ATV

Ministri Peci pret homologen e tij nga Shqipëria

Written by

in

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Faton Peci, të premten ka pritur në takim ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, raporton Ekonomia Online.

Ministri Peci dhe ministrja Denaj, do të zhvillojnë takim bilateral në objektin e ministrisë dhe pas takimit të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media.

Ministrja Denaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë dhe gjatë kësaj vizite ajo se bashku me ministrin Peci do t’i vizitojnë disa fermerë në vend.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *