vend nuk është i sigurt”, raporton ANSA.

    “Njerëzit na thonë se përdhunohen në rrugë kur shkojnë për të blerë ushqime”, shtoi ai.

    Italia e ka bërë bashkëpunimin me vende të treta si Tunizia një shtyllë qendrore të strategjisë së saj për të frenuar migracionin e parregullt dhe ka luajtur një rol udhëheqës në shtyrjen e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Tunizisë dhe BE-së për rritjen e bashkëpunimit për të frenuar largimet dhe aktivitetet e bandave të kontrabandës në këmbim të financimit, i cili u vulos gjatë një vizite në Tunizi në mes të korrikut nga shefja e KE-së Ursula von der Leyen, kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri holandez Mark Rutte.

  • Për shmangie tatimore, ATK shqiptoi 3.1 milionë euro gjoba

    Për shmangie tatimore, ATK shqiptoi 3.1 milionë euro gjoba

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka zhvilluar një gamë të gjerë të aktiviteteve për luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor.

    Për tetë (8) muaj janë realizuar 25, 407 aktivitete tek bizneset, të cilat kanë rezultuar me 3.1 milionë euro gjoba.

    Ndërsa, janë kryer 166 aktivitete për shmangie tatimore, prej tyre janë hapur 19 raste nën dyshimin e shmangies tatimore.

    Këto aktivitete janë zhvilluar në linjë me objektivat e përcaktuara në Strategjinë e Përmbushjes 2022-2026, ku pavarësisht pjesës së kampanjave sensibilizuese, tek të cilat është relevante rritja e edukimit tatimor dhe informimi profesional rreth obligimeve që kanë ndaj institucionit tatimor, ATK është e shtyrë që të zbatoj në përpikëri – dispozitat ligjore për çdo tatimpagues, të cilët nuk i binden thirrjeve të vazhdueshme që ju bëhen që t’i kryejnë me kohë dhe saktë detyrimet tatimore.

    ATK ka përmirësuar kapacitetet e saj për të monitoruar të ardhurat dhe aktivitetet tatimore të bizneseve.

    Kjo është bërë përmes investimeve në teknologji të reja me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe përdorimit të sistemeve të informacionit për të ndjekur transaksionet tatimore.

    Rezultatet e Administratës Tatimore të Kosovës tregojnë një përpjekje të vazhdueshme për të forcuar sistemin tatimor dhe për të luftuar evazionin tatimor.

    Këto hapa kanë ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe në ndërtimin e një mjedisi më të drejtë tatimor për të gjithë tatimpaguesit në Kosovë.

  • BE-ja i quan “pretendime të pabaza” kritikat e Kurtit për Lajçakun

    BE-ja i quan “pretendime të pabaza” kritikat e Kurtit për Lajçakun

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën në një konferencë për media adresoi kritika të rrepta ndaj emsiarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    “Sa i përket deklaratave të bëra nga zotëri Kurti, ne nuk i komentojmë –komentet, sidomos nëse ato përmbajnë pretendime të pabaza. Shtetet anëtare të BE-së, vazhdimisht e kanë bërë shumë të qartë se ata plotësisht përkrahin emisarin special Miroslav Lajçak, sikurse dhe përfaqësuesin e lartë (Josep Borrell) në rolin e tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd”.

    “Pra ata (BE-ja) plotësisht përkahin këtë dyshe në angazhimin e tyre që të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë që më në fund të vijnë në një nivel që t’i normalizojnë marrëdhëniet”, tha Stano, gjatë konferencës së rregullt të BE-së të mbajtur në Bruksel.