ATV

Bulliqi për të riun që vdiq pasi u rrah brutalisht: Na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes

Written by

in

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngushëlluar për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Disa ditë më parë ai ishte rrahur brutalisht dhe nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.

Ndërsa axha i të ndjerit e ka përshkruar të gjithë ngjarjen se si erdhi deri të ky rast tragjik.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *