ATV

Author: ATVLive

  • ​Distria në çerekfinale të Evropianit të xhudos

    ​Distria në çerekfinale të Evropianit të xhudos

    E arta jonë olimpike, Distria Krasniqi ka siguruar çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos.

    Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e ka mposhtur në raundin e dytë xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz, raporton KosovaPress.

    Raundin e parë Krasniqi e kaloi pa luftë, në të dytin mposhti kroaten Puljiz, kurse tani në çerekfinale do të përballet me xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

  • ​Loxha mposhtet në raundin e dytë të Evropianit të xhudos

    ​Loxha mposhtet në raundin e dytë të Evropianit të xhudos

    Xhudistja jonë, Flaka Loxha ka pësuar humbje në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos për senior, që po mbahet në Montpellier të Francës.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha u mposht në raundin e dytë nga xhudistja serbe, Marica Perisic, raporton KosovaPress.

    Në raundin e parë, Loxha e mposhti xhudisten bullgare, Ivelina Ilieva.

  • “Termokos”, 5 milionë euro për zgjerim të rrjetit, kyçet edhe kazerma “Adem Jashari”

    “Termokos”, 5 milionë euro për zgjerim të rrjetit, kyçet edhe kazerma “Adem Jashari”

    Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka vendosur dje t’i ndajë për NP “Termokos” 5 milionë euro.

    Në komunikatë thuhet se kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani duke falënderuar këshilltarët komunal, e në veçanti kryetarin, Përparim Rama, e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm përkrahjen e pakursyer të Kuvendit Komunal për ndërmarrjen.

    “Me këto mjete në rrjetin e ngrohjes do të kyçen 129 objekte, me një sipërfaqe prej mbi 700 mijë m/2, ndërsa ndër të parat ngrohje do të përfitojë kazerma “Adem Jashari”, pastaj kompleksi i “Banesave të bardha”, ndërtesa në “Lakrishte”, shkolla, xhami etj”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu thuhet se në saje të mbështetjes së vazhdueshme të Komunës së Prishtinës, donatorëve ndërkombëtar dhe fondeve vetanake, NP “Termokos” është duke e zgjeruar në vazhdimësi rrjetin dhe duke ofruar shërbimet e ngrohjes për mijëra qytetarë të kryeqytetit.

  • Haki Abazi shpërndan foto të Kurtit si “palaço” në Kuvend, gjatë kohës sa ai po raporton

    Haki Abazi shpërndan foto të Kurtit si “palaço” në Kuvend, gjatë kohës sa ai po raporton

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i pavarur, Haki Abazi, ka vendosur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës fotografi të kryeministrit Albin Kurti si “palaço”, gjatë kohës sa i njëjti po raporton lidhur me takimin e fundit në Bruksel rreth dialogut Kosovë-Serbi.

    Poshtë fotografisë së Kurtit, në fotot që ka shpërndarë Abazi shkruan “Zajednica”.

    Ndërkohë, Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, bashkë me deputetin Pal Lekaj kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës me disa lule të kuqe të cilët i kanë shpërndarë për deputetët e ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

  • Seanca e raportimit të Kurtit për “Zajednicën”, AAK shpërndan lule të kuqe për VV-në

    Seanca e raportimit të Kurtit për “Zajednicën”, AAK shpërndan lule të kuqe për VV-në

    Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, bashkë me deputetin Pal Lekaj kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës me disa lule të kuqe të cilët i kanë shpërndarë për deputetët e ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Deputeti Pal Lekaj është parë teksa ia dërgon një edhe shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

    Ky aksion simbolik i AAK-së vjen pak para fillimit të raportimit të Kurtit për dialogun dhe Asociacionin.

  • Muja me djalin në Kuvend, aktivistët e PSD-së e “dekorojnë” me medaljen “Deputet i Zajednicës”

    Muja me djalin në Kuvend, aktivistët e PSD-së e “dekorojnë” me medaljen “Deputet i Zajednicës”

    PSD gjatë ditës së sotme ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Republikes së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Derisa deputeti i VV-së, Armend Muja po vinte me djalin e tij në Kuvend, aktivistët e kësaj partie e kanë “dekoruar” me “medaljen” “Regjimi i Zajdenicës”, siç kanë thënë ata si shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.

    “Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”, kanë thënë PSD.

  • OKB me apel urgjent, kërkon 1.2 miliard dollarë për të ndihmuar palestinezët

    OKB me apel urgjent, kërkon 1.2 miliard dollarë për të ndihmuar palestinezët

    OKB-ja ka nisur një apel për ndihmë urgjente duke kërkuar 1.2 miliard dollarë për të ndihmuar rreth 2.7 milionë njerëz në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

    “Kostoja e plotësimit të nevojave të 2.7 milionë njerëzve – që është e gjithë popullsia e Gazës dhe 500,000 njerëzve në Bregun Perëndimor të pushtuar – vlerësohet të jetë 1.2 miliardë dollarë”, tha Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

    OCHA fillimisht kishte kërkuar 294 milionë dollarë ndihmë për të mbështetur afro 1.3 milion njerëz në një apel më 12 tetor.

    “Situata është bërë gjithnjë e më e dëshpëruar që atëherë”, tha ai.

    OCHA tha se apeli i ri do të flasë për nevojën për ushqim, ujë, kujdes shëndetësor, strehim, higjienë dhe prioritete të tjera urgjente pas bombardimeve masive në Rripin e Gazës.

    “Ne i nxisim donatorët që të vënë menjëherë burimet në dispozicion për përgjigje”, shtoi ai.

    “Aftësia jonë për të lehtësuar vuajtjet e popullatës palestineze do të varet nga financimi adekuat; qasje të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë njerëzit në nevojë, kudo që ndodhen; rrjedhje e mjaftueshme e furnizimeve humanitare; dhe – më e rëndësishmja – karburant”.

  • ​Loxha kalon në raundin e dytë të Evropianit të xhudos, rivalja e radhës nga Serbia

    ​Loxha kalon në raundin e dytë të Evropianit të xhudos, rivalja e radhës nga Serbia

    Xhudistja jonë, Flaka Loxha e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Evropian të xhudos për senior.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha e mposhti në raundin e parë të kësaj gare xhudisten bullgare, Ivelina Ilieva, raporton KosovaPress.

    Tani, në raundin e dytë Loxha do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perisic.

  • PSD me aksion, deputetët e VV-së priten me medalje – përgëzohen për punën e bërë në themelimin e “Zajednicës”

    PSD me aksion, deputetët e VV-së priten me medalje – përgëzohen për punën e bërë në themelimin e “Zajednicës”

    Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Aktivistë të kësaj partie, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Regjimi i Zajdenicës”.

    Madje ata në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur deputetëve të VV-së nga një medalje në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.

    “Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”.

  • ​Tentoi ta godas me veturë një person nga komuniteti LGBTQ+

    ​Tentoi ta godas me veturë një person nga komuniteti LGBTQ+

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit M.Z., për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit “, sipas KPRK-së.

    Sipas Prokurorisë, i pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 01 nëntor, pasi dyshohet se më 29.10.2023, me dashje e me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht personin e dëmtuar, në atë mënyrë që derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me shpejtësi të madhe, ka tentuar ta godasë në vendkalimin për këmbësorë, por fatmirësisht personi i dëmtuar ka arritur t’i shmanget goditjes nga vetura, derisa me këtë veprim i ka shkaktuar shqetësim të madh, ankth e frikë për jetën.

    “Po ashtu, në ditën e njëjtë, i pandehuri me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim ndaj komunitetit LGBTQ+ bazuar në orientimin seksual të personit të dëmtuar, ku përmes rrjetit social “facebook”, komenton në njërin portal për të, çka me këtë seriozisht e ka rrezikuar prishjen e rendit publik, duke nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje për komunitetin LGBTQ+ në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.