ATV

Author: ATVLive

  • Sherr i madh në Fushë-Kosovë, gjashtë persona përfshihen në përleshje

    Sherr i madh në Fushë-Kosovë, gjashtë persona përfshihen në përleshje

    Gjashtë meshkuj janë përleshur mes vete në Fushë Kosovë, mbrëmjen e së mërkurës.

    Sipas policisë, të njëjtit kishin pasur një mosmarrëveshje e cila eskaloi në dhunë fizike.

    Katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa tre janë arrestuar.

    “Fushë Kosovë 31.01.2024, 18:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

  • ​Haxhiu kujton dëshmoren Elfete Humolli në 34 vjetorin e rënies: Ishte mishërim i ëndrrës për liri

    ​Haxhiu kujton dëshmoren Elfete Humolli në 34 vjetorin e rënies: Ishte mishërim i ëndrrës për liri

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar dëshmoren Elfete Humolli në 34 vjetorin e rënies së saj, përderisa po protestonte për shkak të pozitës së vështirë të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

    Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu tha se Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjëve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.

    “Ishte vetëm 16 vjet kur u vra në fshatin e saj të lindjes, nga forcat agresore serbe. Ajo ishte pjesëmarrëse në shumë demostrata e protesta për të shprehur vullnetin e saj për lirinë e Kosovës dhe kundër Serbisë pushtuese, por në protestën e 30 shkurtit 1990 u qëllua me automatik nga forcat ushtarake policore të Serbisë”, tha Haxhiu.

    “Vdekja e Elfetes, ngjalli revoltë të madhe dhe mobilizim të madh për popullin, e në shenjë respekti për të, për dashurinë dhe guximin e saj, varrimi i saj ishte masiv dhe u shëndrrua në demonstrate”, shtoi Haxhiu.

  • ​E ardhmja e Brojës vendoset sot

    ​E ardhmja e Brojës vendoset sot

    Dita e fundit e afatit kalimtar mund të qartësojë edhe të ardhmen e sulmuest të Chelsea, Armando Broja.

    Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, ka ende lëvizje rreth sulmuesit shqiptar me Chelseat që pritet të marrë vendimin përfundimtar më vonë sot.

    Fulhami po pret që Chelsea t’i përgjigjet propozimit zyrtar, huazim me mundësi blerje, përcjellë KosovaPress.

    Kuptohet gjithashtu se edhe Wolverhamptoni gjithashtu është rikthyer në negociata pasi oferta e tyre e parë për huazim është refuzuar nga londinezët.

  • ​Vendimi për dinarin, BE: Jemi të shqetësuar për pasojat, kjo çështje të përfshihet në dialog

    ​Vendimi për dinarin, BE: Jemi të shqetësuar për pasojat, kjo çështje të përfshihet në dialog

    Bashkimi Evropian ka dalë sërish me deklaratë lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, që do të hyjë në fuqi sot, duke i kërkuar Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut.

    Në një deklaratë zyrtare të lëshuar sot nga BE-ja, thuhet se ata janë të shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

    Reagimi i plotë:

    Bashkimi Evropian i kushton vëmendje rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave.

    BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.

    Periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikojnë të ndërlikojnë seriozisht jetën e tyre.

    BE-ja i kërkon Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

  • ​Ceferin: Superliga nuk do të ndodh kurrë, ka vdekur

    ​Ceferin: Superliga nuk do të ndodh kurrë, ka vdekur

    Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin këmbëngul se ideja për Super Ligën Evropiane ka vdekur pavarësisht vendimit të dhjetorit të kaluar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që UEFA dhe FIFA thyen rregullat e konkurrencës së BE-së duke u përpjekur të bllokojnë nisma të reja.

    Gjykimi i befasishëm i dha teorikisht një jetë të re projektit dhe u pa si një goditje ndaj autoritetit të UEFA-s dhe FIFA-s dhe mënyrës se si ata e drejtojnë futbollin.

    “Vendimi është më i mirë për UEFA-n sesa për palën tjetër”, tha Ceferin për gazetën “The Guardian”.

    “Gjithçka që A22 (kompania e krijuar për të mbajtur gjallë konceptin e Superligës) po bën është të xhirohet, të filmojë veten, të përpiqet të japë intervista. Ndërkohë ne po qeverisim futbollin. Ne po ndërtojmë fusha, përballemi me shumë probleme, kështu që lobimi është ndoshta puna e tyre kryesore, por nuk është e jona.”, ka shtuar ai.

    Më tutje, i pari i UEFA-së është shprehur i bindur se një projekt i tillë nuk do të ndodh kurëë.

    “Ky është një jo-projekt, një gjë që nuk do të ndodhë kurrë, sepse askush nuk e dëshiron. Asnjë gjykatë, asnjë polici dhe asnjë ushtri nuk mund t’i detyrojë njerëzit të pranojnë diçka që është një marrëzi. Nëse ata kanë burime të mjaftueshme për të udhëtuar dhe për të bërë këtë shfaqje është mirë. Nuk më intereson dhe komuniteti i futbollit nuk i intereson”.

  • Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë, Policia nis hetimet

    Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë, Policia nis hetimet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Podujevë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Eurostat: Qytetarët e Kosovës me veturat më të reja në raport me vendet e Ballkan

    Eurostat: Qytetarët e Kosovës me veturat më të reja në raport me vendet e Ballkan

    Eurostat ka publikuar statistikat e flotës së automjeteve që lëvizin në Bashkimin Evropian apo në shtetet kandidate për t’u anëtarësuar në bllok.

    Sipas statistikave të publikuara që i referohen fundvitit 2022, në Ballkan ndodhet flota me e vjetër e makinave krahasuar me mbi 250 milionë makina që janë në përdorim në vendet e BE-së.

    Në përgjithësi, flota e makinave të pasagjerëve në pothuajse të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së është rritur gjatë pesë viteve të fundit, duke tejkaluar një total prej 250 milionë makinash të BE-së.

    Numri më i lartë i makinave për një mijë banorë u regjistrua në Itali, e ndjekur nga Luksemburgu dhe Finlanda.

    Por gjithashtu është vëne re që përveç regjistrimit të makinave të reja, për vit prodhimi, janë ato me benzinë, më pas preferohet zëvendësimi alternativ me bateri dhe në vend të fundit janë makinat e përdorura me naftë.

    Në këto statistika, makina e reja me benzinë janë regjistruar në Qipro (91,8 %), Lituani (79,1 %), Maltë (76,7 %). Ndërsa shteti ku janë regjistruar për herë të parë makinat me naftë është Greqia (76,1%)

    Megjithë një rritje gjatë viteve të fundit, makinat e pasagjerëve me lëndë djegëse alternative përbënin vetëm një pjesë të vogël të regjistrimit të ri të makinave të pasagjerëve në BE në vitin 2022.

    Megjithatë, në vitin 2022 numri i makinave elektrike të pasagjerëve me bateri vetëm në Shtetet Anëtare të BE-së tejkaloi 2.9 milionë, që ishte rreth 56 herë më i lartë se në vitin 2013 dhe 7 herë më i lartë se në 2018.

    Normat më të larta të rritjes u vunë re midis 2019 dhe 2020 (84,9 %) dhe midis 2020 dhe 2021 (77,7 %). Pjesa e tyre në numrin total të veturave të pasagjerëve u rrit nga 0,02 % në 1,2 % .

    Makinat e Ballkanit

    Sipas raportit 41% e automjeteve të pasagjerëve në Shqipëri janë mbi 20-vjeçare, nga më të lartat në Evropë.

    Ndërsa në Kosovë, 22.6% e automjeteve për pasagjerë kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, dhe në Mal të Zi, 25.6%.

    Pas Shqipërisë, makinat më të vjetra janë në Bosnjë Hercegovinë, me 35%.

    99% e automjeteve në Shqipëri kanë një moshë mbi 10-vjeçare, sërish më e larta në Evropë.

    Shteti i dytë që përdor makina që janë mbi një dekadë që qarkullojnë është Maqedonia e Veriut, me 88%, ndërsa më të rejat në rajon janë makinat në Kosovë. (të dhënat për Serbinë mungojnë). Në Itali, kjo peshë është 59%, ndërsa në Gjermani 40.5%.

    Gjithashtu Shqipëria ynë disponon shifra të ulta dhe të regjistrimit të makinave të reja apo alternative, sikurse janë ato me bateri, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.

    1.67% e automjeteve në vend kanë një moshë nga 2-5 vjet dhe 5.53% nga 5-10 vjet.

    Makinat me benzinë më popullore, nafta në rënie, alternativë në rritje.

    Preferencat nëse një makinë e re pasagjerësh duhet të fuqizohet nga një motor benzine ose me naftë ndryshojnë në shtetet anëtare të BE-së.

    Nga 25 Shtetet Anëtare për të cilat disponohen të dhëna të detajuara, 24 regjistruan një përqindje më të lartë të naftës; ky është një theksim i fenomenit të vërejtur në vitin 2017 (deri në vitin 2015, shumica e shteteve anëtare shënuan një përqindje më të lartë të naftës, në 2016 kishte të njëjtin numër nga të dyja palët).

  • Ndotja e ajrit, një vrasës i padukshëm në Kosovë

    Ndotja e ajrit, një vrasës i padukshëm në Kosovë

    39-vjeçari rom, Faton Alija, jeton në Plemetinë, një fshat 22 kilomentra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

    Ai jeton atje me familjen e gjerë, që përfshin edhe babain dhe vëllain e tij që jetojnë nën një çati. Një standard i mirë lokal, por duke parë në perëndim, në drejtim të rrugës kupton, se asgjë nuk është mirë. Çdo ditë ai vetëm dy kilometra larg shtëpisë sheh oxhaqet e tymosur të termocentraleve me qymyr Kosova A dhe B, të cilat sigurojnë pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë.

    “Për ne që jetojmë në Plemetinë, ndotja e ajrit është fatkeqësi. Ne nuk mund të shkojmë askund tjetër, sepse nuk mund ta përballojmë. Tashmë jemi mësuar të jetojmë në këto kushte ajri këtu”, thotë Faton Alija.

    Fatoni mban të gjithë familjen. Të ardhurat e tij si punëtor në një fabrikë qeramike mezi mjaftojnë për të jetuar. Ai nuk mund të përballojë të largohet nga zona kryesore e ndikimit të termocentraleve. Ai ka katër fëmijë. Më i vogli është tre vjeç dhe ka kollitje gjatë gjithë dimrit.

    Linjiti: shkaktar grimcash

    Ka shumë shkaqe për ndotjen e ajrit në Kosovë: termocentralet me qymyr, trafiku, përdorimi i qymyrit nëpër shtëpi për ngrohje dhe gatim, si dhe industria.

    Ajri është në gjendjen më të keqe, sidomos në dimër, kur qytetarët përdorin më shumë qymyr për ngrohje. Për të dhënë informacion lidhur me ndotjen e ajrit, në Prishtinë është vendosur një tabelë paralajmëruese në mes të shëtitores së kryeqytetit, që tregon cilësinë e ajrit me fytyra të mëdha emoji.

    Me anë të kësaj kalimtarët paralajmërohen që të mos thithin ajrin pa maskë për shkak të ndotjes së lartë. Paralajmërimet janë në të vërtetë të panevojshme, sepse cilësinë e dobët të ajrit mund ta nuhasë kushdo, sepse kundërmon erë thëngjilli. Këtë e pohon edhe Mentor Shala nga Instituti Hidrometeorologjik i Prishtinës, i cili çdo ditë raporton matjet nga Kosova në Agjencinë Evropiane për Cilësinë e Ajrit.

    “Aktualisht jemi duke monitoruar ndotjen e ajrit në Kosovë. Për shembull, ne aktualisht kemi ngjyrën vjollcë në sistem kudo në Kosovë dhe kjo tregon se sa e keqe është cilësia e ajrit në vend. Në stacionin Dardhishtë afër Obiliqit kemi pluhur të imët PM10 prej 70.5 gr për m2. Lejohet maksimumi 50 gramë për metër katror”, thotë Mentor Shala.

    Sipas raportit vjetor për gjendjen e ajrit për vitin 2019, ka pasur tejkalime të ndotjes nga grimcat PM10 në të gjitha stacionet matëse në Kosovë për gjithsej 535 ditë.

    Fatkeqësisht efektet e ajrit të ndotur nuk mund të largohen lehtë. “Ndotja e ajrit shkakton shumë kosto dhe gjithashtu merr jetë njerëzish”, thotë Frank Hames, drejtues i IQAir Quality nga Zvicra, që njihet për teknologjinë precize të matjes së ndotjes së ajrit, por edhe për pajisjet e pastrimit.

    Ndotja e ajrit një vrasës i padukshëm

    Pulmologu Dr. Musa Hoxha, drejtor i Departamentit të Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë e njeh problemin në Kosovë. “Janë grimcat e imta të pluhurit PM2.5, të cilat janë aq të vogla sa hyjnë në gjakun e njeriut përmes alveolave të mushkërive. Ky është veçanërisht njëproblem për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijët, sepse shkakton shumë sëmundje”- thotë mjeku pulmonolog.

    Për të qytetet e Obiliqit dhe të Hanit të Elezit janë vendet me ndotjen më të lartë në Kosovë. “Banorët në këto zona janë njerëzit që janë në rrezik më të madh për t’u sëmurur me sëmundje kronike si astma apo kanceri i mushkërive”.

    Ekspertët thonë se 760 vetë vdesin në Kosovë çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit. E prekur është edhe familja e Fatonit: “Mamaja ime dhe dy anëtarët e tjerë të familjes sime ishin të sëmurë, sepse vazhdimisht merrnin frymë në ajrin jashtëzakonisht të keq. Nëna ishte vetëm 49 vjeç, kur vdiq nga kanceri në mushkëri”.

    Antti Kaartinen, zëdhënës i Agjencisë Evropiane të Mjedisit, thotë se sipas statistikave “Kosova ka shkallën e pestë më të lartë të vdekshmërisë për shkak të niveleve të larta të PM2.5 dhe ozonit”.

    Filtrat e mirë kushtojnë shumë

    Aktivisti mjedisor dhe ekologu Adhurim Hoxha nga Prishtina akuzon sektorin publik se nuk po bën sa duhet për të mbajtur ajrin të pastër. “Filtrat e termocentraleve me qymyr nuk janë ndërruar për një kohë të gjatë, prandaj ajri në Prishtinë, Obiliq dhe Plementinë është kaq i keq. Kostot për filtra të mirë shkojnë në miliona. Deri tani nuk ka pasur para nga buxheti publik për filtra të rinj.”

    Në Plemetinë Fatoni i di shkaqet e megjithatë edhe ai është i burgosur i këtij sistemi. Në shtëpinë e tij nuk ka ngrohje. Përveç dhomës së kuzhinës – dhomen e ndjenjes, ku ka sobën, të cilën ai e ngroh me qymyr. “Këtë vit qymyri ishte i cilësisë shumë të dobët,” kujton ai, “ishte i lagësht”.

    Pasojat prekin drejtpërdrejt edhe atë dhe familjen e tij. Pasi rimbush sobën e tij në këtë ditë të ftohtë janari duke lëvizur pllakën e kapakut, ai kontrollon ajrin në dhomën e ndenjes me një matës të cilësisë së ajrit IQAIR.

    Rezultati tronditës: Në 320 µg/m³, përqindja e ajrit që përmban grimca të frymëmarrjes PM2.5 është më e keqe se vlera kufi më e lartë. Ekrani, i cili tregon gjithmonë ajrin më të keq nga jeshile në të verdhë e në të kuqe, tregon nivelin më të lartë ngjyrë vjollcë. Piktogrami është i frikshëm. Ai duhet të mbajë një respirator në dhomën e tij të ndenjes. Edhe ai është pjesë e problemit, nga i cili vuan ai dhe familja e tij.

    Kosova është zotuar që deri në vitin 2050 ta prodhojë energjinë e saj në një mënyrë neutrale ndaj klimës. Përveç një parku me erë dhe një termocentrali diellor, ende nuk ka asnjë masë konkrete në horizont. Do të nevojiten shumë masa. Nëse këto fillojnë në Obiliq, Fatoni do të jetë me fat dhe do të mund të jetojë më shëndetshëm në Plementinë./DW

  • Haradinaj pritet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

    Haradinaj pritet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në ShBA ka njoftuar se ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), z. Jeremy Long.

    Haradinaj ka vleresuar lart rolin e NSC-së dhe Shtëpisë së Bardhë për zhvillimim dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

    “Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO”.

    Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces.

  • ​Ndalimi i Stojkoviqit, Stradner: Agjencia serbe e Inteligjencës armiku më i madh i demokracisë

    ​Ndalimi i Stojkoviqit, Stradner: Agjencia serbe e Inteligjencës armiku më i madh i demokracisë

    Analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar pas ndalimit 4-orësh që i është bërë avokatit Cedomir Stojkoviq, për të hyrë në Serbi, për çka ka përsëritur se ky vend po bëhet Bjellorusi.

    Ajo ka thënë se Agjencia serbe e Inteligjencës, e ndikuar nga Moska, është armiku më i madh i dekokracisë në Serbi.

    “Serbia po bëhet Bjellorusi. Pas 4 orësh ndalim, Çedomiri, i cili ka kritikuar regjimin e Vuçiqit, më në fund u lejua të hynte në vend. Agjencia Serbe e Inteligjencës (e cila është praktikisht e ndikuar nga Moska) është armiku më i madh i demokracisë”, ka shkruar ajo në X.