ATV

Author: A.M.

  • Dukagjini dhe Drita barazojnë në derbin e fundjavës-Ballkani dhe Malisheva vazhdojnë me fitore

    Dukagjini dhe Drita barazojnë në derbin e fundjavës-Ballkani dhe Malisheva vazhdojnë me fitore

    Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të xhiros së 16-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Kampioni aktual Drita ka barazuar 1:1 me Dukagjinin në Klinë,në ndeshjen e cila u konsiderua si derbi i kësaj fundjave.

    Pjesa e parë nuk solli gola nga të dyja skuadrat,teksa në pjesën e dytë Dienit Isufi shënoi për 1:0 në minutën e 51-të për vendasit,megjithatë mysafirët barazuan në minutat shtesë përmes Besnik Krasniqit.

    Drita grumbullon 27 pikë pas kësaj xhiroje,kurse Dukagjini tubon 24 sosh.

    Fitore bindëse shënoi nënkampioni Ballkani,ku mposhti Prishtinën e Re me rezultat 6:1.

    Almir Kryeziu në minutat 21 dhe 53,Ëalid Hamidi në minutat 30,33 si dhe Serebe në minutat 72 dhe 82 shënuan për suharekasit,kurse golin e vetëm për Prishtinën e Re e shënoi Astrit Berisha.

    Ballkani ka tani 29 pikë pas klësaj xhiroje,teksa Prishtina e Re gjendet e fundit në tabelë me 14 pikë.

    Malisheva ndërkohë fitoi në shtëpi kundër Drenicës me rezultat,ku të dy golat i shënoi Arlind Veliu,dhe pas kësaj fitorjeje Malisheva ka 25 pikë kurse Drenica mbetet në kuotën e 17 pikëve.

  • Fisnik Asllani:Jam i koncentruar tek Hoffenheim

    Fisnik Asllani:Jam i koncentruar tek Hoffenheim

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani po kalon formë mjaft të mirë me skuadrën gjermane Hoffenheim.

    Paraqitjet e mira kanë bërë që shumë klube në Evropë të interesohen për të,në mesin e tyre edhe gjiganti nga La Liga spanjolle Barcelona.

    Përndryshe Asllani i ka komentuar interesimet e klubeve evropiane,por shton se për momentin është i koncentruar me Hoffenheimin.

    “Sigurisht, dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është një nder dhe ndihem pak krenar për këtë, por jam i përqendruar te Hoffenheimi. Te ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Çdo gjë do të ketë kohën e vet”.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani ka shënuar 6 gola e dhuroi 3 asistime në 14 ndeshje të zhvilluara për Hoffenheimin këtë sezon.

  • Victor Osimhen mund të transferohet tek Real Madrid

    Victor Osimhen mund të transferohet tek Real Madrid

    Sulmuesi nigerian Victor Osimhen mund të largohet nga gjiganti turk Galatasaray.

    Ish trajneri i Kombëtares së Nigerisë Sunday Oliseh në një intervistë bëri të ditur se Osimhen mund të transferohet tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,dhe se nigeriani ka shprehur gatishmërinë që të ndryshoj ekip.

    Përndryshe Oliseh bën të ditur se e ka marrë këtë lajm nga një person i rëndësishëm,dhe se kjo gjë e bën mjaft të lumtur që Osimhen të luaj në një prej klubeve më të forta në futbollin botëror.

    Mbetet të shihet se nëse drejtuesit e Galatasaray-it do ta lejojnë largimin e Osimhen apo jo,dhe nigeriani konsiderohet si një prej lojtarëve të mundshme.

    Kujtojmë që Victor Osimhen po kalon formë të mirë tek gjiganti turk Galatasaray,ku në 14 ndeshje ka arritur të shënoj 11 gola në të gjitha garat.

  • Shkëmbim mes Juventues dhe Inter-Stefan De Vrij tek bianconerët,Joao Mario tek neuroazzurët

    Shkëmbim mes Juventues dhe Inter-Stefan De Vrij tek bianconerët,Joao Mario tek neuroazzurët

    Një shkëbim të lojtarëve në mes të dy gjigantëve italianë Juventus dhe Inter mund të ndodhë në afatin kalimtar të janarit.

    Sipas mediave në Itali mbrojtësi i neuroazzurëve Stefan De Vrij mund të transferohet në Allianz Stadium,dhe trajneri Luciano Spalleti e sheh holandezin si një përforcim të duhur.

    Përndryshe edhe braziliani Joao Mario do të jetë pjesë e këtij shkëmbimi,dhe aty synon që të gjej minutazhë në lojë ku aktualisht nuk po e gëzon tek “Zonja e Vjetër”.

    Kujtojmë që më parë ka pasur transferime nga Juve tek Inter,ku një shembull i tillë është Zlatan Ibrahimovic i cili ishte transferuar tek neuroazzurët në vitin 2006.

  • Oklahoma City Thunder shënon fitore bindëse ndaj Dallas Mavericks-Houston Rockets mund në shtëpi Phoenix Suns

    Oklahoma City Thunder shënon fitore bindëse ndaj Dallas Mavericks-Houston Rockets mund në shtëpi Phoenix Suns

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Oklahoma City Thunder ka mundur në shtëpi skuadrën e Dallas Mavericks,dhe atë me rezultat bindës 132:111.

    Shai Gilgeuos Alexander me 33 pikë,5 kërcime e 6 asistime ishte basketbollisti më i mirë ishte basketbollisti më efikas tek Thunder,kurse Jalen Ëillimas dhe Chet Holmgrens shënuan 15 pikë secili si dhe kontribuan edhe me 8 kërcime.

    Tek Mavericks më i miri ishte Jaden Hardy me 23 pikë,teska kontribut dha dhe Naji Marshall me 18 pikë si dhe Copper Flag me 16 pikë.

    Në anën tjetër Houston Rockets mposhti bindshëm Phoenix Suns me rezultat 117:98.

    Amen Thomspon me 31 pikë ishte basketbollisti më efikas tek Rockets,teksa Kevin Durant me 28 pikë e 8 kërcime kontribuoi në fitoren e Rockets.

    Tek Suns me i miri ishte Dillon Brooks me 23 pikë,si dhe Jamare Bouyea me 18 pikë por ishin të pamjftueshme për të shmangur humbjen.

  • Napoli-Juventus derbi i fundjavës në Serie A

    Napoli-Juventus derbi i fundjavës në Serie A

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 14-të të Series A,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në stadiumin”Diego Armando Maradona”,ku kampioni aktual Napoli e pret Juventusin në derbin e kësaj fundjave.

    Napolitanët synojnë ta fitojnë edhe derbin në mënyrë që të mbesin në garë për pozitën e parë në tabelë,teksa bianconerët do të tentojnë që të marrin 3 pikë në mënyrë që të hyj në garë për 4 pozitat e para në tabelë.

    Ndeshja Napoli-Juventus pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

    Sa i përket ndeshjeve të tjera që do të zhvillohen në Itali Milan do të luaj në udhëtim kundër Torinos,kurse Inter e pret në Giuseppe Meazza ekipin e Comos.

    Roma do të jetë mysafir i skuadrës së Cagliarit,kurse Lazio dhe Atalanta do të takohen kundër Bolognas respektivisht Veronës.

  • Procredit Superliga vjen me xhiron e 9-të në fundjavë

    Procredit Superliga vjen me xhiron e 9-të në fundjavë

    Këtë fundjavë pritet të rikthehet Procredit Superliga e Kosovës në basketboll,ku në program pritet të zhvillohet xhiroja e 9-të.

    Të shtëunën pritet të zhvillohen dy takime,ku lideri aktual Bashkimi do të synoj që të këndellet nga humbja e parë sezonale nga Vëllaznimi kundër Rahovecit 029,teksa në anën tjetër e njëjta skuadër do të tentoj fitoren e 4-të këtë sezon.

    Ndërkohë një ndeshje tjetër do të zhvillohet edhe takimi ndërmjet Boras dhe Sigal Prishtinës,ku ekipi bardhëkaltër dëshiron të iu rikthehet fitoreve pas humbjes kundër Golden Eagle Yllit teksa Bora do të tentoj të shkaktoj befasi.

    Të dielën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera,ku kampioni aktual Trepca e pret në Minatori skuadrën e Vëllaznimit kurse GO+Peja luan në udhëtim kundër Golden Eagle Yllit.

  • Procredit Superliga vjen me xhiron e 9-të në fundjavë

    Këtë fundjavë pritet të rikthehet Procredit Superliga e Kosovës në basketboll,ku në program pritet të zhvillohet xhiroja e 9-të.

    Të shtëunën pritet të zhvillohen dy takime,ku lideri aktual Bashkimi do të synoj që të këndellet nga humbja e parë sezonale nga Vëllaznimi kundër Rahovecit 029,teksa në anën tjetër e njëjta skuadër do të tentoj fitoren e 4-të këtë sezon.

    Ndërkohë një ndeshje tjetër do të zhvillohet edhe takimi ndërmjet Boras dhe Sigal Prishtinës,ku ekipi bardhëkaltër dëshiron të iu rikthehet fitoreve pas humbjes kundër Golden Eagle Yllit teksa Bora do të tentoj të shkaktoj befasi.

    Të dielën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera,ku kampioni aktual Trepca e pret në Minatori skuadrën e Vëllaznimit kurse GO+Peja luan në udhëtim kundër Golden Eagle Yllit.

  • Ndeshje interesante këtë fundjavë në Premierligë

    Ndeshje interesante këtë fundjavë në Premierligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 15-të në Premierligën angleze.

    Kampioni aktual Liverpool e cila është në krizë të rezultateve luan në udhëtim tek Leeds United,ku synon që të shënoj fitore kurse në anën tjetër Leeds do të mundohet që ta thelloj edhe më shumë krizën e “The Reds”

    Në anën tjetër lideri aktual Arsenal i shkon në udhëtim Aston Villas,ku londinezët do të synojnë të vazhdojnë formën fantastike,teksa Villa do të mundohet që të ndal dominimin e ekipit të Mikel Artetës dhe të marrë pikë nga kjo ndeshje e vështirë.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester City e pret Sunderlandin në Etihad,teksa Chelsea luan në udhëtim tek Bournemouth.

    Man United do të jetë mysafir i Ëolverhamptonit,kurse Tottenham dhe Neëcastle United do takohen kundër Brentford-it respektivisht  Burnley-it.

  • Dukagjini-Drita ndeshja kryesore e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Dukagjini-Drita ndeshja kryesore e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Fundjava pritet të sjellë xhiron e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Klinë,ku Dukagjini e pret në shtëpi kampionin aktual Dritën.

    Skuadra nga Klina synon që me fitore të mbetet në top 3-she,teksa në anë tjetër gjilanasit me 3 pikë do të barazohej me Dukagjinin.

    Të shtunën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera,ku nënkampioni Ballkani e pret Prishtinën e Re kurse Drenica i shkon në udhëtim Malishevës.

    Të dielën do të luhen edhe dy takime të tjera,ku Prishtina e pret skuadrën e Ferizajt teksa Llapi do të jetë mysafir i Gjilanit.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen në ora 13:00.