Një grua në Fushë-Kosovë është ankuar se bashkëshorti i saj ia ka dëmtuar pasaportën dhe ID të lëshuara nga shteti Amerikan, po ashtu i dyshuari pa pëlqimin e saj ia ka marrë veturën e saj me targa të huaja dhe ia ka ndaluar që të ketë qasje në kartelat bankare, të cilat i kanë të përbashkëta.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të enjten e kaluar, derisa në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Leave a Reply