ATV

Author: A.M.

  • Manchester United ndjek nga afër Tchouamenin pas incidentit me Valverden te Real Madrid

    Manchester United ndjek nga afër Tchouamenin pas incidentit me Valverden te Real Madrid

    Manchester United po monitoron me kujdes zhvillimet rreth Aurelien Tchouamenit, pasi mesfushori i Real Madrid u përfshi në një përplasje dramatike gjatë stërvitjes, që ka ngritur pyetje mbi të ardhmen e tij afatgjatë në “Santiago Bernabeu”.

    United e ka ndjekur Tchouamenin përpara afatit kalimtar veror, dhe burime pranë klubit bëjnë të ditur se gjiganti anglez po pret të shohë nëse mund të përfitojë nga pasojat e konfliktit me bashkëlojtarin Federico Valverde.

    Reprezentuesi francez u përfshi këtë javë në një alterkim të ashpër gjatë stërvitjes, dhe Valverde pati nevojë për trajtim spitalor pas një goditjeje në kokë. E ardhmja e Tchouamenit në Madrid ishte tashmë në dyshim, dhe incidenti ka nxitur spekulime se një nga mesfushorët mund të largohet gjatë verës. Të dy lojtarët thuhet se janë ndëshkuar financiarisht me nga 500 mijë euro secili, pa masa sportive ndaj tyre.

    Koha e incidentit është e ndjeshme, pasi sot Real Madridi përballet me FC Barcelonën në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ku fitorja është vendimtare për të penguar katalanasit të shpallen kampionë.

    Ndërkohë, Manchester United po planifikon një rindërtim të madh të mesfushës gjatë verës dhe synon transferimin e dy mesfushorëve qendrorë. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do ta forconte ndjeshëm pozitën e klubit anglez në garën për objektiva elitare.

    Tchouameni vlerësohet shumë në “Old Trafford” për aftësitë fizike, kontrollin e lojës nga mesfusha dhe përvojën e tij ndërkombëtare. Futbollisti 26-vjeçar ka lënë të kuptohet më parë se do të ishte i hapur për të luajtur në Angli gjatë karrierës së tij.

    Megjithatë, burimet theksojnë se përplasja me Valverden nuk do të thotë automatikisht se Tchouameni është në shitje. Pozicioni aktual i Real Madridit është se incidenti nuk mjafton për largimin e tij dhe se çështja do të zgjidhet pasi të emërohet trajneri i ri. Jose Mourinho konsiderohet favorit për ta marrë drejtimin e klubit para nisjes së sezonit të ardhshëm.

  • Lionel Messi thyen rekord në MLS-Inter Miami mposht Toronto FC 4-2

    Lionel Messi thyen rekord në MLS-Inter Miami mposht Toronto FC 4-2

    Lionel Messi ka dhuruar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në Major League Soccer, duke realizuar një gol dhe dhënë dy asistime në fitoren 4-2 të Inter Miami ndaj Toronto FC në ndeshjen e kampionatit.

    Ylli argjentinas arriti një tjetër rekord, duke u bërë lojtari më i shpejtë në histori të MLS që regjistron 100 kontribute në gola (gola + asistime). Messi e arriti këtë shifër në vetëm 64 ndeshje, me 59 gola dhe 41 asistime, duke thyer rekordin e mëparshëm të Sebastian Giovinco, i cili kishte nevojë për 95 paraqitje (58 gola dhe 42 asistime).

    Edhe këtë sezon, Messi po vazhdon me formë të lartë: në 13 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asistime, duke konfirmuar ndikimin e madh që ka pasur që nga transferimi te Inter Miami.

    Tetë herë fituesi i Topit të Artë po synon të ruajë këtë formë fantastike me një objektiv të madh: Kupën e Botës 2026, ku Argjentina konsiderohet një nga favoritët kryesorë. Në këtë kompeticion, Argjentina do të përballet në grup me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.

  • Sean Strickland befason në UFC 328-Rikthehet kampion i dyfishtë në peshën e mesme

    Sean Strickland befason në UFC 328-Rikthehet kampion i dyfishtë në peshën e mesme

    Sean Strickland ka realizuar një nga befasitë më të mëdha të viteve të fundit në UFC, duke mposhtur Khamzat Chimaevin me vendim të ndarë të gjyqtarëve në eventin kryesor të UFC 328 dhe duke ia shkaktuar ish-kampionit humbjen e parë në karrierën e tij në MMA, ndërkohë që rikthehet kampion i dyfishtë në peshën e mesme.

    Në një duel të ashpër prej pesë raundesh në Prudential Center, Strickland i mbijetoi presionit dhe dominimit të hershëm në tokë nga Chimaev, për të dalë fitues me votat 47-48, 48-47, 48-47. Chimaev e dërgoi amerikanin në tapet që në raundin e parë dhe e kontrolloi, por Strickland reagoi fuqishëm në të dytin, duke frenuar tentativat për rrëzim dhe duke kaluar pjesë të mëdha të raundit në pozita të favorshme.

    Nga raundi i tretë e tutje, Strickland e rriti ritmin në këmbë me boksin e tij, duke e shtyrë Chimaevin prapa edhe pse dyshohet se pësoi një thyerje të hundës. Megjithatë, Chimaev vazhdoi të sulmojë, duke shkëmbyer goditje dhe duke rikthyer lojën në tokë në minutën e fundit të raundit të katërt, pa arritur të sigurojë fitoren.

    Raundi i pestë doli vendimtar: Strickland përdori jab-in, lëvizjen dhe menaxhimin e distancës për të fituar dy nga tre gjyqtarët dhe për rrjedhojë edhe për të dalë fitues, duke u kurorëzuar si kampion i dyfishtë i peshës së mesme.

    Pas ndeshjes, në një fjalim emocional dhe me gjuhë të ashpër në oktagon, Strickland i bëri nderime kundërshtarit dhe pranoi se kishte tepruar gjatë përplasjes verbale para meçit.

    “Kjo është ëndrra,” u shpreh ai, duke falënderuar mbështetësit dhe duke përmendur rikthimin e titullit që e kishte humbur ndaj Dricus du Plessis në shkurt 2025.

  • Barcelona interesohet për Julian Alvarez-Transferimi duket i vështirë nga ana financiare

    Barcelona interesohet për Julian Alvarez-Transferimi duket i vështirë nga ana financiare

    Barcelona e ka identifikuar sulmuesin kryesor të Atletico Madridit, Julian Alvarez, si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar veror.

    Megjithatë, realizimi i një marrëveshjeje pritet të jetë shumë i vështirë, pasi “Los Colchoneros” aktualisht nuk kanë ndërmend ta shesin yllin e tyre. Sipas raportimeve, Barcelona nuk është e gatshme të shpenzojë mbi 100 milionë euro për një sulmues të ri, dhe kjo shifër, për momentin, nuk mjafton që Atletico ta konsiderojë largimin e argjentinasit. Për këtë arsye, katalanasit i kanë komunikuar Alvarezit se, nëse dëshiron të ketë ndonjë mundësi reale për transferim, ai duhet t’ia bëjë të qartë klubit se kërkon të largohet nga “Metropolitano”.

    Ndërkohë, sipas Cadena SER (përmes Sport), mund të ketë lëvizje edhe në këtë drejtim. Brenda hierarkisë së Atletico Madrid ekziston ndjenja se Alvarez po kërkon një rrugëdalje këtë verë, dhe besohet se ky ka qenë qëndrimi i tij prej disa javësh. Drejtuesit e Atleticos janë në dijeni gjithashtu se përfaqësuesit e lojtarit kanë zhvilluar bisedime me disa klube, mes tyre edhe Barcelona. Interes për një transferim të mundshëm në verë raportohet se ka edhe Paris Saint-Germain, ndërsa në garë është edhe Arsenali.

    Edhe nëse Alvarez e shpreh hapur dëshirën për t’u larguar, Atletico e ka bërë të qartë se nuk do ta zbusë shumë qëndrimin e tij. Klubi kërkon një shumë të madhe parash edhe vetëm për ta shqyrtuar mundësinë, gjë që mund ta vështirësojë planin e Barcelonës për ta sjellë si zëvendësues të Robert Lewandowskit.

    Mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata e Julian Alvarez në javët dhe muajt e ardhshëm. Shanset për largim rriten nëse ai e shpreh dëshirën për t’u transferuar, por deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare në këtë drejtim.

  • Drenica fiton ndaj Gjilanit dhe i afrohet mbijetesës në Superligë

    Drenica fiton ndaj Gjilanit dhe i afrohet mbijetesës në Superligë

    Drenica ka shënuar fitore në sfidën e vështirë ndaj Gjilanit, në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.

    Me një fitore 2-1, Drenica është shumë afër sigurimit të qëndrimit në elitë edhe për sezonin tjetër. Kreshnik Uka me një gol të bukur kaloi Drenicën në epërsi në minutën e 30-të, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Enaid Kodra dyfishoi rezultatin (37’).

    Gjilani arriti të realizonte vetëm golin e nderit përmes Blerind Morinës në minutën e 52-të.

    Kësisoj, Drenica ngjitet në pozitën e gjashtë me 44 pikë, ndërsa Gjilani zë vendin e pestë me 45 pikë.

  • Drita mbrojti titullin e kampionit të Kosovës

    Drita mbrojti titullin e kampionit të Kosovës

    Drita e ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës, duke festuar në Gjilan pas triumfit 2-0 ndaj Ballkanit.

    “Intelektualët” me këtë fitore e siguruan matematikisht titullin, në një përballje që ishte tepër dramatike nga fillimi. Blerim Krasniqi ishte heroi i Dritës, duke shënuar një gol shumë të bukur pas 24 minutave lojë.

    Drita në përgjithësi rezultoi të jetë më kërkuese, megjithëse Ballkani zhvilloi disa aksione të bukura, të cilave iu mungoi konkretizimi. Fitoren e Dritës e vulosi mbrojtësi Dante, i cili shënoi nga afërsia pas harkimit të Besnik Krasniqit në minutën e 87-të.

    Me 66 pikë të mbledhura, Drita siguron titullin e pestë në historinë e klubit dhe të dytin radhazi nën drejtimin e Zekirija Ramadanit.

    Kështu, Drita do ta përfaqësojë Kosovën sërish në kualifikimet për Ligën e Kampionëve që nisin në verë, ndërsa Ballkanit tani i mbetet të luftojë me Malishevën për pozitën e dytë.

  • Liverpool dhe Chelsea ndajnë pikët në “Anfield”

    Liverpool dhe Chelsea ndajnë pikët në “Anfield”

    Liverpooli dhe Chelsea përfunduan në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 36-të të Ligës Premier, e zhvilluar në “Anfield”.

    Vendasit nisën furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e 6-të. Pas një aksioni të ndërtuar nga Rio Ngumuoha, Ryan Gravenberch mori topin në skajin e zonës dhe e dërgoi saktë në këndin e djathtë të sipërm për 1-0.

    Chelsea reagoi dhe krijoi raste të rrezikshme, me Marc Cucurellan që pati një mundësi të madhe në minutën e 28-të, por u ndal nga një pritje vendimtare e Giorgi Mamardashvilit. Barazimi erdhi në minutën e 35-të, kur Enzo Fernandez realizoi një goditje dënimi të shkëlqyer, me topin që përfundoi në rrjetë pas prekjeve në shtyllën e majtë për 1-1.

    Në pjesën e dytë, Chelsea mendoi se kishte përmbysur rezultatin, por goli i Cole Palmer u anulua me ndërhyrjen e VAR-it për pozicion jashtë loje. Edhe Liverpooli pa një gol të anulohej për offside; Curtis Jones e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 58-të, por u sinjalizua jashtë loje.

    Në vazhdim, Liverpooli ishte shumë pranë golit të fitores. Dominik Szoboszlai goditi shtyllën e majtë me një goditje të fortë nga skaji i zonës, ndërsa Virgil Van Dijk tronditi traversën me kokë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 79-të.

    Pavarësisht presionit dhe rasteve të shumta, asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë golin e dytë, duke u detyruar të ndajnë nga një pikë.

    Liverpool mbetet në kuotën e 59 pikëve,kurse Chelsea del nga zona evropiane duke tubuar 49 pikë.

  • Alvaro Arbeloa i zhgënjyer nga ngjarjet në dhomat e zhveshjes së Real Madridit

    Alvaro Arbeloa i zhgënjyer nga ngjarjet në dhomat e zhveshjes së Real Madridit

    Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka shprehur pakënaqësinë e tij për rrjedhjen e informacioneve nga brenda klubit, pas incidentit të raportuar mes Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni gjatë stërvitjes.

    Sipas raportimeve, dy mesfushorët u përplasën për dy ditë radhazi në seancat stërvitore, ndërsa situata eskaloi në kontakt fizik, ku Valverde mbeti edhe i gjakosur. Arbeloa nuk e justifikoi sjelljen e lojtarëve, por theksoi se gabime të tilla ndodhin në futboll, duke përmendur si shembull legjendën e klubit, Juanito.

    Megjithatë, ajo që e shqetëson më shumë teknikun spanjoll është fakti që ngjarja u bë publike nga dikush brenda klubit.

    “Fakti që gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes publikohen duket si një tradhti ndaj Real Madridit, një akt mosbesnikërie dhe kjo më trishton shumë”, deklaroi Arbeloa.

    I pyetur për mundësinë e ekzistencës së një “spiuni” brenda ekipit, trajneri u përgjigj me diplomaci.

    “Jo, unë nuk punoj për CIA-n. Nuk akuzoj lojtarët apo askënd tjetër, sepse nuk kam prova. Ka shumë njerëz rreth Real Madridit dhe nuk mund të fajësoj askënd. Ajo që diskutoj me lojtarët e mi duhet të mbetet mes nesh”, përfundoi Arbeloa.

  • Francesco Bagnaia siguron “pole position” në Le Mans, Ducati dominon kualifikueset

    Francesco Bagnaia siguron “pole position” në Le Mans, Ducati dominon kualifikueset

    Ducati dominoi provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Le Mans në MotoGP, me Francesco Bagnaia që regjistroi kohën më të shpejtë.

    Piloti italian përshkoi pistën franceze me kohën 1 minutë, 29 sekonda e 634 të mijtat, duke siguruar “pole position”-in e parë që nga gara e Malajzisë sezonin e kaluar.

    Menjëherë pas tij u rendit kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez, i cili mbeti vetëm 12 të mijtat prapa shokut të skuadrës te Ducati.

    Vijën e parë të nisjes e kompletoi lideri aktual i kampionatit, Marco Bezzecchi, që me motorin e Aprilia ndaloi kronometrin vetëm 23 të mijtat më ngadalë se Bagnaia.

    Në vijën e dytë të startit do të jenë Fabio Di Giannantonio, Pedro Acosta dhe Fabio Quartararo.

    Më pas renditen Joan Mir, Jorge Martin dhe Ai Ogura, ndërsa në vijën e katërt të nisjes do të jenë Alex Marquez, Johann Zarco dhe Alex Rins.

  • Bayern Munich synon Charles De Ketelaere-Belgu jep “dritën jeshile” për transferimin

    Bayern Munich synon Charles De Ketelaere-Belgu jep “dritën jeshile” për transferimin

    Bayern Munich ka intensifikuar interesimin për sulmuesin e Atalanta, Charles De Ketelaere, ndërsa reprezentuesi belg raportohet se ka dhënë miratimin për një transferim të mundshëm veror në “Allianz Arena”.

    Gjiganti i Bundesliga e konsideron 25-vjeçarin si një përforcim prioritar për repartin ofensiv, pas paraqitjeve mbresëlënëse që ai ka zhvilluar në Serie A me fanellën e Atalantas.

    Sipas raportimeve nga media italiane dhe eksperti i merkatos Sacha Tavolieri, Bayern tashmë ka nisur lëvizjet prapa skenës për të përgatitur terrenin e marrëveshjes. De Ketelaere thuhet se e ka mirëpritur mundësinë e kalimit në Bavari, duke bërë që kushtet personale të mos konsiderohen problem në negociatat e ardhshme.

    Megjithatë, klubi gjerman duhet ende të hyjë në bisedime zyrtare me Atalantan për të arritur një marrëveshje mbi tarifën e transferimit të ish-lojtarit të AC Milan.

    Karriera e De Ketelaere ka njohur një ringritje të madhe në Bergamo nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperini. Aftësitë e tij teknike dhe loja mes linjave kanë qenë vendimtare në transformimin e tij gjatë sezonit të fundit.

    Futbollisti belg iu bashkua Atalantas fillimisht në formë huazimi nga Milani në vitin 2023, ndërsa klubi italian aktivizoi më pas opsionin e blerjes për rreth 24 milionë euro në verën e vitit 2024.