ATV

Author: ATVLive

  • Pretendohet se Todiq keqpërdori 15 mijë euro

    Pretendohet se Todiq keqpërdori 15 mijë euro

    Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, ka publikuar një dokument, sipas të cilit dëshmohet se mandatin e kaluar janë bërë dallavare në Komunën e Leposaviqit.

    Sipas këtij dokumenti, më 21 tetor 2022, kur kryetar i komunës ishte Zoran Todiq, në Komunën e Leposavqiit janë blerë perde në vlerë prej gati 15 mijë euro.

    Radomiroviq pretendon se ky dokument dëshmon se janë bërë dallavere për blerje të këtyre perdeve në shumën e lartcekur.

  • ​Ballkani konfirmon se Ilir Daja është sulmuar fizikisht gjatë derbit me Prishtinën

    ​Ballkani konfirmon se Ilir Daja është sulmuar fizikisht gjatë derbit me Prishtinën

    Derbi i xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Ballkani është përcjellë edhe me incidente jashtë fushës.

    Siç konfirmon Ballkani përmes një reagimi në faqen zyrtare, trajneri Ilir Daja është gjuajtur me shishe nga, siç thonë ata, vëllai i një zyrtari të klubit kryeqytetas.

    Për këtë ngjarje, Ballkani ka kërkuar nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë

    Reagimi i plotë i Ballkanit:

    Klubi i Ballkanit i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen naj Prishtinës.

    Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive.

    Në përfundimin e pjesës së parë, vëllai i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik.

    Fc Ballkani është i indinjuar nga kjo ngjarje, andaj kërkon nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë sepse futbollin të cilin po mundohemi ta dërgojmë sa më shumë përpara, gjërat e tilla e kthejnë prapa.

    Puna e madhe e Fc Ballkanit, përfshi trajnerin Daja dhe futbollistët tanë, i ka sjellur dobi krejt ekipeve të Superligës, në këtë rast edhe vetë Prishtinës, andaj është e pakuptueshme që të lejohen lëshime të tilla.

  • Kurti: Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve në Izrael, qëndroj me aleatët tanë

    Kurti: Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve në Izrael, qëndroj me aleatët tanë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar edhe një herë pas ngjarjeve në Izrael, që nisën me sulmin nga Hamasi të shtunën në mëngjes.

    Kurti u shpreh shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin e viktimave, që sipas të dhënave të fundit, ka mbërritur në të paktën 700 izraelitë të vrarë.

    “Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael”, shkroi Kurti.

    “Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, shtoi ai.

    Para dy ditësh, Kurti tha se Kosova i dënon të gjitha aktet e dhunës dhe tha se qëndrojnë “në solidaritet të palëkundur me të prekurit”. Për këtë, u falënderua nga ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

    “Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”, shkroi në shqip Ziv.

  • ​Gliha flët për sfidën me Andorran, zbulon edhe fjalët që ia tha Zhegrovës në sfidën me Rumaninë

    ​Gliha flët për sfidën me Andorran, zbulon edhe fjalët që ia tha Zhegrovës në sfidën me Rumaninë

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur para sfidës kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të vitit të ardshëm.

    Para trajneri slloven, foli menaxheri i kombëtares, Bajram Shala i cili zbuloi se anësori Edon Zhegrova është në dyshim për këtë ndeshjes, ndërsa do të mungojnë edhe Beka, Vladi dhe Paqarada.

    “Dje ka pësuar lëndim Ismajl Beka, kurse përveç tij, lëndime në ndeshjet e fundit me klubet e tyre kanë pësuar edhe Shkëlqim Vladi, Lart Paqarada dhe jemi akoma në pritje të përgjigjes definitivë në lidhje me Edon Zhegrovën që po ashtu ka pasur problem me një lëndim dje dhe sot është duke i përfunduar testet mjekësore para se të merret vendimi definitiv për të, kurse me ftesën e selektorit, pas ndeshjeve të këtij vikendi, ekipit do t’i bashkohet Mërgim Vojvoda.”, tha Shala.

    Ndërsa trajneri Primoz Gliha theksoi se kjo ndeshje, por edhe ato të radhës do të shërbejnë më shumë për lojtarët që janë ftuar nga liga e Kosovës. Ai ka thënë se pret paraqitje të mira nga ana e tyre sepse kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.

    “Andorra është ekipi i vështirë për të luajtur futboll…Ata luajnë mbrojtje shumë të ngjeshur në stilin italian ‘Katanagjo’, kështu që është shumë e vështirë për të shënuar gola kundër tyre. Mirëpo në futboll asnjëherë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë, për mua është e rëndësishme se futbollistët nga liga e Kosovës të tregojnë paraqitje të mira, ata që nuk e kanë pasur rastin të luajnë shumë deri më tani, të tregojnë ndeshje të mira dhe të kemi paraqitje sa më të mirë në aspektin individual për ta por edhe si ekip sepse kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi.”, tha Gliha.

    Trajneri slloven foli edhe për mos-ftesën e Emir Sahitit për të cilin tha se në rolin e tij ka shumë konkurrencë brenda Kombëtares së Kosovës.

    “Lojtarët vendosin në mënyrë individuale se për cilën kombëtare duan të luajnë, kjo është përgjegjësi dhe çështje e tyre, jo e imja. Kurse sa i përket lojtarëve si Emir Sahiti, ai është lojtar shumë i mirë, mirëpo duhet ta kemi parasysh që për një periudhë shumë të gjatë i ka shënuar tre gola, kështu që duhet ta kemi parasysh edhe konkurrencën që e kemi në pozicionin kua luan Emir Sahiti apo lojtarët tjerë që i përmendët sepse kemi konkurrencë bukur të madhe, mos të harrojmë që kemi një lojtar si Ermal Krasniqi që po ashtu është i lënduar.”, theksoi Gliha.

    Ai ka folur edhe për situatën në ndeshjen e Rumanisë ku e tërhoqi vrullshëm për krahërori Edon Zhegrovën, duke zbuluar se cilat sihin fjalët që ia tha anësorit të Lillë.

    “Ka qenë një situat goxha speciale. E kemi parë që të gjithë futbollistët dhe stafi dhe të tjerët janë drejtuar tek gjyqtari. K qenë një ndeshje aspak e lehtë për t’u menaxhuar edhe në aspektin emocional, i kemi pasur nëntë karton të verdhë, kartonin e kuq të Vedat Muriqit, por unë kam qëndruar aty për të provuar që t’i mbroj lojtarët nga ndëshkimet e radhës dhe kam tentuar për t’i qetësuar ata. Kështu që në atë situatë e kam tërhequr Edon Zhegrovën për dore dhe i kam thënë atje është porta, duhet të shënosh tre gola dhe në atë formë ua jep përgjigjen edhe publikut që ofendonte shtetin e Kosovës, edhe gjyqtarëve dhe të gjithëve.”, ka deklaruar Gliha.

    Sa i përket ndeshjes kundër Izraelit, menaxheri Bajram Shala ka thënë se janë duke e pritur vendimin e UEFA-s mbi atë nëse do të zhvillohet apo do të shtyhet kjo ndeshje. /kp

  • “Zyre për Patundshmëri LDK-PDK”, asamblistët e LV-së me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës

    “Zyre për Patundshmëri LDK-PDK”, asamblistët e LV-së me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës

    Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, në hyrje të së cilës kanë vënë posterin me mbishkrimin “ZYRE PËR PATUNDSHMËRI – LDK&PDK REAL ESTATE”.

    Përmes një postimi në faqën zyrtare të LV-së, Qendra në Prishtinë, thuhet se ky aksion erdhi pasi që në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot po mbahet një seancë me legjitimitet të kontestuar.
    “Përderisa çështja e Kryesuesit të Kuvendit është duke u trajtuar nga gjykata dhe akoma nuk ka një vendim përfundimtar se kush është Kryesuesi legjitim, pushteti në Prishtinë po vazhdon me thirrjen e mbledhjeve”, thuhet në reagim.

    “Asamblistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po marrin pjesë në këtë seancë, me propozimin që e njëjta të ndërpritet dhe të mos ketë seanca tjera deri në sqarimin e plotë të paqartësive juridike që kanë të bëjnë me Kuvendin Komunal. Propozimi i grupit tonë nuk u votua nga asamblistët e partive LDK-PDK dhe pastaj u procedua me rendin e ditës e ku janë shtatë pika që kanë të bëjnë me këmbime pronash. Në shenjë pakënaqësie me qasjen e pushtetit komunal në raport me pasurinë publike, me pronat dhe të mirën e përgjithshme, asamblistët tanë bënë një aksion simbolik pranë ulëses së Kryetarit Rama, ku u vendos një poster me përmbajtje ironike e që përshkruan shumë mirë atë që në realitet është duke e bërë Komuna e Prishtinës: ZYRE PËR PATUNDSHMËRI – LDK&PDK REAL ESTATE”, thuhet më tej në reagimin e LV-së, Dega në Prishtinë.

    ATV ka siguruar edhe video nga aksioni simbolik i LV-së para Komunës së Prishtinës. /atvlive.tv

  • Profesoresha e Harvardit Claudia Goldin fiton Nobelin për ekonomi

    Profesoresha e Harvardit Claudia Goldin fiton Nobelin për ekonomi

    Claudia Goldin, profesoreshë në Harvard, është nderuar me çmimin “Nobel Memorial” në Shkencat Ekonomike, çmimi i fundit i sezonit Nobel të këtij viti.

    Goldin, një specialiste në historinë e punës dhe ekonomisë është gruaja e tretë që shpërblehet në historinë e çmimit.

    Çmimi i Ekonomisë u krijua në vitin 1968 nga banka qendrore e Suedisë dhe njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

    Fituesit e vitit të kaluar ishin ish-kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke, Douglas W. Diamond dhe Philip Dybvig, për kërkimin e tyre në dështimet e bankave që ndihmuan në formësimin e reagimit agresiv të Amerikës ndaj krizës financiare 2007-2008.

    Vetëm dy nga 92 laureatet e nderuara të ekonomisë kanë qenë gra.

  • Sesioni i 69-të i NATO-s, edhe delegacioni i Kosovës pjesëmarrës në punime

    Sesioni i 69-të i NATO-s, edhe delegacioni i Kosovës pjesëmarrës në punime

    Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të deputetëve Driton Hyseni, kryesues i delegacionit dhe Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit, është duke marrë pjesë në punimet e sesionit të 69-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet ne Kopenhagë.

    Delegacioni përcolli punimet e Komisionit për Politikë gjatë të cilave u trajtuan tema të ndryshme në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të komunitetit veri-atlantik. Delegacioni po ashtu mori pjesë edhe në punimet e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

    Aty, kryetari i delegacionit, Driton Hyseni ia kujtoi delegacionit nga Serbia se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht me subjektivitet të pacenueshëm.

    “Komuniteti serb është shumicë në dhjetë komuna, por problemet hasen vetëm në katër komunat veriore për shkak të synimeve territoriale të Serbisë. Pra, të influencojë dhe potencialisht të aneksojë atë pjesë të Kosovës”, ka theksuar Hyseni, njofton zyr për informim e Kuvendit. Ai ftoi komunitetin ndërkombëtar të merr seriozisht sulmin në Banjskë dhe t’i vendosë sanksione Serbisë.

  • Turqia prej nesër e merr komandën e KFOR-it në Kosovë

    Turqia prej nesër e merr komandën e KFOR-it në Kosovë

    Turqia po përgatitet të marrë përsipër komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë (Kosovo Force-KFOR), në një periudhë kur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë kanë shënuar rritje, raporton Anadolu.

    KFOR-i, cili filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin, ka rreth 4.500 pjesëtarë ushtarakë ndërkombëtarë nga 27 vende, duke përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.

    Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.

    Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës. Turqia, më 10 tetor 2023, me anë të një ceremonie do të marrë përsipër komandën.

    Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

    Burime theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it.

    “Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.

    Ky shtet e njeh pavarësinë e Kosovës, me të cilën ka lidhje kulturore dhe historike, dhe merr pjesë aktive në mekanizmat ndërkombëtarë të krijuar në kuadër të fushës së mbështetjes, ndërsa roli kritik që luan KFOR-i dhe ekzistenca e tij janë ende një domosdoshmëri për Kosovën, thuhet më tej.

    Më tej, duke theksuar se kontributi i Turqisë ndaj KFOR-it do të vazhdojë pa u zvogëluar, burimet thanë: “Me alokimin e misionit të KFOR-it turk, kanë filluar përpjekjet e koordinuara në lidhje me kontributin e njësive”.

    Më 24 shtator, nga një sulm i një grupi të armatosur rëndë ndaj njësiteve policore të Kosovës, u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe katër pjesëtarë të këtij grupi.

    Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.

  • ​“Termokos” fillon matjen në bazë të konsumit

    ​“Termokos” fillon matjen në bazë të konsumit

    Kryesuesi i bordit të drejtorëve të NP “Termokos”, Visar Vokrri me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes, Fisnik Osmani kanë zhvilluar një takim me bordin e ZRRE-së, të kryesuar nga Ymer Fejzullahu, për të diskutuar modalitetet për fillimin e fazës testuese për metodën e re të faturimit sipas konsumit.

    Sipas një komunikate, në këtë takim janë shqyrtuar rekomandimet e ekspertëve dhe mbikëqyrësve të pavarur sa i përket kalimit nga metoda e faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse në metodën e re sipas konsumit.

    “Instalimi i njehsorëve, alokatorëve të ngrohjes, termokokave dhe valvolave balancuese tek 15 mijë konsumatorë të ndërmarrjes, në kuadër të projektit “Prishtina Heat Save” i ka hapur rrugë transformimit të metodës së faturimit. Bazuar në rekomandimet e ekspertëve, ju informojmë se sezona ngrohëse 2023/2024 do të jetë fazë testuese e metodës së faturimit sipas konsumit. Kjo fazë do t’u mundësojë NP “Termokos” dhe ZRRE-së, që të realizojnë të gjitha analizat teknike, financiare dhe softuerike për të mundësuar një tranzicion sa më të sigurtë në metodën e re të faturimit. Ndërkohë, kjo fazë testuese do të shoqërohet edhe me një fushatë vetëdijësimi dhe informimi për mënyrat e përdorimit të pajisjeve të instaluara dhe mundësinë e kontrollimit të shpenzimeve të tyre për ngrohje. NP “Termokos” apelon tek të gjithë konsumatorët për bashkëpunim të ngushtë, që duke përcjellë rekomandimet për përdorimin e këtyre pajisjeve të fillojnë kontrollimin e shpenzimeve të tyre për ngrohje, gjë që do të ndihmojë realizimin e plotë të kësaj faze testuese dhe kalimin nga metoda e faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse në metodën e re sipas konsumit”, thuhet në komunikatë.

  • Asnjë rast me ethe hemorragjike nuk është shënuar në Malishevë

    Asnjë rast me ethe hemorragjike nuk është shënuar në Malishevë

    Në territorin e Komunës së Malishevës, ka kaluar edhe një sezon që mund të quhet i suksesshëm, sa i përket endemisë me EHKK (Ethet Hemorragjike Krime Kongo), pasi edh këtë vit, deri më tani edhe kur ka përfunduar shkalla e rrezikshmërisë, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me këtë virus.

    “Lirisht mund të konsiderohet vit i suksesshëm, pasi edhe këtë vit, nuk kemi të regjistruar asnjë rast të infektimit me EHKK, e aq më pak të vdekjeve eventuale. Për këtë i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, ka thënë sot, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha.

    “Gjatë sezonit që konsiderohet i rrezikshëm, si komunë kemi qenë të angazhuar, së bashku me stafin e profesionistëve shëndetësorë në Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë”, ka thënë Berisha.

    Gjatë këtij vitit, Komuna e Malishevës dhe QKMF në Malishevë, kanë mbajtur ligjërata vetëdijesuese nëpër shkolla, si dhe është vazhduar me spërkatjen apo dezinsektimin, kundër rriqrave si bartës të virusit të EHKK, që është pjesë e kompetencave të nivelit lokal, në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.