ATV

Author: A.M.

  • Forbes publikon listën e futbollistëve më të paguar në botë në sezonin 2025/26 – Cristiano Ronaldo më i paguari.

    Forbes publikon listën e futbollistëve më të paguar në botë në sezonin 2025/26 – Cristiano Ronaldo më i paguari.

    Revista ForbRevista Forbes ka publikuar listën prej 10 futbollistëve më të paguar në botë për sezonin 2025/26.
    Në këtë listë janë përfshirë 6 futbollistë që luajnë në Evropë,teksa 4 prej që janë duke luajtur në Lindjen e Mesme.
    Përndryshe futbollsti më i paguar në botë është ylli portugez Cristiano Ronaldo,i cili paguhet rreth 280 milionë euro.
    I dyti është Lionel Messi me 130 milionë euro,kurse në vendin e tretë është Karim Benzema me 103 milionë euro.
    Në vendin e katërt është Kylian Mbappe me 95 milionë euro,teksa top -5shen e mbyllë Erling Haaland me 80 milionë euro.
    Ndërkohë pjesa e mbetur përbëhet nga futbollistët si:
    Vinicius Jr-60 milionë euro
    Mohamed Salah 55 milionë euro
    Sadio Mane 54 milionë euro
    Jude Bellingham 44 milionë euro
    Lamine Yamal 43 milionë euro
    es ka publikuar listën prej 10 futbollistëve më të paguar në botë për sezonin 2025/26.
    Në këtë listë janë përfshirë 6 futbollistë që luajnë në Evropë,teksa 4 prej që janë duke luajtur në Lindjen e Mesme.
    Përndryshe futbollsti më i paguar në botë është ylli portugez Cristiano Ronaldo,i cili paguhet rreth 280 milionë euro.
    I dyti është Lionel Messi me 130 milionë euro,kurse në vendin e tretë është Karim Benzema me 103 milionë euro.
    Në vendin e katërt është Kylian Mbappe me 95 milionë euro,teksa top -5shen e mbyllë Erling Haaland me 80 milionë euro.
    Ndërkohë pjesa e mbetur përbëhet nga futbollistët si:
    Vinicius Jr-60 milionë euro
    Mohamed Salah 55 milionë euro
    Sadio Mane 54 milionë euro
    Jude Bellingham 44 milionë euro
    Lamine Yamal 43 milionë euro

  • FIFA konfirmon shitjen rekord të biletave për Kupën e Botës 2026

    FIFA konfirmon shitjen rekord të biletave për Kupën e Botës 2026

    Shtëpia botërore e futbollit FIFA,ka bërë publike numrin e shitjeve të biletave për Kupën e Botës 2026.
    FIFA bën të ditur se deri më tani janë shitur rreth 1 milionë euro bileta,dhe sipas tyre kjo është një shifër e jashtëzakonshme.
    “Kjo është një dëshmi e jashtëzakonshme se Kupa e Botës më ambicioze dhe gjithëpërfshirëse në histori po frymëzon vërtetë botën”
    Përndryshe presidenti i FIFA-së Gianni Infantino ka thënë se biletat janë blerë nga tifozë nga mbi 200 shtete të botës,ku përfshihet edhe vendet organizatore si SHBA-ja,Kandaja dhe Meksika.
    Kujtojmë që Kampionati botëror i vitit 2026 pritet të jetë më i madhi i organizuar,ku pritet të marrin pjesë rreth 48 kombëtare nga të gjitha kontinentet.

  • Ilir Krasniqi shpallet lojtari i muajit shtator tek skuadra Kolos Kovalivka.

    Ilir Krasniqi shpallet lojtari i muajit shtator tek skuadra Kolos Kovalivka.

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Ilir Krasniqi,ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të “Dardanëve”në dy ndeshjet kualifikuese të botërorit 2026 kundër Sllovenisë dhe Suedisë.
    Këto paraqitje të mira kanë bërë që klubi ku luan Krasniqi Kolos Kovalivka ta shpërblejë atë si lojtarin më të mirë të muajit shtator,duke shtuar këtu faktin se është duke kaluar formë fantastike me ekipin nga Ukraina.
    Përndryshe skuadra e Kolosit gjendet në pozitën e 7-të në kampionatin ukarianas,dhe gjendet 3 pikë larg liderit aktual Shaktar Donetzk dhe kjo skuadër nëse vazhdon me formë të mirë atëhërë mund të bëjë ngritje edhe më shumë në renditjen tabelare.
    Kujtojmë që Ilir Krasniqi deri më tani ka bërë 7 paraqitje për skuadrën e Kolos Kovalivka.

    Ilir Krasniqi në top formë, merr çmimin si lojtari i muajit te Kolos

  • Inigo Martinez: Nuk pata guxim t’i tregoja Hansi Flick-ut që do të largohesha nga Barcelona.

    Inigo Martinez: Nuk pata guxim t’i tregoja Hansi Flick-ut që do të largohesha nga Barcelona.

    Qendërmbrojtësi Inigo Martinez, ka folur lidhur me largimin e tij nga gjiganti katalunas Barcelona.

    Martinez ka deklaruar se për këtë vendim nuk mundi t’i tregoj trajnerit Hansi Flick, kjo për faktin se me teknikun gjerman ka pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme.

    “Ai më shihte si një element të pandryshueshëm në ekip, ndaj çdo ndryshim e befasoi pak, gjë që është normale, kjo është natyra e futbollit. Mendoj se surpriza më e madhe ishte fakti që ai e mësoi lajmin ndërsa unë isha në avion, më shumë se gjithçka tjetër. Sinqerisht, nuk guxova t’ia thoja menjëherë. Kishte momente kur i thosha vetes: ‘Nesër do t’ia them’. Pastaj vinte nesër, dhe thoja: ‘Më vonë, jo tani

    Përndryshe Martinez thoshte se pas ndeshjes së fundit kishte folur me ndihmësin Marcus Sorg për këtë gjë,në mënyrë që t’i tregonte trajnerit për largimin e tij.

    Kujtojmë që Inigo Martinez u largua nga Barcelona këtë verë,ku më pas u transferua në Arabinë Saudite tek Al Nassr.

  • Luka Modric mund të rikthehet tek Real Madrid si trajner apo ambasador

    Luka Modric mund të rikthehet tek Real Madrid si trajner apo ambasador

    Mesfusori kroat Luka Modric, është duke menduar planet pas përfundimit të karrierës si futbollist profesionist.
    Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, Modric po synon që të rikthehet tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,por në një funksion krejtësisht ndryshe.
    Përndryshe Modric sipas raportimit të mediave thuhet se ka pranuar ofertën e presidentit F lorentino Perez,ku kroati mund të punoj si ambassador i klubit ose si trajner.
    Megjithatë Modric po mendon që pa përfundimit të karrierës të marrë një vit pushim e më pas të vendos për të ardhmen e tij.
    Kujtojmë që Luka Modric aktulaisht është anëtar i gjigantit italian Milan,teksa në 7 ndeshje ka shënuar 1 gol e bëri 1 asistim.

  • Julian Alvarez dëshiron kalimin tek PSG

    Julian Alvarez dëshiron kalimin tek PSG

    Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez dëshiron të largohet nga Atletico Madrid,dhe atë në afatin kalimtar të janarit.

    Alvarez ka shprehur dëshiron që t’i bashkohet kampionit të Evropës PSG,ku dëshiron të bëj një hap tjetër në karrierë.

    Përndryshe Alvarez kishte refuzuar verën e kaluar që t’i bashkohej PSG-së,ku më pas vendosi t’i bashkohej Atletico Madridit.

    Megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse Alvarez do të transferohet në Parkun e Princave.

    Kujtojmë që Julian Alvarez po kalon formë fantastike me Atletico Madridin,ku në 9 ndeshje ka realizuar 8 gola e bëri 3 asistime në të gjitha garat.

  • Juventus refuzon ofertat e klubeve angleze për Khephren Thuram

    Juventus refuzon ofertat e klubeve angleze për Khephren Thuram

    Gjiganti italian Juventus nuk e ka ndërmend ta vë në shitje sulmuesin francez Khephren Thuram.

    Tre gjigantët e Premierligës anglez Arsenal, Chelsea ashtu edhe Liverpool kanë shprehur interesim për Thuram,por tek “Zonja e Vjetër”kanë vendosur që mos ta lënë të lirë francezin 24-vjeçar.

    Përndryshe Thuram konsiderohet si pjesë e projektit të bianconerëve në të ardhmen,njëjtë sikurse edhe ylli turk Kenan Yildiz dhe të dy futbollistët konsiderohen si të paprekshëm.

    Ndërkohë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim,se nëse Thuram do të jetë pjesë e Juventusit apo jo,ose francezi ndoshta një ditë mund të luaj në Premierligë.

    Kujtojmë që Khephren Thuram ka bërë 6 paraqitje këtë sezon,duke arritur të shënoj vetëm 1 gol e bëri 1 asistim.

  • Arda Güler mund të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

    Arda Güler mund të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

    Ylli turk Arda Güler është duke përjetuar momente të mira tek klubi mbretëror spanjoll.

    Guler i cili dy sezone më parë ka pasur mjaft vështirësi,por gjërat këtë sezon kanë ndryshuar për turkun dhe tani në çdo ndeshje po tregon klasin e tij.

    Përndryshe drejtuesit e Real Madridit po mendojnë që të ofrojnë një kontratë të re 20 vjeçar,dhe për më tepër Guler do të kishte një rrogë më të madhe nga ajo aktuale.

    Kjo kontratë e re padyshim vije pas paraqitjeve pozitive me Real Madridin,dhe në anën tjetër kjo do të thotë se Guler është pjesë e objektivave të “Los Blancos”në të ardhmen.

    Kujtojmë që Arda Guler ka bërë 16 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat,duke arritur të shënuar 4 gola e dhuroi 6 asistime.

  • Barcelona dhe Chelsea hyjnë në garë për yllin turk Kenan Yıldız

    Barcelona dhe Chelsea hyjnë në garë për yllin turk Kenan Yıldız

    Ylli i Juventusit Kenan Yıldız është vënë në shënjestër të gjigantëve të njohur në Evropë.

    Sipas Tuttosport dhe Gazetta Dello Sport dy gjigantët e njohur Barcelona dhe Chelsesa kanë hyrë për të siguruar shërbimet e turkut,teksa raportohet se londinezët kanë bërë një lëvizje më të fortë për 10-shin e bianconerëve.

    Përndryshe të dyja klubet nuk do ta kenë aq të lehtë pasi Juve nuk dëshiron ta lë të lirë turkun të largohet nga Allianz Stadium,dhe synon që të ofrojë një kontratë të re Yıldız-it.

    Ndërkohë mbetet se nëse Juventus do të pranoj ndonjërin ofertë,dhe se largimi i reperezentuesit të Turqisë nga Italia do të ishte jo e pranueshme,kjo për faktin se Yıldız konsiderohet si pasardhës i legjendës Alessandro Del Pieros

  • PSG dhe Real Madrid të gatshëm për një shkëmbim mes Fabian Ruiz dhe Endrick

    PSG dhe Real Madrid të gatshëm për një shkëmbim mes Fabian Ruiz dhe Endrick

    Një shkëbim në mes të kampionit të Evropës PSG dhe klubit mbretëror spanjoll Real Madrid mund të ndodhë në mujat në vazhdim.

    Mediat raportojnë se mesfushori Fabian Ruiz mund të kalojë tek Real Madrid,teksa në anën tjetër PSG do të tentoj që të siguroj shërbimet e sulmuesit brazilian.

    Përndryshe Endrick nuk po gjen hapësirë në formacionin bazë të ekipit të trajnerit Xabi Alonso,edhe pse tek Reali nuk dëshirojnë të diskutojnë një largim të brazilianit nga Santiago Bernabeu.

    Ndërkohë në anën tjetër Fabian Ruiz më parë ishte në radarin e mbretërve kur trajner ishte Carlo Ancelotti,ndërkohë edhe trajneri aktual Alonso dëshiron ta ketë pjesë të ekipit.

    Megjithatë mbetet të shihet se nëse mund të realizohet ky shkëmbim,dhe nëse mund të ketë ndikim të madh tek klubet respektive.