ATV

Author: ATVLive

  • Rama: Vizita e Blinken tregon se Shqipëria është një vend i rëndësishëm për SHBA-në

    Rama: Vizita e Blinken tregon se Shqipëria është një vend i rëndësishëm për SHBA-në

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vizita e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken tregon se SHBA e konsideron Shqipërinë një vend të rëndësishëm dhe ka një konsideratë të veçantë për rolin e Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon.

    “Angazhimi i fundit në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria ka marrë një falënderim jashtëzakonisht domethënës nga përfaqësuesja e Shtetit të Bashkuara, ambasadorja në atë tryezë për kontributin e veçantë. Sigurisht që kjo vizitë lidhet edhe me një besim shumë të fortë të aleatëve tanë strategjikë tek Shqipëria, tek pesha e Shqipërisë sot në rajon dhe patjetër edhe me një konsideratë të veçantë për rolin e Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon si një vend me dorën e shtrirë të miqësisë për të gjitha shijet e lagjes sonë Ballkanike në mes të Evropës”, tha Rama.

    Ai tha se Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar.

    “Sot Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar, falë edhe një sërë hapash shumë të rëndësishëm që ne kemi bërë në politikën tonë të jashtme, por edhe një sërë angazhimesh të paimagjinueshme, deri kur ka ndodhur, të Shqipërisë në tryezat më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare”, tha Rama. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të Edi Ramës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Haradinaj për librin e Sejdiut: Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’u shërbejë brezave të ardhshëm

    Haradinaj për librin e Sejdiut: Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’u shërbejë brezave të ardhshëm

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin e librit më të ri me autor ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

    Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shprhet se ky libër trajton angazhimin e presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike dhe rrugëtimin e Kosovës që nga kohërat e vështira në përpjekjet për liri si dhe gjatë fazës së shtetndërtimit.

    “Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për informimin dhe vetëdijesimin për rolin e shumë gjeneratave që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare deri në arritjen e pavarësisë, si kurorë e rrugëtimit historik të popullit të Kosovës”, përfundoi Haradinaj.

  • Zbulohet shtatorja e Albin Kurtit në Podujevë

    Zbulohet shtatorja e Albin Kurtit në Podujevë

    Mërgimtari Sabahudin Uka ka zbuluar sot përmendoren që ia ka përgatitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Përmendorja u zbulua në fshatin Peran të Podujevës.

    Kostoja e përmendores është 50 mijë euro.

    “Albin Kurti, shpresa e fundit”, thuhet poshtë përmendores.

  • Murati: Për tri vite, Qeveria Kurti ka bërë më shumë se të gjitha qeveritë së bashku

    Murati: Për tri vite, Qeveria Kurti ka bërë më shumë se të gjitha qeveritë së bashku

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se për tri vite, ekzekutivi ka bërë me shumë se sa gjitha qeveritë së bashku për punësimin e të rinjve e të rejave, raporton Ekonomia Online.

    Murati ka përmendur platformën “Superpuna”, për të cilën tha se kanë arritur të hapen 65 mijë vende të reja të punës. Ai përmendi edhe masat subvencionuese që kanë ndërmarrë si ekzekutiv.

    “Sot është një ditë e shënuar, përgjatë këtyre tri viteve jemi munduar që t’i qëndrojnë besnik sloganit ‘drejtësi dhe punësim’. Sa i përket punësimit, si Qeveri për këto tri vite kemi bërë më shumë se gjitha qeveritë bashke. Sa i përket masave, ‘Supërpuna’, për 11 muaj kanë arritur që të punësohen 9 400 të reja e të rinj edhe ndarja në bazë gjinore është 50-50. Masa tjetër e punësim direkt kishte të bënte me punësim e grave, nga masë 1.3 është mbështetur punësim i 5 mijë grave. Masa 1.7 ka pasur mbështetje të të rinjve që ka rigjeneruar mbi 1 mijë vende të punës. Nëse marrim vetëm këto mase që bëhet fjalë mbi 20 mijë vende të reja të punës. Ka edhe shumë masa tjera që kanë ndikuar që të rritet punësimi. Nëse shohim statistikat nga një shkurti i viti 2021, bëhet fjalë për 9 mijë vende të reja punës në sektorin e prodhimit të shtuara. Kemi 65 mijë vende te reja të punës”, tha ai.

  • Konjufca e nis seancën e Kuvendit me urim për deputeten e AAK-së

    Konjufca e nis seancën e Kuvendit me urim për deputeten e AAK-së

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca seancën e sotme e ka nisur me urim për deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj.

    Kadrijaj sot ka ditëlindjen, e një urim nga i pari i Kuvendit nuk i mungoi.

    “Para se të filloj me seancë dua të bëj një urim të veçantë. Time Kadriaj e ka ditëlindjen. Urime Time, jetë të gjatë. E ki ditëlindjen me një datë shumë hisotrike por edhe romantike”, tha Konjufca.

  • ​FboxK organizon edhe këtë vit turneun ndërkombëtar “Pavarësia”

    ​FboxK organizon edhe këtë vit turneun ndërkombëtar “Pavarësia”

    Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka bërë të ditur se do të vazhdojë edhe këtë vit turneu ndërkombëtar i boksit “Pavarësia”.

    FboxK do ta organizojë këtë turne për të 16-ën herë me radhë, raporton KosovaPress.

    Pjesëmarrëse të këtij turneu, krahas Kosovës, do të jenë edhe shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

    Turneu do të zhvillohet shkurt me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

    Peshimi i boksierëve do të bëhet nga ora 08-09h.

    Gjyqtarë do të jenë: Agim Shala, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Filip Nue

    Delegat: Sylejman Voca

    Mjeku kujdestar: Artan Lushaj

  • ​Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

    ​Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

    Kuvendi ka zgjedhur Mirlinda Batallin, Avni Berishën dhe Jetmir Haxhibeqirin si anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. 63 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se mandati i të treve është katër-vjeçar.

    “Konstatoj që kuvendi me 63 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim i zgjodhi anëtarët e Këshillit të Cilësisë….Kuvendi me këto vota e zgjedh Mirlinda Batallin, Avni Berishën dhe Jetmir Haxhibeqirin si anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Mandati i tyre është katër-vjeçar”, ka njoftuar kryeparlamentari Konjufca.

    Kuvendi po shqyrton propozimin për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. /kp

  • Punëtorët teknik dhe fizik të UP-së dhe QS-së do të hyjnë në grevë të premtën

    Punëtorët teknik dhe fizik të UP-së dhe QS-së do të hyjnë në grevë të premtën

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi ka njoftuar se të gjithë punëtoret e stafit teknik dhe fizik të UP’së dhe QS’së do të hyjnë në grevë nga dita e premte për shkak të pagave të ulëta.

    Sipas një postimi të tij greva do të filloj të premten.

    Punëtorët teknik dhe fizik të të gjitha fakulteteve të UP-së dhe Qendrës studentore, kanë vendosur me unanimitet për këtë grevë.

  • Për 5 vjet u deponuan në bankë mbi 7 mijë monedha 2-euroshe fals, nisin hetimet

    Për 5 vjet u deponuan në bankë mbi 7 mijë monedha 2-euroshe fals, nisin hetimet

    Një zyrtare e bankës në Podujevë ka raportuar në Polici se përgjatë 5 viteve, të dyshuar kanë deponuar 7 mijë e 380 monedha 2-euroshe të falsifikuara.

    Sipas njoftimit të Policisë, ankuesja – zyrtare e bankës, i ka dërguar monedhat në Polici, derisa për këtë rast kanë filluar hetimet.

    “Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

  • “Nuk është festë islame”, Fero bën thirrje që të mos festohet Shën Valentini

    “Nuk është festë islame”, Fero bën thirrje që të mos festohet Shën Valentini

    Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, dikur kishte hit një këngë për Shën Valentin.

    Pasi është bërë musliman i devotshëm, reperi ka bërë thirrje që Shën Valentini, Dita e të Dashuruarve mos të festohet.

    Ai ka thënë se kjo nuk është festë islame dhe nuk duhet të festohet në asnjë lloj forme.

    “Për mu Shën Valentin veç një ditë me kanë është palidhje”, ishte refreni i këngës së Feros së kënduar pak vite më parë.