ATV

Author: ATVLive

  • ​Osmani për vrasjen e gruas në Pejë: Ky fenomen po plagos shoqërinë tonë

    ​Osmani për vrasjen e gruas në Pejë: Ky fenomen po plagos shoqërinë tonë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes të një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë.

    E para e vendit ka thënë se ky fenomen i tmerrshëm dhe femicidi duhet të ndalet njëherë e përgjthmonë e me çdo kusht.

    Ajo u bëri thirrje institucioneve të vendit, atyre të sigurisë dhe drejtësisë që të angazhohet për të ndalur dhunën mbi baza gjinore.

    “Fatkeqësisht sot të gjithë jemi zgjuar sot në mëngjesë me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid me përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht. Mënyra e vetmë për të ndalë atë është nëse rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet dhe si komb. Duhet të çohemi në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash dhe gra për të humbur. Prandaj i bëj thirrje të gjithëve që të ndalim njëherë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore”, tha ajo.

    Osmani këto komente i bëri pasi mori pjesë në iniciativën “Thinking of you”, në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    Presidentja tha se ky instalacion do të ndërkombëtarizohet pasi është mënyra më artistike për të shprehur dhimbjen, solidaritetin dhe mbi të gjitha për të shprehur fuqinë e jashtëzakonshme të gruas së Kosovës.

    “Thinking of you” si instalacion që ka filluar para sa vitesh ka qenë mënyra më artistike për të shprehur dhimbjen, solidaritetin dhe mbi të gjitha për të shprehur fuqinë e jashtëzakonshme të gruas së Kosovës. Përmes këtij instalacioni që filloi në Kosovë dhe më pas u bashkua e gjithë bota ne treguam storje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, bëm thirrje për drejtësi dhe po ashtu ngritëm zërin për gratë dhe vajzat në botë që po përjetojnë dhunë”, theksoi Osmani.

    Edhe autorja e këtij instalacioni, Alketa Xhafa-Mripa, tha se përmes të njëjtit tregohen storje të të mbijeturave të dhunës seksuale gjatë luftës.

    “Është kënaqësia ime të zhvilloj instalacionin artistik “Thinking of you”, i cili i ka rrënjët në Kosovë dhe është i frymëzuar nga të mbijetuarat e Kosovës. Dhe ne po sjellim dritë për të mbijetuarat (e luftës) globalisht nga një vend i vogël siç është Kosova. Pra, në Hagë, më 19 qershor do të jetë një instalacion i madh artistik, ku zërat e të mbijetuarave do të dëgjohen në të gjithë botën. Pra, thjeshtë mos e nënvlerësoni kurrë fuqinë e një vendi të vogël sepse ne kemi shumë për të dhënë atje, dhe Kosova po sjell zërat e tyre atje”, tha ajo.

  • Sulmi me thikë në një kishë në Sidnei, Policia: Akt terrorist, autori një 16 vjeçar

    Sulmi me thikë në një kishë në Sidnei, Policia: Akt terrorist, autori një 16 vjeçar

    Policia australiane e ka cilësuar sulmin me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare.

    Një djalë 16-vjeçar u arrestua pasi një peshkop, një prift dhe frekuentues të kishës u sulmuan gjatë meshës në kishën Asirian Christ The Good Shepherd.

    Të paktën katër persona kanë pësuar lëndime jashtë rrezikut për jetën.

    I plagosur ka mbetur edhe sulmuesi.

    Hetimet janë ende duke vazhduar por ata thonë se janë të bindur se bëhet fjalë për një rast të ekstremizmit fetar.

    Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi vendi u trondit nga një tjetër sulm me thikë në një qendër tregtare të Sidneit, duke shkaktuar 7 viktima, mes tyre edhe autorin.

  • Tesla pushon nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore

    Tesla pushon nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore

    Tesla do të pushojë nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore globale të automjeteve elektrike.

    Siç shkruan BBC, transmeton klankosova, pronari Elon Musk kishte deklaruar se e urrente ta bënte një gjë të tillë, por duhej të bëj,

    “Ne kemi bërë një rishikim të plotë të organizatës dhe kemi marrë vendimin e vështirë për të reduktuar numrin tonë të punonjësve me më shumë se 10% globalisht”, thuhet në email-in që Musk ia kishte kthyer BBC-së.

    Prodhuesi më i madh i makinave në botë për nga vlera e tregut kishte 140,473 punonjës në nivel global që nga dhjetori, sipas raportit të tij të fundit vjetor.

    Tesla nuk i është përgjigjur kërkesës së BBC-së për koment.

  • Në Kosovë bie prodhimi i qumështit, në Shqipëri fermerët derdhin qumështin në rrugë

    Në Kosovë bie prodhimi i qumështit, në Shqipëri fermerët derdhin qumështin në rrugë

    Blegtorët nga Shqipëria përballen me vështirësi sa i përket prodhimit të qumështit, të cilët ankohen se nuk kanë përkrahje nga shteti dhe janë të detyruar të derdhin qumështin në rrugë për shkak të çmimit të ulët. Derisa kanë protestuar disa herë, të njëjtit kanë kërkuar mbështetje më të madhe nga qeveria atje. Megjithatë,eksperti i blegtorisë njëkohësisht blegtor, Ervin Resuli, ka përmendur për KosovaPress problemet që ata ballafaqohen.

    Sipas tij, mungesa e subvencioneve në nivele jo të kënaqshme i ka detyruar herë pas herë edhe përpunuesit t’i drejtohen tregut të rajonit apo edhe më gjerë. Ndërkaq, në vendin tonë, nga shoqata e prodhueseve të qumështit të Kosovës, ankohen se ka rënie të prodhimit. Të njëjtit ankohen se ka mungesë të fuqisë së punëtorëve dhe krerëve të bagëtive.

    Resuli derisa thotë se qeveria shqiptare për skemat kombëtare në blegtori ndan rreth 100 euro, vlerëson se kjo shumë duhet të rritet. Sipas tij, shtetet përreth qëndrojnë mw mirw nw aspektin e pwrkrahjes sw fermerwve se sa Shqipëria.

    “Për sa i përket skemave subvencionuese jo shumë të kënaqshme, por edhe punës së vështirë që vet sektori karakterizon kryesisht në blegtori…Një pjesë e pakënaqësive është mbështetja drejtpërsëdrejti sa i përket për krerë, kryesisht në blegtori. Skemat janë më të pakëta në krahasim me skemat e Kosovës të cilat nuk mbështesin maksmilaisht, edhe pa limit. Pra, ne për skemat kombëtare në blegtori japim rreth 100 euro për krerë dhe jo më shumë se 50 krerë. Për tufat që janë mbi 50 krerë lopë, ne mbështesim 50 për qind të vlerës. Ndërsa, në Kosovë pothuajse mbështetja është pa limit mbi sasinë të cilët aplikohet. Po ashtu problemi që kanë hasur blegtoret është edhe lëvizja e çmimit, pra industria e përpunimit të qumështit ushtron një lloj trysnie, duke qenë se në tre vitet e fundit ka pasur një organizim tyre në shoqatë, e cila ka ushtruar herë pas herë presion mbi blegtorët duke mbledhur qumësht me çmim më të lirë, pa marrë parasysh kostot e prodhimit. Kjo ka bërë që prej 1 prilli të këtij viti, blegtoret e Shqipërisë të mos dorëzojnë më qumështin në përpunueset e qumështit por ta derdhin atë apo ta mbajnë gjatë në fermat e tyre. Ata mendojnë se puna e tyre nuk është e vlerësuar nga fabrikat e përpunimit të qumështit…Mungesa e subvencioneve në nivele jo të kënaqshme i ka detyruar herë pas herë edhe përpunuesit t’i drejtohen tregut të rajonit apo edhe më gjerë”, thotë Resuli.

    Në anën tjetër, Melihate Jashari, nga Shoqata e Prodhueseve të Qumështit të Kosovës thotë se ka rënie të prodhimit të përpunuesve të qumështit. Ndonëse thotë se subvencionet nga shteti duhet të jetë më e madhe në mënyrë që blegtoret të stimulohen dhe të merren me këtë lëmi.

    “Çmimi mesatar i grumbullimit të qumështit për momentin sillet 0.43 cent deri në 0.45 cent, varësisht prej marrëveshjeve kontraktuale që i kanë fermerët me përpunuesit e qumështit…Sipas të dhënave në terren që i kemi, prodhimi i qumështit ka rënë. Një ndër faktorët është edhe tani migrimi i të rinjve, nuk po shohin interes të merren me këtë lami…04:02 Krahasim me vendet përreth, subvencionimet për fermerët, për prodhuesit e qumështit, është në nivel të mirë, mirëpo kjo rritje duhet të vazhdojë në mënyrë që kjo qëndrueshmëri e prodhimtarisë bujqësore të jetë në nivel që ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit tonë…Një ndër masat për t’i stimuluar fermerët që të merren me këtë lami është edhe subvencionimi i prodhimit të qumështit në bazë të kategorizimit, ku për cilësinë ekstra, fermerët përfitojnë subvencione 0.07 cent në litër, ndërsa për klasën e parë 4 cent dhe për të dytën 2 cent, kjo ka ndikuar që të ngritët cilësia e prodhimit të qumështit”, thotë Jashari.

    Ndërkaq, në Shqipëri në shenjë pakënaqësie, blegtorët kanë derdhur një tanker me qumësht të freskët në rrugët atje. Sipas tyre, qumështi shitet me çmim tejet të lirë, pasi grumbulluesit dhe fabrikat e përpunimit të bulmetit kanë fiksuar çmimin 50 lek për litër.

  • Gruaja që u vra sot në Pejë ishte punonjëse shëndetësore

    Gruaja që u vra sot në Pejë ishte punonjëse shëndetësore

    Mëngjesin e sotëm i dyshuari Edmond Lajqi e ka privuar nga jeta gruan e tij Gjyljeta Ukellën në Pejë.

    Rreth rastit ka reaguar Drejtoria e Shëndëtësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, pasi viktima ishte e punësuar aty për dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

    “Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë!” u shprehën nga kjo drejtori.

  • Krimi që tronditi Pejën, Çitaku: Situata është alarmante

    Krimi që tronditi Pejën, Çitaku: Situata është alarmante

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë të martën.

    Çitaku, në rrjetin social Facebook ka shkruar se situata është alarmante.

    “Spo mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

    Ndërkaq vrasja e sotme vije tri ditë pas vrasjes së Erona Coklit në Ferizaj, 21-vjeçare e cila u privua nga jeta nga ish-burri i saj, Valon Aliu.

  • Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se burri vrau gruan në Pejë

    Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se burri vrau gruan në Pejë

    Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

    Driton Rugova nga policia rajonale e Pejës, e ka konfirmuar se sot rreth orës 08:15 janë informuar se në rrugën “Bill Clinton”, ka ndodhur një rast dhe se policia me ekipin mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes.

    Sipas tij ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    “I dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë ai.

    ATV ka siguruar pamjet e vendit të krimit, ku shihen vetura të policisë para ndërtesës ku dyshohet se një burrë vrau gruan e tij. /atvlive.tv

  • ​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Tahiri: Shumica dërmuese janë në anën tonë

    ​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Tahiri: Shumica dërmuese janë në anën tonë

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    Ai ka gjatë diskutimeve tha se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet.

    “Këtë e kanë thënë tashmë juristët eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri poashtu shtoi se në të dy takimet e Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mosdiskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuese janë në anën e Kosovës.

    “Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin PËR, 2 KUNDËR dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota PËR dhe 3 KUNDËR. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mos votimit të 16 amandamendeve, shumica të iniciuara nga Delegacioni Serb”, tha ai.

  • El Debate: Shqipëria, destinacioni autentik më i përballueshëm në Evropë

    El Debate: Shqipëria, destinacioni autentik më i përballueshëm në Evropë

    E konsideruar si Karaibet Evropiane, Shqipëria është një nga destinacionet më autentike dhe të përballueshme në Evropë, plot me pasuri natyrore dhe ndikime kulturore nga Lindja dhe Perëndimi, shkruan Cristina Blanco Vázquez në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Debate”.

    Thethi

    Në zemër të Alpeve Shqiptare, ndodhet Thethi, fshati malor më i famshëm në Shqipëri.

    I themeluar në shekullin e XVII nga shqiptarët katolikë që ikën nga pushtimi osman, ky fshat i vogël është një strehë e vërtetë paqeje dhe ka gjithashtu një Park Kombëtar, duke e bërë atë një domosdoshmëri nëse vizitoni vendin shqiptar.

    Tirana

    Kryeqyteti i saj, Tirana, shquhet për ndërtesat shumëngjyrëshe. Përveç kësaj, në këtë destinacion duhet të vizitoni edhe Sheshin Skënderbej.

    Kalaja bizantine e njohur si Kalaja e Justinianit është ndërtuar në vitin 1300 dhe është vendi ku kryqëzohen rrugët kryesore romake, transmeton KosovaPress.

    Brenda mureve të vjetra mbrojtëse, ka shumë objekte turistike, duke përfshirë restorante dhe hotele.

    Më 10 qershor 1973, kalaja u shpall monument i kategorisë së parë.

    Bukuria bregdetare e Vlorës

    Me ujëra blu, male mbresëlënëse dhe të arritshme për të gjithë, në Vlorë ndodhen disa nga plazhet më të bukura në Evropë, duke u bërë kështu “kontinenti i Maldiveve”.

    Vlora është një qytet i vogël që ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë dhe vetëm 135 km larg kryeqytetit.

    Vlora po shfaqet gjithashtu si një destinacion kulinarie: ju mund të shijoni kuzhinën italiane përtej Adriatikut, të ndërthurur me kuzhinën vendase me produkte deti të freskëta, tavë kosi.

    Himara

    Plazhet më të mira në vend gjenden edhe në Himarë.

    Në këtë fshat të qetë, jeta kalon mes tavernave tradicionale greke dhe resorteve moderne, në një pasqyrim të vërtetë të Shqipërisë, e hapur ndaj potencialit të saj turistik, pa humbur nga sytë rrënjët e saj.

    Opsioni më i mirë për t’u relaksuar në det është Llamani, një plazh shumë i njohur në turizmin vendas, pranë Himarës.

    I vendosur mes dy kodrave, ky liman me guralecë përfaqëson plazhin ideal në Mesdhe.

    Berati, qyteti i një mijë dritareve

    Berati ndodhet rreth 120 kilometra në jug të kryeqytetit, një qytet që shquhet për historinë e tij të pasur, arkitekturën e tij të mrekullueshme dhe vendndodhjen e tij përrallore.

    Ai njihet gjerësisht si ‘Qyteti i një mijë dritareve’, për shkak të shtëpive tradicionale osmane me dritare të mëdha prej druri me pamje nga rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër.

    Atraksioni i tij më i madh është kalaja që dominon qytetin nga kodra.

    Syri i Kaltër

    Syri i Kaltër, së bashku me Parkun Natyror të Butrintit, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri.

    Vetëm 25 kilometra nga Saranda, pranë fshatit tradicional të gurtë të Musinës, burimi i ujërave të ëmbla formohet nga një liqen i vogël që i ngjan një pishine me nuanca të bukura në ngjyrë të gjelbër dhe blu.

    Burimet e ujërave termale të Bënjës – Banjat e Bënjës

    Në verilindje të Gjirokastrës ndodhen “Ura e Kadiut” dhe Banjat e Bënjës të cilat janë kthyer në një nga vendet më fotogjenike në jug të Shqipërisë.

    Ujëvara të vogla vërshojnë poshtë dhe lumi formon një kanal të përdredhur me gjarpërime poshtë luginës.

    Ky është një vend i mrekullueshëm për kamping, nëse nuk e keni problem aromën e squfurit.

    Ka një pamje të bukur të urës osmane dhe burimeve të nxehta nga një shpellë e vendosur në shpatin e malit.

    Në rrjedhën e sipërme mund të ecësh mbi gurë për të hyrë në kanionin e Langaricës.

  • Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari nga Podujeva

    Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari nga Podujeva

    Policia e Kosovës njofton se në Podujevë është raportuar se një burrë ka sulmuar fizikisht një grua. Siç njofton policia, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar.

    “Podujevë 15.04.2024-12:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.