ATV

Author: A.M.

  • Sergio Ramos afër kalimit tek gjiganti italian AC Milan

    Sergio Ramos afër kalimit tek gjiganti italian AC Milan

    Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos zhvilloi ndeshjen e fundit me skuadrën meksikane Monterrey,dhe pritet që të largohet në fund të vitit.

    Spanjolli po kërkohet nga shumë klube të njohura në Evropë,ku një prej tyre është gjiganti italian Milan.

    Përndryshe sipas Calciomercato përfaqësuesit e mbrojtësit janë takuar me drejtuesit e Milanit për transferimin e tij,dhe në bisedime është përmendur që Ramos të marrë një rol të rëndësishmë në skuadër.

    Nëse transferimi i Ramos-it realizohet atëherë mund të luaj me Luka Modric,ku së bashku për shumë vite tek Real Madrid fituan tituj të shumtë.

    Kujtojmë që Sergio Ramos synon që me rikthimin e tij në Evropë të synoj një vend në Kombëtaren e Spanjës për Kupën e Botës 2026.

  • Pep Guardiola me paralajmërim për Arsenalin në luftën për titullin e kampionit

    Pep Guardiola me paralajmërim për Arsenalin në luftën për titullin e kampionit

    Trajneri i Manchester City-it Pep Gaurdiola ka folur për garën e titullit të kampionit në Premierligën angleze.

    Guardiola ka dhënë një paralajmërim të fortë për liderin aktual Arsenal,duke thënë se ka përvojë në fitimin e titujve në Angli.

    “Nga përvoja ime, më vjen keq që nuk dua të ndihem arrogant, por kam mjaft përvojë në fitimin e Ligës Premier dhe titujve, është qëndrueshmëria”

    Përndryshe Guardiola shton se qëndrueshmëria nuk është vetëm nëse fiton një ndeshje,por mënyra sesi skuadra luan javë për javë në të gjitha garat.

    Kujtojmë që Man City gjendet në pozitën e dytë në Premierligë me 31 pikë,dy më pak se lideri aktual Arsenal.

  • Liverpool nuk po arrin të këndellet nga rezultatet e dobëta-Barazon në udhëtim ndaj Leeds United

    Liverpool nuk po arrin të këndellet nga rezultatet e dobëta-Barazon në udhëtim ndaj Leeds United

    Liverpool nuk ka arritur më shumë se një barazim 3:3 kundër Leeds United,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligën angleze.

    Pjesa e parë nuk solli sa i përket rasteve të krijuara,teksa në pjesën e dytë “The Reds shënuan qysh në fillim ku Hugo Ekitike shënoi për 1:0 në minutën e 48-të,kurse tre minuta më vonë francezi shënoi për 2:0.

    Vendasit nuk u dorëzuan ku në minutën e 73-të Dominic Calvert-Leëin shënoi për 1;2,ku së pari dështoi nga penalltia e nga topi i kthyer arriti të mposhtë Alisson Bekcker,kurse 5 minuta më vone Anton Stach barazoi rezultatin në 2;2 pas pasimit nga Brenden Aaronson.

    Liverpool arriti të rikthej epërsinë në 3:2 nëpërmjet Dominik Szoboszlai,por Leeds arriti të barazoi rezultatin në 3:3 përmes Ao Tanakas.

    Liverpool tani ka 23 pikë pas këtij barazimi,kurse Leeds ka 15 pikë pas 15 xhirove në Premierligë.

  • Albion Rrahmani heroi i Sparta Pragës në ndeshjen kundër Sigma Olomuc

    Albion Rrahmani heroi i Sparta Pragës në ndeshjen kundër Sigma Olomuc

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Albion Rrahmani është duke shkëlqyer me Sparta Pragën në kampionatin çek.

    Rrahmani shënoi në fitoren e Sparta Pragës kundër Sigma Olomuc,ku arriti të shënoj në minutën e 88-të për 1:0.

    Përndryshe Rrahmani gjatë gjithë ndeshjes pati vetëm një goditje në portë,dhe nga faqja e njohur Sofascore u vlerësua me notën 7.6.

    Natyrisht kjo paraqitje e mirë vije në kohën kur Rrahmani u përballë me kritika në Çeki,dhe kjo ndeshje mund ta motivojë për të kapur formën që e pati në fillim të sezonit.

    Kujtojmë që Albion Rrahmani ka shënuar 7 gola në kampioantin çek deri më tani.

  • Inter deklason në shtëpi Comon në Giuseppe Meazza

    Inter deklason në shtëpi Comon në Giuseppe Meazza

    Inter ka shënuar një fitore bindëse kundër Comos,duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0.

    Pjesa e parë nisi mirë për neuroazzurët,ku pas 11 minutave Lauro Martinez shnëoi për 1:0,dhe me epërsinë e Inter-it përfunduan 45 minutat e parë.

    Edhe gjatë pjesës së dytë Inter dominoi gjatë gjithë kohës,ku  Marcus Thuram dyfishoi epërsinë në 2:0 në minutën e 59-të.

    Në minutën e 81-të Hakan Calhanoglu shënoi golin e tretë të Inter-it në minutën e 81-të,kurse në fund  Carlos Augusto vulosi rezultatin përfundimtar Inter 4:0 Como.

    Inter pas xhiros së 14-të grumbullon 14 pikë,kurse Como pas kësaj humbjeje mbetet në kuotën e 24 pikëve.

  • Chelsea barazon 0:0 kundër Bournemouth-it

    Chelsea barazon 0:0 kundër Bournemouth-it

    Skuadra e Chelsea-it nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0:0,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligës angleze.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta nga të dyja skuadrat,por rrjetat mbetën të heshtura me rezultat të pandryshuar 0:0.

    Në pjesën e dytë Chelsea u mundua që të shënoj të paktën golin që do të sillte 3 pikë,ku blutë e Londrës rrezikonin përmes Cole Palmer dhe Joao Pedro që hynin në lojë si zvëndesues,por në fund u desh të pajtohej me barazim pa gola 0:0.

    Chelsea pas këtij barazimi grumbullon 25 pikë,teksa në anën tjetër Bournemouth ka 20 pikë pas 15 xhirove të zhvilluara në Premierligën angleze.

  • Manchester City shfrytëzon gabimin e Arsenalit-Fiton ndaj Sunderland-it të Granit Xhakës

    Manchester City shfrytëzon gabimin e Arsenalit-Fiton ndaj Sunderland-it të Granit Xhakës

    Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Sunderland-it,duke e mundur me rezultat 3:0.

    Pjesa e parë nisi mirë për mysafirët të cilët patën raste ideale për shënim,por Citizens arritën të jenë më konkretë në rastet e tyre.

    Ruben Dias shënoi për 1:0 në minutën e 31-të pas një harkimi nga këndi nga Cherki,kurse Josko Gvardiol dyfishoi epërsinë në 2:0 pas 4 minutave dhe me epërsinë e City-it përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Man.City bëri një lojë më të kontrroluar,dhe në minutën e 65-të Phil Foden shënoi për 3:0 që ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Man City tani gjendet në pozitën e dytë me 31 pikë,dy më pak se lideri Arsenal që humbi ndaj Aston Villës.

  • Bayern Munich shkatërron në udhtëim Stuttgartin-Harry Kane shënon hattrick

    Bayern Munich shkatërron në udhtëim Stuttgartin-Harry Kane shënon hattrick

    Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse kundër Stuttgartit,duke e mundur me rezultat të thellë 5:0.

    Pjesa e parë nisi furishënm për bavarezët të cilët kaluan në epërsi përmes Konrad Laimer në minutën e 11-të,kurse vendasit barazuan në minutën e 40-të në 1:1 por goli u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtëloje.

    Pjesa e dytë i takoi bavarezëve ku së pari Harry Kane shënoi nga distance për 2:0,e më pas Josip Stanisic thelloi epërsinë në 3:0 në minutën e 78-të pas asistimit të Luis Diaz.

    Harry Kane katër minuta më vonë shënoi për 4:0 nga penalltia,kurse supersulmuesi anglez vulosi hattrickun në minutën e 88-të për 5:0 që ishte rezultati përfundimtar.

    Bayern Munich mbetet lider në Bundesligë me 36 pikë,teksa Stuttgart mbetet në koutën e 22 pikëve.

  • Max Verstappen në pole position në garën e fundit të Formula 1 për këtë sezon

    Max Verstappen në pole position në garën e fundit të Formula 1 për këtë sezon

    Piloti holandez Max Verstappen ka zënë pozicionin e parë në provat për garën e Abu Dhabit në Formula 1,e cila pritet ta përcaktojë kampionin e ri të garës më të fortë të shpejtësisë në botë.

    Verstappen zuri këtë avantazh në pistën as Marina me një kohë prej 1:22.207,duke krijuar kështu një avantazh prej dy të dhjetash ndaj Lando Norris të McLaren.

    Ndërkohë i tret pas Verstappen dhe Norris doli Oscar Piastri,i cili ishte me 28 të mijëtat më i ngadaltë se shoku i tij i skuadrës tek Mc Claren.

    Përndryshe kjo është hera e parë që nga viti 2009,ku tre pilotë kanë mundësi që të fitojnë titullin e kampionit botëror në Formula 1 në fund të sezonit.

    Kujtojmë që gara e madhe e Abu Dabit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 14:00,ku pritet të caktohet piloti i cili do të kurorëzohet me titullin e kampionit në Formula 1.

  • Arsenal ndalet nga Aston Villa-Humb në minutat e fundit

    Arsenal ndalet nga Aston Villa-Humb në minutat e fundit

    Arsenal pësoi humbje në udhëtim ndaj Aston Villa me rezultat 2:1,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligën angleze.

    Pjesa e parë ishte e barabartë sa i përket lojës,por më konkretë ishin vendasit të cilët shënuan përmes Matty Cash në minutën e 36-të për 1:0.

    Në pjesën e dytë londinezët u vunë në kërkim të golit të barazimit,dhe këtë e arritën në minutën e 52-të përmes Leandro Trossard.

    Por Aston Villa arriti të gjej golin e fitores në minutat shtesë,dhe ishte rezervisti i Emiliano Buendia që shënoi për 2:1 që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

    Arsenal përkundër kësaj humbje mbetet lider me 33 pikë,teksa Aston Villa tani grumbullon 30 pikë pas kësaj fitorjeje.