ATV

Author: ATVLive

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Gjatë ditës së sotme në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranë.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Prishtina dhe Mitrovica me -2 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Peja dhe Prizreni me 5 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë Gjilani me -3 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale përsëri Prizreni me 8 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri dita e sotme do të shoqërohet me mot të vranët.

    Temperaturën minimale do e ketë Korça me 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Fier dhe Vlorë me 15 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

  • Lajçak takohet me O’Brien në Davos: Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara, për këtë jemi në të njëjtën linjë

    Lajçak takohet me O’Brien në Davos: Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara, për këtë jemi në të njëjtën linjë

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

    Takimi i tyre është zhvilluar në Davos të Zvicrës, ku të dielën ka nisur punimet Forumi Ekonomik, në të cilin po marrin pjesë edhe liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Teksa ka njoftuar për takimin, Lajçak ka thënë se është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit.

    “Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre. Është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, ka shkruar emisari evropian në rrjetin social “X”.

    Lajçak gjatë ditës së hënë në marxhina të Forumit të Davosit, është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

    Lajçak ka njoftuar se në takim është diskutuar për një gamë temash që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

    “Në marxhina të Forumit të Davosit takova zëvendëskryeministrin besnik Bislimi për të diskutuar një gamë të gjerë temash që lidhen me dialogun dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai në “X”.

    Sipas Lajçakut, ata janë dakorduar që zbatimi i marrëveshjeve të arritura është çështje urgjente.

    “Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit është çështje urgjente”, ka shtuar ai.

  • Trump fiton në zgjedhjet e republikanëve në Iowa

    Trump fiton në zgjedhjet e republikanëve në Iowa

    Gara e vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë ka nisur zyrtarisht, me votuesit kryesorë republikanë që morën pjesë në grupin parlamentar të Iowa mbrëmë – hapi i parë në zgjedhjen e kandidatit të tyre për t’u përballur me demokratët në zgjedhjet e nëntorit.

    Donald Trump shënoi një fitore dërrmuese për të nisur garën paraprake republikane. Ai humbi grupin parlamentar të Iowa-s në vitin 2016 – por e ndryshoi dukshëm atë rezultat mbrëmë duke fituar mbi blloqet kryesore të votimit në shtet.

    Sondazhet treguan se Trump si kryesues i qartë për muaj të tërë – por shkalla e fitores së tij ishte ende e lartë – ai është në rrugën e duhur për të fituar pothuajse të 99 qarqet e Iowa-s, me Nikki Haley që e mundi atë me një votë të vetme në një qark, raporton BBC.

  • Acari “mbërthen” SHBA-në, temperatura pritet të ulen deri në -45 gradë Celsius

    Acari “mbërthen” SHBA-në, temperatura pritet të ulen deri në -45 gradë Celsius

    Më shumë se 142 milionë njerëz në të gjithë SHBA janë nën një paralajmërim për mot të ftohtë të hënën pasi ajri i ftohtë arktik përfshin pjesën më të madhe të vendit.

    Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) njoftoi se një pjesë e SHBA-së ka të ngjarë të përjetojë të ftohtë rekord.

    Temperaturat në Montana parashikohet të zbresin nën -45 gradë Celsius, transmeton Reporteri.net.

    Moti i ftohtë mund të ndikojë në pjesëmarrjen e votuesve në Iowa, ndërsa shteti përgatitet të zgjedhë kandidatin e tij republikan për zgjedhjet e vitit 2024.

    Të hënën, NVS paralajmëroi për “temperatura brutalisht të ulëta” që do të vazhdojnë deri të mërkurën.

    I ftohti është rezultat i një mase ajrore arktike që ka udhëtuar në juglindje të SHBA nga Kanadaja perëndimore – ku ka vendosur temperatura të ulëta rekord.

    Në Edmonton, Alberta, temperatura arriti një rekord të ulët prej -45.3 gradë Celsius të shtunën.

    Moti i ftohtë tensionoi rrjetin elektrik të Albertës dhe në një moment provinca lëshoi ​​një paralajmërim urgjent, duke u kërkuar njerëzve të fiknin pajisjet jo thelbësore për të shmangur rrezikun e ndërprerjeve të gjera të energjisë.

    Që nga e hëna, e gjithë Alberta mbetet nën një paralajmërim për mot ekstrem të ftohtë, me Environment Canada që u bën thirrje njerëzve të kujdesen, pasi “ngrirja mund të zhvillohet brenda pak minutash në lëkurën e ekspozuar, veçanërisht me ftohjen e erës”.

    Të paktën gjashtë milionë kanadezë jetojnë në një zonë nën një paralajmërim ekstrem të ftohtë, kryesisht në Alberta, Saskatchewan dhe pjesë të Kolumbisë Britanike.

    Me një pjesë të madhe të masës ajrore arktike të përhapur tani mbi SHBA, analistët politikë po peshojnë nëse i ftohti do të pengojë votimin në Iowa.

    Iowa ka qenë duke luftuar me të ftohtin ekstrem dhe borën e madhe për pjesën më të madhe të fundjavës, duke detyruar disa aktivitete të fushatës të anulohen.

    Moti i ashpër i dimrit madje prishi orarin e playoff-it të Ligës Kombëtare të Futbollit.

    Një stuhi dëbore në Nju Jork e shtyu ndeshjen rrugore të së dielës midis Buffalo Bills dhe Pittsburgh Steelers të hënën.

  • Ndahet nga jeta poeti Adem Gashi

    Ndahet nga jeta poeti Adem Gashi

    Është ndarë nga jeta poeti i njohur Adem Gashi.

    Lajmin për vdekjen e poetit e ka dhënë djali i tij, Dardan Gashi.

    “Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë.Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, ka njoftuar djali i poetit.

    Kush ishte shkrimtari Adem Gashi?

    Adem Gashi u lind më 18/10/1953 në Nekoc të Drenasit.

    Poeti, prozatori, publicisti Adem Gashi veprimtarinë letrare e ka nisur para 46 vjetësh, kurse botimin e librit të parë para 39 vjetësh. Ka shkruar poezi, prozë të shkurtër (tregime) dhe të gjatë, publicistikë dhe ka marrë pjesë, me kumtesa, në disa konferenca shkencore në Kosovë dhe Shqipëri, për letërsinë shqipe.

    Adem Gashi ka botuar 24 libra (romane, eseistikë, tregime e poezi). Ka fituar rreth 50 çmime letrare. Tetë libra të tij janë lauruar me çmimet më të larta kombëtare (libra të vitit).

    Ka qenë, për disa vjet, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

    Në Panairin e Librit Prishtina 2018 nga Shoqata e Botuesve të Kosovës është shpallur SHKRIMTAR I VITIT.

    Është anëtar i redaksisë së revistës për letërsi, kulturë, gjuhë, media, “Akademia” dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik.

    Është prezantuar në dhjeta antologji të lirikës shqipe.

    Kritika shqipe e ka thënë që sa kohë fjalën për poezinë e tij: një ndër poetët më të mirë të sotëm shqiptar.

    Shkrimtari Adem Gashi jeton dhe vepron në Prishtinë.

    Veprat e tij të botuara janë:

    POEZI:

    PA OMBRELLË, 1982

    DUKE PUNUAR AUTOPORTRETIN, 1985

    REALITETI OBJEKTIV, 1990

    ËNDRRA TË LIGA, 1995

    DORËSHKRIM I DJEGUR, 2000

    LULET E VETMUARA, 2001/2002

    LADY MAK(TH)BETH, 2006

    KTHIMI I PAMUNDUR, LADY , 2013

    LABIRINTET E MAKTHT (LADY 3), 2015

    S’I DUHET KUJT GJAKU IM, 2016

    SHI DHE ZOG I VETMUAR 2016, (ribotim 2019)

    DITËT PA GJË, 2017

    VIZATIMI I VETMISË NË LETRËN E BARDHË, 2017

    DRENUSHË E TREMBUR DIMRASH, 2018

    E SHKRUEME PËR KRYESHPENDIN, 2018

    NDEZA NJË QIRI, 2019

    ANTOLOGJI E ZEZË, 2019

    ËSHTË VONË DIÇKA TË NDREQ, 2021

    EDHE MUND TA MENDOJA NJË TJETËR TITULL, 2021

    TREGIME:

    VDEKJA E MIXHËS, 1987

    PËLLUMBI I PAQES, 1989

    UDHËTIMI I FUNDIT, 2002

    LAKORJA E FATIT, 2020

    ROMANE:

    A…ZH – VETËTIMAT E NËNTORIT, 2005

    Hijet e Diellit –Roman (Ribotim), 2021

    DITA TJETËR E JETËS, 2013

    ESEISTIKË:

    NOSTALGJIA E LETRËS, 2003

    PORTALI I FSHEHTË I JETËS (Shënime nga shtëpia e HeinrichBëll-it), 2007

  • Sulmi me granatë dore në Mitrovicën e Veriut nuk u bë për arsye etnike

    Sulmi me granatë dore në Mitrovicën e Veriut nuk u bë për arsye etnike

    Të hënën rreth orës 23:50, dy persona janë lënduar në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut, si pasojë e shpërthimit të një granate dore afër një hoteli.

    Klankosova.tv përmes burimeve mëson se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se i njëjti pritet të transferohet për trajtim në Beograd.

    I njëjti burim ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për konflikt në baza etnike, por gjithnjë sipas burimit, rasti ka të bëjë me konflikt personal në mes të lënduarve dhe kryesit të veprës.

    Personat e përfshirë në këtë rast janë të nacionalitetit serb dhe rasti mbetet duke u hetuar.

    Mbrëmë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se përveç dëmeve në njerëz, janë shkaktuar edhe dëme materiale si pasojë e shpërthimit të granatës.

    “Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani.

  • Grabitje me armë në Ferizaj, policia jep detaje

    Grabitje me armë në Ferizaj, policia jep detaje

    Një grabitje e armatosur në ndodhur në qytetin e Ferizajit.

    Një grua ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës i ka grabitur një shumë të hollash.

    I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

    Rasti është në procedurë hetimore.

  • Shpërthim në veri të Mitrovicës, raportohet për 2 të lënduar

    Shpërthim në veri të Mitrovicës, raportohet për 2 të lënduar

    Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut, të hënën në mbrëmje.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, tha se nga shpërthimi janë dëmtuar 7 vetura e janë lënduar dy persona, prej tyre njëri me lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.

    Ai tha se Policia gjendet në vendin e ngjarjes.

    “Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani.

  • Taulant Dajaku ironizon: Superkupa e Kosovës vitin tjetër në Riad të Arabisë Saudite, klubet kanë me i fitu ka 2 milionë euro

    Taulant Dajaku ironizon: Superkupa e Kosovës vitin tjetër në Riad të Arabisë Saudite, klubet kanë me i fitu ka 2 milionë euro

    Superkupa e Kosovës ka disa vite që zhvillohet në dimër apo më saktë në muajin janar.

    Edhe kësaj radhe fituesi i kampionatit Ballkani dhe fituesi i Kupës Prishtina do të përballën mes vete në këtë muaj me saktë me 20 janar në Antalya të Turqisë.

    I ftuari në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, analisti i futbollit Taulant Dajaku ka ironizuar me vendimin e FFK-së që finalja e Superkupës të zhvillohet në Turqi.

    Dajaku ka deklaruar që tjetrin vit finalja do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

    ‘Plani është se në vitin 2025 me u mbajt në Riad dhe ekipet që janë pjesëmarrëse me i fitu nga 2 milionë euro përshkak të vizionit të zhvilimit që është duke e zhvilluar FFK, pastaj edhe në Riad kanë me dashtë edhe Ballkanin edhe Dritën dhe të gjitha, tha me ironi’ Dajaku.

    Komplet emisionin mundeni me pa më poshtë.

  • Alban Lumi: Malisheva e kishte kuptuar që Arb Manaj nuk ka drejt të luaj, Drita u tregua klub amator

    Alban Lumi: Malisheva e kishte kuptuar që Arb Manaj nuk ka drejt të luaj, Drita u tregua klub amator

    Gazetari i sportit Alban Lumi, i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, e ka komentuar dështimin e transferimit Arb Manaj të Malisheva dhe Prishtina.

    Sipas Lumit, Malisheva dhe Prishtina e kanë kuptuar që Arb Manaj i Ballkanit nuk ka drejt me u aktivizu në këtë sezon, pasi që lojtari në edicionin 2023-24 është paraqitur edhe për klubin Slaven Belupo.

    ‘Unë kam informacione që Malisheva kishte tentuar me marrë Arb Manaj, por e kishte kuptuar pastaj që nuk ka drejt me lujtë. Sipas mendimit tim Malisheva u tregua klub profesional, kurse Drita klub amator’.

    Ky koment i Lumit, nxiti debat në studio.

    Emisionin e plotë mundeni me pa live më poshtë.