ATV

​Maqedonci ftohet për raportim në Komisionin për Siguri, këto janë temat që do të diskutohen

Written by

in

Para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është ftuar për raportim ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kryetari i Komisionit, Anton Çuni propozoi që Maqedonci të raportoj para këtij Komisioni lidhur me shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.

Anëtari i këtij Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj tha se ka pas pajtueshmëri që të ftohet për raportim edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për të diskutuar për zhvillimet në veri.

“Sot vendosëm që ta ftojmë ministrin e Mbrojtjes që t’i sqaroj disa gjëra për ato që sot janë bërë temë nëpër medie e portale e që është çështja e ushqimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, çështja e lëshimit në masë të individëve që po dorëhiqen nga FSK, dhe po ashtu biseduam edhe për të fituar ministrin e Punëve të Brendshme për disa gjëra që kanë të bëjnë me pjesën veriore të vendit”, theksoi Qalaj.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e votuar unanimisht ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

“Votuam në parim në mënyrë unanime ligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, i cili ligj pritet të kaloj në Kuvendin e Kosovës e më pastaj e formuam një grup punues që do të trajtohet në kuadër të Komisionit Për Siguri dhe Mbrojtje”, tha ai. /kp

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *