ATV

Edon Zhegrova drejt ndeshjes së parë si titullar te Juventusi, Spalletti përgatit ndryshime ndaj Napolit

Written by

in

Edon Zhegrova mund të marrë një mundësi të rëndësishme te Juventusi, pasi pritet të luajë për herë të parë si titullar këtë sezon në përballjen ndaj Napolit.

Juventusi do të përballet me Napolin të dielën, nga ora 20:45, në stadiumin “Allianz”, në kuadër të javës së 10-të të kampionatit italian, Serie A.

Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, trajneri Luciano Spalletti po planifikon disa ndryshime në formacionin bazë, pas humbjes zhgënjyese ndaj Genoas.

Në këtë situatë, Zhegrova shihet si një kandidat serioz për të nisur ndeshjen nga minuta e parë, në skemën 4-3-3, ku pritet të luajë në krahun e djathtë të sulmit.

Në repartin ofensiv, përkrah futbollistit kosovar pritet të aktivizohen Jeremie Boga në krahun e majtë dhe Randal Kolo Muani në qendër të sulmit.

Kjo do të ishte një mundësi e artë për Zhegrovën që të tregojë cilësitë e tij, të bindë trajnerin Spalletti dhe të fitojë më shumë hapësira në skuadrën e Juventusit.

Tashmë mbetet të shihet nëse tekniku italian do t’i besojë kosovarit nga minuta e parë në këtë përballje të rëndësishme.