ATV

Author: ATVLive

  • Tri partitë parlamentare me qëndrime të ndryshme për nevojën e miratimit të Ligjit për lobim

    Tri partitë parlamentare me qëndrime të ndryshme për nevojën e miratimit të Ligjit për lobim

    Tri partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, LVV, PDK dhe AAK kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për nevojën për miratimin e Ligjit për lobim.

    Në tryezën e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në lidhje me këtë çështje, partia në pushtet u shpreh më skeptike për miratimin e këtij ligji, ndërkaq dy partitë opozitare e theksuan nevojën që përmes këtij projektligji të rritet transparenca dhe llogaridhënia e ekzekutivit.

    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se lobimi nuk është i rregulluar juridikisht, mirëpo ai ndodh vazhdueshëm në Kuvend.

    Ajo tha se ky proces është kompleks, pasi kompanitë e fuqishme dhe grupet e interesit mund të bëhen më të fuqishme përmes këtij projektligji.

    Nevojën për rregullimin ligjor të lobimit e potencuan deputetja e PDK-së, Blerta Deliu dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

    Ajo përmendi edhe rastin e angazhimit të Gani Jakupit si këshilltar në MPJD për të lobuar për fuqizim ndërkombëtar.

    Sipas saj kjo çështje duhet ketë më shumë llogaridhënie, andaj ligji për lobim do ta ndihmonte atë.

  • Haradinaj: Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi do të kujtohet ndër breza

    Haradinaj: Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi do të kujtohet ndër breza

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes të aktorit Mirush Kabashit.

    Haradinaj, theksoi se ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare.

    “Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë. Ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej. Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi”, shkroi Haradinaj.

    “Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve!”

  • ​Konferencës rajonale “Të bashkuar kundër dhunës” nis me një minutëe heshtje

    ​Konferencës rajonale “Të bashkuar kundër dhunës” nis me një minutëe heshtje

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi nga të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për Liridona Ademaj, e cili u vra ditë më parë.

    Kurti deklaroi se duhet të ndodhë zbardhja e plot e rastit dhe dënim maksimal për vrasësit. Butësia e dënimit, siç tha ai, po shkakton përsëritjen e këtyre rasteve.

    “Liridona Ademaj u rivarros dje, rivarrimi është një akt i drejtë. I shpreh edhe nga këtu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe i uroj shëndet fëmijëve të saj”, deklaroi Kurti.

    Kurti shtoi se nuk mund të vendoset për jetën e askujt.

    “Të gjithë njerëzit janë të lirë me të drejta të barabarta. Disa prej rasteve më të rënda, kanë qenë kur forcat serbe dhunuan gra. Në qendër të kryeqytetit tonë të Prishtinës e kemi memorialin “Heorinat”, ne që përkulemi tek ai memorial kemi përgjegjësin që të luftojmë bashkë këto raste të shndërruara në dukuri. Është fakt që dhuna ndaj grace është fenomen global, është një dozë më e thellë e dhembshurisë kur femicidi shfaqet pas gjenocidit”, shtoi Kurti.

  • Berisha: Mirush Kabashi ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri

    Berisha: Mirush Kabashi ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri

    Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas lajmit se aktori i njohur, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë.

    “Të dashur miq, Mirush Kabashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë.

    Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interpretimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorëve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar.

    I paarritshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona.

    Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

    Duke shprehur mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit që shpirti e tij të gjejë paqen e merituar. Amin!” shkruan Berisha.

  • Kaq muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shëngen nga 1 janari

    Kaq muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shëngen nga 1 janari

    Nga 1 janari kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet që i takojnë zonës së Shëngenit. Por, janë edhe disa rregulla që duhet ditur për lëvizjen në këtë zonë.

    Për të hyrë në zonën Shengen, është e rëndësishme të keni një pasaportë me afat të mjaftueshëm. Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

    Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit.

  • Dellova po të ishte në klubet kroate duke luajtur çmimi i tij do të ishte 20 milionë euro

    Dellova po të ishte në klubet kroate duke luajtur çmimi i tij do të ishte 20 milionë euro

    Analisti i futbollit Arsim Prepolli, i cili është mysafirë i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ në ATV, ka deklaruar që për lojtarët e Ballkanit ka shumë interesim nga klubet evropiane, sidomos për Lumbardh Dellovën.

    ‘Në Kosovë është tregu i lirë, Dellova po të ishte pjesë e klubeve kroate çmimi i tij do të ishte 20 milionë euro’ tha Prepolli.

    Emisionin e plotë ‘EKIPI A’ mund ta shikoni më poshtë.

  • Omer Bunjaku drejtori i Ballkanit tregon për klubet që po interesohen për lojtarët e tyre

    Omer Bunjaku drejtori i Ballkanit tregon për klubet që po interesohen për lojtarët e tyre

    Drejtori i klubit të futbollit Ballkani, i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka deklaruar që janë disa klube që po interesohen për lojtarët e tyre.

    ‘Për disa lojtarë ka interesim, sepse paraqitja e tyre në kombëtare iu ka ndihmuar shumë. Nuk po e zbulojë cilat klubet, por janë nga kampionate shumë të rëndësishme’ tha Bunjaku.

    Po ashtu drejtori i Ballkanit tregoi që klubi nga Suhareka do të shkojë në stadiumin ‘Maksimir’ të Zagrebit për të fituar ndeshjen përballë Dinamos dhe kështu do të siguronte kalimin e grupit në Ligën e Konferencës.

    ‘ Jemi duke luftuar në gjitha frontet, ne e kemi një ndeshje të vështirë përballë Dinamo Zagrebit, por do të shkojmë për fitore dhe shpresojmë në një rezultat jo të mirë të Astanës’ tha Bunjaku.

  • Drejtori i Ballkanit: Do të shkojmë në Kroaci për të mposhtur Dinamon e Zagrebit

    Drejtori i Ballkanit: Do të shkojmë në Kroaci për të mposhtur Dinamon e Zagrebit

    Drejtori i klubit të futbollit Ballkani, i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka paralajmëruar që klubi nga Suhareka, do të shkojë në Kroaci për fitore përballë Dinamo Zagrebit.

    ‘ Jemi duke luftuar në gjitha frontet, ne e kemi një ndeshje të vështirë përballë Dinamo Zagrebit, por do të shkojmë për fitore dhe shpresojmë në një rezultat jo të mirë të Astanës’ tha Bunjaku.

    Po ashtu drejtori i Ballkanit tregoi që disa klube tashmë kanë shprehur interesim për lojtarët e tyre.

    ‘Për disa lojtarë ka interesim, sepse paraqitja e tyre në kombëtare iu ka ndihmuar shumë. Nuk po e zbulojë cilat klubet por janë nga kampionate shumë të rëndësishme’ tha Bunjaku.

  • Liburn Aliu: Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10-të po ecë me ritme të shpejta

    Liburn Aliu: Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10-të po ecë me ritme të shpejta

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10-të është duke ecur me ritme të shpejta.

    “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10, në vlerë prej 38 milionë euro, që përfshin Linjat Fushë Kosovë – Hani i Elezit, si dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë, po ec me ritme të shpejta”, ka shkruar ministri Aliu.

    Aliu ka thënë se disa prej punëve që po bëhen janë: rinovimi i binarëve, riparimi i tuneleve dhe instalimi i pajisjeve të telekomunikacionit.

  • Flet babai i Naim Murselit, tregon momentin kur e mori vesh se djali i tij e organizoi krejt ngjarjen

    Flet babai i Naim Murselit, tregon momentin kur e mori vesh se djali i tij e organizoi krejt ngjarjen

    Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë për Gazetën Nacionale, ku ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.

    Ai ka treguar momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai rrëfeu se sapo ka hyrë në shtëpi në Suedi, djali i tij i dytë e ka thirrur për t’ia dhënë lajmin e vrasjes së Liridonës.

    “Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.

    I pyetur nga gazetari Krasniqi për momentin kur ka kuptuar se djali i tij akuzohet se ka porositur vrasjen, ai tha se ka qenë në një moment të vështirë dhe nuk ka pasur mundësi të përcjellë media ose të marrë informacione të tjera rreth ngjarjes.

    “Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova”, tha ai për Nacionalen.

    Ai ka mohuar të ketë komunikim me Naimin pas arrestimit derisa ka treguar se si është tronditur kur është njoftuar nga Policia se Naim Mureseli dyshohet se ka porositur vrasjen e Liridona Ademajt.

    “Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë.”

    Ai ka treguar për raportin e tij siç thotë të afërt me renë e tij tashmë të ndjerë, Liridonën.

    “Ajo më ka thirrë shpesh prej pune, hajde bac se kom bo bukë.” – është shprehur mes lotësh babai i Naim Murselit.

    “Unë jam më i mërzitur se ata. Ju shpreh ngushëllime familjes së Liridonës. E kam të vështirë.” – ka thënë ai.