ATV

Profesorët universitarë e mjekët, të përpiktë në deklarim të pasurisë

Written by

in

Përgatiti: Krenare Mulliqi

Të përpiktë janë treguar afro 2 mijë mjekë e profesorë universitarë në deklarimin e pasurisë, obligim të cilin e kryen për herë të parë.

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit deklarojnë se po i shqyrtojnë arsyetimet e atyre pak personave që nuk e kryen një proces të tillë.

Sipas tij, rezultati është i kënaqshëm dhe më i mirë në rajon.

Deklarimi i pasurisë në numër kaq të lartë nga këto dy kategori, po mirëpritet edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, megjithatë kërkojnë nga APK-ja verifikim të saktë të këtij deklarimi.

Paraprakisht, për të kundërshtuar këtë proces, mbi 500 mjekë dhe profesorë universitarë patën nënshkruar një peticion, të cilin e dërguam tek Avokati i Popullit dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut, nga të cilët ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Procesi i deklarimit të pasurisë për mjekë dhe profesorë universitarë zgjati 1 muaj nga 11 shkurti deri më 12 mars.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *