ATV

Author: A.M.

  • LA Lakers pëson humbje të thellë nga Cavaliers-San Antonio Spurs fiton në udhëtim ndaj Houston Rockets

    LA Lakers pëson humbje të thellë nga Cavaliers-San Antonio Spurs fiton në udhëtim ndaj Houston Rockets

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers pësoi humbje të thellë ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 129:99.

    Luka Doncic me 29 pikë ishte basketbollisti më efikas tek Lakers,teksa Lebron James dhe Gabe Vincent kontribuan me 11 pikë secili por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Tek Cavaliers më i miri në parket ishte Donovan Mitchell me 25 pikë,teksa kontribut në fitoren e kësaj skuadre dha dhe Jaylon Tyson me 20 pikë të tjera.

    Në anën tjetër San Antonio Spurs mposhti në udhëtim skuadrën e Houston Rockets me rezultat 111:99.

    Victor Ëembanyama me 28 pikë e 16 kërcime ishte basketbollisti më i mirë tek Spurs,kurse De’Aron Fox me 18 pikë e 8 asistime kontribuoi në fitoren e Spurs.

    Tek Rokcets më i miri ishte Amen Thompson me 25 pikë e 7 kërcime,kurse kontribut dhanë dhe Kevin Durant me 24 pikë si dhe Alperen Sengun me 18 pikë e 10 kërcime.

  • Kylian Mbappe:Humbja ndaj Benficës e turpshme

    Kylian Mbappe:Humbja ndaj Benficës e turpshme

    Ylli francez Kylian Mbappe ka shprehur zhgënjimin e tij për humbjen ndaj Benficës në minutat e fundit.

    Mbappe ka deklaruar se kjo humbje vjen si pasojë e mosqëndrueshmërisë tek ekipi,dhe se kjo duhet rregulluar në ndeshjet e rradhës dhe thotë se ekipi portugez e meritoi fitoren.

    “Na mungon stabiliteti në performancën tonë dhe kjo është ajo që duhet të rregullojmë. Është e dhimbshme të luash në fazën eliminatore, por Benfica e meritoi fitoren”

    Përndryshe Mbappe u ndal tek goli i pësuar në minutat e fundit,ku thotë se ishte një turp i madh për “Los Blancos”,dhe se Reali e meriton këtë pozitë në të cilën gjendet aktualisht.

    Kujtojmë që Kylian Mbappe shënoi dy gola në humbjen 4:2 të Realit ndaj Benficës,disfatë e cila jashtë top8shes ekipin madrilien.

  • Europa League vjen me ndeshjet interesante në xhiron e fundit të fazës së ligës

    Europa League vjen me ndeshjet interesante në xhiron e fundit të fazës së ligës

    Sonte pritet të zhvillohet xhiroja e fundit e fazës së ligës në Europa League,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Në total pritet të zhvillohen 18 ndeshje,ku pritet të caktohen skuadrat të cilat do të kalojnë në fazën tjetër.

    Aston Villa në shtëpi skuadrën e Salzburgut,teksa Roma do të luaj në udhëtim në Greqi tek Panathinaikos.

    Lyon e pret PAOK-un para publikut të vet njëjtë sikurse Stuttgarti që do i bëjë konak zvicranëve të Young Boys Bern,teksa Porton në Estadio do Dragao e pret ekipin holandez Utrecht.

    Fenerbahce do të udhëtoj drejtë Rumanisë ku do të takohet kundër Steaua Bukureshtit,kurse Real Betis e pret në shtëpi skuadrën e Feyenoord-it.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 21:00.

  • Tyson Fury zyrtarizon rikthimin e tij në boksin profesionist

    Tyson Fury zyrtarizon rikthimin e tij në boksin profesionist

    Tyson Fury ka konfirmuar rikthimin në boksin profesionist,dhe kjo pritet të ndodhë më se largu në muajin prill.

    Shumë emra të ndryshëm janë përfolur si kundërshtarë potencialë për Fury-in,dhe madje është përfolur për një duel me Anthony Joshuan por një gjë e tillë duket se nuk do të realizohet.

    Përndryshe Fury pritet që të zhvillojë meçin me Arslanbek Makhmudov më 11 maj,i cili ka fituar tituj në pesha të rënda e cila mund të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar,dhe Fury është shprehur i emocionuar për rikthimin e tij.

    “Jam i emocionuar që po rikthehem. Zemra ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në boks. Dikush le t’ia thotë mbretit se asi është rikthyer”

    Kujtojmë që meçi i fundit në boksin profesionist Tyson Fury e humbi ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

  • Real Madrid e gatshme për të paguar 65 milionë euro për Nico Schlotterbeck

    Real Madrid e gatshme për të paguar 65 milionë euro për Nico Schlotterbeck

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid mund të bëjë goditje e cila mund të ndryshojë krejtësisht repartin e mbrojtjes tek “Los Blancos”.

    Qendërmbrojtësi gjerman Nico Schlotterbeck pritet të jetë një ndër emrat më të përfolur në afatin kalimtar veror,dhe Real Madrid pritet që të jap një ofertë prej 65 milionë euro Borussia Dortmundit për shërbimet e Schlotterbeck.

    Përndryshe Schlotterbeck po kërkohet me mjaft ngulm nga rivali i Real Madridit Barcelona,të cilët e konsiderojnë si një nga emrat që mund ta përforcojë mbrotjen e cila pati mjaft problem gjatë sezonit.

    Në anën tjetër edhe gjiganti gjerman Bayern Munich po synon që të përforcohet me Schlotterbeck,por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në muajt në vazhdim.

    Kujtojmë që Nico Schlotterbeck ka kontratë me Borussia Dortmund deri në qershor të vitit 2027.

  • Chelsea me thirrje për tifozët:Jeni të kujdesshëm gjatë ndeshjes kundër Napolit

    Chelsea me thirrje për tifozët:Jeni të kujdesshëm gjatë ndeshjes kundër Napolit

    Gjiganti londinez Chelsea ka bërë një thirrje për tifozët e saj në ndeshjen kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.

    Klubi ka kërkuar që tifozët të kenë kujdes maksimal,kjo për faktin se dy tifozë londinez morrën trajtim mjekësor pas një përleshje me disa tifozë napolitanë një ditë më parë.

    Përndryshe Chelsea iu kërkoi që të kenë kujdes kur të ecin në qytet,në mënyrë që të mos kenë probleme dhe t’i marrin parasysh këshillat përpara ndeshjes.

    Kujtojmë që ndeshja Napoli-Chelsea pritet nis në ora 20:45,ndeshje e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

  • Visar Bekaj rikthehet tek KF Tirana

    Visar Bekaj rikthehet tek KF Tirana

    Portieri i Kombëtares së Kosovës Visar Bekaj është rikthyer tek KF Tirana.

    Bekaj u rikthye tek klubi më i trofeshëm në Shqipëri,ku ishte disa muaj pa klub pas largimit nga skuadra turke Hatayspor.

    Përndryshe Bekaj me këtë transferim synon që të marrë më shumë minuta në fushë,dhe të ketë suksese në pjesën e mbetur të sezonit si dhe poashtu edhe faqja e KF Tiranës në facebook postoi një video dedikuar Bekajt.

    Kujtojmë që Visar Bekaj ka luajtur në parë për KF Tiranën që nga vitet 2020-2023,ku me këtë skuadër fitoi titullin e Kategorisë Superiore në sezonin 2021-22 si dhe Superkupën e Shqipërisë në vitin 2022.

  • CAF nis procedurat ndaj Federatës Senegaleze të Futbollit për sjelljet e futbollistëve në finalen e Kupës së Afrikës

    CAF nis procedurat ndaj Federatës Senegaleze të Futbollit për sjelljet e futbollistëve në finalen e Kupës së Afrikës

    Senegali mund të përballet me dënime të ashpra nga Konfederata Afrikane e Futbollit për sjelljet gjatë finales kundër Marokut në Kupën e Afrikës.

    Juria disiplinore e CAF ka bërë të ditur se Federata Senegaleze mund të ndëshkohet,kjo për shkak të sjelljeve të futbollistëve senegalezë të cilët kërcënonin me largim nga fusha gjatë finales kundër marokenëve ku kundërshtuan vendimin e gjyqtarit të finales për t’i dhënë penallti marokenëve të cilin më pas e humbi ylli i Real Madridit Brahim Diaz.

    Përndryshe Federata Senegaleze e Futbollit pritet të merrë vendimin përfundimtar nga CAF,dhe se cila do të jetë ai vendim pritet të shpallet në ditët në vijim.

    Kujtojmë që Senegali fitoi titullin e Kupës së Afrikës për herë të dytë në histori,duke mposhtur në finale nikoqirin Marokun me rezultat minimal 1:0.

  • Jannik Sinner kalon në gjysmëfinale të Australian Open

    Jannik Sinner kalon në gjysmëfinale të Australian Open

    Tenisti italian Jannik Sinner ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Australian Open,duke mundur amerikanin Ben Shelton 3:0 në sete 6:4 6:4 dhe 6:3.

    Në setin e parë italiani dominoi,teksa në anën tjetër edhe në setin e dytë italiani ishte shumë më i mirë sesa Shelton.

    Ndërkohë në setin e tretë Sinner arriti të fitoj duelin,ku edhe përkundër që Shelton bëri përpjekje që të bënte ndonjë kthesë italiani arriti që të arsyetoj epitetin e favoritit dhe të kalojë në gjysmëfinale.

    Kujtojmë që Jannik Sinner në gjysmëfinale do të takohet kundër tenistit serb Novak Djokovic,i cili e eliminoi bashkëkombasin e Sinner Lorenco Muzeti në çerekfinale.

  • Arabia Saudite me ofertë tejet ambicioze për Ousmanne Dembele

    Arabia Saudite me ofertë tejet ambicioze për Ousmanne Dembele

    Klubet nga Superliga e Arabisë Saudite po bëjnë një prej planeve ambicioze për të transferuar yllin e PSG-së Ousamanne Dembele.

    Sipas Skysports liga saudite përfshirë shumë personalite të ndryshme po bëjnë sondazhe të ndryshme,dhe synojnë që të bëjnë gati një paketë financiare pas Kupës së Botës.

    Megjithatë Dembele dëshiron që të mbetet i përqendruar me PSG-në,ku synon që me parisienët të fitoj të gjitha trofetë e mundshme në këtë sezon si titulli i kampionit në kampionatin francez dhe Liga e Kampionëve,ndërkohë që synon poashtu të nis bisedimet për kontratën e re.

    Kujtojmë që Ousmanne Dembele në 17 ndeshje ka shënuar 7 gola e dhuroi 5 asistime në të gjitha garat.