ATV

Drenas: I kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, përfundon në mbajtje

Written by

in

Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë gjatë kohës kur ata po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kosovar dyshohet se ka përdorur kërcënime verbale ndaj policëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Gllogoc / 02.11.2026 – 13:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje. Lidhur me rastin i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.