ATV

Author: ATVLive

  • Kurti gjatë takimeve në Paris flet për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë

    Kurti gjatë takimeve në Paris flet për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë

    Qëndrimin në Paris, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje e vijoi me takimin me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e Bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të Bordit, Bernard Miyet.

    Sipas një komunikate të kryeministrisë, aty u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit, dhe artit.

    “Duke folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme”.

    “Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës”.

  • Katër milionë euro për investime kapitale – Elezaj i pakënaqur me përkrahjen e Qeverisë

    Katër milionë euro për investime kapitale – Elezaj i pakënaqur me përkrahjen e Qeverisë

    Mbi katër milionë euro janë dedikuar për investime kapitale nga Komuna e Klinës për vitin e ardhshëm. Krahas investimeve, niveli lokal do të synojë mbrojtjen e shtretërve të lumenjve për shkak të rrezikimit nga vërshimet, raporton Ekonomia Online.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Ai për Ekonomia Online se Klina tash e sa kohë po rrezikon të përmbyset nga vërshimet, si pasojë e tyre.

    Për këtë, Elezaj ka identifikuar disa mangësi, siç janë rregullimi i lumenjve. Por për këtë, kërkohet edhe ndihma nga Qeveria.

    I pari i Klinës nuk është fortë i kënaqur me ndihmën që po merr nga niveli qendror, me ç’rast thotë se ka bërë dhjetëra shkresa nëpër dikastere të ndryshme.

    “Investimet kapitale nga buxheti komunal janë të destinuara 4.6 milionë euro të cilat me kujdes janë përzgjedhur me praktika tani më të ndjekura dhe të bashkëbiseduara me qytetarë dhe duke marrë opinionet mbi qytetarët dhe kuptohet një pjesë e madhe e këtyre investimeve janë investime që do shkojnë në shërbim të qytetarëve. Këtu janë dy nga sfidat që do të ballafaqohemi në vitet në vijim pra vërshimet si një proces i cili e atakon Klinën në vitin 2022 dhe 2023 dhe ne kemi identifikuar si një lloj prioriteti mbrojtjen e shtretërve të lumenjve rregullimin e argjinaturave të lumenjve që të mos dalin nga shtretërit e tyre dhe kuptohet ato në zonën e qytetit pra rregullimin e lumit ‘Klina’ me argjinaturë dhe gurë dekorativ pastaj rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë kryesisht nga Ura e Hekurit deri tek restoranti Fenix dhe ai është një liqen akumulues i cili kryen edhe funksione edhe të akumulimit dhe mbushjen e akuiferit për ujë të pijes”, u shpreh Elezaj.

    Elezaj ka thënë se buxheti komunal është i kufizuar dhe se për realizimin e projekteve kërkohet ndihma nga Qeveria. Me shpresë që të ndihmojnë, Elezaj thotë se ka bërë disa shkresa në disa ministri.

    “Të gjitha këto investime do të shkojnë në funksion të mbrojtjes nga vërshimet por ka nevojë edhe për investime më të mëdha dhe unë jam drejtuar me shkresë te ministritë edhe te Qeveria por deri më tani nuk kemi pasur mbështetje por presim që të kemi mbështetje do të përsërisim kërkesat në drejtim të qeverisë qendrore. Buxheti komunal është i kufizuar dhe nuk arrin që t’i përmbyll sepse Klina ka gjashtë lumenj në territorin e saj mirëpo nuk kemi qëndruar duar lidhur. Ne kemi bërë kërkesa edhe për salla sportive që të na mbështesin në kompletimin e stadiumit të qytetit e pastaj kërkesat tjera ndërlidhën edhe me nevojat në aspektin mjedisor për trajtimin e ujërave të zeza është projekt 10 milionësh edhe këtë e kemi përgatitur si një projekt që do ta aplikojmë edhe në Komisionin Evropian edhe në fondet e IPA-së por kemi nevojë edhe për mbështetje nga Qeveria Qendrore për këtë drejtim”, thotë Elezaj.

  • Pas deklaratës së Vedat Muriqit reagon FFK

    Pas deklaratës së Vedat Muriqit reagon FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar.

    Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit.

    Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit.

  • “Kosova ka pasur të njëjtën situatë si ne”, flet trajneri i Izraelit

    “Kosova ka pasur të njëjtën situatë si ne”, flet trajneri i Izraelit

    Kombëtarja e Izraelit mbajti sot konferencën për media para ndeshjes së nesërme kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

    Konferenca u shoqërua me masa të rrepta sigurie, ndërsa për mediat folën trajneri i Izraelit, Alon Hazan dhe kapiteni, Eli Dasa.

    Fillimisht, fjalën morri kapiteni Dasa, i cili foli për situatën aktuale në Izrael, duke shpjeguar se si mund ta ndajë atë nga objektivi profesional që e ka kombëtarja.

    Ndërkaq, trajneri i Izraelit, Alon Hazan tha se është i krenarë që është në Kosovë, ndërsa e krahasoi luftën e Kosovës me atë të vendit të tij.

    Më tej, Hazan foli edhe për Kombëtaren e Kosovës të cilën e cilësoi si ekip shumë të mirë por të pafat, ndërsa tha se ndeshja e nesërme do të jetë shumë e vështirë.

    Kombëtarja e Kosovës nesër me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen kundër Izraelit, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

  • Aksident mes dy veturave në Slivovë, lëndohen katër persona

    Aksident mes dy veturave në Slivovë, lëndohen katër persona

    Një aksident trafiku ka ndodhur në Slivovë.

    Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë janë lënduar 4 persona.

    “Slivovë, 11.11.2023-08:30. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër viktima meshkuj kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, Prishtinë.”

  • Kërkohet konsensus politik për Asociacionin

    Kërkohet konsensus politik për Asociacionin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë opozitare para se të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë analistët politik.

    Sipas tyre është e domosdoshme që të arrihet një konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë për parimet e themelimit të kësaj trupe institucionale brenda sistemit kushtetues të vendit.

    Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti e ka obligim të koordinohet me partitë opozitare para se të ndërmarrë hapa konkret për themelimin e Asociacionit.

    Përveç kësaj, ai e sheh të nevojshme edhe diskutimin me shoqërinë civile dhe juristë të shquar vendor dhe ndërkombëtar për statutin e Asociacionit, pavarësisht se filtri i fundit për kushtetutshmërinë e tij do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese.

    Nevojën për konsensus politik e thekson edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

    AI thotë për KosovaPress, se parimet për Asociacioni duhet të jetë të përcaktuara qartë nga i gjithë spektri politik në Kosovë.

    Më 21 tetor, emisarët euro-amerikanët paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e refuzoi.

    Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndroi emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ku u dakordua që të ketë takim më 16 nëntor në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve.

    Lajçak takoi edhe liderët opozitarë, të cilët thanë se janë njoftuar vetëm në terma të përgjithësuar për draft-statutin e Asociacionit dhe se nuk e kanë lexuar në tërësi, ku sipas tyre emisari evropian ka thënë se i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

    Mbështetje më të madhe kryeministrit Albin Kurti për themelimin e Asociacionit mbi bazën e propozimit të modernizuar evropian i ka dhënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. /KP/

  • Goditen nga degët e një lisi, humb jetën një person

    Goditen nga degët e një lisi, humb jetën një person

    Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë në Istog, ku në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /KP/

  • Këto janë të gjitha masat e sigurisë para ndeshjes Kosovë-Izrael

    Këto janë të gjitha masat e sigurisë para ndeshjes Kosovë-Izrael

    Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që sot të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafiku Urban, pasi për shkak të ndeshjes së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes Kosova-Izraeli, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

    “Në organizim të kësaj ndeshje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për siguri në perimetrin e brendshëm. Bazuar në bashkëpunim të ndërsjellë me FFK-në dhe të gjithë akterët relevantë, si dhe bazuar në informacionet dhe vlerësimet operacionale, është hartuar urdhri operativ policor i cili ka për qëllim: Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, shtimin e masave të sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet, parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike, shtimin e masave të sigurisë paraprake dhe kontrollimin e turmave eventuale para, gjatë dhe pas evenimentit sportiv si në perimetër të stadiumit e po ashtu sipas nevojës edhe në qytet, sheshe etj. mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private”, thuhet në njoftim.

    Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, andaj kërkohet mirëkuptim i plotë nga qytetarët.

  • Mot i vranët dhe me reshje shiu

    Mot i vranët dhe me reshje shiu

    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje lokale shiu.

    Reshjet do të jenë më të shprehura pasdite dhe në mbrëmje. Reshjet e shiut pushojnë mëngjesin e së hënës, ku më pas do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

    Temperaturat sot do të sillen në mes 6 deri në 12 gradë celsius.

  • Deklarata e Muriqit për Izraelin, reagon FFK

    Deklarata e Muriqit për Izraelin, reagon FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar.

    Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit.

    Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit.