ATV

Author: ATVLive

  • Kurti promovon mësimin dual pasi me këtë ndihmojnë të rinjtë dhe ndërmarrësit

    Kurti promovon mësimin dual pasi me këtë ndihmojnë të rinjtë dhe ndërmarrësit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shteti dëshiron t’i ndihmojë ndërmarrësit, pasi koston që e paguajnë ata për aftësimin e punëtorëve, le ta marrë shteti për shkak se sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin dhe për shtetin.

    Kurti në lanësimin e fushatës “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”, e cila ka për qëllim të ngritjes së vetëdijes në shoqëri, për ndikimin që ka Arsimi dhe Aftësimi Profesional, në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit

    Ai tha se popullsia e Kosovës e re është nga pasuria më të mëdha, andaj është detyrë dhe privilegj që t’i pajisur ata me mjetet, aftësitë dhe njohuritë për të arritur suksese në tregun dinamik.

    Ai dha detaje për rritjen ekonomike, duke thënë se rritjen ekonomike, këtë vit mund ta përmbyllin me 3.8 përqind.

    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde tha se Gjermania dhe Kosova ndajnë një histori të qart në sektorin e arsaimit dhe prioritet i viteve të fundit ka qenë që t’i bëjmë të rinjtë të aftë për tregun e punës, duke i ofruar edukim cilësor dhe vende të punës.

    Sipas tij, për të qen të suksesshëm duhet që të gjithë të akterët të përfshihen siç është Qeveria dhe sektori i biznesit.

    Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci tha se arsimi dual ka qenë agjendë prioritare për MASHT-in, dhe deri më tani mbi 900 nxënës janë duke ndjekur arsimin dual në 12 profile të ndryshme.

    Aty u tha se edhe sektori privat është bërë pjesë e vetëdijesimit që duhet të investojnë në mësimin e punëtorit fillestarë.

  • Rohde për deklaratën e Stoltenbergut: Është e rëndësishme të ketë siguri në veri

    Rohde për deklaratën e Stoltenbergut: Është e rëndësishme të ketë siguri në veri

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se mandati i NATO-s nuk ka ndryshuar në Kosovë. Ai e ka quajtur qëndrim të fortë të NATO-s, deklaratën e sekretarit Jens Stoltenberg për mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë.

    I pyetur për këtë deklaratë, ambasadori Rohde ka thënë para gazetarëve se nuk i sheh deklaratat si diçka tjetër, veçse përkrahje për stabilitetin. Këto komente ai i bëri pas hapjes së fushatës “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”.

    “NATO-ja është këtu për të përkrahur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë s’ka ndryshuar. Ajo që shoh është se NATO-ja po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjskë duke ofruar siguri, sidomos në veri. Është e rëndësishme që të ketë siguri në veri”.

    “Qëndrimi i NATO-s është edhe më i fortë, por s’do të thotë se ka ndryshim ligjor. NATO-ja ka mandat të qartë dhe ky mandat s’ka ndryshuar”, raporton Eo.

    Një ditë më parë, sekretari i NATO-s u shpreh në Kosovë se përgjegjësit e sulmeve të majit dhe shtatorit duhet të ndëshkohen. Ai ka thënë se ato kanë ngritur shqetësimet për kthimin e një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor dhe se Aleanca është duke e shqyrtuar mundësitë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë.

  • Krasniqi për zjarrin në IML: Nuk mund të quhet rastësi, dyshimet janë edhe më të mëdha

    Krasniqi për zjarrin në IML: Nuk mund të quhet rastësi, dyshimet janë edhe më të mëdha

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi një kat i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm.

    Ai ka kërkuar që të dal me informata Ministrja e Drejtësisë lidhur me rastin teksa tha se dyshimet janë të pushteti aktual.

    Sipas tij mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi.

    “Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flaka kaploi disa nga zyret kryesore të këtij Instituti. Mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi. Tashmë, dyshimet janë edhe më të mëdha se, për qëllime të caktuara të pushtetit aktual, ky Institut është rikthyer në cak dhe në instrument politik“, shkroi ai.

  • Prishtina fillon t’i dekorojë sheshet për festat e fundvitit

    Prishtina fillon t’i dekorojë sheshet për festat e fundvitit

    Prishtina po bëhet gati për festat e fundvitit.

    Kompanitë e kontraktuara kanë nisur dekorimin e shesheve të kryeqytetit, ku siç mëson ATV, për këto dekorime do të shpenzohen rreth 50 mijë euro.

    ATV ju sjell pamjet e para të nisjes së punimeve për dekorimin e sheshit. /atvlive.tv

  • Vuçiqi – Stoltenbergut: Puna jonë është ku e vendosim ushtrinë, nuk pranojmë urdhra

    Vuçiqi – Stoltenbergut: Puna jonë është ku e vendosim ushtrinë, nuk pranojmë urdhra

    Pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nuk e ndihmon situatën e përgjithshme të sigurisë, Vuçiqi, me “stilin e tij diplomatik”, menjëherë i përgjigjet se “Është punë për ne se ku e vendosim ushtrinë dhe se nuk pranojnë urdhra prej tij”.

    Sipas fjalëve të tij, ai e njoftoi Stoltenbegrun se sa serb e braktisën Kosovën vitin e fundit “për shkak të keqtrajtimit të “regjimit të Prishtinës” dhe pyeti se “çfarë është dhuna nëse kjo nuk është”.

    “Unë e di që Perëndimi është i interesuar vetëm për Banjskën dhe para kësaj për Zveçanin, gjegjësisht për “grindjen” me pjesëtarët e KFOR-it. Më duhet të them se ne kemi një këndvështrim tjetër për atë që ka ndodhur, por e kuptojmë shumë mirë se cilat janë kërkesat e Perëndimit dhe të NATO-s, ka thënë ai.

    Ai tha se ushtria serbe “asnjëherë nuk i ka tejkaluar kompetencat e saj”, dhe se “ku e vendosim ushtrinë tonë është puna jonë”.

    “Ne nuk pranojmë këtë lloj urdhri”, ka thënë ai.

    Ai ka pretenduar se “incidentet në Zveçan ndodhën pas zgjedhjeve që u organizuan me tre për qind të pjesëmarrjes dhe shpallën sundimin legjitim të atyre kryetarëve”. Pastaj, siç tha ai, “serbët u rebeluan, ka pasur “disa” incidente”.

    Vuçiqi gjithashtu është përpjekur të arsyetojë edhe sulmin terrorist që ndodhin në Banjskë, në veri të Kosovë, i cili, sipas fjalëve të tij, ka ndodhur një vit pasi “disa njerëz e mashtruan Serbinë”.

    “Disa kanë nënshkruar deklaratën në dhjetor 2021, e kam fjalën për përfaqësuesit e SHBA dhe BE-së, që personat që morën pjesë në barrikada nuk do të ndiqen penalisht. Dhe pastaj erdhën forcat speciale shqiptare “që nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës” si dhe pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ne nuk pajtohemi me këtë”, ka pretenduar Vuçiqi.

  • Djegia e zyrave në IML, avokati Gashi: Është kryer nga kriminelë të sofistikuar

    Djegia e zyrave në IML, avokati Gashi: Është kryer nga kriminelë të sofistikuar

    Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, e ka quajtur “krim të kryer nga kriminelë të sofistikuar”, djegien e zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    “Kriminelet ordinere, pas një krimi, zakonisht i djegin makinat”, ka thënë ai. “Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, “zakonisht” e djegin Institutin e Mjekësise Ligjore – nëse jo tere objektin, te paktën zyrën e drejtorit.”

    Ai ka thënë se në një shtet serioz, dikush do te duhej te ishte “shumë, shumë, shumë i shqetësuar – e jo vetëm ‘i shqetësuar’”.

    “Te paditur thonë janë djegur veç disa letra – krimi nuk ka brina!”, tha ai.

  • Amazoni ofron trajnime falas për përdorimin e inteligjencës artificiale

    Amazoni ofron trajnime falas për përdorimin e inteligjencës artificiale

    Gjiganti teknologjik amerikan, Amazon, njoftoi të hënën se do ta nisë një program falas për trajnimin e njerëzve se si ta përdorin inteligjencës artificiale (AI).

    Amazon.com njoftoi për lëshimin e programit “AI Ready”, apo “Gati për AI”, i cili do të ofrojë trajnim për zhvillimin e aftësive dhe arsimim për dy milionë njerëz në gjithë botën deri në vitin 2025.

    Kompania amerikane tha se synimi i saj është ta bëjë inteligjencën artificiale të qasshme për këdo që dëshiron të mësojë.

    “Inteligjenca artificiale është teknologjia më transformuese e gjeneratës sonë. Nëse duam ta zhbllokojmë potencialin e plotë të inteligjencës artificiale për t’i luftuar telashet më sfiduese të botës, atëherë ne duhet ta bëjmë edukimin për AI të qasshëm për të gjithë që duan të mësojnë”, tha Swami Sivasubramanian, zëvendëspresident për të dhëna dhe AI në Amazon.

    “Synimi i [programit] ‘Gati për AI’ është të ndihmojë për ta bërë edukimin për AI të barabartë për të gjithë, me mbështetjen e nismave të reja që po i bëjmë sot”, theksoi ai.

    Ai shtoi se Amazoni do t’i rrisë programet dhe kurset e tanishme falas për trajnim për AI “në mënyrë që ta largojmë koston si barrierë e qasjes në këto aftësi kritike”./REL/

  • Procesohen pagesat për familjet e prekura nga vërshimet

    Procesohen pagesat për familjet e prekura nga vërshimet

    Janë procesuar pagesat për afër dy mijë familje të prekura nga vërshimet në shtator të vitit 2022 dhe në janar të vitit 2023.

    Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

    Murati, tha se 620 familje janë të mbështetura për vërshimet e shtatorit 2022, ndërsa një mijë e 285 familje janë të mbështetura për vërshimet e janarit 2023.

    “Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023”, tha ai.

    “Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”, u shpreh Murati.

    Qeveria e Kosovës kishte ndarë muajin e kaluar 9 milionë euro për mbështetjen e ekonomive familjare të prekura nga vërshimet.

  • Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës s’i ndihmon situatës

    Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës s’i ndihmon situatës

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

    Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën dukshëm më 24 shtator kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë të Zviceranit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre sulmues serbë u vranë në luftimet që pasuan.

    Pak kohë pas sulmit, Serbia i dërgoi forcat e saj në afërsi të kufirit kosovar, para se t’i tërhiqte pas reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    “Të dy palët duhet t’i ulin tensionet dhe të vetëpërmbahen nga veprimet përshkallëzuese”, tha Stoltenberg në një konferencë për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën paradite.

    Përgjegjësinë për sulmit e 24 shtatorit e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

    Serbia ka zhvendosur trupat e saj pranë kufirit me Kosovën disa herë edhe në të kaluarën.

    “Grumbullimi i forcave të Ushtrisë Serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, tha Stoltenberg.

    Stoltenberg mbërriti në Beograd pas një vizite që pati të hënën në Prishtinë, ku theksoi se aleanca ushtarake po e shqyrton mundësinë nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, pas shpërthimit të dhunës në shtator.

    NATO-ja i ka shtuar 1.000 trupa në misionin e saj paqeruajtës – KFOR – pas dhunës së shtatorit, që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës.

    Ngjashëm si në Prishtinë, edhe në Beograd, Stoltenberg e përsëriti se përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit – për të cilin Kosova e fajëson Serbinë e cila i mohon akuzat – duhet të sillen para drejtësisë./REL/

  • Abdixhiku: Kanë rinisur punimet në “Rrugën A” pasi u rrëzu vendimi i gjykatëses familjare

    Abdixhiku: Kanë rinisur punimet në “Rrugën A” pasi u rrëzu vendimi i gjykatëses familjare

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë rifilluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë.

    Ai ka thënë se shkalla e dytë e Komerciales ka rrëzuar vendimin skandaloz të ‘gjykatëses familjare’.

    Abdixhiku ka thënë se shkalla e dytë e ka rrezuar vendimin sepse ka qenë joprofesional dhe shkelje e rëndë.

    Postimi i plotë:

    Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot! 🚧

    Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë.

    Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë.

    Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.

    Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë! 🛣️