ATV

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy sfida interesante, vëmendja te Prishtina – Drita

Written by

in

Sot (e diel) zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës, ku në fokus do të jenë përballjet Prishtina – Drita dhe Feronikeli ’74 – Dukagjini.

Vëmendja kryesore do të jetë në Kampin Nacional në Hajvali, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Dritës. “Bardhëkaltërit” synojnë fitoren për të ruajtur pozitën e liderit në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Drita kërkon pikët e plota për të vazhduar këndelljen dhe për t’u rikthyer fuqishëm në garën për titullin kampion.

Një përballje interesante pritet edhe në Drenas, ku Feronikeli ’74 do të përballet me Dukagjinin.

Vendasit synojnë të ngjiten në pjesën e sipërme të tabelës, kurse skuadra klinase kërkon fitore për të mbajtur gjallë objektivin e saj për një vend që dërgon në garat evropiane.

Të dyja ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen nga ora 13:00, në një ditë që pritet të sjellë emocione dhe rivalitet në Superligën e Kosovës.