ATV

Author: ATVLive

  • Sot mbahet samiti i BE-së në Shkup

    Sot mbahet samiti i BE-së në Shkup

    Sot në Shkup do të mbahet samiti i BE-së, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

    Të pranishëm do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor, derisa Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Albin Kurti.

    Po ashtu pjesëmarrës janë dhe përfaqësuesit e lartë të administratës amerikane e të Bashkimit Evropian.

    Kujtojmë se të dielën është mbajtur darka e liderëve, ku është folur për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

  • Borë në Shqipëri, vështirësohet qarkullimi

    Borë në Shqipëri, vështirësohet qarkullimi

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Deri më 50 centimetra ka arritur trashësia e borës në disa zonat të Shqipërisë.

    Reshjet e djeshme të borës, temperaturat e ulëta në – 10 *C, e erërat e forta, kanë bërë që shumë rrugë nëpër pjesët rurale të bllokohen.

    Pjesa më e prekur është Dibra në për akset rrugore të së cilës lëvizja është shumë e vështirë.

    Vështirësi kishte edhe në akset Bulqizë-Klos-Burrel, Bulqizë-Krastë, Ura e Çerenecit-Librazhd si dhe Qafa e Buallit-Qafë Murrizë.

    Gjendje hiq më e mirë nuk është as në Shkodër. Përveç borës, banorët e kësaj zone po përballen edhe me mungesa e energjisë elektrike.

    Ndërsa ne qytetin e Korçës trashësia e borës arrin deri 25 cm, ku qarkullimi me i automjeteve ishte i mundur vetëm me ndihmën e zinxhirëve. Madje gjatë natës, nga bora u bllokuan 4 vetura, ku është dashur ndërhyrja zjarrfikësve për të bërë të mundur tërheqjen e tyre dhe pasagjerëve që kanë qenë brenda.

    Meqë janë shkaktuar edhe një numër i madh i aksidenteve, autoritetet kanë kërkuar nga shoferët, që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Ndërkohë që temperaturat kanë zbritur deri në -12 gradë celsius.

    Ndërkaq, Aksi Librazhd Peshkopi, fshati Stebleve ishte i pakalueshëm për shkak të ngricave të mëdha. Trashësia e borës ka shkuar në 50 cm. Në fshatrat e thellë të Librazhdit e Përrenjasit, sipas mediave në Shqipëri autoritetet po punojnë për hapjen e rrugëve.

    Ndërkohë që nëpër rrugët nacionale, kalohen më lehtë, pasi që në to bora u largua e është hedhur kripë për të mos pasur probleme nga ngricat.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Stacioni i vonuar i autobusëve në Komunën e Ferizajt

    Stacioni i vonuar i autobusëve në Komunën e Ferizajt

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    I filluar në vitin 2020, projekti për ndërtimin e stacionit të ri të Autobusëve në Ferizaj, ende nuk ka përfunduar.

    Ndonëse i paraparë të finalizohej në dhjetor të 2023-tës, punimet në këtë projekt, sipas Komunës, janë stërzgjatur për shkak të motit, megjithatë do të finalizohen për disa ditë.

    “Faza e punimeve të stacionit të autobusëve është kah fundi. Në fund të këtij vitit pritet inaugurimi i tij, pasi që kanë mbetur edhe disa punë të kryhen. Punimet janë stërzgjatur, apo stacioni nuk u finalizuar për shkak të ndryshimeve klimatike dhe nuk vazhduan punimet por besoj që është çështje ditësh”, tha zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci.

    Stacioni aktual ka një ngarkesë ditore të konsiderueshme me hyrje-dalje të autobusëve, andaj qytetarët e shohin shumë të nevojshme inaugurimin sa më të shpejtë të stacionit të ri.

    “Këtu është tepër ngushtë, kemi pas nevojë për një stacion të ri. S’ka hapësirë, nxënës shumë, s’ki ka sillesh”, tha Avni Krivanjeva, qytetar.

    “Është dashur më herët të bëhet stacioni i ri se këtu ka shumë pak hapësirë. Duhet të bëhet sa më shpejt stacioni i ri se këtu është kah krijohet edhe tollovi, sepse ka shumë nxënës e punëtorë”, tha Nuhi Sylaj, qytetar.

    Ndërtimi i stacionit të ri të autobusëve, komunës së Ferizajt i ka kushtuar 1.6 milion euro. Ndërkaq, zyrtarët komunalë janë duke i shqyrtuar mundësitë që në një fazë të ardhshme, qytetarët t’i kenë në dispozicion edhe autobusët e trafikut urban.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Mjekët e profesorët universitarë obligohen ta deklarojnë pasurinë

    Mjekët e profesorët universitarë obligohen ta deklarojnë pasurinë

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Gjithë pasurinë që e kanë do të obligohen ta deklarojnë.

    Për herë të parë, rreth 1 mijë mjekë e profesorë universitarë të sektorit publik janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë e tyre.

    Deklarimin e pasurisë ata do ta bëjnë nga 11 shkurti i këtij viti, sipas Ligjit për Deklarimin e Pasurisë dhe Dhuratave.

    Deklarimi i pasurisë për këta dy sektorë po mirëpritet nga njohësit e këtyre fushave.

    “Është vendim i mirëseardhur pasi e dimë që shumica e mjekëve punojnë edhe privat e fatkeqësisht ka pasur raste edhe të korrupsionit…”, tha Bujar Vitia nga Gazeta “Shneta”.

    “Përgjithësisht çdo institucion i arsimit të lartë është në dijeni për ato punë sekondare që një profesor universitar i ka…”, tha Rinor Qehaja nga Instituti “Ed Gurad”.

    Procesi i deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë do të nisë më 1 mars dhe do të përfundojë më 31 mars.

    Këtë vit, deklarimit të rregullt vjetor pritet t’i nënshtrohen rreth dhjetë mijë subjekte deklaruese.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Kryqëzimi i rrezikshëm në Bukosh të Vushtrrisë

    Kryqëzimi i rrezikshëm në Bukosh të Vushtrrisë

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Kryqëzimi i rrugës automobilistike me hekurudhën në Bukosh të Vushtrrisë është bërë rrezik i madh për shoferët që lëvizin në atë pjesë.

    Punimet në dy projekte në të njëjtën kohë e kanë vështirësuar edhe më shumë qarkullimin me vetura.

    Ndërsa, në mungesë të sinjalizimeve vetëm në dy javët e janarit, kanë ndodhur disa vetaksidente ku veturat përfunduan në kanal.

    Andaj një rrezik i tillë ka alarmuar edhe këshillin për siguri publike në Vushtrri që po kërkojnë zgjidhje më të shpejtë.

    Punimet në këtë pjesë edhe më shumë ua kanë vështirësuar jetën banorëve të fshatit.

    Për më tepër kjo rrugë është mjaft e frekuentuar meqë lidh Vushtrrinë edhe me tri komuna të tjera si Mitrovicë, Skenderaj e Obiliq.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Në pranverë do të nisin investimet në zonën historike të Prizrenit

    Në pranverë do të nisin investimet në zonën historike të Prizrenit

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Shtëpitë e vjetra që mbartin vlera histori, shumë shpejt do të restaurohen madje edhe rrugët në sheshin e shatërvanit do të marrin pamje tjetër.

    Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj, thotë se pavarësisht intervenimeve do të ruhet origjinaliteti.

    “Të gjithë kalldrëmi si i Shatërvanit dhe në zonën historike do të vendoset ne mënyrë të rregullt. Se u shkatërrua shumë, pasi që operatorët nuk kanë pas ekspert për rregullimin e kalldrëmit. Tashmë kemi kontratë, me operatorin ekonomik dhe shumë shpejt do të fillojnë me rehabilitimin e komplet sheshit e rrugëve”, tha Lamaj.

    Të lumtur që punimet në këtë zonë po fillojnë janë edhe prizrenasit, por sipas tyre komuna është vonuar të bëjë një projekt të tillë.

    “Shume ide e mirë janë vonu shumë me nis këtë projekt”, thotë një qytetar.

    “Po çka do që të bohet ne shatërvan është mirë, po janë vonua”, thotë një tjetër qytetar.

    Për këtë projekt, që po vlerësohet të jetë më i madhi, komuna e Prizrenit ka ndarë 3 milion euro, ndërsa projekti në tërësi pritet të përfundoj në fund të 2025-ës.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Afatet për realizimin e projekteve vitale infrastrukturore

    Afatet për realizimin e projekteve vitale infrastrukturore

    Përgatiti: Armand Hoti

    Po bëhen thuajse një dekadë e gjysmë dhe projekti për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, ende nuk është finalizuar.

    Por, sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ky projekt është drejt përfundimit. Ai jep janarin e vitit 2025 si afat për ndërtimin e rrugës.

    “Rruga Prishtinë-Mitrovicë edhe kjo thuajse përfundon në vitin 2024 sepse afati për përfundimin e punimeve është në janarin e vitit 2025”, tha Durmishi.
    Jo larg finalizimit, sipas zëvendësministrit është edhe projekti për ndërtimin e rrugës Prishtinë Podujevë.

    “Pasi që kemi bërë projektin, kemi bërë elaburatin e shpronësimit, kemi nënshkruar kontratat, kemi filluar punën, ajo sivjet përfundon. Komplet rruga Prishtinë-Podujevë po ecën sipas planit dinamik”, tha Durmishi.

    Zëvendësministri potencoi se gjatë vitit 2024, do ketë përparime edhe në projektin për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë dhe atë të autostradës Prishtinë-Gjilan.

    Afatet e dhëna nga zëvndësministri i sheh si të arsyeshme, profesori i ekonomisë Fidan Qerimi. Por, referuar praktikave të mëparshme ai shprehet skeptik se projektet do përfundojnë me kohë.

    “Për këto premtime, afate të shkurta që jepen ne jemi mësuar që nga paslufta të ipen afate por ato nuk po ndodhë të përfundohet”, tha Qerimi.

    Ekonomisti Fidan Qerimi vlerëson se mos-implementimi i projekteve strategjike infrastrukturore ka edhe ndikime negative.

    “Padyshim që projektet infrastrukturore rrugore krijojnë zhvillim ekonomik, krijojnë mundësi për zhvillim ekonomik. Ne shohim edhe nga Agjencia e Statistikave që ka dhënë të dhënave për GDP sipas regjioneve, shohim që këto regjione janë të fundit për nga zhvillimi”, tha Qerimi.

    Në vitin 2023, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka shpenzuar 64% të buxhetit të destinuar për investime kapitale.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Asnjë hap për shërbim e obligueshëm ushtarak

    Asnjë hap për shërbim e obligueshëm ushtarak

    Përgatiti: Donisa Fazliu

    Shërbimi ushtarak i obligueshëm ishte një nga premtimet e Albin Kurtit, para se të bëhej kryeministër.

    Por edhe pasi e mori pushtetin, Kurti e përsëriti këtë premtim.

    Por, një gjë e tillë, nuk është paraparë me ndarjen buxhetore të këtij viti, derisa nuk dihet nëse është në plan të jetësimit nga qeveria.

    Njohës të çështjeve të sigurisë, thonë se ka pasur vetëm diskutime, por jo diçka konkrete në lidhje me këtë premtim.

    “Shërbimi ushtarak i detyrueshëm mund të jetë i mirë nëse dizajnohet për t’i kontribuar zhvillimit shoqëror të Kosovës. Mund të jetë negativ nëse mendohet si platformë për militarizim të shoqërisë. Ka shumë modele të ndryshme të shoqërisë, të cilat janë demokratike dhe kanë shërbim të detyrueshëm ushtarak, mund të merret si shembull Finlanda, mbase në një masë edhe Izraeli dhe Koreja e Jugut”, tha drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli.

    Sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, një gjë e tillë mund të realizohet në një fazë të mëvonshme.

    “Ne e kemi FSK-në në tranzicion, në zhvillime të kapaciteteve njerëzore dhe trajnimeve të infrastrukturës e cila do të zgjatë deri ne vitin 2028, dhe kjo realisht është pak edhe në aspektin financiar edhe në çështje kadrovike të ekspertëve për trajnime, vendosje dhe pajisje. Duhet pritur një rast tjetër pasi që vet, derisa FSK-ja të përmbyll çështjen e tranzicionit apo zhvillimit 10 vjeçar. Atëherë, mund të mendojmë për një mundësi të kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, që kishte me qenë modalitet, fillimisht vullnetarë dhe mandej me u bërë edhe i detyrueshëm”, tha Ibishi.

    Kryeministri Kurti pati thënë se shërbimi ushtarak do të jetë në kohëzgjatje tremujore dhe me standardet më të mira të vendeve të NATO-s, derisa sipas tij, Qeveria do të angazhohej që forcat e sigurisë të jenë pjesëmarrëse në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Për vrasjen e 10 mijë civilëve, Serbia dënoi vetëm 15 shtetas të saj

    Për vrasjen e 10 mijë civilëve, Serbia dënoi vetëm 15 shtetas të saj

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Në luftën e Kosovës, ushtria e paramilitarët serbë nuk i kursyen fëmijët, gratë e madje as pleqtë.

    Për gati 2 vjet vranë më shumë se 10 mijë civilë, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare.

    Pavarësisht se vet ishte në krye të aparatit vrasës, shteti serb pas vitit 2000, nisi t’i hetonte krimet e kësaj lufte. Por, dënim iu dha vetëm fare pak personave.

    “Që nga përfundimi i luftës, Serbia i ka dënu vetëm 15 shtetas të saj për krimet e luftës në Kosovë. Përfshihet rasti i Suharekës, familja Bogujevci, Duriqi dhe i Tërnjës”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

    “’Gjykimi i atyre 15 personave ka qenë politik. Ata pavarësisht dënimit janë të privilegjuar, tha Xhevdet Smakiqi, avokat.

    Madje, asnjëri prej tyre nuk u dënua me më shumë se 20 vjet heqje lirie.

    Ndërkohë, në Gjykata të Serbisë po trajtohet edhe një rast, cili vlerësohet se po zvarritet, ngjashëm si gjithë proceset tjera.

    “Është rasti për krimet e luftës në Pejë dhe në fshatrat Lubeniq e Qyshk. Ky proces po zvarritet tej mase. Është hapur në vitin 2012 dhe më shumë se 12 vjet nuk kemi epilog përfundimtar. Kjo tregon se Serbia nuk po i trajton me seriozitet”, tha Alija.

    “Përderisa ish-ministri i MIlloshevicit, Vucic është në krye të Serbisë, kjo tregon se populli serb nuk ka hequr dorë nga mbrojtja e ushtrisë dhe paramilitarëve”, tha Smakiqi.

    Për luftën në Kosovë nga të gjitha gjykatat, përfshirë ato vendore e ndërkombëtare, janë dënuar 34 pjesëtarë të forcave serbe dhe 40 pjesëtarë të UÇK-së.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Varroset i riu 18 vjeçar, dy të mitur në paraburgim

    Varroset i riu 18 vjeçar, dy të mitur në paraburgim

    Përgatiti: Armand Hoti

    Sot iu dha lamtumira e fundit, në varrezat e qytetit në Podujevë, 18 vjeçarit L.F, i cili nuk arriti tu mbijetonte plagëve të shkaktuara nga rrahja brutale.

    Viktima i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor intesiv, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe vdiq të shtunën.

    Agreta Gashi doktoreshë në Qendrën e Mjekësisë Intensive, konfirmoi se i riu kishte pësuar lëndime të rënda në tru.

    “Në intesivë është trajtuar gjashtë ditë dhe ka pasur lëndime të rënda në tru”, tha Gashi.

    Lidhur me rrahjen e cila i solli vdekjen të riut, më 15 janar dy të mitur ishin ndaluar nga policia, teksa dyshoheshin për vrasje në tentativë.

    Mirëpo, me vdekjen e 18 vjeçarit, tani Prokuroria Themelore në Prishtinë dyshon se ata janë përgjegjës për vrasje.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale ‘Vrasje në tetnativë’ (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë.

    Sipas prokurorisë, ndaj dy të miturve tashmë është caktuar masa e paraburgimit.

    “Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar”, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë.

    Ngjarja tragjike kishte ndodhur një javë më parë më rrugën “Drenica” në Podujevë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: