ATV

PS-ja rrëzon propozimin për 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës

Written by

in

Partia Socialiste e Shqipërisë ka rrëzuar propozimin e Lulzim Bashës për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës.

Votimi është realizuar në seancën plenare të së enjtes në Parlamentin e Shqipërisë.

Pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha së bashku me Enkelejd Alibeajn dhe deputetët që e mbështesin janë larguar nga seanca.

“Projektligj për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërsië. Nga zoti Basha janë paraqitur dy amendamende për këtë projektligj. Do të votojmë amendamendet e porpozuara nga zoti Basha. 75 vota kundër, nëntë pro, asnjë abstenim nuk miratohet. Amendamenti për një ndryshim në pjesën e treë. 75 vota kundër, 9 pro nuk miratohet”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Më 19 janar, Basha njoftoi se Partia Demokratike do të depozitonte në Kuvend një amendament ku do kërkojë që një pjesë e buxhetit të Shqipërisë të përdoret për të ndihmuar ushtarakisht Kosovën.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *