ATV

Author: ATVLive

  • Sveçla reagon për policin që vdiq në Jarinje

    Sveçla reagon për policin që vdiq në Jarinje

    Zyrtari i Policisë së Kosovës në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë, Rexhep Sejdiu, ka vdekur në orët e para të së dielës në Jarinjë.

    Ngushëllime për zyrtarin policor Rexhep Sejdiu ka shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Ai ka shkruar në Facebook se Sejdiu do të kujtohet si zyrtar i përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, “veçanërisht viteve të fundit në veriun e vendit tonë si pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit”.

    “Rexhep Sejdiun do ta kujtojmë si zyrtar të përkushtuar e të palodhur, të angazhuar në luftë kundër çdo kriminaliteti veçanërisht viteve të fundit në veriun e vendit tonë si pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit. Bashkë me kolegët e tij, Rexhepi para një viti i rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinjë pasi kishin arrestuar ish-zyrtarin policor Dejan Pantiq. Zyrtari policor Rexhep Sejdiu do të mbetet përherë në mendjet e të gjithë neve që kishim fatin ta takonim gjithnjë në nivel të detyrës e kolegëve që punuan e shërbyen çdo ditë bashkë me të”, ka shkruar ministri Sveçla.

  • Vdes polici Rexhep Sejdiu në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje

    Vdes polici Rexhep Sejdiu në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje

    Polici i Kosovës, Rexhep Sejdiu është ndarë nga jeta sot në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje.

    Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani.

    “Polici R.S u gjet pa shenja jete nga Policia e Kosovës reth orës 7 të mëngjesit. Me shumë mundësi është vdekje natyrore”, tha Elshani.

    Ai tutje tha se nuk ka ndonjë dyshim për rrethana tjera të vdekjes dhe se trupi i policit është dërguar në IML për autopsi.

    I ndjeri kishte shërbyer si pjesëtarë i NJSI-së së kufirit.

  • Hoti: Ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar krahasur me vitin 2017

    Hoti: Ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar krahasur me vitin 2017

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thjënë se ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017.

    Të gjithë treguesit, sipas tij, pa asnjë përjashtim, janë përkeqësuar.

    Ish-ministri i Financave ka thënë se migrimi i fuqisë punëtore ka dalë të jetë pengesa kryesore.

    Ai ka shfaqur të dhënat për biznes për vitin 2017 dhe 2023.

    Postimi i tij:

    Ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017. Të gjithë treguesit, pa asnjë përjashtim, janë përkeqësuar.

    Migrimi i fuqisë punëtore ka dalë të jetë pengesa kryesore.

    Shqetësuese është përkeqësimi sa i përket shërbimeve të Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore. Edhe perceptimi për korrupsionin është rritur. Qasja në kredi dhe kostoja e financimit është përkeqësuar gjithashtu. Sigurimi i lëndës së parë është bërë dukshëm më i vështirë. Interesant është e gjetura se qasja në informacion për ndërmarrjen gati është dyfishuar si pengesë.

    Në këtë ambient për biznes, natyrshëm se rritja ekonomike bie në nivele shumë të ulëta.

    Burimi: (Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike, Riinvest, 2023).

    Për disa nga barrierat nuk ka të dhëna.

  • Haxhiu: Dhuna nuk do të normalizohet

    Haxhiu: Dhuna nuk do të normalizohet

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se dhuna nuk do të normalizohet në përmbyllje të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

    Përmes një videoadresimi ajo ka thënë se angazhimi dhe fushata kundër dhunës do të vazhdojnë.

    “Si ministre jam e shqetësuar për rastet e dhunës dhe femicidit. Do ta vazhdojmë punën dhe koordinimin institucional për mbrojtjen e jetëve të grave dhe vajzave”, ka thënë ajo.

    Haxhiu ka shtuar se ndërgjegjësimi kolektiv dhe efikasiteti institucional do ta bëjnë Kosovën vend të sigurt për gratë dhe vajzat.

    “Beteja për ta eliminuar dhunën në bazë gjinore është e përhershme”, ka thënë ajo.

  • ShKK: Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt shpërndahen në tri qendra korrektuese

    ShKK: Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt shpërndahen në tri qendra korrektuese

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se personat e dyshuar për vrasjen e të ndjerës L.A, janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë.

    Njoftojmë se ndaj të paraburgosurit G.P, ka pasur vetëm tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje. Po ashtu, njoftojmë se nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim, e as për vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, stafi ka reaguar me kohë.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin dhe do të vazhdojë ta mbajë publikun e informuar.

  • “As tentim për vetëlëndim as rrahje”, drejtori i SHKK-së flet për dyshimet se Granit Plava u sulmua në burg

    “As tentim për vetëlëndim as rrahje”, drejtori i SHKK-së flet për dyshimet se Granit Plava u sulmua në burg

    Pas raportimeve se Granit Plava i dyshuari që vrau Liridona Ademajn, është rrahur në Burgun e Sigurisë së Lartë, është deklaruar drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Ismail Dibrani.

    Në një prononcim për Portalin Dukagjini, Dibrani ka thënë se të burgosurit kanë tentuar ta sulmojnë Granit Plavën por stafi ka reaguar menjëherë dhe është parandaluar ballafaqimi i drejtpërdrejt.

    Ai mohon të ketë pasur rrahje fizike.

    “Jo nuk ka (rrahje). Natyrisht është rast i ndijshëm edhe e dini tema që ka ndodhur në opinion lidhur me rastine dhe prej presionit e opinionit publik, edhe mund të ketë kërcënime sepse ata mund të kenë kontakte të burgosurit e tjerë. Të burgosurit kanë tentuar për ta sulmuar por stafi ka reaguar menjehërë dhe e kanë shpëtuar nga ballafaqimi direkt. Do të thotë nuk ka pasur rrahje”, ka thënë Dibrani.

    Po ashtu, ai shtoi se edhe ky rast do të hetohet sikurse rasti për të cilin është raportuar se i njëjti i dyshuar ka tentuar të vetëlëndohet.

    “Natyrisht edhe ky rast do të hetohet njëjtë sikurse rasti për të cilin është raportuar në media që i njëjti ka tentuar të vetëvaret në asnjë rrethanë, janë raste që po trajtohen me rrezikshmëri shumë të lartë edhe këto raste përcjellja, niveli i sigurisë është shumë i lartë në këto raste”, tha ai.

    Dibrani potencoi se në momentin “kur është vërjetur se i burgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen, stafi ka reaguar menjëherë”.

    “Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim por as tentim për vetëvarje. Rasti është parandaluar qysh në momentin kur ai ka tentuar ta dëmtojë batanijen”.

    Ndërkohë, Dibrani njoftoi se tre të paraburgosurit (Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla), nuk po qëndrojnë në të njëjtin burg.

    Ndonëse u raportuar se të njëjtit janë lejuar të kenë komunikim mes vete, megjithatë Dibrani thotë se për shkaqe sigurie ata janë shpërndarë në burgje të ndryshme.

    “Për shkaqe sigurie i kemi shpërndarë në burgje të ndryshme”, theksoi ai.

  • Njihuni me Resulin ‘Bellinghami’ kosovar i cili është vetëm 10 vjeçar

    Njihuni me Resulin ‘Bellinghami’ kosovar i cili është vetëm 10 vjeçar

    Është vetëm 10 vjeç, por dashurinë që ka për futbollin nuk mund të përshkruhet me fjalë.

    Resul Podovorica, talenti i shkollës së futbollit ‘Zidane’, ushtron disa herë në javë me trajnerin Muhamet Dragusha që ëndrra e tij e madhe të realizohet dhe të luaj për klubin që e pëlqen shumë Real Madrid dhe të bëhet si sensacioni anglez Jude Bellingham.

    Nga ushtrimet dhe loja që e zhvillon Resuli shihet që është një lojtar vizionar nga ata që kërkohen shumë në futbollin evropian.

    10 vjeçari tregon për emisionin A PLAY në ATV, se si trajneri i besoi që të luaj për grupmoshat më të mëdha dhe po ashtu i përmend emrat e lojtarëve që i ka të preferuar të kombëtarja e Kosovës.

    Përndryshe kur jemi te shkolla ku ushtron Resuli, pra shkolla ‘Zidane’, kjo akademia e futbollit tash e disa vite nxjerr talente fantastik të cilët tashmë janë pjesë edhe kombëtareve zinxhir të ‘Dardanëve’.

  • Vuçiq për kontratën ndërmjet KEDS dhe Elektroserver: Marrëveshjet e tilla nuk paragjykojnë çështjen e pronës

    Vuçiq për kontratën ndërmjet KEDS dhe Elektroserver: Marrëveshjet e tilla nuk paragjykojnë çështjen e pronës

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i kënaqur që KEDS-i dhe Elektrosever e kanë nënshkruar kontratën, sepse kështu shmanget mundësia që njerëzit në veri të Kosovës të mbeten pa energji elektrike.

    Vuçiq tha se furnizimi me energji elektrike për serbët në veri të Kosovës është një çështje e rëndësishme për Serbinë dhe se marrëveshja nuk e paragjykon çështjen pronësore.

    “Ende jemi duke i shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë. Jemi të kënaqur që KEDS-i dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje, kështu që shmangia e çdo mundësie që njerëzit në veri të Kosovës të mbesin pa rrymë, në fund të fundit është gjëja më e rëndësishme për ne, ishte një çështje tjetër e rëndësishme për ne, ajo është çështja e pronës, që marrëveshje të tilla nuk e paragjykojnë çështjen të pasurisë dhe mendoj se këto janë gjërat që kemi arritur t’i bëjmë”, tha Vuçiq nga Nisha.

  • Rreziku për një konflikt të ngjashëm si në Banjskë, komandanti i KFOR-it: Po monitorojmë nga afër të gjitha zhvillimet

    Rreziku për një konflikt të ngjashëm si në Banjskë, komandanti i KFOR-it: Po monitorojmë nga afër të gjitha zhvillimet

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Utulash është shprehur se ata po vazhdojmë të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme.

    “Prioriteti im ishte të nxis komunikimin dhe koordinimin e bazuar në besim. Kfor komunikon rregullisht dhe në mënyrë transparente me të gjithë akterët ndërkombëtarë dhe vendorë. Jemi në komunikim të ngushtë me shefin serb të Mbrojtjes, si dhe me institucionet në Kosovë. Kjo është e rëndësishme për të siguruar shkëmbimin në kohë të informacionit dhe për të shmangur keqkuptimet, veçanërisht në kohë krize dhe kur tensionet janë të larta. Ne e dimë se të gjitha komunitetet duan dhe meritojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme. Ky është shtytësi kryesor i aktiviteteve tona të përditshme në mbarë Kosovën. Prandaj, si Kfor, ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme”, u shpreh ai.

    I pyetur se si i sheh deklaratat e liderëve perëndimorë se Ballkani mund të bëhet pika e ardhshme e nxehtë botërore dhe nëse ekziston rreziku që në periudhën e ardhshme të përsëritet një konflikt i ngjashëm si ai i Banjskës, ai tha:

    “Nuk do të spekuloj për ndonjë skenar të ardhshëm. Ne monitorojmë nga afër të gjitha zhvillimet përkatëse të sigurisë në rajon. KFOR ka një prani të shkathët, fleksibël dhe të dukshme në mbarë Kosovën. Ne mbetemi vigjilentë dhe të përqendruar me lazer në zbatimin e përditshëm të misionit tonë të OKB-së dhe mbetemi të gatshëm për të trajtuar çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, deklaroi ai për Kosovo-Online.

    Tutje Utulash refuzoi të konstatojë se 2023 ka qenë viti më sfidues në Kosovë për KFOR-in që nga viti 2024, duke thënë se çdo vit ka pasur sfidat e veta.

    “KFOR-i është aktualisht misioni më i gjatë dhe më i madh i udhëhequr nga NATO. Kfor është prezent në Kosovë për më shumë se njëzet vjet. Çdo vit ka pasur sfidat e veta dhe në këtë drejtim 2023 nuk ishte ndryshe, duke pasur parasysh tensionet në fillim të këtij viti. KFOR-i gjithmonë ka dëshmuar aftësinë e tij për të trajtuar çdo sfidë dhe për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në mënyrë të paanshme. Ky është mentaliteti me të cilin do të vazhdojmë të punojmë”, deklaroi ai.

  • A është Faruk Statovci temperament edhe me fëmijët sikurse nëpër studio televizive? – Flet trajneri i U15, Ilir Nallbani

    A është Faruk Statovci temperament edhe me fëmijët sikurse nëpër studio televizive? – Flet trajneri i U15, Ilir Nallbani

    Selektori i kombëtares së Kosovës U15, Ilir Nallbani, në emisionin A PLAY në ATV, ka tha se ka një staf të mrekullueshëm të cilët janë mjaft të përgjegjshëm në punën e tyre me fëmijët e këtyre grup moshave.

    I pyetur nëse ndihmësi i tij, Faruk Statovci, është temperament edhe me fëmijët ashtu siç ndodh të jetë nëpër studio televizive, Nallbani tha se ai ëhstë shumë i përgjegjshëm në punën e tij.

    “Unë së bashku me stafin, Farukin, Artanin dhe Labin, kemi një staf të mrekullueshëm, bëjmë punën më të mirën e mundshme, a është temperament, është nganjëherë temperament, por megjithatë ne e dimë që ata janë fëmijë dhe kanë me gabu gjatë rrugës, ata janë mosha vetëm 14-vjeçare, ka me pasë gabime sa të duash. Ne jemi ata që i edukojmë, e para. E dyta që duhet me i këshillu, duhet me i motivu, tjetra është dalja në arenën ndërkombëtare jashtë shtetit është shumë emocionale për ta sepse ju e dini se kur e vesh e kombëtares dhe e këndon himnin, ai e ka moshën 14-vjeçare dhe në njëfarë forme, del jashtë vetes. Ka njëfarë frike kur fillon ndeshja, deri sa të stabilizohet i merr kohë”, tha Nallbani.

    Ai thotë se Statovci është i qetë dhe ka një qasje shumë pozitive ndaj futbollistëve të rinj.

    “Ndeshjet kur i zhvillojmë ndërkombëtare, sa më shumë ndeshje aq më mirë sepse është tani gati për U17. Është i qetë sepse kemi bisedu që ne si staf duhet të jemi të përgjegjshëm, duhet më qenë shumë edukativ, qasja e tyre duhet të jetë shumë pozitive edhe të paktën t’i japim motiv secilit aty që na vjen”, tha Nallbani. /atvlive.tv