ATV

Plagoset një person në Gjakovë

Written by

in

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.

“Kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, ka thënë ai.

Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin dhe kapjen e të dyshuarit.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *