ATV

Author: ATVLive

  • Bëhen homazhe në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Rugova

    Bëhen homazhe në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Rugova

    Përgatiti: Donisa Fazliu

    Që në orët e hershme të mëngjesit, kanë filluar të bëhen homazhet te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 18-të, të vdekjes së tij.

    Kurora lulesh te varri i Rugovës, vendosën Presidentja, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa u vizitua edhe familja e ishpresidentit.

    “Presidenti Rugova arrit në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhet Kosovës. Prandaj, sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecnim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovës të pavarura, sovrane, të integruar në BE e në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të”, tha Osmani.

    “Bashkë me presidenten Osmani dhe me kolegë të tjerë nga institucione të shtetit vendosëm lule të freskëta te varri i presidentit Rugova i cili është edhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kjo Republikë është Republikë për rezistencë ndaj okupimit të Serbisë në Kosovë por edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Sot në 18 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës”, tha Kurti.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me bashkëpunëtorë megjithatë ishin të parët që shkuan për homazhe.

    “Në këtë 18-vjetor të dhimbshëm ne vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij, por rikujtojmë edhe me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë të tij. Projekti tij i një Kosovë të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në është projekt i yni edhe sot”, tha Abdixhiku.

    Homazhe bënë edhe ambasadorë të huaj në Kosovë. Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ndonëse nuk u deklarua për media, përmes platformës, X, tha se “Trashëgimia e Presidentit Rugova – ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët – është një frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën.”

    Gjithashtu edhe përfaqësuesit e partive politike në vend, përmes postimeve në rrjetet sociale, kanë kujtuar ish-Presidentin Rugova.

    Ish-Presidenti Rugova, është kujtuar edhe nga liderët e Shqipërisë.

    Ish-presidenti Ibrahim Rugova, pas një sëmundje të rëndë, vdiq më 21 janar 2006.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Dramë në aeroportin e Beogradit ku gjendet avokati Çedomir Stojkoviq

    Dramë në aeroportin e Beogradit ku gjendet avokati Çedomir Stojkoviq

    Nuk janë ndalur maltretimet që autoritetet serbe po i bëjnë avokatit Çedomir Stojkoviq, pas homazheve që ky i fundit bëri te varri i 7-vjeçares Blerina Jashari, në Prekaz.

    Një dramë po zhvillohet edhe në aeroportin e Beogradit, nga ku Stojkoviq ka treguar se pasi pasagjerët janë ulur në aeroplan për 35 minuta, janë nxjerrë jashtë në mënyrë që edhe njëherë të kalojnë kontrollin e sigurisë.

    “Nuk ka mbaruar! Pasi u ulëm në aeroplan për 35 minuta në aeroport – tani të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga avioni në mënyrë që të gjithë të kalojmë përsëri kontrollin e sigurisë. Piloti i Lufthansa thotë: ‘Gjë shumë e pazakontë’”, ka shkruar Stojkoviq në X.

    Kujtojmë se kjo që po ngjan sot po ndodh pas ndalimit 4-orësh që i është bërë Stojkoviq nga autoritetet serbe të premten derisa po kthehej nga Kosova në Serbi.

  • Ballkani refuzon 800 mijë dollarë nga New York City për Dallovën

    Ballkani refuzon 800 mijë dollarë nga New York City për Dallovën

    Ofertat për Lumbardh Dellovën lojtarin më të mirë në ‘Albi Mall Superligë’ nuk kanë të ndalur.

    Gazetari Alban Lumi në emisionin ‘A PLAY’ ka deklaruar që për futbollistin e Ballkanit, skuadra amerikane New York City ka ofruar 800 mijë dollarë, por drejtuesit e Kampionit të Kosovës tashmë e kanë refuzuar ofertën.

    Sipas Lumit, Ballkani po kërkon më shumë së 800 mijë dollarë për futbollistin e zgjedhur si më i miri në Kosovë për vitin 2023.

    Më poshtë mundeni me shiku intervistën e Lumit për emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

  • Osmani: Rugova i shërbeu vendit deri në frymën e fundit, do të mbetet përherë në themelet e shtetit të Kosovës

    Osmani: Rugova i shërbeu vendit deri në frymën e fundit, do të mbetet përherë në themelet e shtetit të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, e ka quajtur atë at themeltar të shtetit të Kosovës.

    “Ai qe vërtetë i biri i Kosovës. I shërbeu deri në frymën e fundit vendit. Ja kushtoi jetën Kosovës. Ai qe mobilizues i jashtëzakonshëm i një populli të tërë mbi vlerat e lirisë. Ai nuk ngurroi ta shprehte kërkesën për lirinë e individit dhe të popullit. Duke e kërkuar atë, ai u shndërrua në model të prijësit. Presidenti Rugova do të mbetet përherë në themelet e shtetit të Kosovës. Trashëgimia e tij është e jashtëzakonshme. Ai e solli vëmendjen e botës demokratike në Kosovë.”

  • Diplomati kroat: Rugova, lider i kapaciteteve globale, i mungon Kosovës dhe Europës

    Diplomati kroat: Rugova, lider i kapaciteteve globale, i mungon Kosovës dhe Europës

    Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, sot në përvjetortin e 18 të vdekjes, e ka kujtuar edhe ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviq.

    Bujleviq shkroi në “X” se pikërisht Rugova ishte lideri i duhur në kohën e duhur për Kosovën.

    “Ibrahim Rugova ishte pikërisht ai lloj lideri që i duhej popullit të tij në ato kohë. Një vizionar karizmatik, një pacifist, por i palëkundur në parimet themelore. Lider i kapaciteteve globale”, shkroi ish-ministri kroat i Mbrojtjes.

    “Sot kanë kaluar 18 vjet nga vdekja e tij dhe ai është shumë i munguar në Kosovë dhe në Europë”, shtoi Bujleviq.

  • Haradinaj për Rugovën: I jemi mirënjohës për kontributin historik për liri dhe pavarësi

    Haradinaj për Rugovën: I jemi mirënjohës për kontributin historik për liri dhe pavarësi

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka kujtuar dhe nderuar ish-presidentin, Ibrahim Rugovën, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se të gjithë janë mirënjohës për kontributin historik të ish-presidentit Rugova, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    “I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

    Haradinaj tha se Rugova me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Szunyog: Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës

    Szunyog: Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë homazhe në nderim të 18-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    Szunyog ka thënë se Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës.

    Gjithashtu, ambasadori e quajti Rugovën njëri të përkushtuar ndaj paqes.

    “I nderuar për nder të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës në 18 vjetorin e vdekjes së tij. Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes. Faleminderit presidentes, Vjosa Osmani për organizimin e kësaj ceremonie”, ka shkruar ai në “X”.

  • Arsyet se pse çdo mëngjes duhet të pini ujë të ngrohtë me mjaltë

    Arsyet se pse çdo mëngjes duhet të pini ujë të ngrohtë me mjaltë

    Për shkak të përbërjes së jashtëzakonshme, për shumë vjet me radhë, mjalti është trajtuar si një ushqim i shenjtë dhe një nga recetat më efektive natyrore për trajtimin e një sërë sëmundjesh.

    Por, a keni dëgjuar për kombinimin e mrekullueshëm të mjaltit dhe ujit?Efektet pozitive të këtij kombinimi:Një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë ka përbërjen e njëjtë me plazmën e gjakut – një lëng i verdhë që merret pas centrifugimit të qelizave të gjakut.Ndihmon tretjen dhe zgjidh problemet e zorrëve.

    Forcon sistemin imunitar, shëron ftohjet dhe bronkitin ashtu si edhe pastron mukozën nga mushkëritë.Largon helmet nga trupi.Kur konsumoni mjaltë dhe ujë çdo ditë, në fillim do të vini re një rritje në belin tuaj.

    Por mos u bëni merak, kjo është vetëm faza fillestare e lëshimit të toksinave nga trupi.Me rritjen e belit e tuaj fillon procesi i pastrimit të trupit pasi vetitë antivirale dhe antibakteriale janë rritur.

    Puna e zorrës së trashë normalizohet. Kombinimi i ujit dhe mjaltit do të ndihmojë në normalizimin e mikro-florës së zorrës së trashë dhe në eliminimin e baktereve.Si ta konsumoni këtë pije?Konsumojeni ujin e ngrohtë dhe mjaltin çdo mëngjes, në stomak të zbrazët. Kini parasysh, ta pini këtë pije shpejtë.

    Një gotë nga ky kombinim, konsumojeni edhe në mbrëmje. Është e rëndësishme që pija të jetë e freskët në çdo konsumim.

  • Zbutni ajrin në dhomë me ujë dhe kamomil

    Zbutni ajrin në dhomë me ujë dhe kamomil

    Stina e dimrit na imponon që të mbajmë temperaturën më të ngrohtë në ambientin e shtëpisë sonë.

    Metodat me të cilat ngrohim dhomën janë të ndryshme.E nëse për të ngrohur ambientin përdorni shporetin apo kaminin, ajri thahet edhe më shumë.

    Për t’i dhënë paksa lagështi ajrit, në ndihmë vjen kamomili dhe uji.Vendosni disa qeska kamomili në një tenxhere me ujë dhe vendoseni mbi shporet apo kamin.

    Lëreni ashtu të qëndrojë gjatë tërë kohës sa shporeti qëndron i ndezur.Ju mund të shtoni ujë kohë pas kohe kur uji të shterohet.Në këtë mënyrë, do të arrini të mbani lagështinë e ajrit në normën e duhur.

  • Familjarët për librin kushtuar veprimtarisë së presidentit Rugova: Do shërbej si udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme

    Familjarët për librin kushtuar veprimtarisë së presidentit Rugova: Do shërbej si udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme

    Pas promovimit të librit “Pushteti dhe intelektualët”, Mendim Rugova, djali i presidentit historik u shpreh i lumtur që ato shkrime do shërbejnë për brezat e ardhshme, raporton Ekonomia Online.Rugova tha se si familje ndihen mirë që edhe në këtë përvjetor ka një libër që jetë shembull udhërrëfyes për gjeneratat e brezit të ardhshëm.

    “Më vjen mirë që në këtë 18 vjetor të shkuarjes në amshim e kemi edhe një botim, i cili do i mbledh intervistat e jetës dhe veprimtarisë së babait, që do i kenë për të ardhmen gjeneratat e reja”Promovimi i librit rreth veprimtarisë letrare dhe politike të presidentit Ibrahim Rugova u bë në ambientet e selisë së LDK-së.

    Ibrahim Rugova ishte zgjedhur President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.

    Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe u përcoll në banesën e fundit me nderime të larta shtetërore dhe ushtararake.