ATV

Author: ATVLive

  • Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Zubin Potok – mish, alkool e medikamente

    Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Zubin Potok – mish, alkool e medikamente

    Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Zubin Potok, mish, alkool e medikamente

    Policia ka njoftuar se në Zubin Potok është sekuestruar mall i kontrabanduar.

    Sipas raportit policor, bëhet fjalë për produkte të mishit, alkool, produkte higjienike e medikamente medicinale.

    “Njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar, kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie. Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra). Rasti në hetime”, njofton policia.

  • Pse do të ishte i rëndësishëm për minoritetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës?

    Pse do të ishte i rëndësishëm për minoritetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës?

    Vendet që e nënshkruajnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur anëtarësohen në Këshillin e Evropës, zotohen për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve, për sundim të ligjit dhe për demokraci, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Nga anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare përfitojnë edhe minoritetet e një shteti.

    Kështu pohon edhe Sofija Todoroviq, nga zyra e Nismës së të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR) në Beograd.

    “Shtohet mundësia për mbrojtje, sikurse mundësia që [ato] t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si mekanizëm ligjor”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

    Inkuadrimi i Kosovës në këtë trup është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

    Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi këtë tokë ishte konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në majin e vitit 2016, por autoritetet përgjegjëse nuk e zbatonin vendimin.

    Çfarë është Këshilli i Evropës?

    Këshilli i Evropës – ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim më 2022 – është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

    Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

    Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

    Me raste, vendet duhet t’i ndryshojnë ligjet e tyre, apo të bëjnë çfarëdo ndryshimesh tjera, në mënyrë që një shkelje e evidentuar të mos përsëritet më.

    Todoroviq thotë se Rusia ka qenë ndër vendet e vetme që nuk i ka respektuar vendimet e Këshillit – por ajo nuk është më pjesë e tij.

    Rëndësia e anëtarësimit për minoritetet
    Në disa raporte të përpiluara për Kosovën, në fushën e të drejtave të njeriut, krahas problemeve si korrupsioni dhe dhuna me bazë gjinore, si sfiduese janë përmendur edhe rastet e kërcënimeve ndaj minoriteteve etnike dhe grupeve të tjera të margjinalizuara.

    Së fundi, edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se njëra nga arsyet e problemeve në komunikim ndërmjet Qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Kosovës është trajtimi i minoriteteve.

    Sipas regjistrimit të popullsisë, i kryer për herë të fundit më 2011, 91 për qind e banorëve të Kosovës janë shqiptarë, 3.4 për qind janë serbë, ndërsa 5.6 përqindëshi tjetër përbëhet nga boshnjakët, goranët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

    Në këtë proces regjistrimi nuk morën pjesë afër 50 mijë serbë që llogaritet se jetojnë në komunat veriore të Kosovës.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në periudhë mes viteve 2010–2023, ky trup i ka pranuar 2.801 ankesa nga qytetarët e Kosovës.

    Prej tyre, 247 ankesa u paraqitën nga minoritetet – 167 vetëm nga serbët.

    Kur mund t’i drejtohen qytetarët Gjykatës së Strasburgut?
    Një person mund të dorëzojë ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin kur personalisht është viktimë e shkeljes së të drejtave.

    Shkelja duhet të jetë kryer nga një shtet që ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe ankuesi duhet t’i ketë shfrytëzuar, paraprakisht, të gjitha shkallët e gjykimit, në vendin ku kanë ndodhur shkeljet.

    Për çfarë rastesh mund t’i drejtohesh Gjykatës Evropiane?
    Todoroviq përmend në veçanti çështjet e shpronësimit.

    Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, nuk e përjashton asnjë mundësi.

    “Për gjithçka. Të gjitha lëndët e mundshme mund të përfundojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Atëherë kur dikush beson se i janë shkelur të drejtat individuale. Po supozoj, dikush që mendon që është ndëshkuar padrejtësisht”.

    Gjykata Kushtetuese i kanë thënë REL-it se, “natyra e kërkesave të parashtruara prej minoriteteve është e ndryshme… nga mbrojtja e së drejtës në pronë, e deri te pretendimet për mohim të së drejtës në gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të drejtës në punë dhe mbrojtjes gjyqësore të të drejtave”.

    Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse vendet anëtare të Këshillit të Evropës vërtet brengosen për pakicat në Kosovë, atëherë ato duhet ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës.

    “Pyetja e vetme për anëtarët e Këshillit të Evropës është se çfarë logjike do të ndjekin. Nëse logjika është mbrojtja e të drejtave të pakicave, përfshirë pakicën serbe në Kosovë, atëherë Kosova duhet të jetë anëtare, sepse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe të gjithë mekanizmat e Këshillit të Evropës do t’i forcojnë të drejtat e njeriut”, është shprehur ai.

    A janë vendimet e Gjykatës Evropiane të detyrueshme?

    Todoroviq tregon se po.

    Shtetet përkatëse janë të obliguara që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës së Strasburgut, ndonëse kjo e fundit nuk ka mekanizma ndëshkues, në rast se vendimet e saj nuk merren parasysh.

    A do ta forconte anëtarësimi sistemin gjyqësor në Kosovë?
    Blakaj beson se po, duke e përmendur bashkë me të edhe forcimin e demokracisë.

    Përveç promovimit të konventave dhe monitorimit të përparimit, vetë Këshilli bën edhe rekomandime nëpërmjet trupave të ekspertëve.

    Pjesë e tij është edhe Komisioni i Venecias, në të cilin Kosova veçse është anëtare.

    Ky Komision përbëhet prej ekspertëve kushtetues, të cilët ofrojnë këshilla ligjore për vendet anëtare në fusha si demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

  • Prifti raporton vjedhjen e pyllit, dyshohet se ajo zonë i përket objektit fetar

    Prifti raporton vjedhjen e pyllit, dyshohet se ajo zonë i përket objektit fetar

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një prift ka raportuar se rreth 200 metra larg objektit fetar në fshatin Dragancë në Novobërdë, persona të panjohur kanë prerë dru.

    Sipas policisë, kjo pjesë dyshohet se i takon objektit fetar.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

  • Për herë të parë, mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu

    Për herë të parë, mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu

    Mjekët kanë kryer transplantin e parë të një veshke të modifikuar gjenetikisht nga një derr në një njeri të gjallë.

    Siç raporton CNN, operacioni katërorësh u krye të shtunën në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts,, i cili ishte gjithashtu spitali i parë që kryente transplantin e veshkave në vitin 1954, transmeton Reporteri.net.

    Pacienti, Rick Slayman, një menaxher 62-vjeçar me Departamentin e Transportit të Massachusetts, i cili ishte diagnostikuar me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare, po shërohet mirë dhe pritet të dalë së shpejti nga spitali.

    Mjekët thanë të enjten se ata besojnë se veshka e tij e re mund të zgjasë vite, por gjithashtu pranuan se ka shumë të panjohura në transplantet nga kafsha te njeriu.

    Në një deklaratë me shkrim të ofruar nga spitali, Slayman tha se ai kishte qenë pacient në programin e transplantit të spitalit për 11 vjet. Ai më parë mori një veshkë nga një dhurues njerëzor në vitin 2018, pasi jetoi me diabet dhe presion të lartë të gjakut për shumë vite. Ajo veshkë filloi të shfaqte shenja dështimi pesë vjet më vonë, dhe ai rifilloi dializën në vitin 2023.

    “E pashë jo vetëm si një mënyrë për të më ndihmuar, por një mënyrë për të dhënë shpresë për mijëra njerëz që kanë nevojë për një transplant për të mbijetuar”, tha Slayman në një deklaratë.

    Mjekët që nuk ishin të përfshirë në këtë rast thanë se operacioni përfaqësonte një moment historik të rëndësishëm mjekësor.

    “Të shohësh përfundimisht këtë të realizohet pas vitesh pune dhe bashkëpunimi është me të vërtetë një hap i madh përpara dhe një moment i madh për transplantim”, tha Dr. Parsia Vagefi, shefe e transplantit kirurgjik në Qendrën Mjekësore UT Southwestern në Dallas.

  • Temperaturat shënojnë ngritje, ky është parashikimi i motit për sot

    Temperaturat shënojnë ngritje, ky është parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.

    Meteo Kosova njofton se temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

    Era do fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi prej 10-31 km/h.

  • Rregullorja e BQK-së për dinarin, sot është afati i fundit për propozime

    Rregullorja e BQK-së për dinarin, sot është afati i fundit për propozime

    Sot është afati i fundit kur Kosova dhe Serbia duhet t’i dërgojnë propozimet e tyre rreth një zgjidhjeje sa i përket përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

    Diskutimet për dinarin serb që u bënë të martën e 19 marsit në Bruksel, nuk përfunduan me ndonjë zgjidhje. Por, Kosova dhe Serbia u pajtuan që deri të premten t’i dërgojnë propozimet e tyre në adresë të Bashkimit Evropian.

    Ndryshe, në Bruksel, më 19 mars u mbajt takimi i përbashkët ndërmjet emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkovq.

    Temë e diskutimi në këtë takim ishte Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb.

    Bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t`i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit tha se janë dakorduam që deri të premten (22 mars v.j.) secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. “Javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësirë që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë Bislimi.

    Emisari special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq, ka njoftuar se takimi do të vazhdojë të hënën, duke theskuar se marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët.

    Lajçakak përmendi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe çështjen e rregullores së BQK-së për para të gatshme.

  • ​Inspektorati: Ndotja akustike në kryeqytet në vlerat e lejuara

    ​Inspektorati: Ndotja akustike në kryeqytet në vlerat e lejuara

    Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se falë instalimit të sistemit të avancuar të senzorëve dhe regjistrimit automatik të decibelëve, në vitin 2024 kanë rënë për diku rreth 80% ankesat e qytetarëve. Për më shumë, gjoba gjatë këtij viti janë shqiptuar vetëm për tejkalim të orarit të punës dhe jo për tejkalim të decibelëve të lejuar, e që është një indikacion i qartë i vetëdijesimit të lokaleve të gastronomisë.

    Inspektorati thotë se janë plasur sonte disa informata tendencioze mbi kinse tejkalimin e decibelëve të lejuar, duke sugjeruar se në disa lokale zhurma ka arritur edhe deri në 90 decibel, por në serverët e Kryeqytetit, të vendosur në Drejtorinë e Inspektoratit, nuk është regjistruar asnjë tejkalim i tillë, madje-madje në shumicën e lokaleve as lartësia prej 50 decibelëve nuk është arritur në asnjë moment.

    “I sigurojmë qytetarët e Kryeqytetit se inspektorët e Kryeqytetit, së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, janë në vazhdimësi në terren, se serverët janë plotësisht funksional dhe monitorohen gjatë gjithë kohës dhe se tejkalimi i zhurmës së lejuar nuk do të tolerohet nga askush, në veçanti pasi që regjistrimet e tilla janë automatike”, thuhet në reagim.

  • Arrestohet personi që e sulmoi fizikisht zyrtarin policor

    Arrestohet personi që e sulmoi fizikisht zyrtarin policor

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për shkak se kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare gjatë një mosmarrëveshje midis disa personave.

    “Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Kompletohen tre ndeshjet e play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian

    Kompletohen tre ndeshjet e play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian

    Sonte janë zhvilluar gjashtë ndeshjet e para të play-offit, për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian ”EURO 2024”.

    Ukraina, Greqia, Islanda, Uellsi, Polonia dhe Gjeorgjia,do të kërkojnë biletën e fundit për Gjermani.

    Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksenburgut, Ukraina mposhti me pëmbysje Bosnjën dhe Hercegovinën 2-1, Greqia fitoi bindshëm ndaj Kazakistanit me rezultat 5-0, Polonia mposhti Estoninë me rezultat të thellë 5-1, Uellsi triumfoi 4-1 ndaj Finlandës, derisa me rezultat të njejtë Islanda fitoi në udhëtim ndaj Izraelit, shkruan Indeksonline.

    Pas këtyre ndeshjeve janë mësuar edhe tre pëballjet finale të paly-offit, ku do të mësohet tre kombëtaret që sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

    Nga këto përballje, Uellsi do të ketë punë me Poloninë, Ukraina do të përballet me Islandën, kurse Gjeorgjia do të luaj ndaj Greqisë.

    Të tre këto ndeshje zhvillohen më dtaë 26 mars.

  • Kryeministri Kurti publikon pamje të ushtrisë serbe fare pranë kufirit me Kosovën

    Kryeministri Kurti publikon pamje të ushtrisë serbe fare pranë kufirit me Kosovën

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar para pak çastesh pamje të ushtrisë serbe fare pranë kufirit me Kosovën.

    Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shefi i ekzekutivit ka shkruar se sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

    “Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën”, shkroi mes tjerash ai.

    Më poshtë edhe postimi i plotë:

    Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

    Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

    Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

    Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.