ATV

Author: A.G.

  • Nick Reiner akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, Rob dhe Michele Reiner

    Nick Reiner akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, Rob dhe Michele Reiner

    Nick Reiner, 32‑vjeçari, është zyrtarisht i akuzuar për vrasjen e prindërve të tij, regjisorit të famshëm të Hollivudit Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij Michele Singer Reiner. Autoritetet në Los Angeles ngritën dy akuza për vrasje të shkallës së parë , pasi trupat e çiftit u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në Brentwood me plagë të shkaktuara nga një sulm me thikë. Nick u arrestua disa orë pas zbulimit të trupave dhe momentalisht mbahet në paraburgim pa mundësi lirimi, ndërsa prokuroria po shqyrton edhe mundësinë e dënimit me vdekje ose burgim të përjetshëm pa lirime.

    Raportimet e mediave të huaja zbulojnë se një ditë para vdekjes, Nick dhe prindërit e tij ishin bashkë në një festë në shtëpinë e komedianit Conan O’Brien, ku thuhet se ai shfaqi sjellje të çrregullt dhe pati një përplasje me të atin. Nuk ka ende një motiv zyrtar të konfirmuar, por hetuesit po shqyrtojnë edhe sfondin e tij personal, duke përfshirë histori të mëparshme të vështirësive me varësinë nga droga dhe tensionet familjare që janë përmendur në media.

    Ngjarja ka tronditur SHBA-në dhe botën, jo vetëm për natyrën e saj, por edhe për statusin e Rob Reiner si regjisori i filmave klasikë dhe për rolin e gruas së tij si fotografe e producentë. Vajza e tyre, Romy Reiner, ishte ajo që gjeti trupat dhe lajmëroi autoritetet, duke shtuar emocione të forta tek publiku ndërkombëtar.

  • Vdekje e papritur: Ylli i TikTok-ut Tucker Genal ndërron jetë

    Vdekje e papritur: Ylli i TikTok-ut Tucker Genal ndërron jetë

    Tucker Genal, influencues i njohur në rrjetet sociale për skeçet dhe sfidat e tij argëtuese, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare. Lajmi ka tronditur ndjekësit e tij dhe komunitetin e TikTok-ut, ku ai kishte fituar popullaritet të madh me përmbajtjet e tij kreative.

    Sipas raportimeve, ylli i TikTok-ut ka kryer vetëvrasje në banesën e tij të enjten, më 11 dhjetor. Vdekja e tij është konfirmuar nga Zyra e Mjekësisë Ligjore e Qarkut të Los Angeles, ndërsa rrethanat e ngjarjes po trajtohen nga autoritetet përkatëse.

    Vëllezërit e tij, Carson dhe Connor, e konfirmuan humbjen përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku kërkuan privatësi në këtë periudhë të vështirë. Në mesazhin prekës, ata e përshkruan Tucker-in si një vëlla dhe mik të jashtëzakonshëm, duke ndarë disa fotografi nga fëmijëria dhe momentet e veçanta të jetës së tyre familjare.

  • Snoop Dogg bëhet trajner nderi i ekipit amerikan për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026

    Snoop Dogg bëhet trajner nderi i ekipit amerikan për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026

    Reperi legjendar Snoop Dogg ka marrë një rol krejt të veçantë për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, duke u emëruar si trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së. Pozita, e krijuar posaçërisht nga USOPC, synon të sjellë humor, motivim dhe energji pozitive te sportistët amerikanë jashtë arenës së garës.

    Snoop e konfirmoi lajmin përmes LinkedIn, ku u prezantua me titullin “Trajneri Snoop, Ekipi i SHBA-së”. Edhe pse roli është vullnetar, ai shihet si një lëvizje e veçantë nga USOPC për të ngritur moralin dhe atmosferën në ekip. Në reagimin e tij, reperi theksoi se “atletët janë yjet e vërtetë” dhe se ai synon të japë motivim, mbështetje dhe “pak mençuri nga stoli”.

    Ky angazhim vjen pas suksesit të tij në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku Snoop Dogg u bë një nga figurat më të komentuar si korrespondent special për NBCUniversal. Tashmë, ai pritet të sjellë stilin dhe karizmën e tij të zakonshme edhe në skenën e sporteve dimërore.

  • Bad Bunny bie në skenë gjatë koncertit në Meksikë, fansat nuk ndalen së kënduari

    Bad Bunny bie në skenë gjatë koncertit në Meksikë, fansat nuk ndalen së kënduari

    Reperi portorikan Bad Bunny ka pasur një situatë të papritur gjatë koncertit të tij në Meksikë, kur rrëshqiti dhe u rrëzua në skenë teksa po këndonte këngën “Efecto”. Rënia ndodhi përpara mijëra fansave, por atmosfera mbeti e zjarrtë pasi publiku vazhdoi të këndonte pjesën e tij pa u ndalur.

    Artisti reagoi me sportivitet, ai qëndroi ulur për pak çaste duke buzëqeshur, ndërsa turma e mbështeti me brohoritje. Pas disa sekondash u ngrit dhe vazhdoi performancën si normalisht. Bad Bunny ndodhet në Meksikë në kuadër të turneut ndërsa ekipi i tij pritet të rishikojë skenën ose pajisjet pas incidentit.

    Pavarësisht rrëshqitjes, koncerti vazhdoi me të njëjtën energji. Fansat u treguan të pandikuar dhe e shoqëruan artistin deri në fund, duke i dhënë edhe një herë provë adhurimit që kanë për superyllin latin.

  • Gjyqi i Blake Lively kundër Justin Baldoni shtyhet për në 18 maj 2026

    Gjyqi i Blake Lively kundër Justin Baldoni shtyhet për në 18 maj 2026

    Gjyqi civil mes aktorëve Blake Lively dhe Justin Baldoni është shtyrë për dy muaj dhe tani do të nisë më 18 maj 2026, në vend të datës së planifikuar më herët, 9 marsit. Vendimi u mor nga gjyqtari Lewis J. Liman në Gjykatën e Qarkut të New Yorkut, i cili sqaroi se disa çështje penale që ndodhen në axhendë kanë përparësi ndaj proceseve civile.

    Gjatë seancës së fundit, gjyqtari Liman u ka sugjeruar palëve që të shqyrtojnë mundësinë e një zgjidhjeje jashtë gjyqit, duke theksuar se një marrëveshje mund të shmangte një proces të gjatë dhe të vështirë për të dyja palët. Ky proces gjyqësor nisi pasi Lively paditi Baldonin, duke e akuzuar për ngacmim seksual dhe sjellje të pahijshme gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”, duke kërkuar mbi 160 milionë dollarë dëmshpërblim.

    Justin Baldoni ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa kundërpadia e tij prej 400 milionë dollarësh kundër Lively dhe bashkëshortit të saj Ryan Reynolds është rrëzuar nga gjykata. Të dy aktorët pritet të dëshmojnë personalisht gjatë gjyqit, ndërsa një seancë tjetër paraprake është caktuar për 22 janar 2026.

  • Elton John emocionon me deklaratën e tij për humbjen e shikimit në syrin e djathtë

    Elton John emocionon me deklaratën e tij për humbjen e shikimit në syrin e djathtë

    Këngëtari legjendar, Elton John, zbuloi së fundmi se nuk po e humb shpresën në mjekësi, edhe pas humbjes së shikimit në syrin e djathtë. Në një intervistë të botuar në revistën Variety, muzikanti 78-vjeçar foli hapur për jetën dhe karrierën e tij pas këtij sfide të madhe.

    “Ishte shkatërruese. Që kur humba shikimin në syrin e djathtë dhe as i majti nuk është shumë i mirë, 15 muajt e fundit kanë qenë sfidues për mua sepse nuk mund të shihja asgjë, të lexoja asgjë,” tha ai. Gjatë pushimeve verore në Francë në vitin 2024, John u prek nga një infeksion në sy që ndikoi në të dy sytë.

    Pavarësisht këtyre vështirësive, Elton mbetet pozitiv dhe optimist. Ai ka folur për stresin që kjo situatë i shkakton në rolin e prindit, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e durimit dhe mbështetjes nga familja. Fansat e tij vazhdojnë ta përkrahin dhe të frymëzohen nga qëndrimi i tij i fortë përballë sfidave.

  • Met Gala 2026 me mbështetje rekord: Jeff Bezos dhe Lauren në krye të donatorëve

    Met Gala 2026 me mbështetje rekord: Jeff Bezos dhe Lauren në krye të donatorëve

    Met Gala 2026 po përgatitet të nisë me bujë, dhe këtë herë vëmendja nuk është vetëm te tapeti i kuq. Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të jenë mbështetësit kryesorë të eventit ikonë të modës, duke marrë rol të rëndësishëm prapa skenave të organizimit. Tema e edicionit të ardhshëm është shpallur “Arti në kostume”, një koncept që pritet të sjellë kreativitet dhe spektakël të jashtëzakonshëm.

    Çifti i njohur do të financojë hapjen e ekspozitës së re në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, duke u rreshtuar mes donatorëve më të mëdhenj të Met Gala. Krahas tyre, edhe shtëpia e modës Saint Laurent si dhe Conde Nast janë konfirmuar si mbështetës zyrtarë. Ky edicion do të shënojë edhe një kapitull të ri për eventin, pasi do të jetë i pari nën drejtimin e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle, pas largimit nga posti të Anna Wintour, e cila u pensionua pas 37 vitesh udhëheqjeje.

    Bezos dhe Sanchez, të cilët e bënë publike lidhjen e tyre në janar 2019, pak pasi themeluesi i “Blue Origin” njoftoi divorcin nga MacKenzie Scott, tani po shfaqen si figura të rëndësishme në botën e artit dhe filantropisë. Angazhimi i tyre në Met Gala 2026 pritet të ndikojë fuqishëm në shkëlqimin dhe drejtimin e këtij eventi legjendar.

  • Incident në Miss Universe: Një konkurrente bie nga skena, pamjet bëhen virale

    Incident në Miss Universe: Një konkurrente bie nga skena, pamjet bëhen virale

    Miss Universe Jamaica, Gabrielle Henry, pësoi një incident të rëndë gjatë natës paraprake të konkursit në Tajlandë, pasi u pengua dhe ra nga skena ndërsa ecte me taka. Momenti dramatik u filmua dhe pamjet u përhapën menjëherë në rrjetet sociale. Pas rrëzimit, ajo u dërgua me barelë drejt spitalit për trajtim urgjent.

    Pronari i konkursit “Miss Universe”, Raul Rocha, reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke njoftuar se kishte vizituar modelen në spital dhe se fatmirësisht ajo nuk kishte pësuar fraktura. Edhe Organizata e “Miss Universe Jamaica” konfirmoi se Gabrielle u transportua në Spitalin Paolo Rangsit dhe se gjendja e saj është stabile, megjithëse mjekët po kryejnë analiza të tjera për siguri. Ata i bënë thirrje publikut të mbetet optimist dhe të dërgojë mendime pozitive për shërimin e saj.

    Konkurrente të tjera të “Miss Universe” i uruan modele së re nga Xhamajka shërim të shpejtë, ndërsa organizatorët po vijojnë përgatitjet për finalen e madhe që do të mbahet më 21 nëntor. Ky është edicioni i 74-të i konkursit të bukurisë, ku fituesja aktuale, Victoria Kjær Theilvig nga Danimarka, do t’i dorëzojë kurorën mbretëreshës së re të bukurisë.

  • Yll Limani fshin krejt postimet nga Instagrami – çka po paralajmëron?

    Yll Limani fshin krejt postimet nga Instagrami – çka po paralajmëron?

    Yll Limani ka befasuar ndjekësit e tij pasi ka boshatisur të gjithë profilin në Instagram, duke fshirë çdo postim dhe duke lënë pas vetëm një foto profili në ngjyrë vjollcë. Lëvizja, që erdhi menjëherë pas suksesit ndërkombëtar të bashkëpunimit me Rita Orën në këngën “All Natural”, ka ndezur kureshtjen e fansave, të cilët e shohin këtë veprim si fillimin e diçkaje të madhe.

    Ky “zhdukje” virtuale, i njohur shpesh në industrinë muzikore si një reboot artistik, përdoret nga shumë yje për të paralajmëruar një fazë krejt të re në karrierë qoftë album i ri, qasje e re kreative apo transformim i imazhit publik. Duke qenë se “All Natural” i hapi dyert e skenës globale dhe solli vëmendje të madhe tek Ylli, kjo lëvizje e papritur po interpretohet si strategji e menduar mirë për hapin e radhës.

    Ngjyra vjollcë që mbizotëron tani në profilin e tij simbol i misterit, kreativitetit dhe elitës artistike duket se paralajmëron nisjen e një kapitulli të ri. Fansat besojnë se Ylli po përgatitet për prezantimin e një projekti që shkon përtej një kënge apo videoklipi të zakonshëm, duke shënuar një epokë të re në stil, qasje dhe identitet muzikor. Atmosfera është e mbushur me enigmë dhe publiku mezi pret të zbulojë se çfarë po vjen.

  • Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Burrave

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Burrave

    Dita Ndërkombëtare e Burrave shënohet çdo 19 nëntor, duke vënë në qendër rolin pozitiv të burrave në familje dhe shoqëri. Kjo ditë synon të theksojë rëndësinë e mbështetjes, përgjegjësisë dhe vlerave që kontribuojnë në një komunitet më të shëndetshëm.

    Fokusi kryesor mbetet shëndeti i burrave, sidomos ai mendor, i cili shpesh anashkalohet. Përmes aktiviteteve sensibilizuese, organizatat inkurajojnë burrat të flasin hapur për sfidat emocionale dhe të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë.

    Nga ana tjetër, muaji nëntor lidhet edhe me fushatën “Movember”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e prostatës, kancerin e testikujve dhe kontrollet e rregullta shëndetësore. Kjo ditë kujton se investimi në mirëqenien e burrave është një përfitim për të gjithë shoqërinë.