Përgatiti: Arton Hamiti
Disa nga rrobat kanë shpëtuar, por zor që mund t’i shesë më. Lokali në pronësi të nënkryetares së Zveçanit është djegur pothuajse tërësisht, në orët e para të së premtes.
Natasha Tomaniq, e cila jeton në qendër të qytetit, fare pranë dyqanit, pretendon se zjarri nuk ishte i rastësishëm.
“Hyra brenda dhe zjarri filloi të përhapej. Kishte filluar mu në mes të dyqanit andaj kjo më tregon se s’ishte çështje rryme. Për mendimin tim ky zjarr ishte i qëllimshëm. Njerëzit e dinë ku unë punoj, andaj… shumëkush kërkoi nga unë që t’i punësoja ka shumë serbë që nuk duan që serbët tjerë të punësohen në institucionet e Kosovës dhe e dimë qartë se kujt s’i pëlqen kjo”, tha Tomaniq.
Megjithatë, nënkryetarja serbe nuk ndihet e frikësuar.
“Aspak nuk frikësohem. Do të frikësohesha nëse do të më dilnin para syve, por në aspektin tjetër më vjen keq që janë qyqarë e sillen kështu. Më herët nuk kisha telashe të këtilla por para një muaji pata një thirrje të çuditshme, personi nuk më ishte prezantuar. Ishte një profil i rrejshëm, e më pas ndodhi kjo çfarë ndodhi”, tha Tomaniq.
Se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, e thotë edhe Policia.
Kurse, kryetari i Zveçanit, tha se akte të tilla janë të panevojshme.
Ndonëse nuk pati ndonjë shifër të saktë, nënkryetarja për komunitete tha se dëmet materiale janë të mëdha dhe të pariparueshme. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që pronave private të serbëve në katër komunat në veri, u vihet flaka.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Leave a Reply