ATV

Author: A.M.

  • Shtohen gjasat për Endrick që të luaj në Kupën e Botës

    Shtohen gjasat për Endrick që të luaj në Kupën e Botës

    Gjasat për Endrick për një vend në Kupën e Botës me Brazilin shtohen,duke marrë parasysh edhe paraqitjet e bëra për Lyon në të gjitha garat.

    Një rol në përfshirjen e Endrick mund të jetë edhe lëndimi i Rodrygos,i cili sipas të gjitha gjasave ka përfunduar sezonin dhe se pjesëmarrja e anësorit në botëror është e pamundur.

    Përndryshe Rodrygo ishte një nga kandidatët për të qenë pjesë e Selecaos në SHBA,Meksikë dhe Kanada,pavarësisht që nuk pati edhe një sezon të mirë me Real Madridin.

    Megjithatë situata tani ka dalur në favor të Endrick,i cili me golat e tij me Lyon po bën paraqitje mjaft të shkëlqyera në elitën e futbollit francez.

    Kujtojmë që Endick është i huazuar deri në fund të sezonit tek Olympique Lyon nga Real Madrid,teksa ka realizuar 5 gola e bëri 4 asistime në 11 ndeshje të zhvilluara.

  • E ardhmja e Igor Tudor në stolin e Tottenham në pikëpyetje pas humbjeve të shpejta

    E ardhmja e Igor Tudor në stolin e Tottenham në pikëpyetje pas humbjeve të shpejta

    E ardhmja e Igor Tudor në stolin e Tottenham në pikëpyetje pas humbjeve të shpejta

    Trajneri kroat, Igor Tudor, është emëruar për të zëvendësuar Thomas Frank në pankinën e Tottenham, me misionin për të sjellë stabilitet dhe përmirësim të rezultateve në Ligën Premier. Megjithatë, vetëm disa ditë pas emërimit të tij, e ardhmja e Tudorit duket e pasigurt, pasi fillimi i tij ka qenë i zhgënjyeshëm.

    Debutimi i Igor Tudor si trajner i Tottenham ka qenë i pafavorshëm, pasi ekipi pësoi një humbje të thellë ndaj Arsenalit, ku shfaqen probleme serioze në mbrojtje dhe mungesë intensiteti. Pas kësaj, në ndeshjen e dytë, Tottenham humbi sërish, këtë herë përballë Fulham, duke thelluar shqetësimet për performancën e skuadrës.

    Me kalimin e ditëve, presioni mbi Tudor është shtuar. Tifozët dhe mediat kanë filluar të shprehin pakënaqësinë, ndërsa drejtuesit e klubit londinez po monitorojnë me shqetësim situatën. Tottenham, përkundër pritshmërive të mëdha para fillimit të sezonit, aktualisht gjendet në pjesën e poshtme të tabelës në Ligën Premier.

    Pas humbjes së fundit, Igor Tudor nuk i kurseu kritikat për skuadrën e tij. Ai e shprehu hapur pakënaqësinë për paraqitjen e lojtarëve dhe kritikoi disa vendime arbitrale. Sipas tij, skuadra duhet të përmirësojë shumë më tepër sesa skemat taktike. Ai theksoi se është e nevojshme që të rritet agresiviteti në duele, ritmi konkurrues dhe qëndrimi i lojtarëve në fushë.

    Në zyrat e Tottenham janë duke u shqyrtuar të gjitha opsionet për të ardhmen e trajnerit, edhe pse Tudor ka marrë postin vetëm para disa ditësh. Një tjetër humbje mund të përshpejtojë një vendim të shpejtë nga drejtuesit, të cilët janë të vetëdijshëm për kalendarin e vështirë të Ligës Premier dhe kërkojnë rezultate të shpejta.

    Megjithatë, Igor Tudor është optimist dhe ka kërkuar kohë për të implementuar idetë e tij dhe për të stabilizuar skuadrën. Nëse rezultatet nuk përmirësohen, mundësia që aventura e tij në Londër të përfundojë kaq shpejt sa nisi, është e mundur.

    Për momentin, të ardhmen e Igor Tudor mbetet e pasigurt dhe vetëm koha do të tregojë nëse ai do të ketë mundësinë të rregullojë situatën në Tottenham, apo do të duhet të largohet më shpejt se që e kishim pritur.

  • Adama Traoré ndalohet të ngritë pesha nga trajneri Nuno Espirito Santo

    Adama Traoré ndalohet të ngritë pesha nga trajneri Nuno Espirito Santo

    Futbollisti i West Ham United, Adama Traoré, është ndaluar të ushtrojë ngritje pesha me vendim të trajnerit Nuno Espirito Santo, pas publikimit të një videoje nga qendra stërvitore e klubit. Videoja, e postuar nga shoku i skuadrës, Crysencio Summerville, tregonte Traoré duke ngritur 145 kilogramë në palestër, një veprim që nuk ka qenë i pranueshëm për trajnerin portugez.

    Në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës Premier kundër Fulhamit, Nuno ka folur për fizikun e jashtëzakonshëm të anësorit, duke e vlerësuar atë si “të pabesueshëm”. Megjithatë, trajneri ka theksuar se lojtari tashmë ka një masë muskulore të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë të angazhohet më në ngritje peshash të rënda.

    “Fiziku i tij është i mahnitshëm, është çështje gjenetike. Por ai tashmë ka mjaftueshëm muskuj dhe duhet ta shmangë palestrën për ngritje peshash,” ka deklaruar Nuno.

    Ndërkohë, trajneri ka shtuar se Traoré do të vazhdojë të realizojë ushtrime parandaluese dhe programe fizike specifike për të mbajtur një formë të shkëlqyer fizike, por ngritja e peshave të rënda do të jetë jashtë mundësive të tij.

    “Kam kërkuar që të qëndrojë larg peshave. Ai ka peshë të mjaftueshme për të mbajtur. Për shembull, 21-vjeçari ynë, Airidas Golambeckis, kalon shumë kohë në palestër sepse ai ka nevojë për të rritur masën muskulore, ndërsa për Traorén është e kundërta,” ka përfunduar Nuno.

  • Kevin De Bruyne kthehet në stërvitje pas katër muajsh mungesë me Napolin

    Kevin De Bruyne kthehet në stërvitje pas katër muajsh mungesë me Napolin

    Ylli i Napoli, Kevin De Bruyne, pritet të rikthehet në stërvitje me ekipin e parë të hënën, pas një periudhe prej katër muajsh të kaluar jashtë fushave për shkak të një lëndimi të rëndë në kofshë.

     

    Mesfushori belg, një nga transferet më të mëdha të Serie A gjatë merkatos së verës, iu bashkua skuadrës së Antonio Conte si lojtar i lirë, pas një periudhe 10-vjeçare te Manchester City. Megjithatë, De Bruyne ka regjistruar vetëm tetë paraqitje këtë sezon në Serie A, pasi një lëndim në kofshë e mbajti jashtë fushës që nga fundi i tetorit.

     

    Lëndimi i tij erdhi gjatë një penalltie që ai ekzekutoi në fitoren 3-1 të Napolit ndaj liderëve të kampionatit, Inter Milan, më 25 tetor. Një çarje e rëndë muskulore e kërkoi operacion dhe një periudhë të gjatë rehabilitimi.

     

    Pas disa muajsh rikuperimi në Belgjikë, De Bruyne u kthye në Itali javën e kaluar dhe pritet të rifillojë stërvitjen me grupin e Napolit këtë të hënë, 128 ditë pas lëndimit fillestar. Sipas La Gazzetta dello Sport, ka mundësi që ai të ftohet në skuadër për ndeshjen e Serie A ndaj Torino që do të luhet të premten në mbrëmje.

     

    Gjendja fizike e De Bruyne thuhet të jetë më e mirë nga sa pritej, dhe kjo mund të shënojë fillimin e fundjit të problemeve me lëndimet te Napoli. Sipas raportit, edhe dy lojtarë të tjerë, Scott McTominay dhe Andre-Frank Zambo Anguissa, janë pranë rikthimit në aksion me ekipin e parë.

  • Jude Bellingham mund të humbas dy ndeshjet e champions kundër Man.City-it

    Jude Bellingham mund të humbas dy ndeshjet e champions kundër Man.City-it

    Mesfushori i Real Madrid, Jude Bellingham, pritet të mungojë më gjatë nga sa ishte parashikuar fillimisht, pasi rikuperimi i tij nga lëndimi në kofshë nuk po ecën me ritmin e duhur. Lajmi është raportuar nga gazetari Alberto Pereiro.

     

    22-vjeçari pësoi dëmtimin muajin e kaluar në përballjen ndaj Rayo Vallecano dhe që atëherë ka mbetur jashtë fushave. Edhe pse së fundmi është parë duke zhvilluar stërvitje individuale, rikthimi i tij në aksion nuk pritet para mesit të muajit prill.

     

    Mungesa e Bellingham përbën goditje të madhe për “Los Blancos”, pasi ai do të humbasë dy ndeshjet ndaj Manchester City në kuadër të raundit të 1/16-ës në Liga e Kampionëve. Për më tepër, pjesëmarrja e tij në çerekfinale mbetet në dyshim, në rast se madrilenët sigurojnë kualifikimin.

     

    Që nga mungesa e anglezit, trajneri ka aktivizuar Arda Güler në rolin e numrit 10. Ndërkohë, skuadra po përballet edhe me mungesën e yllit tjetër ofensiv, Kylian Mbappé, i cili pritet të jetë jashtë fushës për disa javë.

     

    Në anën tjetër, Real Madridi e pret një përballje të rëndësishme të hënën mbrëma në “Santiago Bernabéu” ndaj Getafe CF, ku fitorja është e domosdoshme për të vazhduar ndjekjen e FC Barcelona në garën për titull.

  • Liverpool bën prioritet kryesor transferimin e Michael Olises në verë

    Liverpool bën prioritet kryesor transferimin e Michael Olises në verë

    Gjiganti anglez Liverpool ka bërë prioritet transferimin e yllit francez Michael Olise nga Bayern Munich.

    Olise shihet si pasardhës i Mohamed Salah tek “The Reds”,por kjo mund të jetë sfiduese pasi Bayern Munich po kërkon një shumë marramendëse.

    Përndryshe bavarezët po kërkojnë rreth 200 milionë euro për Olisen,dhe poashtu janë të vendosur që të mos negociojë këtë shifër.

    Në anën tjetër Bayern synon ta mbajë edhe për shumë sezone të ardhshme Olisen,dhe transferimi tek Liverpool mund të jetë pothuajse e pamundur.

    Kujtojmë që Michael Olise ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2029,dhe këtë ka realizuar 13 gola e bëri 25 asistime në 36 ndeshje të zhvilluara.

  • LA Lakers shënon fitoren e rradhës-Oklahoma City Thunder mund pa problem Dallas Mavericks

    LA Lakers shënon fitoren e rradhës-Oklahoma City Thunder mund pa problem Dallas Mavericks

    Janë zhvilluar disa ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitoren e rradhës,duke mundur skuadrën e Sacramento Kings me rezultat 128:104.

    Luca Doncic me 28 pikë e 9 asistime ishte ndër më të mirët në parket për Lakers,ndërkohë që Lebron James me 24 pikë të tjera në këtë takim.

    Tek Kings Nique Clifford me 26 pikë e 7 kërcime ishte ndër më të mirët,por këto shifra nuk e ndihmuan Sacramenton që ta shhmangë humbjen ndaj Lakers.

    Në anën tjetër kampioni Oklahoma City mposhti në udhëtim skuadrën e Dallas Mavericks me rezultat 100:87.

    Shai Gilgeuos Alexnader me 30 pikë ishte basketbollisti më i mirë për Thunder,ndërkohë Chet Holmgrem me 19 pikë e 9 kërcime dha kontribut në këtë fitore.

    Tek Mavericks Caleb Martin me 18 pikë ishte më i miri në parket,ndërkohë Moussa Cisse dha kontribut me 17 kërcime.

  • Albian Hajdari pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

    Albian Hajdari pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

    Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Albian Hajdari është përfshirë në formacionin e javës në Bundesligën gjermane.

    Hajdari pati paraqitje pozitive kundër St.Paulit,edhe pse skuadra e Hoffenheim-it pësoi humbje në shtëpi me rezultat minimal 1:0.

    Përndryshe faqja e njohur Sofascore e vlerësoi me notën 7.8 Hajdarin,ku bëjnë pjesë edhe emra të njohur që luajnë në Bundesligë si: bashkëlojtari Coufal, Harry Kane e Undav.

    Kujtojmë që Albian Hajdari ka bërë 22 paraqitje për Hoffenheimin këtë sezon,ku arriti të shënoj një 1 gol e bëri një asistim.

  • Mario Ilievski “Ylli I Javës”për xhiron e 22-të në Albi Mall Superligë

    Mario Ilievski “Ylli I Javës”për xhiron e 22-të në Albi Mall Superligë

    Mario Ilievski mori epitetin e “Yllit të Javës”për xhiron e 22-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut shënoi një supergol në derbin Prishtina-Drita nga një distancë prej 40 metra,në ndeshjen të cilën përfundoi me rezultat 1:1 teksa këtë epitet Ilievski e fitoi për herë të dytë këtë sezon.

    Përndryshe Ilievski u shpreh mjaft i lumtur për fitimin e këtij çmimi,dhe për golin e shënuar thotë se jo gjithomnë shënohen gola të tilla.

    “Fillimisht, faleminderit për vlerësimin. Kam shënuar një gol të çmendur dhe nuk dija as si të veproja; vetëm kam vrapuar tek fansat që të festojmë bashkë. Është një gol që nuk shënohet çdo herë”.

    “Kemi edhe 14 ndeshje dhe çdo ndeshje është një finale për ne. Nuk jemi të lumtur me rezultatet, sepse e dimë që mund të bëjmë më mirë e më mirë, por do të luftojmë në çdo ndeshje që të dalim në vendin e parë.Dua këtë çmim t’ua dedikoj tifozëve “Plisat”, të cilët na dhuruan një atmosferë të zjarrtë dje dhe shpresoj që do të jenë në çdo ndeshje për të na dhuruar një atmosferë të tillë”

    Kujtojmë që Prishtina barazoi 1:1 kundër kampionëve aktual Drita në derbin e xhiros së 22-të Albi Mall Superligës,dhe gjendet në pozitën e tretë me 37 pikë dy më pak se lideri Ballkani.

  • Ballkani i rikthehet fitoreve-Mund në shtëpi Drenicën

    Ballkani i rikthehet fitoreve-Mund në shtëpi Drenicën

    Nënkampioni i Kosovës Ballkani i është rikthyer fitoreve në Albi Mall Superligë,duke mundur në shtëpi skuadrën e Drenicës me rezultat minimal 1:0.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta për shënnim nga suharekasit,por mysafirët ishin mjaft mirë të organizuar në mbrojtje dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.

    Në pjesën e dytë Drenica tentoi që të gjej golin,megjithatë nuk ia arriti të bënte një gjë të tillë dhe këtë e shfrytëzuan mjaft mirë vendasit.

    Zhvillohej minuta e 78-të ku  braziliani Giovanni Ribeiro u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0,që në fund doli të jetë i fitores për Ballkanin.

    Ballkani ka 39 pikë pas xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë,kurse Drenica është e fundit në tabelë me 21 pikë.

    Në xhiron e rradhës Ballkani i shkon në udhëtim Llapit,kurse Drenica e pret në shtëpi Dukagjinin.