ATV

Author: ATVLive

  • ​“Menjëherë u ringjall”, mjekët e shpëtojnë portierin në fushë

    ​“Menjëherë u ringjall”, mjekët e shpëtojnë portierin në fushë

    Skena ankthi u janë parë në Eredivisie, ligën holandeze të futbollit të shtunën pasi portieri i Waalëijk Etienne Vaessen u rrëzua pa ndjenja në fushë.

    Ishin duke u zhvilluar minutat e fundit të ndeshjes së kampionatit ndërmjet RKC Waalëijk dhe Ajax Amsterdamit kur Brian Brobbey, sulmuesi i Ajaxit, vrapoi drejt portës për të rrëmbyer topin, anë atë aksion, portieri i Waalëijk, Etienne Vaessen sheh mundësinë për të ndërhyrë dhe merr goditje të fuqishmë në fytyrë nga sulmuesi i Ajaxit, përcjellë KosovaPress.

    Ajo që vijon janë minuta ankthi: portieri rrëzohet menjëherë, arbitri ndërpret lojën dhe mjekët nxitojnë në fushë. Pas kujdesit fillestar dhe reanimimit, Vaessen u dërgua në spital dhe loja nuk u luajt më kur rezultati ishte 2:3.

    “Ai u përgjigj menjëherë, por nuk mund të mbante mend se çfarë kishte ndodhur,”, deklaroi shefi i Waalëijk Frank van Mosselveld, i cili u bëri mjekëve një kompliment të madh: “Ata e ringjallën menjëherë sepse ai nuk e bëri”, shtoi ai.

  • Gërvalla për mediumin publik gjerman: Do të ketë luftë nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë

    Gërvalla për mediumin publik gjerman: Do të ketë luftë nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, në rast se, siç ka thënë ajo, komuniteti ndërkombëtar vazhdon qasjen e njëjtë ndaj Serbisë.

    Gërvalla i tha mediumit publik gjerman, Deutschlandfunk se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog.

    “Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë”, tha aj. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel. Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat.

    Deklaratat e Gërvallës vijnë një javë pas sulmit të armatosur në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas Policia u desh t’i eliminojë tre terroristë. Tash, NATO do ta shtojë praninë në Kosovë.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së fundmi tha se Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës. Qeveria në Beograd po përpiqet të zbatojë një “model të Krimesë”, tha ajo, duke aluduar në aneksimin e vitit 2014 nga Rusia në Ukrainë.

  • Prej sot, bileta e autobusit me Trafikun Urban mund të blihet përmes SMS

    Prej sot, bileta e autobusit me Trafikun Urban mund të blihet përmes SMS

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se nga sot (e hënë) bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet me SMS.

    “Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se e kemi arritë një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë. Bashkë me Burimin, Ilirikun dhe Gentin, vendosëm një hap para në reformën e transportit publik. Ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar Sahatçiu.

    “Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala”, ka njoftuar ajo.

    Për të blerë biletën, udhëtarët e Trafikut Urban duhet të dërgojnë SMS në:

    Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim

    Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore

    Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport

    Së shpejti me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera!

  • Nis shpërndarja e pensioneve të indeksuara për 767 mijë pensionistë në Shqipëri

    Nis shpërndarja e pensioneve të indeksuara për 767 mijë pensionistë në Shqipëri

    Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri nisi sot (e hënë) shpërndarjen e pensioneve të indeksuara në masën 8.6 për qind për 767 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

    Nga vendimi i qeverisë përfitojnë të gjitha kategorive, pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj.

    Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, përmes bashkëpunimit me Postën Shqiptare dhe bankat tregtare do të bëhet e mundur shpërndarja e pensioneve të rritura për të gjithë individët përfitues.

    Në mënyrë të vazhdueshme, si një masë mbrojtëse për të përballuar goditjet e njëpasnjëshme, Qeveria ka ndërmarrë politika që kanë pasur si qëllim forcimin e mbrojtjes sociale, transmeton ATSh.

    Kjo rritje, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbulon gjithë ndryshimin e çmimeve për periudhën gusht 2022 – gusht 2023, të matur nga INSTAT në mënyrë të dedikuar për kategorinë e pensionistëve (Indeksi i Çmimeve të Konsumit për pensionistët është i ndryshëm nga indeksi i popullatës, pasi merr në konsideratë ndryshimet e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që konsumojnë pensionistët).

    Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë të ditur se pensionistët do të marrin në fund të vitit edhe bonusin prej 5 mijë lekësh (rreth 50 euro).

  • ​SBASHK: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë

    ​SBASHK: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë

    Rreth 400 mësimdhënës të sëmurë rëndë vazhdojnë të punojnë në institucione arsimore, për shkak se ende nuk është gjetur një zgjidhje e përshtatshme për ta. Kështu thonë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), derisa kërkojnë nga qeveria aktuale tu mundësojnë atyre pagën e plotë dhe t’i zëvendësojnë me kuadro të reja. Ndërkaq, nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë quajnë fatkeqësi faktin që mësimdhënësit me sëmundje të rënda detyrohen të dalin në punë, për mos ta humbur vendin e punës.

    Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, për KosovaPress thotë se kërkesa e tyre vazhdon të jetë që mësimdhënësit e sëmurë rëndë të lirohen nga procesi mësimor dhe të paguhen me pagë të plotë.

    “Vazhdimisht e kemi shtruar edhe çështjen e punëtorëve me sëmundje të rënda në sistemin arsimor që nga çerdhet në universitet, ngase e kemi konsideruar se shteti ka obligim edhe njerëzor ndaj tyre ngase këta njerëz me këto sëmundje, kanë punuar më vite në arsim mirëpo sëmundja e ka bërë të vetën dhe ata nuk janë më në gjendje të japin kontributin e kërkuar… Kërkesa jonë ka qenë dhe mbetet që këta njerëz të lirohen nga procesi mësimor dhe të paguhen me pagë të plotë, arsyeja është humane ngase shpenzimet për shërimin e sëmundjeve të tyre janë tejet të mëdha dhe ata po i dërguam në ndonjë pension të vogël ata do t’i dëmtojmë dyfish”, thotë Jasharaj.

    Jasharaj thotë se në bazë të të dhënave të mbledhura del se janë rreth 400 mësimdhënës me sëmundje kronike të angazhuar nëpër çerdhe e deri në universitete.

    “Zgjedhja më meritore dhe më humane do të ishte që këta të lirohen nga procesi mësimor, në vend të tyre të aktivizohen kolegët që janë në pritje, që janë të papunësuar dhe kanë kryer shkollim të mjaftueshëm për sistemin arsimor… Në bazë të analizave që i kanë bërë të tjerët dhe shënimet i kanë dhënë DKA-të para disa viteve, ishte një numër pak më i vogël, mirëpo në diskutimet me MASHT-in dhe DKA-të kemi arritur një përfundim që ky numër mund të jetë 400. Kemi insistuar që të merret një numër mbase pak më i madh në mënyrë që kur të ndahet buxheti mos të ndodhë që të kemi buxhet për një numër më të vogël e pastaj t’ia bëjmë të padrejtë ndonjërit prej tyre”, vijon ai.

    Jasharaj potencoi se përveç sëmundjeve të rënda, mësimdhënësit kanë probleme me dëgjim, shikim dhe harresë për shkak të moshës, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës, që sipas tij mund të vijnë edhe si pasojë e presionit në punë.

    Ai shtoi se SBASHK-u nuk ka mundësi që të kontribuojë në lidhje me këta mësimdhënës.

    Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati për KosovaPress thotë se marrin kërkesa të vazhdueshme nga kjo kategori e mësimdhënësve për mbështetje, derisa shton se kjo temë duhet të trajtohet më seriozisht që nga niveli qeveritar.

    “Ka shumë mësimdhënës që kanë kërkuar mbështetje nga komuna, por edhe nga ministria për të bërë zgjidhje për shkak të sëmundjeve të ndryshme që i kanë. Jemi munduar si komunë që të fillojmë me implementimin e disa politikave që i jep pushim me pagesë këtyre rasteve. Fatkeqësisht, mundësitë buxhetore të cilat i kemi dhe po i lejon thesari për momentin janë shumë të limituara, sepse ne funksionojmë me një numër të përgjithshëm të stafit arsimor që e kemi në sistem. Gjithsesi, Është një temë tepër e rëndësishme që mendoj se duhet të trajtohet seriozisht, që nga niveli qeveritar pastaj edhe komunat ta implementojnë, sepse është fatkeqësi që ne i detyrojmë mësimdhënësit të cilët kanë sëmundje të rënda të dalin ën punë dhe të mbajnë mësimin dhe të vijojnë mësimin që mos ta humbasin vendin e punës”, thotë Musmurati.

    Musmurati thotë se në komunën e Prishtinës kanë pranuar rreth 20 kërkesa nga mësimdhënësit e sëmurë, për t’iu gjetur zgjidhje dhe për t’iu ofruar mbështetje.

    “Atyre iu takon pushimi shëndetësor, ashtu siç iu takon të gjithë tjerëve, por për ditë të tjera shtesë ka pasur raste që është dashur t’i refuzojmë për shkak se orët do të humbnin për fëmijët. Kështu që është diçka për të cilën duhet të punojmë më shumë, prej nivelit qendror ta gjejmë një zgjidhje. Pastaj edhe ne si komuna të angazhohemi që të implementojmë me saktësi… Kërkesat vijnë gjatë gjithë vitit, janë ad hoc nuk po më kujtohet një numër i saktë, diku kanë qenë rreth20 kërkesa, po them dallon prej vitit në vit, ka shumë faktorë që ndikojnë, që jo domosdoshmërish i plotësojnë kërkesat që janë me udhëzues të ministrisë po që ne pastaj ulemi dhe i shqyrtojmë”, potencon Musmurati për KosovaPress.

    Ndërkaq, lidhur me këto kërkesa, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit janë përgjigjur duke thënë se për vitin 2023 nga Grandi specifik i arsimit parauniversitar janë ndarë gjithsej 1,700,000.00 euro për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Në prill të vitit të kaluar, MASHTI ka nxjerrë një udhëzues për zëvendësimin dhe pagesën e mësimdhënësve me gjendje të rëndë shëndetësore. Qëllimi i këtij udhëzuesi është të ndihmojë Drejtoritë Komunale të Arsimit për marrjen e vendimit për zëvendësimin dhe pagesën e mësimdhënësve me gjendje të rëndë shëndetësore nga buxheti i ndarë me Ligjin e buxhetit. Sipas këtij Udhëzuesi, zëvendësimin e bëjnë DKA-të, sepse punësimi i mësimdhënësve është në kompetencën e komunave. Për vitin 2023 nga Grandi specifik i arsimit para universitar janë ndarë gjithsej 1,700,000.00 euro për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e MASHT-it përmes e-mailit. /KP

  • Lulzim Tafa nderohet me titullin më të lartë “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve

    Lulzim Tafa nderohet me titullin më të lartë “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve

    Lulzim Tafa, një nga poetët më të njohur nga Kosova në skenën botërore, është nderuar me titullin më të lartë “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tafa nëpërmjet një postimi në Facebook.

    “Një nderim i madh mu bë në ditën e fundit të Kongresit Botëror të Poetëve. Në mesin e qindra poetëve nga e mbarë bota, isha njëri prej 8 poetëve që Kongresi i Nderoi me titullin më të lartë “Doctor of Literature””, ka shkruar poeti. /atvlive.tv

  • ​Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla

    ​Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla

    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të ndalojë telefonat celularë në shkollat anembanë Anglisë, njoftuan mediat lokale të hënën.

    Sekretarja e Arsimit, Gillian Keegan, pritet të shpallë ndalimin më vonë të hënën gjatë konferencës vjetore të Partisë Konservatore në Manchester, raportoi Daily Mail, duke cituar një burim të paidentifikuar.

    Burimi tha se udhëzimi i ri do t’u jepet shkollave në të gjithë Anglinë, duke kërkuar që ato të marrin masa për shkeljet e ndalimit të telefonave inteligjentë gjatë mësimeve dhe pushimeve.

    “Gilian beson se telefonat celularë paraqesin një sfidë serioze përsa i përket shpërqendrimit, sjelljes përçarëse dhe ngacmimit”, citohet të ketë thënë burimi i paidentifikuar nga Daily Mail.

    “Është një nga çështjet më të mëdha me të cilat fëmijët dhe mësuesit duhet të përballen” shtoi ajo.

    Ky ndalim i telefonave celulare është bërë tashmë në disa shkolla, ku nxënësve u kërkohet të dorëzojnë telefonat e tyre çdo mëngjes, por shumë të tjerë ende e lejojnë përdorimin e tyre, veçanërisht gjatë pushimeve. (AA)

  • Eksperti britanik: Duket se terroristët përdoren makinat që ShBA-ja ia dha Serbisë

    Eksperti britanik: Duket se terroristët përdoren makinat që ShBA-ja ia dha Serbisë

    Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir ka thënë se automjetet që u panë në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm Sveçla dhe drejtori i Policisë, janë Humvee amerikane.

    Eksperti britanik ka shkruar se Departmenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdor këto automjete për të trajnuar terroristë.

    Hehir ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shumë për të shpjeguar.

    “Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar ai.

  • Kurti: Për nëntë muaj 332 raste me kancer të gjirit , zbulimi i hershëm shpëton jetë

    Kurti: Për nëntë muaj 332 raste me kancer të gjirit , zbulimi i hershëm shpëton jetë

    Kryeministri Albin Kurti, tha se zbulimi i hershëm i kancerit është parakusht që të shpëtohen jetë njerëzish, raporton EO.

    Ai, në lansimin e fushatës ndërgjegjësuese me moton “Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, u ka bërë thirrje të gjitha grave e vajzave që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje.

    Kreu i Qeverisë, tha se në bazë të statistikave, në nëntë muajt e fundit, 332 pacientë janë diagnostifikuar me kancer të gjirit dhe se një në tetë gra është e prekur.

    Më tej, shtoi se Qeveria po punon që të krijohen kushte për trajtimin e sëmundjes dhe se e kanë rritur buxhetin për barna.

    “Jam i gëzuar që jam këtu me ju për të hapur fushatën kundër kancerit të gjirin, një sëmundje e përhapur jo vetëm në vendin tonë. Jemi bashkë në këtë betejë, duke se një në shtatë vdekje vijnë nga kanceri i gjirit”.

    “Fokusi është në zbulimin e hershëm, për këtë angazhohemi në investime në sistemin shëndetësor. Iu bëjmë thirrje grave e vajzave që të kontrollohen vazhdimisht. Si Qeveri kujdesimi që të zbulojmë hershëm këtë sëmundje dhe të kemi trajtimin e duhur. Në këtë betejë për jetë Ministria po punon në zgjerimin e trajtimit të kimioterapisë edhe në Spitale Regjionale”.

    “Kemi rritu ndjeshëm buxheti për barna. Kemi dy pajisje të teknologjisë fundit për trajnimin e kësaj sëmundje. Statistika tregojnë që një në tetë gra kanë kancer të gjirit. Në nëntë muajt e fundit 332 pacientë janë dignostifikuar me kancer të gjirit, i’u bëjë thirrje të gjithëve për kontrolle të vazhdueshme. Të gjitha grave iu themi se nuk janë vetëm dhe se sëmundjen do ta mundim bashkë”.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se është investuar në aparaturën që mundësojnë zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve malinje, raporton EO.

    Sipas ti, edukimi dhe kontrolli i rregullt janë faktori kyç për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje.

    “Kanceri i gjirit si në nivel global ashtu edhe në vendin tonë është në statistika të njëjta. Synimet nuk mund të arrihen pa e rritur financimin, të cilën Qeveria jonë e ka rritur dhe ka investuar në aparaturën e zbulimit dhe trajtimit të sëmundjeve malinje”.

    “Të gjitha këto veprime janë detyrim i yni po ritheksojmë faktin se edukimi, kontrolli i rregullt janë faktori kyq për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje. Mbështetja e grave të prekura, mbështetja emocionale me psikologë e profile të tjera për këto gra është e domosdoshëm”.

    Nafije Latifi, drejtoreshë e “Jeta Vita”, tha se Klinika e Onkologjisë punon në kushte të vështira. Ajo shtoi se të gratë e operuara nga kancerit t’iu mundësohet mbulimi i shpenzimeve nga institucionet për ristrukturim të gjirit.

    “Sivjet synimi ynë janë komunitetet me qëllim që ta shtrijmë vetëdijen te e gjithë popullata. Klinika e Onkologjisë me një staf shumë punëtorë punon në kushte të vështira, me kërkesa të mëdha për trajtim, mungesë shtretërish etj”.

    “Kërkesa jonë është që gratë që janë operuar nga kanceri i gjirit t’iu mundësohet mbulimi i shpenzimeve nga institucionet për ristrukturim të gjirit”.

  • Ballkani ka një paralajmërim për tifozët e Dinamo Zagrebit

    Ballkani ka një paralajmërim për tifozët e Dinamo Zagrebit

    Ballkani do të ballafaqohet me Dinamo Zagrebin në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës.

    Ndeshja do të zhvillohet të enjten e ardhshme, duke filluar nga ora 18:45.

    Në lidhje me këtë takim, kampioni i Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me tifozët e Dinamos, të cilëve UEFA ua ka ndaluar ndeshjet në udhëtim.

    Ata u kanë bërë thirrje tifozëve kroatë që të mos marrin rrugë për Prishtinë, pasi pas identifikimit, do t’u mohohet hyrja në stadium, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbursohen.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar futbolldashës,

    Ju njoftojmë se biletat e ndeshjes së Konferencës së Evropës, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit janë të personalizuara. Në çdo hyrje të stadiumit, do të ketë kontrolle të rregullta ku verifikohet bileta.

    Poashtu me vendim të UEFA-s, për këtë ballafaqim, prania e tifozerisë mysafire është e ndaluar.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri”, funksionon sistemi digjital, andaj do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave.

    Meqenese prania e tifozëve të Dinamo Zagrebit është e ndaluar, me seriozitet rekomandojmë që të mos marrin rrugën për Prishtinë, pasi që pas identifikimit në hyrjet e stadiumit, do t’u mohet hyrja, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbrusohen.

    Duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve, urojmë që çdo gjë të jetë korrekte dhe ndeshja e dytë e grupit C të UECL-së, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit të kalojë në rrethana festive futbollistike, mes kampionëve të dy shteteve mike.

    Me respekt,

    Fc Ballkani