ATV

Ambasadori britanik reagon për vrasjen e dy grave në Kosovë

Written by

in

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar për vrasjen të dy grave brenda tre ditëve të fundit.

Ai ka thënë se është vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë: femicid.

“Duke folur me miqtë dhe kolegët këtu, ka qenë emocionuese të shihet se sa pikëllim dhe zemërim ka në shoqëri”.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e viktimave dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ju nëpër institucionet, shoqërinë civile dhe punët e përditshme për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe qëndrimet dhe normat që e mundësojnë atë”, ka shkruar ambasadori në “X”.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *