ATV

Author: ATVLive

  • Kurti kërkon mbështetje për projektbuxhetin: Buxheti për mbrojtje dhe siguri

    Kurti kërkon mbështetje për projektbuxhetin: Buxheti për mbrojtje dhe siguri

    Kryeministri Albin Kurti deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i mbrojtjes dhe sigurisë, ku kanë paraparë 370 milionë euro. Ai theksoi se në buxhetin e paraparë prej më shumë se 3.3 miliardë euro do të ketë nëntë milionë euro më shumë investime kapitale se në vitin aktual.

    Gjatë shqyrtimit të parë të projektbuxhetit për vitin 2024, Kurti në seancë plenare tha se janë planifikuar tre milionë euro për Luginën e Preshevës dhe 742 milionë për komunat e Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti ftoi deputetë të pozitës dhe opozitës që të mbështesin projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

    Kurti shtoi se buxheti i vitit të ardhshëm është “buxhet i komunave”, ku theksoi se tre milionë euro janë paraparë për Luginën e Preshevës.

    Gjatë qeverisjes së tij, Kurti tha se ekonomisë ju shtuan 60 mijë vende pune, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja.

    Në prezantimin e projekt-buxhetit, Kurti shtoi se kanë paraparë ndarjen e mbi 90 milionë euro për nënat lehona dhe fëmijët nën 16 vjeç.

    Shefi i ekzekutivit u shpreh se do të ketë investime të reja kapitale në infrastrukturë rrugore dhe fusha të tjera.

    Kryeministri Kurti theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë prioritet sa i përket nevojave të qytetarëve dhe për një ekonomi më të fortë. /kp

  • Lajçak fillimisht takohet me Petkoviqin pastaj me Bislimin

    Lajçak fillimisht takohet me Petkoviqin pastaj me Bislimin

    Dialogu teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës filloi rreth orës 09:40 në Bruksel me një takim dypalësh mes kryenegociatorit të Beogradit, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

    Takimi pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë, pas së cilës me Lajçakun do të bisedojë kryenegociatori i Prishtinës – Besnik Bislimi. Pas kësaj është planifikuar një takim trepalësh.

    Siç ishte paralajmëruar, Beogradi solli në Bruksel ekipin më të madh prej 18 ekspertësh për fushat në negociata, në radhë të parë Komunitetin/Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të zhdukurit dhe energjinë.

    Miroslav Lajçak ditët e fundit ka vizituar Beogradin dhe Prishtinën, ku ka tentuar t’i afrojë qëndrimet e të dyja palëve, para së gjithash kur është fjala për harmonizimin e propozimeve të BE-së për qetësimin e situatës dhe draft Statutin e Komunitetit/Asociacionit të Komunave me një shumicë serbe.

  • Ish-komandanti që kritikoi Putinin gjendet në mënyrë misterioze i vdekur bashkë me gruan e tij

    Ish-komandanti që kritikoi Putinin gjendet në mënyrë misterioze i vdekur bashkë me gruan e tij

    Një ish-komandant i mbrojtjes ajrore ruse është gjetur i vdekur së bashku me gruan e tij në rrethana misterioze.

    Gjenerallejtënant Vladimir Sviridov, 68-vjeç, dhe gruaja e tij Tatyana, 72-vjeç, kishin vdekur për rreth një javë përpara se të gjendeshin kufomat e tyre, shkruan Dailymail, transmeton KosovaPress.

    Piloti në pension dikur kritikoi Vladimir Putinin për drejtimin e një force ajrore të “rangut të tretë”, duke paralajmëruar se oficerët e lartë po largoheshin nga forcat e armatosura për shkak të pagave dhe kushteve të rënda.

    Autoritetet ruse nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë shkakun e vdekjes, raportojnë mediat lokale.

    Gjenerali dhe gruaja e tij u gjetën në shtëpinë e tyre në fshatin Adzhievsky në rajonin e Stavropolit.

    “Punonjësit e shërbimit të gazit kanë marrë tashmë matje dhe nuk është zbuluar tejkalim i përqendrimit të lejuar të substancave të dëmshme”, thuhet në një raport fillestar për vdekjen e tyre.

    “Çfarë e shkaktoi vdekjen e Vladimir dhe Tatyana Sviridov është ende e panjohur.”

    Sviridov komandonte Ushtrinë e 6-të të Forcave Ajrore Ruse dhe Mbrojtjes Ajrore nga viti 2005 deri në 2009 në një emërim të bërë nga Putin.

    Ai ishte një pilot i nderuar i Rusisë dhe më parë kishte shërbyer si pilot snajper ushtarak.

    Atij iu dha Urdhri i Yllit të Kuq dhe një tufë medaljesh.

    Sviridov u largua nga roli i komandantit të tij në moshën 54-vjeçare, pasi bëri një sërë komentesh të ashpra publike për forcat e armatosura ruse.

    Ai tha në një intervistë: “Një pilot duhet të ketë rreth 100 orë kohë fluturimi në vit për gatishmëri të plotë luftarake. Megjithatë, ende nuk është kështu. Koha mesatare e fluturimit në ushtri aktualisht është 25-30 orë.”

    Në një intervistë tjetër, ai u ankua duke thënë se: “Jemi të detyruar të emërojmë oficerë jo plotësisht të trajnuar, sepse nuk ka më të mirë. Për të njëjtën arsye ne po dërgojmë në akademitë ushtarake pilotë të rangut të tretë. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën.”

    Pagat e ulëta dhe sigurimi i dobët i strehimit bënë që oficerët me përvojë të largoheshin nga ushtria sa më shpejt që mundeshin.

  • Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Bjellorusi

    Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Bjellorusi

    Federata e Futbollit e Kosovës të enjten ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Bjellorusi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 21 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

    Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

    Çmimet e biletave janë si në vijim: veri dhe jug 5 euro, lindje 10 euro, perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    Kosova është në lojë vetëm matematikisht për kualifikim në Euro. I duhet ta mposhtë Zvicrën të shtunën dhe Bjellorusinë, dhe duke shpresuar në rezultate të favorshme të Izraelit dhe Rumanisë.

    Bjellorusia s’ka fare gjasa.

  • Miratohen shtesat e rrezikshmërisë për policët, nuk ndryshon vlera

    Miratohen shtesat e rrezikshmërisë për policët, nuk ndryshon vlera

    Qeveria ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për shtatë kategoritë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se nga ky kategorizim përfitojnë rreth 8 mijë zyrtarë policorë, ndërkohë që njoftoi për takimin e djeshëm me njësitë elitare të policisë. Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, u tha se këto shtesa nuk kanë ndryshime.

    Shefi i ekzekutivit shtoi se në takimin e djeshëm me zëvendësdrejtorin e PK-së dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese kanë diskutuar gjatë rreth kërkesave të tyre.

    Ai u zotua se janë të përkushtuar për kushte më të mira për Policinë e Kosovës por edhe për siguri në punë.

    “Diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë”, tha ai.

    Kurti shtoi se me këtë kategorizim do të përfitojnë rreth tetë mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se lista me shtesat e rrezikshmërisë nuk ka pësuar ndryshime.

    Shtesat për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt do të jenë në vlerë prej 150 euro. Ndërkaq, Njësia për Eksplozivët dhe Deminim do të ketë shtesa prej 120 euro. 100 euro do të kenë pjesëtarët e patrullave kufitare, derisa të hetuesisë nga 75 euro në muaj. Pjesëtarë të Policisë së Kosovës që shërbejnë si ekipe reaguese dhe patrullat do të marrin 60 euro shtesa në muaj, ndërsa pjesëtarë të tjerë të cilët sigurojnë objektet dhe angazhohen në menaxhim të operacioneve kanë shtesa të rrezikshmërisë në vlerë prej 50 euro.

  • Nënshkruhet marrëveshja për kredinë 15 milionëshe për Telekomin

    Nënshkruhet marrëveshja për kredinë 15 milionëshe për Telekomin

    Për të përkrahur ristrukturimin e brendshëm të Telekomit të Kosovës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, së bashku me kryeshefen e Telekomit, Burbuqe Hana, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për transhin e dytë të kredisë investive me vlerë 15 milionë euro.

    Në komunikatë thuhet se kjo marrëveshje synon të vazhdojë investimet në teknologjinë e pajisjeve dhe sistemeve telekomunikuese të Telekomit të Kosovës duke mundësuar kështu ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe cilësore për institucionet dhe qytetarët tanë.

    “Përveç kësaj, marrëveshja gjithashtu ka për qëllim të garantojë qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrjeje me interes publik që operon në sektorin e komunikimit si një nga sektorët kyç ekonomikë”, thuhet në njoftim.

    Sipas komunikatës marrëveshja e nënshkruar sot është vetëm një nga veprimet e ndërmarra nga MFPT për të përkrahur financiarisht Telekomin e Kosovës. Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar MFPT ofroi mbështetje financiare me vlerë 7.7 milionë euro për uljen e shpenzimeve operative të kësaj ndërmarrjeje, ndërsa në dhjetor të po të njëjtit vit, MFPT aprovoi transhin e parë të kredisë investive me vlerë 5 milionë euro. Pra, në një periudhë dy vjeçare, mbështetja financiare ofruar Telekomit të Kosovës tashmë ka tejkaluar vlerën prej 27 milionë euro.

    Ky investim në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nga Telekomi i Kosovës rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për kthimin e ndërmarrjeve publike në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në vend.

  • Nuk do ta besoni arsyen se pse Morgan Freeman mban gjithmonë vathë

    Nuk do ta besoni arsyen se pse Morgan Freeman mban gjithmonë vathë

    Shumica prej nesh vendosin vathë që të duken më bukur por ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve publik, Morgan Freeman, ka një arsye tepër të veçantë përse nuk del nga shtëpia pa vathët e tij.

    Aktori legjendar nuk i vendos vathët për të ndjekur modën por ka një tjetër arsye, e cila duhet thënë se është paksa e frikshme.

    Freeman ka shpjeguar se ai është pyetur vazhdimisht se pse nuk del kurrë pa atë aksesor edhe lidhur më këtë, aktori ka bërë një postim në Instagram, ku ka shpjeguar:

    “Këto vathë, që më pyesni gjatë gjithë kohës. E vërteta është se ato kanë një vlerë monetare mjaftueshëm që dikush të më blejë një arkivol në rast se unë vdes në një vend të çuditshëm. Kjo është arsyeja se pse marinarët i mbajnë ato dhe kjo është arsyeja pse unë i mbaj. Tani e dini të gjithë”.

    Me sa duket, nëse një detar do të vendoste vathë argjendi ose ari dhe trupi i tij do të dilte në breg, bizhuteritë do të mjaftonin për të mbuluar koston e një funerali.

    Disa detarë madje gdhendin emrin e portit të tyre në pjesën e brendshme të vathit me shpresën se mund t’u ktheheshin të dashurve të tyre.

    Nëse një burrë vdiste në një anije, aksesori do të ndihmonte gjithashtu në mbulimin e kostos së transportit të trupit të tij në shtëpi.

    Freeman kohë më parë është shprehur se e imagjinon veten si një “marinar”.

    “Kur isha fëmijë, pashë një film pirate me Burt Lancaster, i cili mbante një vath. Mendova se ishte seksi.”, ka thënë aktori në një intervistë të dhënë në vitin 2016.

  • Qeveria e cakton kryesuesen e Bordit të KRU “Hidromorava”

    Qeveria e cakton kryesuesen e Bordit të KRU “Hidromorava”

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendimpër plotësimin e Bordit të KRU “Hidromorava Sh.A”, në Gjilan.

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se kryesuese e Bordit do të jetë Filloretë Gashi-Sadiku, ndërsa kryesuesi i deritanishëm të caktohet anëtar i këtij Bordi.

  • Vrasje në tentativë në Gjilan, katër persona bien në pranga

    Vrasje në tentativë në Gjilan, katër persona bien në pranga

    Janë arrestuar katër persona në Gjilan pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “vrasje në tentativë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.

    Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

    “Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • Kosova zhvillon sot stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Zvicrës

    Kosova zhvillon sot stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Zvicrës

    Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sot stërvitjen e fundit para se të udhëtoj drejt Zvicrës për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se “Dardanët” do të stërviten sot në Kampion Nacional në Hajvali me fillim nga ora 11:00, raporton KP.

    Zvicra me Kosovën përballen të shtunën ën Basel. Zvicra është liderë e grupit I me 16 pikë, kurse Kosova renditet e katërta me 10 pikë.