ATV

Arrestohet shtetasi serb në Jarinje, dyshohet se prezantoi një dokument fals

Written by

in

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka arrestuar një shtetas serb në pikën kufitare në Jarinje.

I njëjti dyshohet se ka prezantuar një dokument fals kinse të lëshuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se në vendkalim kufitar për transportin e ngarkesës kishte prezantuar një dokument të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, është dërguar në mbajtje, kurse automjeti me ngarkesë për shkak të sigurisë dhe peshës është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *