ATV

Lansohet fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, Kurti: Kush ka vajza, botën ka

Written by

in

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e fëmijës vajzë, është lansuar fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA Kosovo në partneritet me IPKO Foundation.

Qëllimi i kësaj fushate është “Fuqizimi i vajzave përmes edukimit: Eliminimi i fenomenit të abortit selektiv”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti adresoi një video-mesazh gjatë eventit ku theksoi se duhet t’i thuhet jo praktikës së preferencës për djalë.

“Kush ka vajza, botën ka”, theksoi Kurti me këtë rast.

“Dukuria që prish raportin e dukurive të lindjeve nuk duhet të ketë vend në Kosovë. Ti themi jo praktikes së preferencës për djalë”, ka thënë Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se qëllimi kryesor është të rritet vetëdija për sfidat, nevojat e fuqizimit për të drejtat e tyre që përballen vajzat.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjithashtu shtoi se mënyra më e mirë që të ndalohet kjo dukuri një rol të rëndësishëm ka edhe edukimi e arsimimi.

Shefja e Zyrës së UNFPA -së në Kosovë, Visare Mujko – Limani tha se barazimi gjinor nuk duhet të jetë vetëm slogan.

Në fund, drejtoresha ekzekutive e IPKO Foundation, Abetare Gojani theksoi se kjo kompani mbetet e përkushtuar që t’i fuqizojë femrat, duke i trajtuar ato.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *