ATV

Author: A.G.

  • Cardi B dhe Stefon Diggs bëhen prindër për herë të parë si çift, reperja nëna për të katërtën herë

    Cardi B dhe Stefon Diggs bëhen prindër për herë të parë si çift, reperja nëna për të katërtën herë

    Cardi B ka zbuluar se është bërë nënë për herë të katërt, duke bërë me dije lajmin e rëndësishëm përmes një postimi në Instagram. Këtë herë, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin, yllin e NFL‑it, Stefon Diggs.

    Në postim, reperja shprehu emocionin e madh që po përjeton ajo tha se ka sjellë në botë jo vetëm një bebe, por edhe muzikë të re, pothuajse në të njëjtën periudhë. Cardi B theksoi se kjo fazë e jetës së saj është një kapitull i fuqishëm, i mbushur me rritje dhe sfida të reja, dhe që e gjithë kjo do të pasqyrohet edhe në krijimtarinë e saj.

    Fansat reaguan me urime të shumta, duke uruar çiftin. Ndërkohë, Cardi B dhe Stefon Diggs thuhet se janë duke shijuar këtë moment privat dhe special, në një dinamikë larg vëmendjes së mediave, por me dashuri dhe bashkëpunim për të ardhmen.

  • Sot Leonardo DiCaprio feston 51-vjetorin – Hollywood-i në festë!

    Sot Leonardo DiCaprio feston 51-vjetorin – Hollywood-i në festë!

    Sot, më 11 nëntor 2025, aktori i njohur Leonardo DiCaprio mbush 51 vjeç, duke lënë pas një karrierë të jashtëzakonshme në kinematografi. Nga Titanic te Inception dhe The Revenant, ai ka sjellë në ekran personazhe që kanë shënuar historinë e filmave.

    Përveç suksesit në Hollywood, Leonardo është një aktivist i zjarrtë mjedisor, duke përdorur famën e tij për të mbrojtur planetin dhe për të ndërgjegjësuar publikun mbi ndryshimet klimatike. Ai ka themeluar edhe fondacionin e tij, i cili mbështet projekte të rëndësishme ekologjike.

    Fansat nga e gjithë bota kanë mbushur rrjetet sociale me urime dhe foto nga karriera e tij ikonike. Sot, në 51-vjetorin e tij, Leonardo DiCaprio mbetet një nga figurat më të mëdha të kinemasë dhe një shembull frymëzimi për miliona njerëz.

  • Vetëm 13 ditë pas sfilatës së saj mahnitëse në “Victoria’s Secret”, Jasmine Tookes bëhet nënë për herë të dytë!

    Vetëm 13 ditë pas sfilatës së saj mahnitëse në “Victoria’s Secret”, Jasmine Tookes bëhet nënë për herë të dytë!

    Modelja e njohur ndërkombëtare Jasmine Tookes ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Juan David Borrero. Lajmin e bukur ajo e ndau në Instagram, duke postuar foto të ëmbla me djalin e porsalindur, Mateo Ira, që erdhi në jetë më 28 tetor.

    Vetëm disa ditë para lindjes, Jasmine kishte shkëlqyer në pasarelën e “Victoria’s Secret Fashion Show”, duke mahnitur publikun me elegancën dhe sigurinë e saj.

    Tookes dhe Borrero janë tashmë prindër edhe të një vajze dyvjeçare, Mia, ndërsa modelja ka treguar se kjo shtatzëni ishte më e vështirë për shkak të angazhimeve me vajzën e vogël.

  • Kris Jenner shënon 70-vjetorin me stil: një festë glamuroze në frymën e James Bond 007

    Kris Jenner shënon 70-vjetorin me stil: një festë glamuroze në frymën e James Bond 007

    Nëna menaxhere e familjes më të famshme të reality-show-t, Kris Jenner, ka festuar 70-vjetorin e saj me një mbrëmje luksoze që do ta kishte admiruar edhe vetë agjenti sekret James Bond.

    Festa madhështore u zhvillua në Los Angeles dhe kishte si temë klasiken “007”, ku të ftuarit u paraqitën me veshje elegante dhe stile që përkujtonin filmat legjendarë të Bond-it. Kris shkëlqeu me një fustan të zi glamuroz, ndërsa vajzat e saj Kim, Khloé, Kourtney, Kendall dhe Kylie u siguruan që çdo detaj të ishte perfekt për nder të ditëlindjes së nënës së tyre.

    Në rrjetet sociale, momentet nga festa u shpërndanë me shpejtësi, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente që e përgëzonin Kris për energjinë dhe stilin e saj të përjetshëm.

  • Fansat mos u çudisni: Jennifer Lawrence i kundërpërgjigjet komenteve tuaja në TikTok!

    Fansat mos u çudisni: Jennifer Lawrence i kundërpërgjigjet komenteve tuaja në TikTok!

    Hollywood-i ka gjithmonë surpriza, dhe këtë herë është Jennifer Lawrence që ka zbuluar një sekret të sajin digjital. Aktorja e famshme ka pranuar se ka një llogari sekrete në TikTok, ku nuk e kursen kohën për të komentuar dhe… sfiduar fansat e saj.

    Në një intervistë të fundit, Jennifer rrëfeu:

    “Kam një jetë sekrete në TikTok. Grindem në seksionin e komenteve dhe ndonjëherë hyj në diskutime me fansa.”

    Por kjo nuk do të thotë se ajo poston video. Përkundrazi, aktorja thjesht përdor llogarinë e saj për të ndjekur përmbajtje, për të komentuar dhe për të ndërvepruar në mënyrë anonime. Nga reality-show-t tek temat më serioze, Jennifer duket se përfiton nga anonimiteti për të thënë atë që mendon, larg syve të publikut.

    Fansat e saj tani e dinë: nuk është vetëm në ekran që Jennifer Lawrence është e zjarrtë edhe në TikTok ajo nuk kursen asnjë koment.

  • Skandal në “Miss Universe” – Konkurentet braktisin garën pas fyerjes ndaj ”Miss Meksikës”

    Skandal në “Miss Universe” – Konkurentet braktisin garën pas fyerjes ndaj ”Miss Meksikës”

    Një situatë e tensionuar ka shpërthyer në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2025”, pasi disa konkurrente kanë vendosur të largohen nga gara në shenjë proteste ndaj ofendimeve që iu bënë përfaqësueses së Meksikës, Fátima Bosch.

    Incidenti ndodhi gjatë një aktiviteti promovues, ku drejtori ekzekutiv i organizatës, Nawat Itsaragrisil, e quajti publikisht Miss Meksikën “budallaqe”  për shkak të mospjesëmarrjes së saj në disa aktivitete të organizuara nga stafi.

    Deklarata fyese shkaktoi reagime të forta si brenda sallës ashtu edhe në rrjetet sociale, duke detyruar Bosch të largohej menjëherë nga eventi. Pas saj, disa konkurrente të tjera nga vende të ndryshme vendosën të braktisnin garën në solidaritet.

    Pas valës së kritikave në internet, Itsaragrisil kërkoi falje publikisht, duke pranuar se kishte gabuar në mënyrën e komunikimit. Megjithatë, dëmi tashmë ishte bërë: shumë prej pjesëmarrëseve dhe ish-fituesve e kanë dënuar sjelljen e tij, duke kërkuar transparencë dhe respekt më të madh ndaj konkurrenteve.

    Skandali ka shkaktuar reagime të shumta në mediat ndërkombëtare dhe ka vënë në pikëpyetje imazhin e konkursit “Miss Universe”, një prej eventeve më të njohura të bukurisë në botë.

  • Ekstradohet nga Dubai Cllevio – Arrestohet për drogë

    Ekstradohet nga Dubai Cllevio – Arrestohet për drogë

    Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio, është ekstraduar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, pasi u ndalua në Dubai rreth 3 muaj më parë, nën akuzën për trafik droge.

    Emri i tij nuk është hera e parë që lidhet me ngjarje të rënda. Cllevio është përfolur shpesh për konflikte publike me figura të njohura të rrjeteve sociale, përfshirë edhe Kozak Braçin, të cilit iu dogj makina luksoze GLE Benz, ngjarje për të cilën Cllevio u akuzua si i përfshirë.

    Gjithashtu, në gusht të vitit 2023, ai u përmend në një tjetër incident serioz: djegien e makinës së reperit Noizy. Sipas dëshmisë së të arrestuarit Siar Konti, Cllevio e kishte paguar 6 mijë euro për të kryer aktin.

    Pas muajsh në paraburgim në Dubai, ai është tashmë në duart e autoriteteve shqiptare dhe pritet të përballet me drejtësinë për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

    Rasti i tij vazhdon të jetë në vëmendje, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim.