ATV

Elon Musk thotë se nuk është i përfshirë në një romancë me kryeministren italiane Meloni, pas imazhit viral

Written by

in

Elon Musk ka mohuar pretendimet se mund të ketë diçka me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, pasi një foto e tyre, duke u parë me emocion në sytë e njëri-tjetrit u bë virale.

Titani i teknologjisë, dhe kryeministrja italiane u fotografuan bashkë në një event, gjatë të cilit Musk i dhuroi Melonit çmimin Global Citizen nga Atlantic Council, shkruan Sky News.

Megjithatë, një fotografi e tyre nga eventi në New York i vuri flakën internetin, ku njerëzit nisën një sërë spekulimesh për dyshen.


“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas…”, shkroi një përdorues.

Megjithatë, titani i teknologjisë, Musk, i riktheu përgjigjen këtyre pretendimeve: “Isha aty me nënën. Nuk kam asnjë lidhje romantike me kryeministren Meloni.

Foto: Elon Musk dhe Giorgia Meloni / AP
Meloni, thuhet se kishte kërkuar që Musk të ishte personi që do t’i dorëzonte çmimin në ngjarjen e së hënës, ndërsa biznesmeni i teknologjisë udhëtoi në Itali dy herë vitin e kaluar për të takuar udhëheqësen italiane – gjatë muajit qershor dhe dhjetor.

Miliarderi i thuri lëvdata asaj, teksa i dorëzoi çmimin, duke thënë se ishte “dikush që është edhe më e bukur brenda se jashtë”. /Telegrafi/

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *