ATV

Author: A.M.

  • LA Lakers dhe Houston Rockets shënuan fitore të rëndësishme-Denver Nuggets pëson humbje të thellë në shtëpi

    LA Lakers dhe Houston Rockets shënuan fitore të rëndësishme-Denver Nuggets pëson humbje të thellë në shtëpi

    Janë zhvilluar ndeshje tejet të rëndësishme në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka mposhtur në shtëpi Indiana Pacers,dhe atë me 11 pikë epërsi 128:117.

    Luka Doncic me 44 pikë e 9 kërcime ishte ndër më të mirët tek Lakers,duke konfirmuar formën fantastike që është duke kaluar.

    Tek Pacers Pascal Siakam me 26 pikë ishte më efikasi në parakeet,teksa Ambreë Nembhard dha kontribut me 17 pikë si dhe Jarace Ëalker me 9 kërcime.

    Houston Rockets mposhti skuadrën e Portland Trail Blazers me rezultat 106:99.

    Alperen Sengun me 28 pikë e 6 kërcime si dhe Amen Thompson me 26 pikë,7 kërcime e po aq asistime ishin më të mirët tek Rockets,kurse tek Blazers me 21 pikë,kurse kontribut dhanë dhe Jrue Holiday me 20 pikë e 10 asistime si dhe Donovan Clingnan me 18 pikë e 13 kërcime.

    Në anën tjetër Denver Nuggets pësoi humbje të thellë në shtëpi ndaj Neë York Knicks 142:103.

    38 pikët dhe 8 kërcimet e Nikola Jokic nuk mjaftuan që Nuggets të shmang humbjen,teksa në anën tjetër OG Anunboy me 34 pikë ishte më i mirë për Knikcs teksa Karl-Anthony Toëns me 13 kërcime kontribuoi në këtë ndeshje.

  • Cristiano Ronaldo pëson dëmtim të rëndë të muskulit të kofshës-Rrezikon Kupën e Botës

    Cristiano Ronaldo pëson dëmtim të rëndë të muskulit të kofshës-Rrezikon Kupën e Botës

    Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, ka dhënë një përditësim shqetësues në lidhje me dëmtimin e muskulit të kofshës së pasme të Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez e pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha fundjavën e kaluar dhe duket se ky lëndim nuk është aq i lehtë sa u mendua në fillim.

    Në një deklaratë për mediat, trajneri Jesus ka zbuluar se, pas analizave, u konstatua se dëmtimi i Ronaldos ishte më serioz nga sa ishte pritur. “Pas analizave, pamë se dëmtimi i pësuar nga Cristiano Ronaldo ishte më serioz nga sa pritej,” tha Jesus.

    Sipas trajnerit, Ronaldo do të udhëtojë në Spanjë për trajtim, ashtu siç kanë bërë edhe lojtarë të tjerë të ekipit kur janë lënduar. “Cristiano tani do të udhëtojë për në Spanjë, si lojtarët e tjerë që shkuan për trajtim kur u lënduan,” shtoi ai.

    Lëndimi i tij kërkoi trajtim në Madrid me terapistin e tij personal dhe, pavarësisht shqetësimeve, trajneri shpreson që ai të kthehet sa më shpejt dhe të ndihmojë ekipin në garat e ardhshme. “Shpresojmë që ai të kthehet shpejt dhe të ndihmojë ekipin,” përfundoi Jorge Jesus.

    Për momentin, afati i rikuperimit të Ronaldos nuk është zbuluar, çka ngre dyshime në lidhje me mundësinë e tij për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë pasigurie, pasi lojtari është një nga yjet kryesore të ekipit kombëtar të Portugalisë dhe mund të ndikojë në planet për turneun e ardhshëm global.

  • FC Prishtina dënohet me një ndeshje pa shikues pas incidenteve në derbin kundër Dritës

    FC Prishtina dënohet me një ndeshje pa shikues pas incidenteve në derbin kundër Dritës

    FC Prishtina ka marrë një dënim nga Federata e Futbollit e Kosovës për incidentet që ndodhën në ndeshjen derbi kundër Dritës në xhiron e kaluar.

    Komisioni Disiplinor dhe Etikës ka marrë vendim që Prishtina në dy ndeshjet vendas të zhvillojë pa praninë e shikuesve,si dhe poashtu edhe mjë shumë prej 2000 eurosh të cilat duhet t’i paguaj mbrenda një afati prej 15 ditësh.

    Përndryshe sipas këtëij vendimi ka bërë lëshim në organizim të ndeshjes,dhe tifozët vendas dhe ata mysafirë u përplasën në mes vete pas ndeshjes,teksa më pas Policia e Kosovës ndërhyri për ta qetësuar situatën që po krijohej në ato momente.

    Kujtojmë që ndeshja Prishtina-Drita e cila i takoi xhiros së 22-të përfundoi me barazim 1:1

  • Lebron James thyen rekordin e koshave të shënuar nga fusha në NBA

    Lebron James thyen rekordin e koshave të shënuar nga fusha në NBA

    LeBron James, legjenda e NBA-së, ka arritur një tjetër arritje të jashtëzakonshme këtë mëngjes (e enjte), duke thyer një rekord që ka qëndruar për 37 vjet. Basketbollisti i Los Angeles Lakers kaloi Kareem Abdul-Jabbarin përsa i përket numrit të koshave të shënuar nga fusha, duke arritur në 15,838 pikë gjatë ndeshjes kundër Denver Nuggets.

     

    Rekordi u arrit në çerekun e parë të ndeshjes, kur James shënoi një gjuajtje me rikthim nga gjysmë distanca. Abdul-Jabbar kishte shënuar 15,837 koshë gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në NBA, duke mbajtur titullin e koshashënuesit më të mirë për dekada.

    Përveç këtij rekordi, James ka arritur disa arritje të tjera të rëndësishme në karrierën e tij 23-vjeçare. Ai ka kaluar Abdul-Jabbarin për sa i përket minutave të luajtura, përpjekjeve për gjuajtje nga fusha dhe numrit total të pikëve të shënuara (43,111 deri në këtë ndeshje). Gjatë karrierës, James është zgjedhur 22 herë pjesë e All-Star dhe 21 herë në ekipin All-NBA, duke u përfshirë gjithashtu në gjashtë ekipe All-Defensive dhe duke u shpallur kampion i NBA-së katër herë.

    Në sezonin aktual, LeBron James ka vazhduar të luajë në nivel të lartë, duke shënuar mesatarisht 21.6 pikë, 7.0 asistime dhe 5.6 kërcime për ndeshje. Me këtë formë, ai mbetet një faktor kyç për suksesin e Los Angeles Lakers.

     

    Ky arritje e re tregon përkushtimin dhe aftësinë e LeBron James, i cili vazhdon të ndihmojë NBA-në dhe sportin e basketbollit të shkëlqejnë.

  • Incidente para fillimit të sezonit në Formula 1

    Incidente para fillimit të sezonit në Formula 1

    Sezoni i ri i Formula 1 ka nisur me disa incidente në pistën e Albert Park në Australi. Seancat stërvitore të mëngjesit të së premtes treguan se pilotët ende po mësohen të ngasin makinat e reja, duke sjellë disa momente të papritura.

    Në fillim të seancës së dytë stërvitore, George Russell u përplas me makinën e Arvid Lindblad të ekipit Racing Bulls në bokse. Russell ishte i pakujdesshëm kur iu bashkua vijës së garuesve dhe kaloi përpara Lindblad, duke dëmtuar krahun e përparmë të makinës Mercedes.

    Pas këtij incidenti, Russell pati një rrokullisje të madhe në kthesën e tretë, kur kaloi nëpër zhavorr. Edhe Lewis Hamilton e pati një përvojë të ngjashme, duke kaluar në zhavorr me makinën e tij Ferrari.

    Një tjetër moment i rëndësishëm ishte humbja e kontrollit të makinës nga Max Verstappen në kthesën e dhjetë. Makinë e tij kaloi në zhavorr, duke shkaktuar rënien e disa pjesëve të makinës.

    Këto incidente pasqyrojnë vështirësitë që pilotët hasin kur mësohen me makinat e reja, të cilat kanë dizajne të avancuara dhe kërkojnë kohë për t’u përshtatur.

    Seanca e fundit stërvitore do të zhvillohet nesër (e shtunë) në mëngjes, pas së cilës do të mbahen kualifikimet. Çmimi i Madh i Australisë do të zhvillohet të dielën, më 6 mars, në orën 6:00 të mëngjesit.

  • Enzo Fernandez objektivi i verës tek Real Madrid

    Enzo Fernandez objektivi i verës tek Real Madrid

    Klubi mbretëor spnajoll Real Madrid po synon që të bëjë përforcime në repartin e mesfushës.

    “Los Blancos”po synojnë transferimin e mesfushorit të Chelsea-it Enzo Fernandez,dhe drejtuesit janë të gatshëm që të paguajnë rreth 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e argjentinasit.

    Përndryshe gjiganti londinez nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga Fernandez,ndërkohë në anën tjetër kjo varet edhe nga vetë ylli argjentinas se nëse dëshiron që të largohet nga Stamford Bridge.

    Mbetet të shihet se nëse do të nisin negociatat për nënshkrimin e Enzo Fernandez-it apo jo,apo argjentinasi do të mbetet tek Chelsea edhe në sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Enzo Fernandez në 42 ndeshje ka realizuar 11 gola e bëri 5 asistime në të gjitha garat për Chelsean,teksa ka kontratë me gjigantin londinez deri në vitin 2032.

  • UEFA ndëshkon Real Madridin për përshëndetje raciste në Santiago Bernabeu

    UEFA ndëshkon Real Madridin për përshëndetje raciste në Santiago Bernabeu

    UEFA ka ndëshkuar Real Madridin me një gjobë prej 15,000 eurosh dhe një mbyllje të pjesshme të tribunës së tifozëve pas portës, për shkak të një incidenti racist që ndodhi gjatë ndeshjes ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve kundër Benficas.

     

    Sipas gazetarit të njohur Henry Winter, incidenti ndodhi para fillimit të ndeshjes në stadiumin Santiago Bernabeu, kur një tifoz i Real Madridit u kap duke bërë një përshëndetje naziste. Kjo ka shkaktuar reagime të forta, dhe UEFA ka marrë masa ndaj klubit madrilen, duke vendosur të mbyllë 500 vende në tribunën jugore të stadiumit për një vit.

     

    Real Madrid reagoi menjëherë pas incidentit, duke lëshuar një deklaratë ku shprehej kundër çdo forme të dhunës dhe urrejtjes, duke theksuar se tifozi përgjegjës ishte identifikuar dhe përjashtuar nga stadiumi. “Real Madridi dënon këtë lloj gjesti dhe shprehjeje që nxit dhunë dhe urrejtje në sport dhe shoqëri”, thuhej në deklaratën e klubit.

     

    Ky incident është vetëm një tjetër rast i ofendimeve raciste ndaj lojtarëve të Real Madridit, pas ngjarjeve që ndodhën gjatë ndeshjes së parë në Lisbonë, ku Vinicius Junior u ofendua në mënyrë raciste nga anësori i Benficas, Gianluca Prestianni.

     

     

  • Ndeshje interesante këtë fundjavë në Procredit Superligën e Kosovës

    Ndeshje interesante këtë fundjavë në Procredit Superligën e Kosovës

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 23-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Kampioni aktual Trepca në palestrën Minatori në Mitrovicë e pret skuadrën e Vëllaznimit,ku xehetarët synojnë fitore për të mbetur edhe më tutje lider në tabelë dhe të afrohet edhe më shumë gjysmëfinaleve të play-off-it,teksa ekipit gjakovar fitorja i nevojitet për tu larguar nga zona e barazhit në elitën e basktetbollit vendor.

    Bashkimi në anën tjetër i shkon në udhëtim ekipit Rahovecit 029,ku prizrenasit synojnë që të vazhdojnë me fitore,teksa Rahoveci 029 do të tentojnë të harrojnë humbjen nga Bora në xhiron e kaluar.

    Në ndeshjet e tjera që do ta zhvillohen këtë fundjavë Sigal Prishtina e cila është në krizë të rezultateve i shkon Boras,teksa GO+Peja luan në udhëtim tek Golden Eagle Ylli.

  • Llapi-Ballkani ndeshja e fundjavës në Albi Mall Superligën e Kosovës

    Llapi-Ballkani ndeshja e fundjavës në Albi Mall Superligën e Kosovës

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Të hënën pritet të zhvillohet derbi i kësaj fundjave,ku Llapi e pret Ballkanin nnë një ndeshje të cilën të dy ekipet kanë synime të ndryshme.

    Skuadra e Tahir Batatinës synon që të marrë pikë të plota në mënyrë që të largohet nga zona që shpije në barazh,teksa në anën tjetër suharekasit të mbetet edhe më tutje lider në tabelën e Albi Mall Superligës.

    Të shtunën pritet të zhvillohet vetëm një ndeshje ,ku kampioni aktual Drita e pret më shtëpi skuadrën e Prishtinës së Re ku ekipi gjilanas synon që të rikthehet tek fitorja,teksa në anën tjetër kryeqytetasit do të tentojnë që të marrin pikët e rradhës ndaj kampionëve.

    Të dielën pritet të zhvillohet edhe një takim ku Drenica e pret ekipin e Dukagjinit,në një ndeshje të cilët dy ekipet kanë synime të ndryshme ku ekipi nga Skenderaj synon të dal nga zona e rrezikshme teksa ekipi nga Klina është në garë për një vend në Evropë.

    Të hënën pritet të zhvillohen 2 takime të tjera ,ku Prishtina i shkon në udhëtim Malishevës,teksa Ferizaj e pret në shtëpi Gjilanin.

  • Real Madrid përballë Celta Vigos me sfidë dhe mungesa të shumta

    Real Madrid përballë Celta Vigos me sfidë dhe mungesa të shumta

    Real Madrid viziton Celta Vigon të premten, me shpresën për t’u afruar në vetëm një pikë nga Barcelona, para ndeshjes së Champions League ndaj Manchester City. Trajneri i përkohshëm Alvaro Arbeloa theksoi se ekipi do të luftojë për titull sa kohë ka mundësi matematike, pavarësisht dy humbjeve radhazi në kampionat.

    Ekipi madrilen është goditur nga lëndimet: Rodrygo, Kylian Mbappé, Jude Bellingham dhe Éder Militão janë jashtë, ndërsa mbrojtësi Dean Huijsen mungon për shkak të pezullimit. Arbeloa nënvizoi se nuk do të ketë justifikime dhe se momentet e vështira tregojnë vërtetësinë e ekipit.

    Mbappé dhe Bellingham po ndjekin trajtime për rikuperim, me shpresën për të qenë gati për përballjen me City. Çdo vendim për gjendjen e lojtarëve do të merret nga shërbimet mjekësore të klubit.