ATV

Author: ATVLive

  • Kurti: Cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në Bashkimin Evropian

    Kurti: Cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në Bashkimin Evropian

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shpejtësia e integrimit evropian të një vendi që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian varet nga cilësia e Administratës Publike. Për këtë Kurti shtoi se Reforma e Administratës Publike është prioriteti i qeverisë.

    Kurti, në konferencën “KosovaPar2023, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, potencoi se Reforma e Administratës Publike reflekton synimin e një qeverisje të mirë, derisa shtoi se edhe administrata sikurse shteti duhet të jetë e hapur për të gjithë ata që bëhen shërbyes për qytetarët.

    Ai tha se qeveria ka bërë dhe po bënë punë të madhe sa i përket ligjit për zyrtarët publikë dhe pagat në sektorin publikë, derisa shtoi se po punojnë edhe për barazi gjinore.

    Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla potencoi se synimi për një administratë dhe efikase nuk ishte vetëm një premtim.

    Sveçla, derisa theksoi rëndësinë e Reformës së Administratës Publike, tha se po punojnë për të përmirësuar situatën me barazi gjinore, përfshirë të gjitha komunitet tjera.

    Ai shtoi se Administrata Publike ka një mision shtesë shumë të rëndësishëm, qe sipas tij është mbështetja e proceseve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde tha se “tani më shumë se kurrë kemi nevojë për një Administratë Publike të aftë dhe të mirëpaguar”. Ai shtoi se zhvillimi i bashkëpunimit gjerman me atë në Kosovë, do të ndihmojë edhe në zhvillimin e inovacioneve.

    Në konferencën KosovaPar2023, po marrin pjesë pjesëmarrës nga 20 shtete të botës.

    Kjo konferencë do të vazhdoje për dy ditë, ku do të diskutohet për reformat në Administratën Publike për një qeverisje të mirë, të qëndrueshme dhe fleksibile.

  • Nga janari rreth 57 mijë fëmijë u trajtuan në Pediatri

    Nga janari rreth 57 mijë fëmijë u trajtuan në Pediatri

    Rreth 57 mijë fëmijë janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë nga 1 janari i këtij viti.

    Sipas njoftimit, numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar e ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.

    “56 mijë e 970 fëmijë me probleme të ndryshme shëndetësore, janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, nga 1 janari i këtij viti, e deri tani.

    Numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar e ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.

  • Kosova për herë të parë do të jetë nikoqirja e Federatës Evropiane të Gazetarëve për takimin vjetor të organizatës

    Kosova për herë të parë do të jetë nikoqirja e Federatës Evropiane të Gazetarëve për takimin vjetor të organizatës

    Federata Evropiane e Gazetarëve për herë të parë do të mbajë takimin vjetor të organizatës në Kosovë, në maj të vitit 2024.

    Vendimi në favor të Kosovës është marrë sot nga Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, i cili shënon një moment historik të rëndësishëm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pasi që do të jetë bashkë organizatore e këtij takimi.

    Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për organizatën që i besohet një organizim i tillë.

    “Është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e re 20-vjeçare të AGK-së, që t’i besohet një organizim kaq i madh. Ne do të mirëpresim vitin e ardhshëm në Prishtinë qindra gazetarë nga mbarë Evropë, për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë e gazetarëve në kontinentin tonë, dhe do të jetë mundësi edhe për të treguar mikpritjen e jashtëzakonshme për të cilën njihet shteti jonë”, ka thënë Rexha.

    Për këtë takim, ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i cili ka thënë se me padurim po presin ta mbajnë takimin në Kosovë.

    “Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, nuk e ka pasur vendimin e lehtë, pasi që përpara kishte dy kandidatë të jashtëzakonshëm: Shkupin dhe Prishtinën. Kjo e tregon vendosmërinë e kolegëve tanë në Ballkan për të punuar për kushte më të mira të punës dhe siguri më të madhe në një botë jostabile. Ne mezi po presim që ta mbajmë për herë të parë Takimin Vjetor të EFJ-së në Kosovë”, ka thënë Gutierrez.

  • Qëndrimi i Odës Amerikane lidhur me Projektligjin për Fondin Sovran

    Qëndrimi i Odës Amerikane lidhur me Projektligjin për Fondin Sovran

    Prishtinë, 22 nëntor 2023 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson përpjekjet për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, si dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Republika e Kosovës. Përderisa iniciativa e Qeverisë së Kosovës për themelimin e një Fondi Sovran mund të vlerësohet si pozitive, sidomos në kontekstin e ndërtimit të një portofoli të investimeve dhe diversifikimit të burimeve financiare, Oda Amerikane mendon se ka strategji alternative që mund të jenë më të përshtatshme. Veçanërisht, privatizimi i ndërmarrjeve publike dhe ndërmarrjeve shoqërore mund të sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme për ekonominë.

    Kosova, si një vend me sfida ekonomike, ka burime të kufizuara financiare për investime strategjike. Fondi Sovran do të kërkonte një alokim të madh të këtyre burimeve, duke lënë pas dore fushat e tjera prioritare. Një hap i tillë do të mund të çonte në rritjen e ngarkesës fiskale dhe frenimin e rritjes ekonomike. Prandaj, Oda Amerikane beson fuqishëm se mjetet e buxhetit, edhe ashtu të kufizuar të shtetit, duhet të investohen në fusha kritike, të cilat përfshijnë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë, turizmin, prodhimin vendor, ndërmarrësinë dhe rritjen e aftësive profesionale. Investimet direkte në këta sektorë mund të ndihmojnë qeverinë të adresojë më shpejt dhe në mënyrë më të efektshme nevojat aktuale të ekonomisë, duke sjellë rritje afatgjatë, të qëndrueshme dhe punësim cilësor. Veçanërisht, kur fokusohet te sektorët prodhues, vendi mund të ul varësinë nga importet dhe të nxisë aftësinë e vetëmjaftueshmërisë ekonomike.

    Derisa fondet sovrane mund të ofrojnë kthime të mira mbi investimet, ato gjithashtu bartin edhe një nivel rreziku. Për më tepër, inkorporimi i aseteve të ndërmarrjeve publike me performancë të dobët në Fondin Sovran nuk duket si një hap i mençur për të garantuar qëndrueshmërinë dhe rendimentin e duhur.

    Menaxhimi efikas i një fondi sovran kërkon një ekip ekspertësh financiarë me përvojë dhe njohuri të thella. Kosova mund të përballet me sfida për të ndërtuar këtë lloj ekspertize, duke e ditur që një numër organizatash shtetërore nuk e kanë të zgjidhur çështjen e udhëheqjes dhe menaxhimit. Pa një menaxhim dhe mbikëqyrje të duhur, Fondi Sovran mund të përballet me vështirësi në arritjen e objektivave të tij financiare. Përtej aspekteve teknike, menaxhimi i fondit kërkon një nivel të lartë transparence dhe llogaridhënie. Me ndarjen e fondeve sovrane nga buxheti i qeverisë, rrezikohet humbja e kësaj transparence, për shkak të ndikimit të mundshëm politik.

    Edhe pse themelimi i një Fondi Sovran mund të duket si një mënyrë për të mbështetur ekonominë, është i dukshëm diskriminimi ndaj ndërmarrjeve private. Të gjitha ndërmarrjet, pavarësisht nga struktura e tyre, kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ky parim mes tjerash është i ngulitur edhe në aktin më të lartë juridik të vendit, si bazë e rregullimit ekonomik. Po ashtu, Oda Amerikane beson se kriteret për përzgjedhjen e ndërmarrjeve kampione nuk janë të qartësuara sa duhet dhe rrjedhimisht lënë hapësirë për vendime subjektive. Me qëllim të shmangies së subjektivitetit, duhet një specifikim deri në detaje i këtyre kritereve në aktin primar ligjor.

    Duke analizuar dispozitat e projektligjit në mënyrë specifike, Oda Ekonomike Amerikane ka vërejtur se nevojitet një qartësim më i saktë i disa dispozitave, për të shmangur interpretimet e dyanshme. Në të njëjtën kohë, Oda Amerikane konkludon se dispozita të caktuara janë në kundërshtim me dispozitat e akteve të tjera ligjore, që mund të çojë sërish në ambiguitet ligjor.

    Si përfundim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë konsideron se duhet të shqyrtohen me kujdes të gjitha opsionet para se të merren vendime të mëdha financiare si themelimi i një Fondi Sovran, duke theksuar rëndësinë e strategjive që sjellin më së shumti përfitime për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës.

  • ​Çfarë ndodhi mbrëmë mes Messit dhe Rodrygos?

    ​Çfarë ndodhi mbrëmë mes Messit dhe Rodrygos?

    Mbrëmë u zhvillua ndeshja tejet interesante mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme kjo për kualifikimet e Kampionatit Botëror.

    Brazili u mposht 1:0 nga Argjentina në stadiumin “Maracanã” të Rio de Janeiro, me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Nicolas Otamendi, raporton KosovaPress.

    Por, kjo ndeshje u karakterizua edhe me sjellje jo sportive.

    Fillimisht, kishte një përplasje të madhe mes tifozëve brazilianë dhe atyre argjentinas si dhe policisë, kurse në fushë nuk munguan as kacafytjet mes yjeve.

    Lionel Messi dhe Rodrygo u përfshinë në një përplasje dhe shkëmbim të fjalëve.

    “TyC” tani ka zbuluar se çfarë ndodhi mbrëmë mes Messit dhe Rodrygos.

    “Ju tradhtarë”, Rodrygo i tha Messit pasi që ekipi i Argjentinës doli nga zhveshtoret.

    Leo Messi ju përgjigj: “Ne jemi kampionët e botës, pse jemi tradhtarë? Shiko se çfarë flet”.

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

    Sipas policisë, i dyshuari po kërkohet për përfshirje në një rast “lëndim trupor” që ka ndodhur me datën 6 qershor të këtij viti në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

    “Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Lëndim trupor që ka ndodhur me datën 06.06.2023, në rrugën “Tirana” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

  • Jep dorëheqje drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës

    Jep dorëheqje drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës

    Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

    Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se aryseja e dorëheqjes është angazhimi në edukimin e vazhdueshëm profesional i Ibrajt.

    “Ai do të vazhdojë të kontribuojë si shef i Emergjencës dhe kryetar i Këshillit Profesional”, thuhet në njoftimin e spitalit.

    Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit mjekësor është emëruar Gani Rama.

  • Një javë dramatike, kompania që krijoi ChatGPT rikthen CEO’n e shkarkuar

    Një javë dramatike, kompania që krijoi ChatGPT rikthen CEO’n e shkarkuar

    Rreth 1 javë ka zgjatur largimi i Sam Altman nga OpenAI.

    Kompania që krijoi ChatGPT ka rënë dakord për një marrëveshje që Altman, i cili u zëvendësua dy herë, nga shqiptarja Mira Murati dhe Emmett Shear, të kthehet si shef ekzekutiv pasi bordi vendosi për largimin e tij.

    Kështu janë mbyllur diskutimet e tërbuara për të ardhmen OpenAI në qendër të bumit të inteligjencës artificiale, raporton Reuters.

    Rikthimi i Altman vjen pas një rebelimi nga stafi i OpenAI, të cilët kërcënuan të gjithë me dorëheqje, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Përveç kthimit të Altman, kompania ra dakord në parim që të rikonstituonte pjesërisht bordin e drejtorëve që e kishte shkarkuar atë.

    Bordi kishte dhënë pak detaje që shpjegonin shkarkimin e Altman të premten, përveç mungesës së sinqeritetit të tij dhe nevojës së tij për të mbrojtur misionin e OpenAI për zhvillimin e Inteligjencës Arficiale në dobi të njerëzimit.

    Në një postim në platformën X, OpenAI njoftoi: “Ne kemi arritur një marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet në OpenAI si CEO me një bord të ri, që përbëhet nga Bret Taylor (Kryetar), Larry Summers dhe Adam D’Angelo.”

  • Shqipëria në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë e Danimarkën

    Shqipëria në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë e Danimarkën

    Cikli kualifikues, respektivisht faza e grupeve e Kampionatit Evropian Euro 2024 u mbyll mbrëmë.

    Ndër ndeshjet e zhvilluara mbrëmë ishte edhe ajo mes Kosovës e Bjellorusisë, ku kjo e fundit fitoi 1:0 në “Fadil Vokrri”, raporton KosovaPress.

    Këtë kampanjë kualifikuese Kosova e mbylli në vendin e pestë në Grupin I me 11 pikë, ku vetëm Andorra ishte më keq, në vendin e fundit me vetëm dy pikë.

    Ndërkaq, Shqipëria korri sukses dhe shkroi historinë duke siguruar për herë të dytë kualifikimin në një Evropian.

    “Kuqezinjtë” e mbyllën Grupin E në vendin e parë me 15 pikë, aq sa kishte edhe Çekia në vendin e dytë.

    Tani, pasi që u kualifikua si lidere e grupit, Shqipëria është pozicionuar në vazon e dytë të shortit të këtij Evropiani.

    Në të njëjtën vazo me Shqipërinë gjenden edhe Hungaria, Turqia, Rumania, Danimarka dhe Austria.

    Po ashtu, vazot e tjera të shortit të Evropianit i gjeni më poshtë.

  • Zjarri në IML, ja çfarë thonë nga policia

    Zjarri në IML, ja çfarë thonë nga policia

    Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh është deklaruar për zjarrin që të martën ka përfshirë disa nga zyret e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    Sipas raportit, zjarri është lokalizuar menjëherë nga zjarrfikësit, dhe nuk ka pasur persona të lënduar.

    Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

    “QKUK – Prishtinë 21.11.2023 – 08:00. Janë përfshirë nga zjarri dy zyra në objektin e IML-së në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.