ATV

Author: ATVLive

  • Gjendet pa shenja jete një person në pyll në Lubozhdë të Istogut

    Gjendet pa shenja jete një person në pyll në Lubozhdë të Istogut

    Një person është gjetur pa shenja jete në pyll Lubozhdë të Istogut.

    Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së, përcjell Klankosova.tv.

    “Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

  • Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare – Ekspertët: Po dëmtohen qytetarët, por është veprim i lejuar opozitar

    Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare – Ekspertët: Po dëmtohen qytetarët, por është veprim i lejuar opozitar

    Kuvendi i Kosovës nuk ka ratifikuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare, qe disa muaj, si shkak i mosmbështetjes opozitare. Këtë po e kritikojnë njohës të çështjeve politik, të cilët thanë për Ekonomia Online se kështu po humb shteti dhe qytetarët.

    Mirëpo sipas tyre sjella e opozitës karshi kësaj çështje është veprimi i lejuar opozitar.
    Analisti politik, Shemsi Jashari, tha se pushteti ka treguar qasje agresive ndaj opozitës, duke mos e përkrahur asnjë iniciativë që ata marrin.

    Për këtë ai thotë se Qeveria duhet që të krijoj hapësirë edhe të mbështet edhe opozitën. Krejt kjo thotë ai po ndikon që opozita të mos jetë tolerante nga kërkesave të pushtetit.

    “Nëse shohim në aspektin rregullave opozitare është një veprim opozitar i lejueshëm. Nëse shohim në aspektin e përfitimit të shtetit asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është mirë që të bllokohet. Ajo çka do të duhej është që pushteti, të krijoj hapësirë, të kërkojë të bëjë më shumë që ta merr mbështetjen e opozitës. E kemi parë një qasje bukur agresive të pushtetit ndaj opozitës, në asnjë iniciativë që opozita ndërmerr pozita pa arsye të fortë e refuzon edhe duke bojkotuar seancë”.

    “Kështu që nuk mund të pritet nga opozita që të jetë edhe tolerante, por që edhe të njëjtën kohë të shtypet zari i tyre, iniciativat e tyre sa do që të jenë të arsyeshme dhe të ligjshme. Për të pasur mbështetjen e opozitës mendoj që pozita duhet të bëjë më shumë në kuptimin e ofrimit që për tema që kanë të bëjnë drejtë për drejtë me shtetin dhe nuk janë puro politik të mos e shfrytëzojnë fuqinë e vetë të votës për t’i bllokuar”, tha ai.

    Jashari ka thënë se është shumë e rëndësishme votimi i këtyre marrëveshjeve për faktin sepse nga to vendi përfiton fonde dhe mosvotimi i tyre sipas tij, do të thotë mungesë investimesh.

    “Është shumë e rëndësishme të votohen për faktin që shumica e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare kanë fonde që alokohen për Kosovën dhe mos votimi i tyre do të thotë mungesë investimi, mungesë mbështetje financiare. Është shumë e rëndësishme që këtij të votohen po prapë them që pozita duhet që të krijoj kushte që të mos e nënçmoj opozitën, të mos bëjë veprime të cilat e detyrojnë opozitën te merr këto veprime”, tha ai.

    Avokati Tomë Gashi, ka thënë se roli i opozitës është që të kritikoj pushtetin, por sipas tij, kur bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare mosvotimi i tyre nga opozita është në dëm të vendit, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.

    Ai ka thënë se opozita nuk është duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kapin shifrën e rreth 300 milionë euro vetëm për shkak të luftës politike që ka me pushtetin, raporton EO.

    “Opozita e ka detyre që ta kritikojë pushtetin që pushteti të jetë me i mirë, mirëpo mos votimi i ligjeve të cilat kanë të bëjnë më çështje ndërkombëtare dhe për këtë arsye është e pa mundur që të dorëzohet donacioni prej rreth 300 milionë euro, besojë që kjo është në dem të Kosovës. Sigurisht që lufta politike në parlament është normale është natyrore sepse jetojmë në demokraci por kur vije të votimi apo mos votimi i ligjeve të caktuara që t’i marrim në këto donacione në shumë rreth 300 milionë euro, besojë që vet fakti që nuk po i marrim këto shuma të parave që janë të dedikuara për Kosovën për sfera të ndryshme të zhvillimit të shtetit tonë atëherë po i bijë që opozita është duke bëre gabim qëllimisht apo rastësisht vetëm për shkak të luftës politike që ka me pozitën”.

    “Kosova i humbe rreth 300 milionë euro, të cilat janë donacione ndërkombëtare dhe më mos votimin e opozitës atëherë është e pa mundur që këto ligje të votohen me qene se së kërkohen më tepër se 2/3 te deputeteve të Kuvendit të Kosovës, që i bije të votohen më tepër se 80 deputet”, tha ai.

  • Peja e fiton “El Clasicon” e Kosovës

    Peja e fiton “El Clasicon” e Kosovës

    Ka përfunduar derbi i Superligës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku kjo e fundit e ka fituar ndeshjen të njohur ndryshe si “El Clasico” e Kosovës.

    KB Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën me shifrat 95:80 (19:25, 26:27, 20:19, 30:9)

    Në çerekun e parë kryeqytetasit ishin paksa më të mirë, ndërsa verdhezinjtë nuk lejonin shkëputjen e tyre, por një seri prej 5:0 në fund, bëri që të fitojnë këtë pjesë 25:19.

    Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë, sidomos ishin të saktë për tri pikë dhe kjo ndihmoi të rritin epërsinë, që shkoi në 11 pikë, 45:34, por më pas pejanët me një seri prej 0:7, afruan rezultatin në 47:43, sidoqoftë, Prishtina sërish në fund ishte më e mirë dhe shkoi në pushim me rezultat 52:45.

    Lojë interesante u zhvillua në çerekun e tretë, me mysafirët që disa herë afruan shifrat minimalisht, por sërish në fund, gjashtë pikë radhazi nga vendasit bën që rezultati pas 30 minutash të jetë 71:65.

    Por, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Peja ishte e jashtëzakonshme, duke bërë përmbysjen në 73:84, e më pas nuk e lëshuan epërsinë për të triumfuar në fund 80:95.

    Basketbollistët më të mirë te Peja ishin Justin Davis me 17 pikë e 18 kërcime, Jacob Calloway me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 13 pikë e shtatë asistime.

    Në anën tjetër, më të dalluarit te Sigal Prishtina ishin Dardan Berisha me 17 pikë, Steven Davis me 14 pikë dhe Shaheed Davis me 14 pikë e nëntë kërcime.

    Tani, Sigal Prishtina ka katër fitore e dy humbje, derisa Peja ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Rezultati final i ndeshjes, 95:80 në favor të Pejës.

  • Jude Bellingham i vetëm e mposht Barcelonën

    Jude Bellingham i vetëm e mposht Barcelonën

    Ka përfunduar “El Clasico” e parë e këtij sezoni të La Ligas, ku tre pikët i ka arkëtuar skuadra e Carlo Ancelottit.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Camp Nou”, Reali e ka mposhtur Barcelonën 2:1, raporton KosovaPress.

    Fillimisht, ishte Barça ajo e cila kaloi në epërsi e para, me golin e Ilkay Gundogan në minutën e 7’.

    Ndërkaq, heroi i Real Madridit ishte Jude Bellingham, i cili barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 68’, ndërsa siguroi fitoren e “Galaktikëve” me golin e tij në minutën e 90+2’.

    Me pikët e reja, Reali ngjitet në pozitën e parë në tabelë në kuotën e 28 pikëve, aq sa ka edhe Girona në vendin e dytë, kurse Barcelona zë vendin e tretë me 24 pikë të tubuara.

    Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Realit.

  • UEFA përditëson ranglistën e klubeve, Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar – renditja e të gjitha skuadrave kosovare

    UEFA përditëson ranglistën e klubeve, Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar – renditja e të gjitha skuadrave kosovare

    Qeveria e futbollit evropian, UEFA së fundmi e ka përditësuar ranglistën në nivel të klubeve, ku ngritje historike ka bërë kampioni i Kosovës, Ballkani.

    Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në skuadra të tjera kosovare si Drita, Gjilani e Dukagjini, të cilat ishin pjesëmarrëse në garat evropiane, raporton KosovaPress.

    Më së miri në ranglistën e re të UEFA-s gjendet Ballkani, i cili është ngritur për 162 pozita më lartë nga sezoni i kaluar.

    Vitin e kaluar kampioni i Kosovës ishte në pozitën e 334-të me 3000 pikë, kurse këtë sezon renditet në vendin e 172-të me 7500 pikë.

    Në pozitën e dytë nga skuadrat kosovare renditet ajo e Dritës, e cila zë vendin e 201-të. Gjilanasit kanë rënë për dy pozita për dallim nga viti i kaluar, dhe gjenden në kuotën e 6500 pikëve .

    Ngritje ka edhe skuadra e Gjilanit, e cila vitin e kaluar ishte në vendin e 371-të, kurse tani renditet në vendin e 340-të me 3000 pikë të arkëtuara.

    3000 pikë i ka edhe Prishtina, e cila ka pësuar rënie nga pozita e 312-të në 345.

    Ndërkaq, Dukagjini zë vendin e 370-të në këtë ranglistë me 1500 pikë, ndërsa Llapi gjendet një pozitë më poshtë.

    Më poshtë e gjeni ranglistën e UEFA-së për klubet kosovare.

  • Florent Muslija nuk ka të ndalur, shënon përsëri gol për Padebornin

    Florent Muslija nuk ka të ndalur, shënon përsëri gol për Padebornin

    Mesfushori i kombëtarës së Kosovës Florent Muslija ka vazhduar formën e mirë në Bundesliga 2.

    25 vjeçari ka shënuar edhe këtë javë gol për skuadrën e tij Padeborn përballë Hertha Berlin.

    Derisa po zhvillohej minuta e 47, rezultati ishte 2:0 për Hertha Berlin,  Muslija u gjend bukur në zonë dhe me një goditje të saktë realizoi gol për 2:1. Sidoqoftë vendasit në fund fituan me rezultatin 3:1.

    Kur jemi te Muslija ky ishte goli i gjashtë këtë edicion në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe një asistim.

     

  • Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare

    Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare

    Sot me fillim nga ora 16:15 stadiumi “Camp Nou” do të jetë nikoqir i super derbit spanjoll mes Barcelonës e Real Madridit, e vlefshme kjo për xhiron e 11-të të La Ligas.

    Kjo është “El Clasico” e parë e këtij sezoni në La Liga, ku të dy skuadrat hyjnë në këtë ndeshje me vetëm një pikë dallim mes vete.

    Në xhiron e fundit të zhvilluar, Reali barazoi 1:1 me Sevillan, kurse Barcelona mposhti 1:0 Athletic Bilbaon.

    Momentalisht, Reali zë vendin e dytë në tabelë me 25 pikë të arkëtuara, tre sosht më pak se Girona në vendin e parë, e një më shumë se Barça në vendin e tretë.

    “El Clasico” e fundit ishte një miqësore që u zhvillua në korrik të këtij viti, ku asokohe Barcelona e mposhti Realin 3:0.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Barçën nuk do të paraqiten Pedri, Roberto, De Jong, kurse te Reali mungojnë Ceballos, Courtois, Guler dhe Militao.

    Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

    Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Balde, Martinez, Christensen, Araujo; Lopez, Gavi, Gundogan; Felix, Torres, Cancelo

    Real Madrid (4-1-3-2): Kepa; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Tchouameni; Valverde, Bellingham, Kroos; Rodrygo, Vinicius

     

  • Fushë Kosova – Malisheva ndajnë pikët

    Fushë Kosova – Malisheva ndajnë pikët

    Ka përfunduar ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Malishevës e vlefshme për javën e 11, në ‘Albi Mall Superligë’.

    Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, ndeshja ka përfunduar me rezultatin më të padëshiruar në futboll 0:0.

    Pas këtij barazimi, Malisheva, pozicionohet në vendin e katër në tabelë me 13 pikë, kurse Fushë Kosova është e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë të grumbulluara pas 11 xhirove.

    Vlen të përmendet që në këtë takim lëndim të rëndë ka pësuar mbrojtësi Arbër Prekazi i Malishevës.

  • ​Qeveria emëron drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës

    ​Qeveria emëron drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës

    Qeveria e Kosovës ka emëruar drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Ismail Dibrani do të jetë drejtor i burgjeve të Kosovës, me mandat katër-vjeçar.

    Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se për këtë pozitë kanë aplikuar shtatë kandidatë, ndërkaq katër prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë.

    “Pas vlerësimit profesional nga Komisioni Shtetëror i Pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70 për qind të pikave janë: Ismail Dibrani dhe Ridvan Hoti. Në pajtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zyrtarët Publik dhe pas përzgjedhjes nga Ministria e Drejtësisë, propozojë emërimin e Ismail Dibrani, për pozitën drejtor i përgjithshëm në Shërbimin Korrektues, për një mandat katër-vjeçar”, deklaroi Sveçla.

  • Këshilli Evropian del me konkluzione pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin në Bruksel

    Këshilli Evropian del me konkluzione pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin në Bruksel

    Këshilli Evropian ka dalë me konkluzione pas ditës së dytë të samitit ku është folur edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

    Këshilli është shprehur i shqetësuar me situatën e sigurisë ne veri të vendit, ndërkohë ka kërkuar bashkëpunim nga Serbia për sulmin në Banjskë.

    “Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Dënon ashpër sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. BE-ja prej që autorët të kapen dhe të sillen para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht e të marrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë”, thuhet në deklaratën e Këshillit.

    Në konkluzione thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin përpjekje të qëndrueshme depërshkallëzimi, si dhe të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës.

    “Dështimi për të depërshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja. Këshilli Evropian shpreh keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe zbatimin e Aneksit si dhe marrëveshjet e tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

    Këshilli u ka bërë thirrje palëve që t’i zbatojnë marrëveshjet pa vonesa dhe pa kushte.

    “Kjo përfshin krijimin e Asociacionit. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën drejt Evropës për të dyja dhe të dyja rrezikojnë të humbin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit”.

    Dokumentin e plotë të Këshillit mund ta lexoni duke klikuar KËTU.