ATV

Author: ATVLive

  • Bashkëjetesa e personave të gjinisë së njëjtë, Kurti: Do t’i siguroj personalisht votat shumë shpejt

    Bashkëjetesa e personave të gjinisë së njëjtë, Kurti: Do t’i siguroj personalisht votat shumë shpejt

    Qeveria e Kosovës planifikon të kalojë Projekt-kodin e ri Civil gjatë muajit maj. Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti të enjten (25 prill), gjatë një fjalimi në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës

    Kryeministri u shpreh i sigurt se do të arrijë shumicën parlamentare që ky projekt-kod të kalojë.

    “Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, ka deklaruar Kurti.

    Kurti ndërkaq, në këtë tubim ka thënë se kalimin e Kodit të ri Civil, Kosova do ta bëjë “sepse është e drejtë, sepse është një e drejtë, sepse është në Kushtetutën tonë dhe sepse e dimë që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nxjerrë aktgjykime duke kërkuar që kjo të bëhet”.

    “Ne e dimë se ka vende në Këshillin e Evropës për një kohë të gjatë që e kanë injoruar gjykatën për këtë. Kosova do të jetë ndryshe. Në këtë mënyrë duam të frymëzojmë të tjerët”, është shprehur kryeministri.

  • Inspektori i ATK-së i dyshuar për ryshfet del para Gjykatës në Mitrovicë

    Inspektori i ATK-së i dyshuar për ryshfet del para Gjykatës në Mitrovicë

    Inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Mitrovicë me inicialet Q.M., ka dalë të premten para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, për t’u përballur me kërkesën e Prokurorisë për paraburgim. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit.

    Së bashku me inspektorin, para kësaj gjykate pritet të dalë sot edhe i dyshuari tjetër me inicialet S.S. nga Novi Pazari i Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale të dhënies së ryshfetit. Seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun, ndërsa pritet që vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë për këtë rast të merret në orët e vona të ditës së sotme.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit, pasi ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale nga neni 421 dhe 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht veprat penale dhënie dhe marrje e ryshfetit.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, inspektori i ATK-së në Mitrovicë, dyshohet se ka pranuar shumën e të hollave prej 135 euro nga pala tjetër, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

  • Këshilltari serb i Izmir Zeqirit: Lista Serbe është fajtore për gjithçka në veri

    Këshilltari serb i Izmir Zeqirit: Lista Serbe është fajtore për gjithçka në veri

    Darko Radojeviqm nga Zubin Potoku ka zbuluar se gjendja e keqe ekonomike në këtë pjesë të Kosovës është e keqe dhe se pensione e rroga marrin vetëm njerëzit që janë të lidhur me Serbinë.

    Ai thotë se serbët po largohen nga Kosova vetëm për fajin e Listës Serbe.

    Ai thotë se punon në kabinetin e kryetarit të komunës së Zubin Potokut, për të punuar për të mirën e komunitetit të tij. Thotë se Goran Rakiq e largoi nga puna pasi nuk e votoi Listën Serbe.

    Darko Radojeviq, këshilltar në kabinetin e kryetarit të komunës së Zubina Potokut, Izmir Zeqiri, thotë për Danas se nuk është i vetmi serb që ka hyrë në institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve të bojkotuara nga serbët. Ai fajëson listën Srpska për situatën aktuale.

    Pas zgjedhjeve lokale, të cilat pasuan largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri dhe dorëheqjen e kryetarëve serbë, udhëheqjen e komunave në veri të Kosovës e morën kryetarët shqiptarë.

    Një numër i vogël i serbëve iu afruan zyrave të këtyre kryetarëve të komunave – në mesin e tyre edhe anëtar i partisë së Nenad Rashiqit, ministri aktual për Komunitete dhe Kthim.

    Radojeviq ishte anëtar i komisionit zgjedhor komunal në Zubin Potok gjatë votimit të mbajtur së fundmi për shkarkimin e kryetarit.

    Siç tregon ai, aktualisht në këtë komunë nuk janë më shumë se 2500 banorë.

    “Gjithçka që shihni është krijuar nga Lista Srpska, që nuk ka më shumë se 2500 njerëz këtu është vërtet e trishtueshme. Jo vetëm këtu, njerëzit janë larguar”, fillon Radojevic.

    Ai thotë se ka pranuar të jetë këshilltar për të punuar për të mirën e komunitetit të tij.

    “Shumë njerëz po shpërngulen, është një temë e gjerë, ka shumë për të thënë, por me një fjalë, ne kemi dështuar kolektivisht,” thotë ai.

    Në pyetjen se si e shohin serbët pjesëmarrjen e tij në postin e kryetarit të komunës, të cilën e konsiderojnë jolegjitime, ai përgjigjet se presioni është aq i madh saqë njerëzit nuk lejohen të shprehin mendimin e tyre dhe se disa e mbështesin atë, por jo publikisht.

    “Nuk kam qenë i vetmi që kam hyrë në institucionet e Kosovës, nuk i kam krijuar unë institucionet e Kosovës, ato janë krijuar nga të tjerët”. Unë nuk jam pro politikës së lartë, jam në lokal këtu, e di se çfarë i duhet çdo qytetari”, thotë ai.

    Ai thotë se nuk di çfarë të bëjë pas referendumit të dështuar për zëvendësimin e kryetarit dhe vëren se gjendja ekonomike është shumë e keqe dhe se njerëzit janë të lidhur me Serbinë sepse marrin rroga dhe pensione.

    Radojeviq posaçërisht theksoi problemin e tij personal me ish-kryetarin e Listës Serbe dhe ish-kryetar të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tani është deputet në Kuvendin e Serbisë.

    Ai shpjegon se ai dhe Rakiq kanë punuar së bashku në zjarrfikëset dhe se në vitin 2015 e ka detyruar atë të largohet nga puna kur u bë kryetar komune.

    “Unë duhej të integrohesha sipas Marrëveshjes së Brukselit, por kur u bënë zgjedhjet e para sipas marrëveshjes, atëherë në Shërbimin e Zjarrfikësve, komandanti Ljubisha Vuçiniq më tha se duhet të votoja për listën Srpska. Pas kësaj, pas zgjedhjeve, kishte pak dhe më pushuan nga puna. Si koleg ka qenë i mirë, e ka marrë politika, nuk i ka pëlqyer që nuk kam votuar Listën Serbe, por kaq”, pohon ai.

  • Kryeqyteti paralajmëron vendosjen në funksion të aplikacionit për orarin e barnatoreve

    Kryeqyteti paralajmëron vendosjen në funksion të aplikacionit për orarin e barnatoreve

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se shpejti do ta lëshojë në funksion një aplikacion për orarin e barnatoreve kujdestare.

    Ndërsa kujdestaria e barnatoreve thuhet se fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë.

    “Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim të aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse”, thuhet në njoftimin e Komunës.

  • Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në Hajvali

    Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në Hajvali

    Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, një segment i cili ka shkaktuar tollovi në trafik gjatë viteve të fundit.

    Oferta fituese është shpallur ajo e kompanisë Papenburg & Adriani Company SH.P.K., ka njoftuar sot Zyra e Prokurimit të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Vlera e kontratës është 1.7 milion euro.

    Ky segment i rrugës, i cili do të zgjerohet, është i gjatë 3.66 kilometra, bëhet e ditur në Dosjen e Tenderit, raporton Paparaci.

    Afati për përfundimin e punimeve është 135 ditë pune. Rrjedhimisht, sipas këtij kriteri, punimet në këtë rrugë priten të përfundojnë pas rreth katër muajsh.

  • ​Raporti i punës, IKD: Kuvendi ka marrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën

    ​Raporti i punës, IKD: Kuvendi ka marrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën

    Puna e Kuvendit të Kosovës, në vitin 2023, është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën, thuhet në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, që u publikua të premten.

    Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se të zgjedhurit e popullit kanë përdorur gjuhë joparlamentare dhe shpesh herë homofobe dhe seksiste.

    Krahas kësaj, sipas tij, shpesh herë Kuvendi ka vepruar edhe në kundërshtim me rregulloren.

  • “Kriminell”, kënga më e re e artistes Donna Dafi

    “Kriminell”, kënga më e re e artistes Donna Dafi

    Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore.

    E veçanta e projektit të sapopublikuar “Kriminell” është se teksti dhe videoklipi janë të lidhur saqë nuk kuptohet mesazhi i këngës pa njëri-tjetrin. Në këtë këngë, Donna Dafi, nëpërmjet imazheve dhe fjalës artistike, e paraqet mentalitetin patriarkal të atyre meshkujve që abuzojnë me bashkëshortet e tyre, ndërsa prapaskena tjetër tregon se si këta meshkuj, derisa të arrijnë t’ua vjedhin zemrat këtyre grave, bëhen engjëj. Këta meshkuj, këngëtarja Donna Dafi i quan kriminelë.

    Përmes kësaj kënge, artistja Donna Dafi bën thirrje njëherë e përgjithmonë ndalimin e këtij fenomeni dhe fuqizimin e grave në shoqëri.

    Ky projekt me ndërlidhje ndërkulturore, afro – gjermane, është duke e fascinuar audiencën botërore. Kënga është realizuar me një kast profesional të artistëve në Gjermani dhe këndohet në gjuhën gjermane.

  • Si ka votuar diaspora e Maqedonisë së Veriut?

    Si ka votuar diaspora e Maqedonisë së Veriut?

    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora.

    Nga 2569 votues, 158 votuan për kandidaten e së Majtës, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM me 18 vota. Siljanovska-Davkova fitoi para kandidatëve të tjerë presidencialë në Vjenë, Nju Jork, Sofje, Venecia, Bon, Stokholm, Detroit, Hagë, Çikago, Londër, Lubjanë dhe Pragë. Osmani fitoi në Berlin, Mynih dhe Toronto. Pendarovski, nga ana tjetër, fitoi në Pekin dhe Uashington.

    Ajo që është interesante për votimin në Lubjanë është se “beteja zgjedhore” është zhvilluar mes dy kandidateve femra. Këtu Siljanovska Davkova fitoi 52 vota dhe Vankovska 34.Në ditën e zgjedhjeve, kandidati Stevçe Jakimovski kritikoi votimin në diasporë, pasi siç theksoi ai ishte ditë pune dhe qytetarët kishin problem të largoheshin nga puna./Alsat-M/

  • Përfundon seanca/ Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës

    Përfundon seanca/ Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës

    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në rend dite ishte themelimi i Komisionit për pranimin e objektit.

    “Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit. Pikë e rendit të ditës ka qenë themelimi i komisionit për pranimin e objektit, kjo në fakt ka qenë arsyeja kryesore pse e kemi thirre seancën me urgjencë. Kemi shumë pune, do të fillojmë punën për të funksionalizuar objektin. Ne kemi funksionuar prej disa aneks zyrave, do te funksionojmë ende. Objekti ka probleme elementare. Ka me rrymën me ujin, problem me internetin. S’do të thotë që nuk funksionojmë edhe prej aneks zyrës por në afatin sa ma të shkurt do jem këtu”, ka thënë kryetari Zeqiri pas seancës në Kuvendin Komunal.

    “Është thirre seancë urgjente. Për shkak të lajmërimit të shkurtë kohor nuk kanë marrë pjesë të gjithë. Prej 19 asamblistëve kanë qenë 11, por kemi pasur kuorum për mbajtjen e seancës”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin Potok, Vedat Mehmeti./rtk

  • Hoteli “Grand” do të shndërrohet në Hotel “Hyatt”

    Hoteli “Grand” do të shndërrohet në Hotel “Hyatt”

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dhënë lajmin e madh. Rama ka premtuar se Hoteli “Grand” do të merr pajme tjeter. “Ishte kënaqësi të mirëpres z. Takuya Aoyama, Zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere me renome botërore Hyatt”, ka shkruar Rama duke bërë të ditur interesimin e korporatës Hyatt.

    Zëvendëspresidenti Aoyama më përcolli lajmin fantastik për interesimin e korporatës Hyatt për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit. Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti.

    Falënderova përzemërsisht z. Aoyama dhe shpreha gatishmërinë e organeve të Kryeqytetit për të ndihmuar korporatën hoteliere Hyatt në hapjen e hotelit në kryeqytet.