ATV

Author: ATVLive

  • “Nuk ka telashe, është pjesë normale e politikës”, Abdixhiku flet për prishjen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë

    “Nuk ka telashe, është pjesë normale e politikës”, Abdixhiku flet për prishjen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se prishjen e koalicionit me PDK-në Komunën e Prishtinës nuk e sheh si problem, por si një proces normal politik.

    “Jo, nuk ka telashe, është pjesë normale e politikës, kështu e kam pa unë. S’jam marrë shumë me atë çështje, nuk jam marrë fort, sepse unë kam një parim që kryetarët e komunave le të lirë të veprojnë, si në Pejë, si në Lipjan, si në Viti e në Istog e Prishtinë. Në Prishtinë kam një rol më të theksuar sepse kam qenë i angazhuar në Prishtinë dhe sepse kam bërë rivitalizimin e strukturës në Prishtinë, por nuk e shoh një problem. Është mospajtim njerëzve që kanë pasur një bashkëqeverisje të respektueshëm në dy anët”, tha Abdixhiku.

    Pas prishjes së koalicionit me PDK-në, ai thotë qeverisjen komunale do ta vazhdojnë me forcat më të mira të LDK-së.

    “Ndjej keqardhje që s’kanë arritur të vazhdojnë tutje, por tani vazhdojmë me forcat më të mira që i kemi brenda LDK-së. Ne do të japim njerëzit më të mirë në qeverisje lokale, aq sa kemi hapësirë për t’i dhënë, në mënyrë që projekti i Prishtinës të ketë sukses, ky është qëllimi i çdo partie. Nuk jemi në pushtet për të përfituar për vete, po për të dhënë një shërbim sa më mirë për qytetarët. Unë besoj që me njerëzit më të mirë që i kemi dhënë dhe ka një ekip të shkëlqyeshëm në Prishtinë, të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kemi arritur edhe të bëjmë rikthimin e madh në Prishtinë, në përcepcion publik, sipas matjeve që i kemi”, tha Abdixhiku. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të tij në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • 4 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasje ndaj gazetarit Alban Selimi

    4 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasje ndaj gazetarit Alban Selimi

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Gjykata ka vërtetuar akuzat e Prokurorisë se Arsim Limani, një vit më parë, tentoi të privojë nga jeta gazetarin Alban Selimi, përmes vënies së flakës së garazhit në shtëpinë e tij.

    Për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, Limani të enjten u dënua me katër vjet burgim.

    “Andaj gjykata të njëjtin e gjykon me dënim me burgim prej katër vjet duke e llogaritur edhe dënimin e shqiptuar edhe kohën e kaluar në masën e paraburgimit dhe atë të arrestit shtëpiak nga data 18 mars 2023 deri me datën 15 shkurt 2024”, tha kryetarja e grupit gjykues, Medie Bytyçi.

    Limani u obligua të paguajë 300 euro për shpenzimet e procedurës penale dhe 500 në fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të gjitha këto në afat kohor prej 15 ditësh.

    E kënaqur me vendimin e Gjykatës, është edhe pala e dëmtuar.

    “Ajo që dihet është që personi tashmë i dënuar për veprën penale nuk ka treguar se cila ka qenë motivi dhe shtytësi i kësaj i vepre dhe kjo do te jetë një dilemë që do të më përcjell. Dihet që hetuesia e ka humbur një CD gjatë procesit gjyqësor dhe po shpresoj që prokuroria e shtetit të hetoj atë pjesë dhe të dihet cili ishte arsyeja që humbi CD-ja një proces kaq të ndjeshëm kur sulmohet një gazetar”, tha gazetari i RTK-së, Alban Selimi.

    “Për momentin jemi të kënaqur edhe me rrjedhën e gjykimit, një gjykim i shpejt dhe me konkludimin dhe gjykim që sot ka ardhur në gjykimin gjyqësor”, tha Kujtim Kërveshi, avokati mbrojtës i gazetarit Alban Selimit.

    Gjatë gjykimit, i akuzuari e kishe pranuar veprimin e vënies së zjarrit në shtëpinë e të dëmtuarit, por sipas tij nuk kishte pasur qëllim të lëndoj askënd dhe se veprimet e tij e kishte bërë me qëllim të lënies së një mesazhi.

    Ngjarja kishte ndodhur më 16 mars të vitit të kaluar në Fushë-Kosovë, ku i akuzuari, ishte afruar tek dera e garazhës dhe kishte hedhur një shishe benzinë të ndezur me ç’rast garazhën e kanë përfshirë flakët. I njëjti në duart e policisë kishte përfunduar tri ditë më vonë.

  • Abdixhiku: Kurti thotë se LDK është me Vuçiqin, s’ka çka kërkon të ulet në tavolinë me mua

    Abdixhiku: Kurti thotë se LDK është me Vuçiqin, s’ka çka kërkon të ulet në tavolinë me mua

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se të gjitha dyert e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje janë të mbyllura.

    Ai thotë se Albin Kurti i ka akuzuar se LDK është me Vuçiqin, andaj siç thotë ai, “për dikë që thua se ‘je me Vuçiqin, s’ke çfarë kërkon të ulësh në tavolinë.”

    “Është e natyrshme me i pasë dyert e bashkëpunimit mshelë me dikë që beson që ti je me Vuçiqin. Jo, është shumë shumë e rëndësishme, sepse kur Albin Kurti thotë kryetari i Vetëvendosjes thotë’ ti je me Vuçiqin’, nuk ka çka lyp me mua në tavolinë, s’është mirë, s’është mirë për Republikën e Kosovës. Ai mendon se Lidhja Demokratike e Kosovës është me Vuçiqin. Ai nuk është mirë me komuniku me LDK-në, s’mund me komuniku me dikë që është me Vuçiqin. Është gabim. Ose duhet me i lidh me i lidh në burg, sepse janë tradhtarë, sepse kanë bërë tradhti ndaj vendit, ose duhet me dal me kërku falje e me thanë “jam një palaço’”, tha Abdixhiku.

    Ai thotë me LV-në nuk ka e as që duhet të ketë bashkëpunim, pasi që LDK është parti pavarësiste që synon ta kthejë Kosovën në orientim euro-atlantik.

    “Jo, nuk ka bashkëpunim të tillë dhe s’duhet të ketë bashkëpunim të tillë. Ne jemi partie e qendrës së djathtë, ne jemi parti pavarësiste. Jemi parti që synojmë ta kthejmë Republikën e Kosovës në orientim euro-atlantik, zhvillimor, të flasim për projekte konkrete dhe përçarjen e madhe që kanë instalu ta zhbëjmë, ta shërojmë këtë polarizim”, tha Abdixhiku. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të tij në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Abdixhiku: Kurti është populsit, rreth vetit ka vendosur njerëz mediokër në politikë që bëjnë deklarata të çmendura

    Abdixhiku: Kurti është populsit, rreth vetit ka vendosur njerëz mediokër në politikë që bëjnë deklarata të çmendura

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është populist dhe se afër vetës mban njerëz mediokër në politikë.

    Ai thotë se dy prej tyre janë ministraje Punëve të Jashtme dhe tjetri është bartës i procesit të dialogut.

    “Ka një fenomen Kurti, pra me ardhjen e Kurtit është dhe ardhja e individëve mediokër në politikë dhe këta individë të mediokër në politikë, për leximin tim, dy i kemi në institucionet kryesore, në njërën e kemi ministrin e Punëve të Jashtme dhe në tjetrin e kemi bartës të procesit të dialogut, që në çdo rrethanë janë politikanë mediokër, mesatarë, që në jetën normale s’do të kishin as karrierë minimale kështu dalluar. Në aspektin individual duket se janë konfliktuozë, pra s’janë në gjendje të bëjnë një relacion shoqëror, social, mes vete, me shqiptarë, lërë më me të jashtmit”, tha Abdixhiku.

    Ai veçoi deklaratën e sotme të kryernegociatorit Besnik Bislimi ndaj Basjhkimit Evropian.

    “Po tani kur ke një popullist në krye të shtetit, rreth institucioneve kryesore vendos njerëz mediokër dhe këta njerëz mediokër më pas bëjnë dhe deklarata të çmendura, siç ishte deklarata e sotme, për shembull, e kryernegociatorit, që ishte edhe kërcënuese ndaj Bashkimit Evropian, ‘mos na detyroni të destabilizojmë veriun’. Dhe ti ndalesh tani mendon, ka dy vite që Serbia të akuzon që Kosova bëhet destabilizuese, pra për dy vite fushata e Serbisë në Kosovë dhe jashtë, në çdo rrethanë, në çdo forum ndërkombëtar është: faktor destabilizues është Qeveria e Kosovës, ata mund ta destabilizojnë, ata po e destabilizojnë dhe kryenegociatori ynë, një mediokër politik, del dhe thotë ‘mos na detyroni ta eskalojmë situatën në veri’. Pra, e pranon që është faktor destabiliteti”, tha Abdixhiku. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të tij në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit drejt fundit

    Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit drejt fundit

    Përgatiti: Nora Luta

    Para se të deklarohet, përballë trupit gjykues rreth akuzave të Prokurorisë Speciale për vrasjen e Oliver Ivanovicit, Nedejklo Spasojeviq, ka kërkuar përkthimin në gjuhën serbe tw deklaratave të dhëna në prokurori e polici.

    Avokati që e përfaqëson Spasojeviqin, në këtë gjykim që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, tha se është e drejtë e të pandehurit që të analizojë deklaratën e tij, para dhënies së mbrojtjes.

    Kërkesën e Korenicës, e mbështetën edhe avokatët e pesë të pandehurve të tjerë në këtë rast.

    Kështu dhënia e mbrojtjes u shty për në muajin mars, ndërsa Gjykata dha një obligim për Prokurorinë.

    Gjatë kësaj seance u administruan edhe provat materiale të Prokurorisë, të cilat u kundërshtuan nga mbrojtja.

    Sillvana Arsoviq, ish-sekretare e Ivanoviqit, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Radeta Basara, Zharko Jovanoviq, ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dhe Marko Roshiq akuzohen nga Prokuroria Speciale se si grup Kriminal organizuan, dhe planifikuan vrasjen e ish-liderit serb, në janar të 2018-s.

  • Abdixhiku për çështjen e dinarit: Kosova bëri një hap para dhe tre hapa mbrapa

    Abdixhiku për çështjen e dinarit: Kosova bëri një hap para dhe tre hapa mbrapa

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se me vendimin për dinarin, Qeveria ka bërë një hap para dhe tre hapa pas.

    “Çështja që lidhet është bukur sensitive, sepse ka të bëjë me një çështje të një institucioni tërësisht të pavarur, siç është Banka Qendrore e Kosovës dhe në diskursin politik kosovar mund të argumentojmë me të drejtë se çështja e dinarit ka një epilog të vetëm, nuk ka vend në Kosovë, por politika e bërjes një hap para dhe tre hapave pas, pra cilët tre hapa pas, është seanca Këshilli i Sigurimit, është pozicioni zyrtar amerikan dhe relacioni i rënduar i Kosovës në arenën ndërkombëtare, e bëjnë bukur të vështirë të vendosësh në peshore një vendim të tillë të analizosh pa këto pasoja”, tha Abdixhiku.

    Ai tha se përshkrimi më i mirë i veprimeve që Kosova po bënë, është se po bënë një politikë vetizoluese.

    “E kam përshtypjen se Kosova po menaxhon me politikë vetizoluese, është përshkrimi më i mirë që do t’i bëja dhe politikë që pa ndonjë shpjegim pa ndonjë shpjegim e vendos partneritetin tonë me aleat në pozitë bukur të rëndë, sepse në relacionet ndërshtetërore, sidomos me miq e aleatësh, gjëja e fundit që të do të bësh është ta befasosh për çështjet tua fundja, pra edhe për një çështje tënde, gjëja e fundit që dëshiron të bësh është të mos i informosh aleatët. S’do të thotë që humben sovranitet në informimin e tjetrit. Komunikimi, në radhë të parë është njëfarë mirësjellje politike e shteteve, është normale me shteteve që janë të afërta”, tha Abdixhiku.

    Ai tregoi se në takimin që kishte në Ambasadën Amerikanë kuptoi se këta nuk ishin kundër rregullores së BQK-së për dinarin.

    “Unë kisha në takim ambasadorin amerikan dhe prej asaj që pashë nga takimi nuk ishin kundër Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe po të informoheshin me kohë se këto janë hapat, edhe do ta ndihmonin një gjë të tillë. Tani çështja është a vlen që të futemi në përplasje të tilla, të përfundojmë me një seancë të Këshillit të Sigurimit, merreni mend, ku sulmi terrorist i Banjës së Kosovës barazohet me një çështje të Bankave Qendrore të Kosovës, ku për po herë të parë, dhe kjo u tha edhe sot, në historinë e Kosovës marrim kritika prej vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, prej vendeve mike të Këshillit të Sigurimit, sepse prej Rusisë kemi marrë gjithnjë, tani gjithë çuditërisht këtë herë dhe me citate se Kosova shtet i përkohshëm që vini nga zyrtarët tanë, pra në këtë rrethanë a ia vlen, kjo është çështje diskutimi dhe për mendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, natyrisht se jo”, tha Abdixhiku.

    Sipas tij, ka rrugë ku dhe heqet dinari dhe të mbahet alenaca me miqtë.

    “Ka rrugë ku dhe heqet dinari dhe ku mbahen aleancat, sepse në qoftë se përplasja me aleatë bëhet për të përballur Serbinë, është humbje që në fillim. Pra, pse duhet të humbesësh aleatët për të përballur e mundur Serbinë, ose thënë më logjikisht, si do ta mundim Serbinë pa aleatë”, u shpreh Abdixhiku. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të tij në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Kuvendi s’arriti t’i miratojë as amendamentet kushtetuese për Vettingun

    Kuvendi s’arriti t’i miratojë as amendamentet kushtetuese për Vettingun

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Tri amendamentet kushtetuese për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë nuk kaluan në Kuvend. Për ndryshime kushtuese në sallë duhej të ishin 14 deputetë nga komuniteti joshumicë por ishin vetëm 8.

    Megjithatë gjatë prezantimit të amendamenteve, ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se ka tendencë për të penguar reformën në drejtësi.

    E pavarësisht kritikave si rrallë herë partitë opozitare pajtoheshin me ndryshimet.

    Debat më të ashpër pati në mes të dy deputeteve që dikur kishin ide të përbashkëta.

    Pas përfundimit të kësaj seance, deputetët e filluan edhe një seancë tjetër plenare në të cilën parashihej votimi i 9 marrëveshje ndërkombëtare, por partia më e madhe opozitare paralajmëroi se nuk i voton.

    Kështu asnjëra prej marrëveshjeve ndërkombëtare nuk u votuan.

  • NCEU i reagon Bislimit, ‘deklarata të tilla janë kundër frymës së dialogut’

    NCEU i reagon Bislimit, ‘deklarata të tilla janë kundër frymës së dialogut’

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian i ka reaguar Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë përmes një postimi në plaftormën X kritikoi emisarin Miroslav Lajcak për takimin me përfaqësuesit e kësaj organizate.

    Sipas Bislimit, Lajcak nuk tregoi se takimi ishte në Serbi. Andaj nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian thanë se etiketimet e tij janë kundër frymës së dialogut dhe vlerave evropiane.

    “Konsiderojmë se sjellja e tij duhet të dënohet nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Quintit. Puna e Grupit Punues është e hapur për publikun dhe nga rezultatet tona përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit në dialog, përfshirë Bislimi. Etiketimi i organizatave të shoqërisë civile nga Bislimi është kundër frymës së Dialogut, kundër vlerave evropiane dhe parimeve demokratike”, thuhet në reagimin e NCEU.

    Reagime të tilla nga zëvendësi i kryeministrit sipas njohësve të çështjes janë të pamatura dhe dëmtojnë pozicionin e Kosovës.

    “Mendoj se Z.Bislimi ka qenë i pamatur në disa deklarata të tij në adresë të faktorit ndërkombëtar dhe mendoj se ai duhet të ketë kujdes sa i përket këtyre deklaratave për arsye se Bislimi nuk përfaqëson vetëm vetën e tij por edhe Kosovën e po ashtu edhe procesin dialogues”, tha Fidan Ukaj, politolog.

    Thumbat nuk i kurseu as sot, vetëm se kësaj here në drejtim të diplomatëve ndërkombëtarë duke thënë se po ndërhyjnë në institucionet e pavarura të vendit, referuar presioneve për çështjen e dinarit.

  • Specialja miraton tërheqjen e Gregory Kehoes nga mbrojtja e Thaçit

    Specialja miraton tërheqjen e Gregory Kehoes nga mbrojtja e Thaçit

    Përgatiti: Nora Luta

    Përfundimisht avokati Gregory Kehoe nuk do të jetë pjesë e mbrojtjes së Hashim Thaçit, në gjykimin që po zhvillohet ndaj tij dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale, në Hagë.

    Trupi gjykues e ka miratuar tërheqjen e avokatit kryesor nga përfaqësimi juridik i Thaçit, dhe vendimi është aprovuar me 14 shkurt nga administratorja e gjykatës.

    “Paneli miraton kërkesën për ndërprerje dhe kërkesën për tërheqje për z. Kehoe dhe z. Reeder, e cila do të hyjë në fuqi për z. Kehoe në ditën kur një këshilltar i ri drejtues caktohet nga sekretari për të përfaqësuar z. Thaҫi; (b) Fton sekretarin që të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të emëruar avokatin kryesor për z. Thaҫi sa më shpejt që të jetë e mundur; (c) Rrëzon kërkesën për emërim dhe kërkesën për pagesë; Kehoe konfirmoi se një kontratë ndërmjet anëtarëve përfundoi më 31 janar 2023 dhe se asnjëra palë nuk dëshironte të vazhdonte marrëdhënien e tyre profesionale”, thuhet në vendimin e Gjykatës Speciale.

    Tërheqja e mbrojtësit kryesor në këtë fazë të procesit gjyqësor, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi dëmton cilësinë e mbrojtjes.

    Shala thekson se rasti i Thaçit dhe të tjerëve, është kompleks.

    Kehoen do ta zëvendësojë avokati Lluka Mishetiq.

    Në fund të janarit me arsyetimin që nuk janë kryer obligimet ndaj tyre, Gregory Kehoe, dhe anëtarët e kompanisë “Greenberg Legal Associates”, kishin kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara.

    Këta ishin angazhuar nga Thaçi, derisa Ministria e Drejtësisë kishte sqaruar se nga buxheti i shtetit paguhet avokati Mishetiq, dhe se pagesat ndaj tij janë kryer me rregull.

  • Vdes Beqir Krasniqi, mbetet edhe një dëshmitar i masakrës së Pastasellës

    Vdes Beqir Krasniqi, mbetet edhe një dëshmitar i masakrës së Pastasellës

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Tregimin për ngjarjen e 31 marsit 1999, kur në këtë luginë të Pastasellës bashkë me 120 burra u vunë në pushkatim, Beqir Krasniqi do ta marrë me vete në varr përgjithmonë.

    85 vjeçari që ishte i mbijetuar i kësaj masakre, vdiq në fshatin Pastasellë të Rahovecit.

    “Fati deshi që të vdës pak ditë pasi I mbushi 85 vjeç…”, tha Afrim Krasniqi, djali i Beqir Krasniqit.

    I moshuari në vitin 2009 kishte dëshmuar në Tribunalin e Hagës porse sipas birit të tij, nuk ishte pajuar me procesverbalin.

    “Neve na kanë nda burrat veç edhe na kanë thanë me nejt si në xhami. Grupin e parë e kam pa me sy kur I kanë vra”, kishte thënë i ndjeri Beqir Krasniqi në dëshminë e tij në Hagë.

    Tani për ta treguar krimin që kanë përjetuar, i gjallë ka mbetur vetëm Tahir Krasniqi.

    “Prej qityne kena pshtu veç 13 burra. 12 prej tyne kanë vdek. Sot Beqiri. Veç unë kam mbet gjallë..”, tha Tahir Krasniqi.

    “Na kanë marrë na kanë çu te prroi… Na kanë pushkatu me nga dy rrafalla. 17 njerëz kanë gjuajte”, tha ai.

    Derisa mosha ia rëndon shëndetin, i mbijetuari i fundit, druan se do vdesë para se drejtësia të shkojë në vend për 106 burrat e vrarë.

    Me këtë merak mbylli sytë edhe Beqir Krasniqi.

    “Baba ka shku me marakun që nuk ka shku në ndonjë seancë me dëgju që u dënu dikush për këtë masakër…”, tha Afrim Krasniqi, djali i Beqir Krasniqit.

    Beqir Krasniqi u varros në varrezat e fshatit vetëm 400 metra larg vendit ku i kishte shpëtuar plumbave.