ATV

Author: ATVLive

  • O’Brien lavdëron Qeverinë aktuale të Malit të Zi: Ka shumë mundësi për të shkuar drejt integrimit më të thellë

    O’Brien lavdëron Qeverinë aktuale të Malit të Zi: Ka shumë mundësi për të shkuar drejt integrimit më të thellë

    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, tha se pret më shumë tregti, investitorë dhe turistë nga ShBA-ja pas takimit me Ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien.

    Sipas tij, tema kryesore e takimit ishte ekonomia.

    “Ne vlerësojmë miqtë amerikanë që ishin konstruktivë në dialogun Amerikano-Mali i Zi. Presim rezultatet e atij dialogu dhe që Amerika të interesohet për tregun tonë. Plani i rritjes për Malin e Zi është shumë i rëndësishëm. Kemi rreth 90 reforma që do t’i zbatojmë. Kjo po ndiqet me vëmendje në Uashington” – tha Spajiq.

    Kurse O’Brien tha se me këtë Qeveri ka mundësi për të shkuar drejt integrimeve më të thella evropiane dhe transatlantike.

    “Fakti që prokurorët po veprojnë me kapacitet të plotë është një arritje e madhe e kësaj Qeverie. Institucionet e ndërtuara do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ne jemi të kënaqur që mund të bashkëpunojmë me Malin e Zi dhe jemi të kënaqur që Mali i Zi përmbush detyrimin për të ndarë dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto (BPV) për mbrojtjen” – tha O’Brien.

    Kur bëhet fjalë për BE-në, shton ai, është duke u përgatitur një paketë për Malin e Zi, e cila duhet të reduktojë kostot financiare dhe të përshpejtojë transportin.

    “Shpresojmë se do t’ua lehtësojë jetën të gjithëve. Qëllimi i dialogut Amerikano-Mali i Zi është që Mali i Zi të hapë dyert dhe ky është imazhi që duam t’ua përcjellim njerëzve nga komuniteti i biznesit” – tha O’Brien.

  • Kurti: Me vendet aleate jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

    Kurti: Me vendet aleate jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit,ku, veç investimeve nga mërgata, ka folur edhe për situatën në vend, veçmas në raportet mes Kosovës dhe vendeve aleate.

    “Ne me vendet aleate e partnere jemi miq, por që nuk do të thotë se pajtohemi në çdo vend dhe për gjithçka”, deklaroi Kurti.

    Ai, lidhur me vendimin e BQK-së për dinarin serb, tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe rregulloret e BQK-së, derisa shtoi se raportet Kosovë-SHBA janë shumë të mira.

    Ndërkaq lidhur me takimin mes tij dhe presidentit serb, Vuçiq, kryeministri Kurti tha se nëse BE (v.j.),i thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes, padyshim që shkon.

    “Jam treguar konstruktiv edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel dhe raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë”, tha Kurti.

  • Ramush Haradinaj shkon për ta ngushëlluar Halil Kastratin të cilit i vdiq motra

    Ramush Haradinaj shkon për ta ngushëlluar Halil Kastratin të cilit i vdiq motra

    Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek Halil Kastrati, të cilit i vdiq motra disa ditë më parë.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se ishte i shoqëruar me kolegë nga Aleanca.

    “Bashkë me kolegë nga Aleanca dhe miq, i shprehëm ngushëllimet tona më të sinqerta mikut tonë, Halil Kastrati, për shkuarjen në amshim të motrës së tij, Nashides”, ka shkruar kreu i AAK-së.

  • Apeli vërteton dënimin me burgim prej 1 viti ndaj ish-depoistit të Graçanicës, i akuzuar për korrupsion

    Apeli vërteton dënimin me burgim prej 1 viti ndaj ish-depoistit të Graçanicës, i akuzuar për korrupsion

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit më 26 shtator 2023 Sladjan Trajkoviq ishte dënuar me një vit burgim për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Trajkoviq akuzohej se prej muajit dhjetor të vitit 2013 deri më 13 tetor 2014, pasi ka qenë depoist kryesor në depon e Komunës së Graçanicës, në mënyrë të vazhdueshme ka marrë pajisje medicinale, të cilat kanë qenë në depon e kësaj komunë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Refuzohet si e pa pabazuar ankesat e mbrojtësit të akuzuarit S.T. av. R.G., ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, …të datës 09.10.2023 vërtetohet”, thuhet në vendimi e Apelit.

    Sipas Apelit, vendimi i Themelores është i qartë i kuptueshëm dhe i plotë në çdo pikë të dispozitivit të aktgjykimit.

    Po ashtu në vendimin e Apelit thuhet se nga provat materiale, konkretisht kontrata e punës del se i akuzuari Trajkoviq ka qenë në marrëdhënie punë me Komunën e Gracanicës si depoist dhe se sipas kontratës ka qenë personi përgjegjës për mallin që ka qenë në deponon e komunës.

    Sipas Apelit edhe dëshmitari B.P ka theksuar se vetëm i akuzuari Trakoviq ka poseduar çelësat e depos dhe se ky dëshmitar e ka parë të akuzuarin Trajkviq duke hyrë në depo pas orarit të punës dhe duke u larguar nga depo me veturën e tipit “Fiat Bravo”.

    Tutje, në vendimin e Apelit thuhet se mungesa e mallit në depo ishte konstatuar nga një komision i formuar prej tre anëtarësh dhe se mungesa e mallit kapte vlerën prej 58 mijë eurove.

    Andaj, sipas Apelit vendimi me burgim prej një viti ndaj Trajkoviq i shqiptuar nga Themelorja është i drejtë i bazuar dhe se nuk ka kushte për shqiptim të një dënimi më të butë ashtu siç ka kërkuar mbrojtësit e të njëjtit në ankesën e tyre.

    Ankesë, ndaj vendimi të Themelores kanë parashtruar mbrojtja e të akuzuarit Trajkovq, duke i propozuar Apelit që çështjen ta kthej në rigjykim.

    Ndërkaq, Prokuroria e Apelit përmes parashtresë i ka propozuar Gjykatës së Apelit që aktgjykimi i Themelores të vërtetohet dhe ankesa e mbrojtës së të akuzuarit Trajkoviq të hedhet poshtë si e pa bazuar.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 shtator 2020, të akuzuarin Trajkoviq e kishte liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Mirëpo, kundër këtij vendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilën ankesë, Gjykata e Apelit më 19 janar 2021 e kishte aprovuar dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim e vendosje.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 19 nëntor 2014, i pandehuri Sladjan Trajkoviq prej muajit dhjetor të vitit 2013 deri më 13 tetor 2014, duke e shfrytëzuar detyrën pasi ka qenë depoist kryesor në depon e Komunës së Graçanicës, e cila ndodhet në fshatin Llapnasellë, në mënyrë të vazhdueshme ka marrë pajisje medicinale, si dhe tre ventilatorë viasys dhe barna të cilat kanë qenë në depon e Komunës së Graçanicës.

    Akuza thotë se ka qenë i vetmi që ka pasur në posedim çelësat e dyerve dhe njëherit ka pasur qasje në këtë objekt gjatë dhe pas orarit të punës ka bartur me veturën e tij zyrtare gjësende të cilat kanë qenë në depo dhe të njëjtat i ka dërguar në drejtim të panjohur, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me ç’rast i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm buxhetit të Komunës së Graçanicës, në vlerë rreth 58 mijë e 21 euro e 47 centë.

    Me këtë, Trajkoviq po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

  • Pas Thaçit, edhe Selimit i largohet njëri prej avokatëve kryesorë

    Pas Thaçit, edhe Selimit i largohet njëri prej avokatëve kryesorë

    Njëri ndër avokatët kryesorë të Rexhep Selimit, David Young, është larguar nga ekipi mbrojtës i tij.

    Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

    Avokati kryesor i Selimit, Jeffrey Roberts, kishte dërguar letër te trupi gjykues, ku e kishte njoftuar për shkëputjen e kontratës me avokatin Young.

    Edhe Gregory Kehoe ishte larguar si avokati kryesor i Thaçit.

  • SHBA dhe Gjermania “përplasen” për emrin e kreut të ri të NATO-s

    SHBA dhe Gjermania “përplasen” për emrin e kreut të ri të NATO-s

    Çfarë loje po luan kancelari gjerman Olaf Scholz, pyet Bild, duke raportuar se, sipas disa zyrtarëve të lartë, ai pengoi shefen aktuale të KE-së Ursula von der Leyen të bëhej kreu i ardhshëm i NATO-s.

    Sipas raportimeve, arsyeja është se ajo është shumë kritike ndaj Rusisë. Të paktën kështu kanë deklaruar disa zyrtarë të lartë nga Brukseli dhe disa diplomatë të lartë evropianë, sipas raportit të Welt am Sonntag.

    Sipas raportit, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken sugjeroi Von der Leyen si kandidat të presidentit amerikan Joe Biden.

    Më pas Biden iu afrua Scholz dhe kërkoi pëlqimin e tij. Por Scholz refuzoi. “Scholz ishte kategorikisht kundër që Ursula von der Leyen të bëhej kryetare e NATO-s,” citoi Welt am Sontag të thoshin njerëz të njohur me këtë çështje.

  • Hyseni prezanton projektin e bulevardit të qytetit, kostoja 20 milionë euro

    Hyseni prezanton projektin e bulevardit të qytetit, kostoja 20 milionë euro

    Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e bulevardit të qytetit.

    Hyseni ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është 20 milionë euro, duke e cilësuar si ndryshimin më të madh urbanistik në histori të Gjilanit.

    “Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për GJILANIN QË DUAM. Mbi 30.000 metër katror, mbi 500 parkingje nëntokësore, mbi 8000 metër katror komuna e re, nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, ka theksuar ai.

    Postimi i plotë:

    7 javë – 7 projekte
    Bulevardi i qytetit – rreth 20milionë €.
    Ndryshimi më i madh urbanistik në histori të qytetit tonë, po vie.
    Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për GJILANIN QË DUAM.
    – Mbi 30.000 metër katror;
    – Mbi 500 parkingje nëntokësore;
    – Mbi 8000 metër katror komuna e re;
    – Nënkalime, si zgjidhje për trafikun.

  • Osmani e Kurti në lansimin e tregut online për shitblerje makinash: Një arritje tjetër në sektorin e teknologjisë

    Osmani e Kurti në lansimin e tregut online për shitblerje makinash: Një arritje tjetër në sektorin e teknologjisë

    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marr pjesë në ceremoninë e hapjes së “Carvago by Gjirafa”, që do të lidhë kosovarët me tregun e madh online në Evropë për blerje dhe shitje makinash, raporton EO.

    Ata e kanë vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet kompanisë Gjirafa dhe Carvago nga Republika Çeke, duke thënë se ky inivacioni ka një rol përmbajtjesore në zhvillimin e ekonomisë.

    Presidentja Osmani ka thënë se ky bashkëpunim do t’i sjellë përfitime vendit dhe se do të ketë ndikim edhe në jetën e qytetarëve.

    Ajo e ka lavdëruar edhe kompaninë Gjirafa, duke e quajtur një rrëfim suksesi të Kosovës.

    “Vërtet kënaqësi për të promovuar një produkt inovativ të kompanisë Gjirafa, si shenjë identifikuese e shtetit tonë. Çdo dite e me shumë po bëhen imazhi ynë. Gjirafa është një ndër rrëfimet e suksesit, kjo tregon që Kosova mund të tregojë më shumë. Inovacioni ka një rol përmbajtësor për zhvillimin e ekonomisë sonë”.

    “Do t’i sjellë fitim jo vetëm shtetit tonë po do të ndikoje direkt në jetën e qytetarëve tanë. Kosova është interesuar të lidhet sa më shumë me tregun evropian dhe ‘Carvago’ është një mundësi e tillë. Është kënaqësi që sot bashkëpunim me Çekinë e thellon partneritetin tonë me një shtet që ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, që ka qenë jo vetëm katalizator ekonomik po edhe katalizator që të rinjtë tanë të ecin lirshëm drejt Evropës”, ka thënë ajo.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është shumë e rëndësishëm bashkëpunim ndërmjet këtyre dy kompanive, duke shtuar se ekonomia digjitale ka nevojë për autostrada digjitale.

    Ai ka thënë se qeveria është duke investuar në fushën e teknologjisë.

    “Është kënaqësi të flas para juve për të shënuar edhe një arritje tjetër të suksesshme në sektorin e teknologjisë. Një partneritet mes kompanisë digjitale ‘Gjirafa’ dhe ‘Carvago’ nga Republika Çeke. Qeveria jonë është e përkushtuar ta çlirojë këtë potencial duke krijuar një mjedis të favorshëm. Ekonomia digjitale ka nevoja për autostrada digjitale”, ka thënë ai.

    Ambasadori Çek, Bohumil Mazanek, ka thënë se ky bashkëpunim thekson përkushtimin e dy vendeve që të nxisin zhvillimin ekonomik.

    Ai tha se Republika Çeke do të mbështes fuqishëm bizneset fillestare të Kosovës

    “Lanësimi i bashkëpunimit paraqet një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhënieve Kosovë-Çeki. Kjo nismë thekson përkushtimin e dy kombeve që të nxit zhvillimin ekonomik dhe lidhjen me të fuqishme të dy vendeve. Ekspertiza ndërkombëtare e Carvago do të nxit zhvillimin ekonomik. Republika Çeke mbështet fuqishëm bizneset fillestare të Kosovës”, ka thënë ai.

    Shërbimi inovativ i Carvago-s ua mundëson klientëve blerjen e automjeteve nga komoditeti i tyre shtëpiak. Me përkushtim ndaj transparencës dhe cilësisë, Carvago garanton gjendjen e çdo makine, pasi teknikët e saj ekspertë inspektojnë personalisht çdo automjet para se të dalë në shitje.

  • Në Prishtine përkujtohet jeta dhe vepra e albanologut kroat, Milan Sufflay

    Në Prishtine përkujtohet jeta dhe vepra e albanologut kroat, Milan Sufflay

    Instituti për Siguri, Media dhe Arsim ka ndezur qirinj në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, në nderim të historianit e albanologut kroat, Milan Sufflay (1879-1931), raporton EO.

    Ky përkujtim u bë në përvjetorin e vdekjes së tij nga regjimi i Mbretërisë së Jugosllavisë, raporton Ekonomia Online.

    Drejtori i Shoqata Miqtë e Amerikës, Agim Regjepi, tha se Milan Sufflay është një personalitet shumë i fuqishëm kroat, diplomat, shkencëtar, një filozof, një njeri që ka punuar shumë për interesat nacionale.

    Ai theksoi se Sufflay, si themelues i albanologjisë së shqiptarëve, ka punuar shumë edhe për çështjen shqiptare.

    ‘’Në atë kohë kur kombi jonë ka qenë me numër të vogël të njerëzve te shkolluar ky ka qenë dr. shkencës dhe ka bërë shumë për ne. Ky është qëllimi dhe arsyeja pse ne e zhvillojmë sot këtë dhe e dyta është vdekja e këtij personaliteti. Sot është viti i 93-të i vdekjes së tij. Këtë personalitet e kanë vrarë serbët, e kane vrarë sepse ishte një patriot i madh dhe themelues i albanologjisë së kombit shqiptar. E veçanta e këtij aktiviteti është që të gjitha këto fotografi do të ja dhurojmë shkollave në nivel të Kosovës’’, ka thënë ai.

    Sufflay ishte dekoruara nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me medalje presidenciale dhe në Shqipëri me çmimin “Naim Frashëri”.

  • ​Të miturit me alkool e duhan në duar, për një vit u dënuan vetëm dy biznese

    ​Të miturit me alkool e duhan në duar, për një vit u dënuan vetëm dy biznese

    Dukuri brengosëse dhe në rritje po konsiderohet konsumimi i duhanit dhe alkoolit nga të miturit, për çka po kërkohet kujdes nga prindërit e shkollat, por edhe nga bizneset që shesin këto produkte. E derisa monitorimi i bizneseve që nuk respektojnë ligjin që ndalon shitjen e duhanit dhe alkoolit, po duket të jetë sfidues për institucionet, bëhet e ditur se gjatë vitit që shkojë, janë gjobitur vetëm dy biznese.

    MINT në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thekson se ligji për mbrojtjen e konsumatorit ndalon edhe ekspozimin e duhanit, për të cilën inspektorët e tregut kurdo që hasin raste të tilla ndërmarrin veprime ligjore. Dhe as kjo pjesë nuk respektohet nga marketet.

    “Inspektorët e Tregut në baza ditore, gjatë çdo inspektimi, kanë për obligim të kujdesen që këto dispozita të ligjit të respektohen nga subjektet ekonomike që ndër të tjera merren edhe me shitjen e alkoolit dhe duhanit. Meqenëse si dukuri është e vështirë të evidentohet gjatë inspektimeve, sepse momentin që inspektorët janë prezent operatorët ekonomikë janë të kujdesshëm, mirëpo gjatë vitit 2023, janë evidentuar se në dy raste u është lejuar të miturve të blejnë duhan dhe alkool, pasi që shitësja nuk ka kërkuar që konsumatori të dëshmojë moshën me anë të dokumentit identifikues. Ndaj dy subjekteve ekonomike është iniciuar procedurë në Gjykatë. Gjithashtu, Ligji i lartpërmendur ndalon ekspozimin e duhanit për çka po ashtu inspektorët e tregut, kurdo që hasin në raste të tilla ndërmarrin veprimet ligjore,” thekson MINT në një përgjigje me email.

    Neuropsikiatri Sami Rexhepi thotë për KosovaPress, se është shumë brengosëse shitja dhe konsumimi i pijeve nga të miturit, pasi që është rritur numri i të rinjve të cilët kanë filluar të abuzojnë me duhan dhe alkool, dhe se dëmi i këtyre moshave të reja është shumë i madh në tru dhe mushkëri.

    “Ajo çka është shumë brengosëse është se numri i të rinjve të cilët kanë filluar me abuzuar me duhan dhe alkool është në rritje, brengosëse është edhe vet fakti se mosha gjithnjë më të reja po fillojnë me abuzim, që për pasojë e ka sa më e re të jetë mosha e fillimit të përdorimit apo abuzimit me alkool dhe duhan dëmtimet po flasim për një tru i cili nuk është plotësisht i formuar i pjekur dëmtimet janë shumë të mëdha, sa më e re të jetë mosha dëmi është shumë më i madh, çoftë në tru si organ ,çoftë në mushkëri. Mjerisht që disa ndryshime të cilat shkaktojnë atë moshë të re janë invizibile që do të thotë kur nuk e kemi në rimarrjen e plotë të trurit apo të mushkërive,” thotë Rexhepi.

    Sipas tij, prindërit duhet të jenë më të ndërgjegjshëm rreth kësaj çështje, punëtorët ta respektojnë ligjin për të mirën e fëmijëve. Ai rekomandon që shkollat të bëjnë më shumë kontrolle, pasi që nxënësit gjatë shëtitje të organizuara nga shkolla, përdorin lëndë narkotike dhe substanca të tjera, por gjithashtu gjatë këtyre organizimeve, të mos lejohet hyrja e të miturve në klube të natës.

    “Nuk ka një formulë e cila do të respektohej, kjo duhet të filloj me ndërgjegjësimin e prindërve në radhë të parë, sepse nuk ka prindër që dëshiron që fëmija të konsumojë duhan apo alkool në moshë të re, zakonisht ajo bëhet fillimisht fshehurazi, është ndërgjegjësimi i prindërve për mbikëqyrje më të madhe të fëmijëve, jo në kuptimin e një kufizimi apo ndalese se ai e bënë më kureshtarë një fëmijë për ta provuar se si duket, pastaj është ndërgjegjësimi i punëtorëve në ato shitore që ta respektojnë ligjin për të mirën e fëmijëve, jo vetëm për mos sanksionim si punëtorë, por me mendu gjithmonë se ata fëmijë janë fëmijët e tyre dhe çka kur ata fillojnë të abuzojnë me këto dyja, dhe vjen edhe shkolla se shpeshherë të rinjtë nëpër shëtitje ekskursione kanë gjithmonë disa kënde të fshehta ku marrin duhan, fillojnë me duhan pastaj fillojnë me abuzu edhe me bari dhe substanca tjera psikoaktive edhe njësoj mos me lënë qasje nën moshën 18 vjeçare të rinjve nëpër diskoteka, klube të ndryshme dhe mos me i lënë shumë qasje në jetën e natës për të rriturit,” shton ai.

    Ndërsa, sociologu Gent Xërxa shprehet se në Kosovë, marketet të cilat furnizohen me alkool janë afër shkollave. Por një problem tjetër, sipas tij, është se vet të miturit , shesin alkool apo duhan si shitës ambulativ.

    “Tek të miturit ndikon mjaft keq, ashtu se ligji për mbrojtjen e konsumatorit, neni 15 dhe thotë se nuk duhet t’iu ofrohet, shërbehet apo shitur të miturve, sipas kësaj predispozite lidhet edhe me raportimin e tyre në çoftë se vërehen këto fenomene në drejtori të punës, që mendoj se nuk është një mekanizëm i fortë parandalues me krahasim me vendet e tjera, ku shumica e duhanit dhe alkoolit janë larg shkollave,… 00:39 nuk është si në vendin tonë në çdo 100 metra apo çdo market apo vend tjetër shërbyes… 00:51 Kemi edhe raste të tjera, kemi parë vetë edhe për shkak kushteve të rënda ekonomike, e kemi pa se edhe të miturit shesin vet si shitës ambulativ të cigareve, ashtu si iu imponohet pak nga kureshtja, adoleshenca, jo edukimi adekuat, nga kushtet e rënda që iu imponohet të shesin dhe të jenë afër këtyre gjërave të cilat janë të ndjeshme,” shprehet Xërxa.

    Përndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kërkon nga konsumatorët që në rast se hasin në shkelje të ligjit ndonjë operator ekonomik, ta deponojnë ankesën pranë Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit, në numrin pa pagesë: 0800 11000 ose në ueb faqen https://konsumatori.rks-gov.net/.