ATV

Zbulohet kuptimi i emrit të djalit të Justin dhe Hailey Bieber

Written by

in

Justin dhe Hailey Bieber u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Jack Blues Bieber.

Sipas një burimi afër ciftit, ata janë tejet të lumtur dhe Hailey është në gjendje të mirë si fizike ashtu dhe emocionale. Cifti i cili u martuan  në shtator 2018, thuhet se gjithnjë kanë pasur dëshirë të krijonin familjen e tyre, por prisnin momentin e duhur.

“Shtatzënia ishte diçka që ata e uruan shumë dhe u lutën”, tha burimi.

“Dita kur mësuan se Hailey ishte shtatzënë ishte dita më e mirë për Justin”.

Emri i foshnjës ka një kuptim të vecantë për ta për shkak se Jack është emri i dytë i babait të Justin, Jeremy Bieber.

Hailey Bieber pati zbuluar shtatzëninë e saj në maj ndërsa ndau foto nga ceremonia në Hawaii.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *