ATV

Author: A.M.

  • Largimi i David Alabas nga Real Madrid i pashmangshëm

    Largimi i David Alabas nga Real Madrid i pashmangshëm

    Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, thuhet se është i gatshëm të largohet në fund të sezonit, me një rikthim të mundshëm në Bundesliga.

    Sipas Fichajes Alaba mund të rikthehet në Bundesligë,dhe klubi gjerman Hoffenheim po tenton që ta transferoj austriakun në verën e ardhshme.

    Përndryshe kontrata aktuale e Alabas me Realin skadon në vqershor të vitit të ardhshëm,dhe se një zgjatje përtej nuk do të vie në konsiderim kjo edhe për shkak se austriaku nuk është duke u llogaritur më në planet e trajnerit Xabi Alonso.

    Kujtojmë që David Alaba ka bërë vetëm 3 paraqitje këtë sezon me Real Madridin në të gjitha garat,duke kompletuar kështu vetëm 100 minuta të luajtura.

  • Luis Suarez arrin shifrën e 600 golave në karrierë

    Luis Suarez arrin shifrën e 600 golave në karrierë

    Sulmuesi uruguajan Luis Suarez,po vazhdon me formë të mirë me klubin nga MLS Inter Miami.

    Suarez shënoi kundër Atlanta United në fitoren 4:0,duke arritur shifrën e 600 golave në karrierë.

    Përndryshe Suarez në një postim në rrjetet sociale është shprehur mjaft i lumtur për këtë rekord,duke thënë se nuk e ka besuar as vetë se mund ta arrijë këtë rekord.

    “Nëse ju them se i kam ëndërruar, ju gënjej. Kurrë nuk kam mundur të besoja se do të arrija aq shumë në karrierë. U jam falënderues krejt klubeve ku kam luajtur, pastaj Seleccion, bashkëlojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve, punëtorëve të ndryshëm në klube, familjes sime dhe tifozëve. Të gjitha bëjnë pjesë në këtë objektiv të arritur. Gjithmonë ekziston një faqe më shumë…”

    Kujtojmë që Luis Suarez ka shënuar 10 e bëri 10 asistime në MLS për Inter Miamin në 27 ndeshje.

  • Al Hilal me ofertë 400 Milionë euro për Lamine Yamal

    Al Hilal me ofertë 400 Milionë euro për Lamine Yamal

    Klubi saudit Al Hilal,po synon të bëjë një goditje të madhe në tregun e transferimeve në futbollin botëror.

    Al Hilal po synon të ofrojë rreth 400 milionë euro për Lamine Yamal,dhe që do të tejkalonte vlerën e 18 vjeçarit në tregun e transferimeve.

    Përndryshe në këtë ofertë është përfshirë një kontratë shtatëvjeçare e Yamal me klubin saudit,por Barcelona e ka refuzuar këtë ofertë pasi 18 vjeçari po konsiderohet si lojtar kyç tek katalunasit për vitet e ardhshme.

    Megjithatë në muajt në vijim drejtuesit e Barcelonës mund të ndryshojnë mendimin,ngase pranimi i kësaj ofertë mund të përmirësonte gjendjen e vështirë financiare të Barcelonës.

    Kujtojmë që Lamine Yamal ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2031,dhe vlera e tij në tregun e transferimeve arrin deri në 200 milionë euro.

  • Mohamed Salah në radarin e gjigantit turk Galatasaray

    Mohamed Salah në radarin e gjigantit turk Galatasaray

    Gjiganti turk Galatasaray,po synon që të bëj një godtije në afatin kalimtar të janarit.

    Sipas gazetës turke Nefes ylli egjiptian Mohamed Salah po mendon një kalim tek kampioni aktual i Turqisë,dhe kjo për arsye se Salah ishte impresionuar nga atmosfera në Rams Park gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

    Përndryshe një marrëveshje në mes Galatasaray-it dhe Liverpool-it pritet të ndodhë gjatë dimrit,por ajo mund të shtyhet më vonë në rast se negociatat nuk përfundojnë me kohë.

    Padyshim se transferimi i Salah tek Galatasaray do të bënte bujë të madhe,dhe që do t’ia rriste edhe më shumë prestigjin Superligës së Turqisë.

    Kujtojmë që Mohamed Salah ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027,kurse vlera e egjiptianit në tregun e transferimeve shkon deri në 50 milionë euro.

  • Sonte Kosova kërkon fitoren kundër Suedisë

    Sonte Kosova kërkon fitoren kundër Suedisë

    Kombëtarja e Kosovës sonte pritet të zhvillojë ndeshjen e rradhës kualifikuese për botërorin e vitit 2026,ku në kuadër të grupit B do të takohet kundër Suedisë.

    Dardanët pas barazimit në “Fadil Vokrri”pa gola kundër Sllovenisë synojnë fitore në udhëtim ndaj nordikëve,të cilët aktualisht janë pa fitore në këtë grup duke përfshirë këtu edhe humbjen në ndeshjen e parë në Fadil Vokrri me rezultat 2:0.

    Përndryshe Kombëtarja e Kosovës pas tre ndeshjeve kualifikuese të grupit B gjendet në vendin e dytë me 4 pikë,duke përfshirë këtu fitoren ndaj Suedisë 2:0 si dhe poashtu kanë 1 humbje ndaj liderit aktual Zvicrës dhe së fundmi barazoj ndaj Sllovenisë.

    Padyshim që një fitore ndaj Suedisë në udhëtim do t’i shtonte edhe më shumë gjasat për për një kualifikim në botërorin që do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA,Kanada,Meksikë.

    Kujtojmë që ndeshja Suedi-Kosovë pritet të zhvillohet në stadiumin Ullevi në Goteborg me fillim nga ora 20:45.

  • Drilon Islami i jep fund kontratës me CFR Cluj

    Mesfushori Drilon Islami nuk është më lojtar i klubit rumun CFR Cluj.

    Islami ka shkëputur kontratën me ekipin rumun,dhe shumë shpejtë pritet t’i bashkohet nënkampionit të Kosovës Ballkani.

    Përndryshe Islami u transferua këtë verë tek CFR Cluj nga Ferizaj,megjithatë nuk arriti të ambientohej në kampionatin rumun ku nuk luajti pothuajse asnjë ndeshje zyrtare,dhe një fakt tjetër është edhe mungesa e minutave dhe raportet jo të mira me drejtuesit e klubit.

    Kujtojmë që Drilon Islami më parë në Superligë ka luajtur për shumë klube,ku së fundmi ishte pjesë e Prishtinës me të cilën fitoi Kupën e Kosovës edicionin e kaluar.

  • Rodrygo feston me shqiponjë në fitoren e Brazilit ndaj Koresë së Jugut

    Rodrygo feston me shqiponjë në fitoren e Brazilit ndaj Koresë së Jugut

    Kombëtarja e Brazilit ka zhvilluar ndeshje miqësore kundër Koresë së Jugut,të cilën e deklasoi me rezultat 5:0.

    Dy golat e Estevaos,dy të Rodrygos dhe një gol i realizuar nga Vinicius Jr,i kanë dhuruar fitoren kariokëve të cilët tashmë kanë siguruar kualifikimin në botëror të vitit të ardhshëm.

    Përndryshe ajo çka ka rënë në sy është festimi me shqiponjë e yllit të Real Madrid,të cilën e bëri në njërin nga golat e shënuar në pjesën e parë.

    Kujtojmë që Brazili ndeshjen e rradhës e luan ndaj Japonisë në Ajinomoto Stadium në Tokio ditën e martë.

  • Manuel Neuer:Rikthehem tek Gjermania vetëm nëse kam kontakt personal me Julian Nagelsmann

    Manuel Neuer:Rikthehem tek Gjermania vetëm nëse kam kontakt personal me Julian Nagelsmann

    Portieri i Bayern Munich Manuel Neuer,ka përmendur një mundësi për një rikthim në Kombëtaren e Gjermanisë.

    Neuer ka deklaruar se është i hapur për tu rikthyer tek ekipi kombëtar me vetëm një kusht,dhe atë vetmë nëse kontakton personalisht me selektorin Julian Nagelsmann.

    Përndryshe situate me portierët aktual tek Gjermania para Kupës së Botës 2026,ku Marc Andre Ter Stegen është duke punuar për tu rikthyer nga lëndimi teksa nuk dihet se portieri i Hoffenheimt Oliver Baumann do të mbesë zgjedhja e parë apo jo.

    Mbetet të shihet se nëse Neuer do të rikthehet tek Gjermania apo jo,dhe kjo varet edhe nëse Marc Andre Ter Stegen do të rikthehet nga lëndimi.

    Kujtojmë që Manuel Neuer u tërhoq nga Kombëtarja e Gjermanisë pas EURO 2024,ku kjo kombëtare u eliminua nga Spanja në çerekfinale.

  • Harry Kane nuk do të luaj për Anglinë në miqësoren kundër Uellsit

    Harry Kane nuk do të luaj për Anglinë në miqësoren kundër Uellsit

    Sulmuesi anglez në topformë Harry Kane,nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Anglisë në miqësore kundër Uellsit.

    Kane pësoi një goditje në fundjavën e kaluar në ndeshjen Frankfurt-Bayern,dhe këtë e konfirmoi edhe selektori Thomas Tuchel.

    Përndryshe Tuchel ka deklaruar se nëse Kane do të aktivizohej kundër Uellsit,atëherë do të ekzistonte rreziku më i madh që të pësonte një lëndim të rëndë.

    “Ndjen dhimbje në momentin kur godet topin. Është me rrezik nëse e aktivizojmë tani, pasi mund të marrë ndonjë goditje tjetër. Ne i dhamë atij një mundësi të rikuperohet, por kemi besim se mund ta kemi në dispozicion për takimit kundër Letonisë”

    Kujtojmë që Harry Kane është ndër sulmuesit më në formë këtë sezon në të gjitha garat,ku në 10 ndeshje ka shënuar 18 gola për Bayern Munich.

  • Marc Casado në radarin e Chelsea-it dhe Arsenal-it

    Marc Casado në radarin e Chelsea-it dhe Arsenal-it

    Mesfushori spanjoll Marc Casado,karrierën mund ta vazhdojë karrierën në Premierligën angleze.

    Sipas mediumit Fichajes dy gjigantët e mirënjohur Chelsea dhe Arsenal janë të interesuar për shërbimet e Casados,dhe pritet të jetë një garë tejet e fortë në mes tyre për 22 vjeçarin.

    Përndryshe Arsenali thuhet se po e konsideron lojtarin e Barcelonës si një mundësi për të forcuar mesfushën tashmë të mbushur me lojtarë që përfshijnë Declan Rice, Martin Zubimendi dhe Christian Norgaard.

    Ndërkohë pavarësisht se Moises Caicedo në fakt vazhdoi nga vendi ku e la sezonin e kaluar, Chelsea gjithashtu mund të marrë në konsideratë një transferim për lojtarin e Barçës, pasi thuhet se po kërkojnë një profil të ndryshëm të mesfushorit në treg.

    Kujtojmë që Marc Casado është duke luftuar për një vend në formacionin bazë të Barcelonës,duke luajtur vetëm 7 ndeshje në të gjitha garat.