ATV

Ambasadorja e Izraelit shfaqet me fanellë të Kosovës, ka një mesazh

Written by

in

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka bërë një deklarim përpara ndeshjes së kombëtares së Kosovës me Izraelin në futboll, në kuadër të kualifikimeve të “Euro 2024”.

Me anë të një postimi të shpërndarë në platformën ‘X’, ajo është shfaqur me fanellën e ekipit kosovar, teksa iu ka uruar fat të dyja kombëtareve.

“Të dashur miq nga Izraeli në Kosovë, sonte në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë Kosova do ta presë Izraelin”, tha ambasadorja Ziv.

Ajo shfrytëzoi këtë rast për ta përgëzuar Kosovën që së fundmi u votua të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2023.

Tutje, ajo tha se pret “një ndeshje të madhe”.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *